Publikohen rezultatet e sondazhit të 28 nëntorit nga Pyper

ALBKS

Dëshira për t’u quajtur shqiptar lidhet ngushtë me dëshirën për ta pasur një komb, kurse 37.70 për qind e konsiderojnë 28 nëntorin ditë të thjeshtë pushimi, ani pse 87.80% mendojnë se duhet të jetë festë zyrtare.

Pyper është platformë e avansuar teknologjike për realizimin e hulumtimeve dhe grumbullimit të të dhënave. Merrni pjesë në pyetësorë duke fituar bonuse që mund t’i konvertoni në mbushje.

Në sondazh morën pjesë rreth 600 respondentë, kurse rezultatet e plota mund t’i gjeni më poshtë.

Rezultatet e sondazhit të Ditës së Flamurit për 28 nëntor në Pyper:

Sa e konsideroni veten patriot?
Shumë – 50.08%
Deri diku – 44.72%
Aspak – 3.58%
Nuk e di – 1.63%

Cila datë është më e rëndësishme për ju?
28 nëntori – 25.37%
17 shkurti – 16.91%
Të dyja njësoj – 56.10%
Asnjëra – 1.63%

A mendoni që festa e 28 nëntorit duhet të jetë festë zyrtare e Kosovës?
Po – 87.80%
Jo – 12.20%

Cilin flamur e preferoni zakonisht në festat familjare si darsmat, ndërtim shtëpie, festime etj?
Flamurin e Kosovës – 10.73%
Flamurin e Shqipërisë – 47.64%
Të dy – 41.63%

A mendoni që Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet?
Po – 59.02%
Jo – 30.73%
Nuk e di – 10.24%

Nëse ju pyet dikush se cilës kombësi i përket, me cilën përgjigje ndjeheni më rehat?
Kosovar – 28.13%
Shqiptar – 71.87%

Nga 1 në 10, sa ndjeheni krenar që jeni shqiptar?
Aspak krenar – 2.60%
Shumë krenar – 71.06%

Si e keni kaluar këtë 28 nëntor?
Duke ngrënë/pirë, grill, darkë me familje/miq – 35.77%
Me fishekzjarre – 0.81%
Koncert – 4.72%
Udhëtime – 5.20%
Blerje/pazar – 1.30%
Punë – 11.38%
Nuk kam bërë asgjë të veçantë – 38.70%
Tjetër – 2.11%


Shkarkoni aplikacionin Pyper për sondazhe tjera – iOS. 

Shkarkoni aplikacionin Pyper për sondazhe tjera – Android.

PE përkrah hapjen e negociatave për Shqipërinë, por jep edhe shumë rekomandime

PEshqiperiaPE miratoi raportin për Shqipërinë duke përkrahur plotësisht rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për antarësim të Shqipërisë në BE, mirëpo raporti përmban edhe shumë rekomandime.

Parlamenti Evropian (PE)miratoi raportin për Shqipërinë duke përkrahur plotësisht rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për antarësim të Shqipërisë në BE, mirëpo raporti ka bërë shumë rekomandime dhe kërkesa ndaj shtetit shqiptar në luftën kundër krimit dhe korupsionit. Gjithashtu raporti përmend edhe ndërtimin e digave në lumin Vjosë dhe Valbonë. “Parlamenti Evropian përkrah plotësisht hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe ka parasysh vendimin e Këshillit Europian për një rivlerësim në qershor të vitit 2019″, thuhet në raportin ku vlerësohen veprimet e Shqipërisë në procesin e vetingut dhe reformat e tjera.

Mirëpo në raport shumë hapsirë kanë marrë edhe kritikat dhe rekomandimet për reforma dhe veprime sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit. PE fton “autoritetet shqiptare që të marrin veprime vendimtare në shkatërrimin e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikimin me njerëz, armë dhe droga, dhe të risin numrin e hetimeve dhe dënimeve përfundimtare sidomos kur çështja ka të bëjë me raste të nivelit të lartë të grupeve të organizuara”.

Trajtim të barabartë të qytetarëve

PE-ja ka bërë thirrje në përmirësimin e strukturave mbikqyrëse të Kuvendit të Shqipërisë duke përshëndetur aprovimin e Kodit të Sjelljes së këtij institucioni. Bëhet gjithashtu thirrje për një reformë përfshirëse të ligjit zgjedhor me qëllim të rritjes së besimit në këtë sistem.

PE-ja bën thirrje që Shqipëria të jetë vend ku edhe qytetarët edhe zyrtarët e lartë të kenë të drejta të njëjta. PE fton “për përpjekje shtesë në uljen e korupsionit që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve, nënvizon që zyrtarët e lartë nuk duhet të përfitojnë nga një trajtim preferencial krahasur me qytetarët e zakonshëm nëse ata akuzohen; bën thirrje      që Shqipëria të rrisë hetimet financiare dhe të dëshomjë konfiskimin e aseteve të përfituara në mënyrë kriminale dhe të tregojë rezultate të prekshme në luftë kundër trafikimit të drogave dhe larjes së parave”. Në këtë fushë Parlamenti në veçanti mirëpret arestimet e bandës Bajri.

Migrimi nga Shqipëria më i madhi në rajon

Si specifikë të Shqipërisë në rajonin e Balkanit Perëndimor PE-ja shpreh shqetësimin, se vendi mbetet shteti me më së shmti hyrje dhe qëndrime ilegale si dhe kërkesa të rreme për azil në Bashkimin Evropian. PE-ja kërkon që të merren masa në parandalimin e këtyre kërkesave për azil, sidomos sa u përklet të miturve të pashoqëruar.

Kërkohet që të bëhet më shumë lidhur me luftimin e shkaqeve të migrimit, që janë varfëria dhe niveli i ulët i punësimt të të rinjve.

Sa u përket të drejtave të fëmijëve PE kërkon që Shqipëria të risë përpjekjet për parandalimin e trafikimit të njerëzve, duke kushtuar kujdes të veçantë për fëmijët e pashoqëruar dhe fëmijët viktimë të trafikimit sidomos sa i përket fëmijëve në rrugë.

Kritika për BERZH-in dhe hidrogjenerimet

PE-ja shprehu shqetësim të thellë ndaj disa porojekteve ekonomike që kanë shkaktuar dëm të madh mjedisor në zona të mbrojtura. Bëhet fjalë për projekete të mëdha për resorte tursitike si dhe hidrocentralet në lumin Vjosa dhe Valbona; PE rekomandon Shqipërinë që të zvogëlojë varësinë në hidro energji dhe të eksplorojë mënyra të tjera të gjenerimit.

Duke pasur parasysh se disa nga këto projekte janë të financuara nga bankat evropiane, parlamenti në një paragraf fton Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Evropiane për Investme që të rishikojnë përkrahjen për hidrocentrale nëse ato nuk kanë vlerësime (ex ante) për ndikimin afatgjatë të tyre ndaj mjedisit.

dw

Sholtes: BE të mbajë premtimin për vizat – taksa komplikon situatën

PE Kosova ReportParlamenti Evropian ka votuar rezolutën e përgatitur nga raportuesi për Kosovën, Igor Sholtes. BE duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, por shprehet edhe shqetësimi për korrupsionin në vend.

Parlamenti Evropian ka mirëpritur raportin e Komisionit Evropian dhe ka theksuar se është jetësore që kosovarëve t’u mundësohet udhëtimi pa viza”, thuhet në rezolutën e PE-së duke shtuar se kjo do të “përmirësojë stabilitetin dhe do e sjellë Kosovën më afër Bashkimit Evropian”.

Kosova të respektojë marrëveshjen CEFTA në frymën e MSA-së

Në pyetjen e DW-së, nëse mosliberalizmi i vizave ka pasur ndikim në masat e Kosovës kundër produkteve të Serbisë, Igor Sholtes nuk e bëri këtë vlerësim, por tha që këto masa vetëm e kanë komplikuar situatën. “Është e rëndësishme që Kosova të tërheqë masën dhe të respektojë marrëveshjen CEFTA në frymën e MSA-së”.

Raporti i raportuesit në PE për Kosovën, Igor Sholtes që është i përbërë prej 14 faqeve prek shumë pjesë të qeverisjes në Kosovë. Theksi i veçantë i është vënë çështjeve të funksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe luftës kundër korrupsionit. Sa i përket drejtësisë parlamenti në rezolutë ka përmendur edhe fjalën “ekstradim” që nuk ka qenë në raportet e mëherëshme. Më herët institucionet kosovare patën ekstraduar disa qytetarë turq në një procedurë të shpejtuar që është kritikuar si në vend ashtu edhe jashtë tij.  “Parlamenti shpreh brengosjen e vet rreth nënfinancimit të sektorit të gjyqësorit dhe korrupsionit me elemente të kapjes së shtetit…mungesës së gjykimeve të drejta duke përfshi edhe raste të ekstradimit”, thuhet në rezolutë.

Dialogu dhe çështja e kufijve

Lidhur me dialogun Kosovë Serbi rezoluta mban tekstin e mëparshëm që flet për vazhdim të dialogut. Duke theksuar se PE është duke përcjellë debatin për korrigjim të kufinjve në rezolutë thuhet:  Parlamenti “nënvizon natyrën multietnike të Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se shtetet etnikisht homogjene nuk duhet të jenë objektiv i rajonit; ai përkrah dialogun e ndihmuar nga BE-ja, si një kornizë për arritjen e një marrëveshjeje të përgjithshme për normalizim të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe konsideron, se secila marrëveshje mund të jetë e pranueshme nëse është në pajtueshmëri me dy palët duke marrë parasysh stabilitetin e përgjithshëm e rajonit dhe ligjin ndërkombëtar”.

Është me interes të theksohet se ky paragraf përsëritet 100 për qind në raportin e Kosovës dhe ate të Serbisë. Në pyetjen e DW-së nëse ky paragraf lejon apo kufizon ndryshimin e kufijve, Igor Sholtes nuk u përgjigj drejtpërdrejt, po tha se: Sundimi ndërkombëtar i ligjit duhet të jetë parimi udhëheqës në këtë çështje dhe duhet të merret parasysh.

Në këtë drejtim Parlamenti ka ftuar palët që të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara duke përfshirë edhe atë për Bashkësinë e Komunave Serbe, Urën e Mitrovicës, Menaxhimin e Integruar të Kufijve dhe Energjinë. Gjithashtu rezoluta fton Shërbimin e jashtëm të BE-së, ku e ngarkuar është Federica Mogherini që të bëjë një vlerësim të zbatimit të deritashëm të marrëveshjeve. Në raportin e PE-së për Serbinë specifikisht përmendet marrëveshja për energjinë.

Hidrocentralet

Rezulutat e Parlamentit Evropian që është i vetmi institucion i BE-së që ka pranuar pavarësinë e Kosovës ka pjesë të saj që përsëriten në raportimin vjetor që bëhet nga raportuesi. Në këtë raport vazhdojnë thirrjet që Kosova të respektojë regullat evropiane sa i përket energjisë. Aty gjithashtu vlerësohet vendimi i ish Ministres së Ambijentot dhe Planifikimit Hapësinor, Arbena Reshitaj për anulimin e licencave të hidrocentraleve të vogla në grykë të Rugovës dhe Deçanit. Parlamenti “thekson se hidrocentralet e parashikuara duhet të plotësojnë standardet evropiane të ambientit”, duke shtuar, se në këtë drejtim “mirëpritet vendimi i Ministres së Ambientit që të rivlerësojë dhe të suspendojë lejet e lëshuara për projektet e hidrocentraleve”. Një thirrje e ngjashme bëhet edhe për Hidrocentralet në Shqipëri ate të Vjosës dhe Valbonës. Për energjinë Sholtes për DW tha se është për të ardhur keq që shumica e rekomandimeve të vitit të kaluar nuk janë plotësuar. Raporti u aprovua me 393 vota për dhe me 139 kundër dhe 71 abstenime.

dw

Gjermania kundër bllokimit nga Serbia si dhe taksës 100%

Steffen SeibertZëdhënësi i qeverisë gjermane ka kritikuar Serbinë dhe Kosovën për hapat e fundit. Serbia kritikohet për bllokadë e Kosova për taksa.

Qeveria gjermane, sikur edhe shumë vende të tjera të Evropës, është e shqetësuar me zhvilimet e fundit në Ballkanin Perëndimor – në veçanti për shkak të acarimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka kritikuar Serbinë për shkak të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatën policore Interpol. Por ai tha se qeveria dhe kancelarja Angela Merkel janë edhe kundër masave të fundit të qeverisë së Kosovës.

“Gjermania nuk ka mirëkuptim fare për vendosjen e taksës prej 100 % nga ana e qeverisë së Kosovës për mallrat e Serbisë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Gjermania kundër ndryshimit të kufijëve

Në konferencën e rregullt me gazetarë në Berlin, ai tha se Gjermania është kundër ndryshimit të kufijëve dhe kundër idesë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Seibert konfirmoi edhe një herë qëndrimin e thënë më parë të kancelares Merkel.

“Kancelarja Merkel ka theksuar se integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha zëdhënësi. Gjermania angazhohet që çështjet e hapura të zgjidhjen me marrëveshje dhe me dialog. “Ne shpresojmë se palët do t’i kthehen shpejtë dialogut”, tha Seibert, i cili u bëri thirrje palëve “që të kenë kujdes dhe të evidojnë çdo lloj përshkallëzimi të situatës.

Gjermania është e mendimit se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian duhet të kushtëzohet me normalizimin e plotë të raporteve me Kosovën. Ndërsa integriteti territorial e vendeve në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të preket. (dw)

PE: Gruevski t’u dorëzohet autoriteteve të Maqedonisë

PERaporti i Parlamentit Europian për Maqedoninë – Eurodeputët kërkojnë paragrafin shtesë për dorëzimin e ish-kryeministrit Grurevski autoriteteve maqedonase.

Vetëm pak çaste para votimit të raportit vjeror për IRJ (Ish-Republika Jugosllave)të Maqedonisë, deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që në të raportin për këtë shtet të Balkanit Perëndimor të shtohet një paragraf, ku kërkohet që ish-kryeministri Gruevski t’u dorëzohet autoriteteve të Maqedonisë. Amandamenti i shtuar në raport parashikon: “Parlamenti Evropian fton autoritetet hungareze që të japin të gjitha informacionet e nevojshme dhe relevante në lidhje me rastin e Kryeministrit Maqedonas Nikola Gruevski, i cili ka ikur nga vendi i tij me ndihmë sekrete diplomatike të Hungarisë për t’iu shmangur dënimit; e konsideroin këtë si akt të ndërhyrjes në punë të brendshme të IRJM-së dhe në veçanti një akt të ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë së këtij vendi; merr në konsideratë kërkesën e IRJM-së për ekstradim dhe pret që Hungaria të veprojë rigorozisht në linjën e ligjeve relevante kombëtare dhe ndërkombtare duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës”.

Më herët zyrtarë të Bashkimi Evropian kanë refuzuar të vlerësojnë nëse Gruevskit i takon azili në Hungari, por kanë thënë se një vendim i tillë duhet të shpjegohet si të gjitha vendimet e tjera. Kjo është hera e parë që një gjë e tillë kërkohet nga një institucion i BE-së.

Në pjesën tjetër të raportit për Maqedoninë përmenden sfidat e ndryshme të vendit të ngjajshme me ato të vendve të tjera të Balkanit, por gjithashtu theksohet përparimi që Maqedonia ka bërë që nga ndryshimi i pushtetit atje.

PE mirëpret “përkushtimin e fuqishëm politik për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe Reformave Urgjente të Prioriteteve, bazuar në bashkëpunim mes të gjitha partive dhe etnive të ndryshme dhe konsultimeve me shoqërinë civile”, thuhet në raport. Në raport gjithashtu përshëndeten përpjekjet në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila ka zgjidhur çështjen e emrin me Greqinë.

Korrupsioni mjaft i përhapur

PE në raport thotë se mbeten të shqetësuar për nivelin e korrupsionit dhe mirëpresin arritjet në parandalimin e tij dhe ndjekjen penalisht, duke theksuar se vendimet përfundimtare të rasteve të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Gjkithashtu PE ende mbetet me shqetësim sa i përket “sulmet dhe obstruksionit” kundër zyrës se Prokurorisë Speciale dhe mungesës së bashkëpunimit institucional me këtë zyrë.

Sa i përket minoriteteve etnike në IRJM në raport, afirmimi i plotë i minoriteteve etnike konsiderohet si thelbësor. Gjithashtu kërkohen masa të mëtejshme në përfshirjen e minoriteteve në shkollim në mënyrë që të sigurohet kohezioni social dhe riintegrimi i tyre. (dw)

Foshnjat kineze me gjene të redaktuara

He JiankShkencëtari kinez, i cili pretendon të jetë i pari në botë që ka redaktuar kodin gjenetik të një çifti fëmijësh binjakë të lindur kohët e fundit, për t’i bërë ato rezistente ndaj virusit HIV, ka mbrojtur punën e tij dhe thotë se do të bëjë të njëjtën gjë për një shtatzani tjetër të mundshme.

Por siguria që ai ka dhënë që eksperimenti do të analizohet nga një revistë shkencore, nuk i ka zbutur shqetësimet në rritje. Studimi i He Jiankuit, që u bë publik befasisht pak përpara një takimi ndërkombëtar mbi ndryshimin e gjeneve në Hong Kong, ka nxitur një sërë pyetjesh në lidhje me sigurinë dhe etikën e eksperimentit, si dhe financimin e tij.

Një grup prej më shumë se 120 shkencëtarësh kinezë, të cilët ngritën zërin kundër tij gjatë javës, është rritur. Në një deklaratë të lëshuar të enjten, e cila tani është nënshkruar nga më shumë se 300 shkencëtarë si në Kinë dhe jashtë saj, kërkohen përgjigje ndaj 10 pyetjeve kyçe, duke përfshirë atë që është çështja vërtetë e eksperimentit? Nga vijnë financimet dhe kush do të garantojë të drejtat e dy vajzave – të njohura si Lulu dhe Nana – për t’u kujdesur?

“Ne jo vetëm që duhet të pyesim a ishte eksperimenti i realizuar me të vërtetë për të ndihmuar çiftet e përfshira? Apo thjesht u përdorën si minj laboratori për të përmbushur ambicien personale të He Jiankuit, ose interesat potencialisht të mëdha të këtij lloj biznesi?”, shtron pyetje deklarata.

Gjatë një sesioni të pyetje-përgjigje në Hong Kong të mërkurën në takimin e Dytë Ndërkombëtar mbi Redaktimin e Gjenomit Njerëzor, He Jiankui tha se interesat e familjeve dhe foshnjave ishin shqetësimi i tij kryesor.

Ai tha gjithashtu se kërkimi ishte kryesisht i vetëfinancuar, një kërkesë që shkencëtarët e tjerë kinezë e gjejnë të vështirë ta besojnë.

“Të gjithë shpenzimet e kujdesit mjekësor të pacientëve u paguan nga unë dhe një sasi e vogël e kostos së sekuencave të gjeneve u mbulua nga personeli në Universitetin Jugor për Shkencë dhe Teknologji”, tha ai.

Ky Universitet tha se zoti He është larguar nga posti i tij që prej muajit shkurt.

Në deklaratën e tyre, shkencëtarët vlerësuan se një eksperiment i tillë me kostot e stafit dhe të fekondimit në epruvetë, si dhe eksperimentet paraprake me majmunë, duhet të kenë kushtuar miliona dollarë.

Shkencëtarët shprehën gjithashtu shqetësimin se ky kërkim nuk do të vendoste vetëm një përparësi të rrezikshme, por është kundër ligjit kinez dhe një konsensusi ndërkombëtar lidhur me redaktimin e gjeneve.

“Ne kërkojmë që këto pyetje të marrin një hetim të shpejtë, rigoroz gjithëpërfshirës dhe me përgjigje”, thuhet në deklaratë. “Nëse kalon pa ndëshkim, ky rast do të dërgojë mesazhin e gabuar se kushdo me ambicie dhe fonde, ashtu si zoti He, mund të kryejë eksperimente të tilla të errëta”.

Pjesëmarrësit në Takimin mbi Redaktimin e Gjeneve Njerëzore në Hong Kong lëshuan një deklaratë të fortë të enjten, duke e quajtur eksperimentin e kolegut të tyre, “thellësisht shqetësues” dhe “të papërgjegjshëm”.

Komisioni organizues i takimit tha: “Edhe nëse modifikimet janë verifikuar, procedura ishte e papërgjegjshme dhe nuk pajtohet me normat ndërkombëtare”.

Në komentet të mërkurën, biologu David Baltimore, fitues i çmimit Nobel gjithashtu ndau shqetësimin e tij. Zoti Baltimore është kryetari i konferencës.

“Mendoj se eksperimenti i zotit He nuk ka qenë një proces transparent, ne e zbuluam këtë vetëm pasi ndodhi dhe pas lindjes së fëmijëve,” tha ai, duke folur përpara sesionit të pyetje-përgjigjeve për zoti He. “Unë mendoj se ka pasur një dështim të kontrollit dhe disiplinës nga ana e komunitetit shkencor për shkak të mungesës së transparencës”.

Pyetja e madhe që vjen më pas është se si autoritetet kineze do të merren me këtë incident dhe me zotit He. Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës dhe Ministria e Shkencës dhe e Teknologjisë e kanë bërë të qartë se dënimi do të jetë në përputhje me ligjin.

Avokatët në Kinë, megjithatë, kanë filluar të vënë në dukje mangësitë ligjore që ekzistojnë dhe mund të pengojnë përpjekjet për të ndërmarrë veprime ligjore. Në një blog në internet, avokati me bazë në Guangzhou, Zhou Xiaoyun vuri në dukje se ndërsa ka rregulla administrative për modifikimet e gjeneve, klauzola të tilla nuk mund të gjendeshin në ligjin penal.

Avokati Zhou sugjeron se në këtë rast, një hetim në nivel kombëtar duhet të ndërmerret për të gjithë ata që janë përfshirë.

“Një ligj penal duhet të vendoset shpejt për të ndaluar eksperimentimin për redaktimin e gjeneve të njeriut. Sidoqoftë, duke qenë se kutia e Pandorës tashmë është hapur, masa të tilla për të korrigjuar problemin do të vonojnë paksa ndikimin e ligjit”, tha ai.

Deri më tani, Komisioni Shëndetësor i Provincës Guangdong dhe qytetit Shenzhen, si dhe Universiteti Jugor i Shkencës dhe Teknologjisë, ku zoti He është profesor asistent, kanë ngritur një hetim rreth këtij rasti.

Sipas të dhënave klinike, zotit He ka mare një vështrim etik për hulumtimet e tij nga një spital në Shenzhen, por kjo strukturë mohon të jetë mbledhur ndonjëherë në takim për të diskutuar punën e tij.

Chen Hsin-fu, një gjinekolog në Spitalin Universitar Kombëtar të Tajvanit në Taipei, tha se ndërsa është e vështirë të thuhet se si autoritetet në Kinë do të trajtojnë në fund çështjen, ai pret që disa masa dënimi të jepen.

“Është e qartë se rasti ka ekspozuar të dyja mangësitë morale dhe shkencore, dhe nëse pretendimet e tij janë të vërteta, kujdesi afatgjatë i këtyre dy foshnjave do të jetë një shqetësim dhe problem i madh, sepse mund të dalin disa probleme të papritura”, tha Dr. Chen.

(voa)

Ekskluzive/ Rexhep Qosja: Jam pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë, kundër ndarjes

rexhep_qosjaNë një analizë të shkruar ekskluzivisht për GAZETA SHQIPTARE, ai sqaron se merret vetëm me konceptin (pra jo me detajet që u takojnë ekspertëve). Akademiku thotë se ideja ka qenë e intelektualëve më parë se të bëhej e politikës dhe se në bisedime duhet përjashtuar Aleksandër Vuçiç për shkak të lidhjeve të tij me Sheshel.

 

 

“Shkëmbimi i territoreve të sipërthëna, i arritur në paqe, me Marrëveshje midis shqiptarëve dhe serbëve, me pajtimin në fund të faktorëve ndërkombëtarë, me pajtimin e SHBA-së dhe të BE-së, do ta bënte më të madhe se ç’është sot mundësinë politike, kombëtare e ndërkombëtare, për zgjidhjen përfundimtare, historike, të çështjes së Kosovës: për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, thekson Qosja.

Ai rendit 9 porosi për bisedimet ku si fillim hyhet si të barabartë. Nga çështjet e hershme historike, te herët kur historia e bisedimet kanë çaluar, profesori thotë se do të duhej një marrëveshje që u vlen edhe atyre që nuk jetojnë më e edhe atyre që nuk kanë lindur ende.

Nga Rexhep Qosja

Ideja e shkëmbimit të territor eve mes Kosovës dhe Serbisë, e bërë publike shumë vite më parë, por e përditësuar dy muajt e fundit, tashmë është ngritur në nivelin e çështjes për të cilën po flitet në gjithë hapësirën shqiptare, madje edhe në diasporë. Çështja e shkëmbimit të territoreve është çështje, çështje politike e kombëtare e madhe, sepse është çështje që i përket tërësisë territoriale të Kosovës, tërësisë territoriale të Serbisë dhe, rrjedhimisht, qëndrueshmërisë në rajon, para së gjithash në rajonin e të ashtuquajturit Ballkanit Perëndimor.

Megjithëse çështja e shkëmbimit të territoreve ende nuk është bërë çështje e bisedimeve, për të e kanë quajtur të nevojshme, dhe të arsyeshme, ta thonë mendimin e tyre institucione shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë, struktura drejtuese të partive politike në Kosovë, të partive politike në Shqipëri, të partive politike shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës e në diasporë, mandej, intelektualë, studiues shkencorë, shkrimtarë dhe qytetarë të zakonshëm.

Për dallim prej institucioneve dhe vetjeve disa prej të cilëve merren edhe me përpjesëtimin e me përmbajtjen, domethënë me vetë projektin e shkëmbimit të territoreve, unë në këtë mes merrem vetëm e vetëm me konceptin, vetëm me çështjen e shkëmbimit të territoreve, i vetëdijshëm se përpjesëtimin e përmbajtjen e saj duhet ta përcaktojnë ekspertët e të dy palëve në bisedime.

Është e kuptueshme që prej gjithë këtyre institucioneve, gjithë këtyre drejtuesve të partive, gjithë këtyre intelektualëve dhe qytetarëve të zakonshëm të jenë dëgjuar mendime të ndryshme për shkëmbimin e territoreve, shpesh ndërsjellshëm plotësisht të mospajtueshme.
Ndër këto mendime ndërsjellshëm plotësisht të mospajtueshme mbizotërojnë, ndërkaq, mendimet e atyre institucioneve, atyre drejtuesve të partive politike, të atyre intelektualëve dhe të atyre qytetarëve të zakonshëm, që shkëmbimin e territoreve e mohojnë, duke e quajtur kundërkombëtar dhe të rrezikshëm për rajonin apo, madje, edhe më gjerë!
Nuk ka dyshim se autorët e këtyre mendimeve mbizotëruese kundër shkëmbimit të territoreve nxituan t’i shpërfillin shprehjet pothuaj mirëkuptuese ndaj lëvizjes së kufijve, domethënë ndaj shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, që u dëgjuan nga figura të larta politike e shtetërore në administratën e SHBA-së e të disa vendeve të BE-së dhe në administratën e jashtë administratës së disa vendeve të tjera në botë, të cilat, ç’është e vërteta, më shpesh se mendime individuale ishin mendime zyrtare.

Nuk është e vështirë të vërehet se në deklarimet institucionale dhe individuale për shkëmbimin e territoreve, si edhe në gjykimet tona në lidhje me çështje të mëdha kombëtare, shoqërore, ekonomike e të tjera në përgjithësi, ndikim përcaktues ushtrojnë përkatësitë partiake, përkushtimet ndaj këtyre a atyre faktorëve ndërkombëtarë, përkushtimet pushtetore, formimi kulturor dhe informimi i përgjithshëm i të deklaruarve.

Çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është çështje që, ndoshta, ndoshta mund të shtrohet në bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve në Bruksel dhe, si e thonë disa nga vëzhguesit e tyre, mund të shtrohet në mënyrë demagogjike prej kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të shtrohet kur e kur edhe mistifikueshëm prej kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe mund të shtrohet qartë prej përfaqësueses së BE-së në këto bisedime, Federika Mogerini.
Si u pa, në këtë shumësi pikëpamjesh tona për çështjen e shkëmbimit të territoreve u shprehën edhe disa paqartësi kuptimore dhe nocionore. Në një sërë rastesh çështja e shkëmbimit të territoreve u mbulua me togfjalëshit korrigjim i kufijve, lëvizje e kufijve apo, madje, dhe ndarje e Kosovës. Keqkuptim të veçantë të çështjes së shkëmbimit të territoreve përfaqëson togfjalëshi ndarje e Kosovës. Me këtë togfjalësh në disa raste synohet zhvlerësimi i skajshëm i çështjes së shkëmbimit të territoreve, i korrigjimit të kufijve, i lëvizjes së kufijve, që në asnjë rast nuk kanë qëllimin, prandaj as kuptimin e ndarjes së Kosovës.
Të gjithë ata që sadopak e dinë historinë e çështjes së Kosovës dhe të gjithë ata që qoftë si njerëz politikë qoftë si intelektualë janë marrë dikur me këtë çështje e dinë se farkues të idesë së ndarjes së Kosovës ishte politikani dhe shkrimtari serb, Dobrica Qosiq, me mirëkuptimin frymëzues të ish-ambasadorit amerikan në Beograd, Uoren Cimerman. Meqenëse Dobrica Qosiqi dhe politikanët e intelektualët serbë e synonin dhe e dëshironin ndarjen e Kosovës, është e kuptueshme pse shkëmbimi i territoreve, atëherë prej meje dhe më vonë prej ndonjë intelektuali tonë tjetër, i shprehur me togfjalëshin nocionor lëvizje e kufirit verior, nuk ishte dhe nuk mund të ishte ide e tyre – e serbëve në asnjë rast. Jo. Ideja e shkëmbimit të territoreve, koncepti i shkëmbimit të territoreve tashmë i ngritur në nivelin e çështjes, ishte, pra, ide e jona, e disa intelektualëve tonë, të cilët me të e mohonin idenë e ndarjes së Kosovës. Edhe me këtë ide, me idenë e shkëmbimit të territoreve atëherë në të vërtetë mbrohej ideja e tërësisë etnike dhe historike shqiptare të Kosovës me Luginën e Preshevës dhe mbrohej, sepse Kosovës i merrej territor, por dhe më shumë i bashkohej territor.

Shkembimii-i-territoreveE trajtuar në shkrimet e mia disa herë edhe pas luftës, kjo çështje do sjellë reagime mospajtuese të vrazhda, plot atdhetarizëm mëhalle, sidomos pas artikullit tim të botuar në muajin janar të vitit 2017.
Nuk është e çuditshme, prandaj, pse kundër çështjes së shkëmbimit të territoreve ishin atëherë dhe janë sot bartësit e përbetuar të nacionalizmit serbomadh: Kisha Pravosllave Serbe në Serbi, në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci, kudo në Ballkan dhe Kisha Pravosllave Serbe në SHBA, mandej intelektualët nacionalistë serbë në institucione të ndryshme të arsimit, të shkencës e të kulturës si dhe gati të gjitha partitë opozitare në Serbi.
Për idenë e shkëmbimit të territoreve sot në Serbi deklarohen kur qartë e kur mistifikueshëm kryetari i Serbisë dhe kryetar i Partisë më të madhe serbe, Partia Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq me partinë e tij, me qeverinë dhe me shumicën në Kuvendin e Serbisë. Dhe, deklarohen me shpresën se ashtu e sigurojnë përkrahjen e Bashkimit Evropian, që po i përkrah stabilokracitë autoritare në shumicën e vendeve ish komuniste, posaçërisht në Serbi e në Kosovë!
Shumësia e deklarimeve tona institucionale, partiake e individuale, kundër shkëmbimit të territoreve midis Kosovës e Serbisë në të vërtetë e tregon deshëm s’deshëm gjendjen e pamerenduar të politikës sonë të sotme në përgjithësi. Gjendja e mosmerenduar, në të vërtetë e diletantizuar e politikës sonë shtetërore është aq shumë e përmbysur saqë kryetari i shtetit flet për korrigjim të kufirit (pa guximin moral që ta quajë shkëmbim të territoreve çka ai korrigjim edhe është), kurse kryeministri atë korrigjim e quan hyrje në luftë!

Në institucionet politike e shtetërore dhe në mendjet e atyre që vendosin sot në emrin e Kosovës edhe për çështje madhore siç janë bisedimet me pushtuesin njëshekullor të Kosovës me dashje a pa dashje ende nuk dihet edhe çka do të duhej të dihej, nuk bëhet e thuhet edhe çka do të duhej të bëhej e të thuhej dhe bëhet e thuhet edhe çka nuk do të duhej të bëhej e të thuhej.
Çka do të duhej të dihej në këto institucione dhe çka do të duhej të dihej prej këtyre përfaqësuesve politikë e shtetërorë të popullit shqiptar të Kosovës e, si po shihet, ende nuk dihet apo nuk shihet se dihet!

1.Do të duhej të dihej se sot midis të pushtuarit dhe pushtuesit njëshekullor, domethënë midis shqiptarëve si të pushtuar dhe serbëve si pushtues të Kosovës gjatë, gati një shekulli, nuk bëhet dialog, por bëhen bisedime, bisedime zyrtare, shtetërore, politike e diplomatike. Për çështje madhore siç janë liria e pavarësia, siç janë kufijtë, siç është mëvetësia e shtetit nuk bëhet dialog po bëhen bisedime zyrtare, shtetërore, politike e diplomatike. E shkencore. E jo dialogë. Duke i quajtur dialog e jo bisedime, bisedimet zyrtare, shtetërore mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë pjesëmarrësit e Kosovës në atë dialog në thelb po e degradojnë statusin shtetëror të Kosovës! Edhe në qoftë se një emërtim i tillë – dialog i bisedimeve u kërkohet prej tjetërkujt ata nuk do të duhej ta pranojnë!
2.Do të duhej të dihej se prej Kongresit të Berlinit, në të cilin do të vendosej rend i ri botëror, para së gjithash evropian, fizionominë politike e shtetërore të Ballkanit e përcaktonin fuqitë e mëdha evropiane: Britania e Madhe, Franca, Rusia, Gjermania, Italia. Prej Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919 në përcaktimin e fizionomisë politike e shtetërore të Ballkanit do të marrin pjesë me rol vendimtar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, do të duhej të dihej se fuqitë e mëdha, varësisht prej rastit e çastit, kur më pak e kur më shumë i kanë lëvizur dhe mund t’i lëvizin parimet e kriteret në bazë të të cilave e kanë caktuar dhe mund ta caktojnë fizionominë politikë e shtetërore të Ballkanit a hapësirave të tjera.

3.Fuqitë e mëdha politike dhe botërore, me institucionet e sotme botërore të mbisunduara prej tyre, tashmë gjithnjë e më shpesh të quajtura faktorë ndërkombëtarë, kur më drejtpërdrejt e kur më ndërmjetueshëm i mbikëqyrin apo, madje, i përcaktojnë bisedimet midis popujve e shteteve të konfliktuara, apo të papajtuara, që ende nuk i kanë zgjidhur të gjitha çështjet e tyre politike e shtetërore. Këta faktorë zakonisht nuk lejojnë që në bisedimet e mbikëqyrura apo, madje, të përcaktuara prej tyre njërës palë t’i dhurohen të gjitha, kurse tjetrës asgjë! Ato kur më pak e kur më shumë kujdesen, herë sinqerisht e herë trekatërfytyrshëm, që ato bisedime të sjellin zgjidhje të baraspeshuara midis tyre.

4.Fuqitë e mëdha botërore, në të vërtetë faktorët ndërkombëtarë që i mbikëqyrin apo, madje, i përcaktojnë ato bisedime midis popujve e shteteve, zakonisht, nuk e kundërshtojnë fushas marrëveshjen që në mënyrë paqësore e arrijnë dy palët në bisedime dhe nuk e kundërshtojnë ashtu edhe në qoftë se ajo marrëveshje arrihet në sajë të disa zgjidhjeve që nuk janë në pajtim me ndonjë parim të politikës së tyre ndërkombëtare, siç janë, fjala vjen, korrigjimi i kufijve, lëvizja e kufijve, shkëmbimi i territoreve, apo, madje, siç ka ndodhur mes dy luftërave botërore, zhvendosja vullnetare e pjesëve të popullsisë. Veprojnë kështu faktorët ndërkombëtarë në radhë të parë për arsye se mospajtimi me marrëveshjen që e arrijnë në mënyrë paqësore dy popuj, dy shtete, do të thotë përzierje në punët e tyre të brendshme, në të vërtetë cenim i sovranitetit të tyre politik e shtetëror, që, megjithatë, siç po shohim orë e çast në Kosovë, e cenojnë me heshtje e brohoritje!

5.Në bisedimet zyrtare shtetërore, politike e diplomatike midis dy popujve, dy shteteve, siç janë bisedimet e sotme midis Kosovës dhe Serbisë për çështje madhore politike e kombëtare zakonisht nuk shkohet me mendje dogmatike, nuk shkohet me një qëndrim. Në bisedimet për çështje të tilla madhore zakonisht shkohet me dy versione të të njëjtit qëndrim apo, madje, edhe me një qëndrim të quajtur alternativ. Përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet e tanishme me përfaqësuesit e Serbisë e mohojnë pothuaj plotësisht këtë praktikë dhe e mohojnë, sepse nuk e njohin a nuk duan ta njohin përvojën e shteteve me tradita të mëdha shtetërore, diplomatike, bisedimore në përgjithësi.

6.Në bisedimet zyrtare, shtetërore, politike e diplomatike, midis popujve e shteteve, siç janë bisedimet për çështje madhore mes Kosovës dhe Serbisë, zakonisht nuk flitet me kategori folklorike e romantike dhe nuk flitet me kategori të tilla sepse ato janë kategori të fëmijërisë së kulturës politike e shtetërore. E përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet zyrtare, shtetërore, politike, me përfaqësuesit e Serbisë dhe të shteteve të tjera ndodh të flasin pikërisht me kategoritë e tilla! Paraqitjet e tyre politike romantike e folklorike të shpeshtën e herëve përmbajnë qëllimin e mashtrimit të opinionit vendor.
Romantizmi dhe folklorizmi i tyre bëhet trumbetues posaçërisht pas cikleve të bisedimeve kur duan ta bëjnë me dije opinionin vendor për sukseset e tyre të sotme e të ardhshme bisedimore. Në raste të këtilla ata u thonë dëgjuesve të tyre se marrëveshja me Serbinë doemos do t’i sjellë Kosovës vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, thuajse pajtimi i Serbisë për t’u bërë shteti i Kosovës anëtar në OKB na qenka më i rëndësishëm se njohja prej 115 shteteve! Ata nuk e dinë apo nuk duan ta dinë se vendi i Kosovës në OKB më shumë se prej kujtdo tjetër varet prej pajtimit të Rusisë dhe të Kinës, të cilat kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të kësaj organizate.

Edhe më trumbetueshëm ky folklorizëm politik shprehet në deklaratat aq shpesh të përsëritura për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën pa treguar se ky bashkim mund të realizohet vetëm duke iu dhënë Serbisë pjesë e Veriut të Kosovës me shumicën serbe. Është politikisht dhe moralisht e palejueshme të mashtrohet dhe të nënçmohet mendja jonë politike me deklarata të këtilla diletante mashtruese!

7.Në bisedimet zyrtare, shtetërore, politike e diplomatike midis popujve e shteteve, siç janë bisedimet e tanishme midis Kosovës dhe Serbisë, zakonisht duhet të njihet në tërësi jetëshkrimi politik i pjesëmarrësve, në mënyrë të veçantë, i kryepjesëmarrësit të palës tjetër në këto bisedime. Po të pajiseshin me të dhënat e duhura prej fillimit të bisedimeve për jetëshkrimin politik të kryepërfaqësuesit të Serbisë në bisedime, Aleksandër Vuçiqit, përfaqësuesit e Kosovës do të duhej ta “kushtëzonin” pjesëmarrjen në bisedime me largimin e tij. Dhe, do të duhej ta “kushtëzonin” pjesëmarrjen e tyre në bisedime me largimin e tij për shkak se ai ishte zyrtar i lartë në Partinë Radikale Serbe si parti shoviniste e Vojisllav Sheshelit, për shkak se ai ishte zyrtar i lartë në qeverinë e Millosheviqit, e cila, përpos të tjerash, ka bërë dhe zhvendosjen e dhunshme të gati gjysmës së shqiptarëve të Kosovës në gjysmën e parë të vitit 1999, për shkak se ai ishte ithtar i qëndrimit politik, partiak e shtetëror të Vojisllav Sheshelit për dëbimin e shqiptarëve përtej Bjeshkëve të Nemuna dhe, më në fund, për shkak se ai ishte bashkëveprues politik në gjenocidin e Srebrenicës ndaj myslimanëve të Bosnjës. Mbas deklaratës zyrtare të qeverisë së Serbisë në të cilën thuhej se delegacioni serb nuk i pranon bisedimet me delegacionin shqiptar të kryesuar prej nënkryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në ato bisedime me delegacionin serb të kryesuar prej Aleksandër Vuçiqit bëhet plotësisht e palejueshme politikisht, moralisht dhe kombëtarisht.

8. Përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet e tanishme me përfaqësuesit e Serbisë do të duhet ta dinë se, siç na mëson historia, asnjë rend botëror s’është i gjithmonshëm: çdo rend botëror më herët a më vonë zëvendësohet prej një rendi tjetër botëror. Rendi i sotëm botëror, i bazuar në të drejtat e njeriut, është rend botëror si i dhuruar prej Perëndisë për ne shqiptarët. Por nuk do të duhej të harrojmë se edhe ky rend botëror do të ketë një fund dhe dikur do të jetë i zëvendësuar prej një rendi tjetër botëror. Mjerisht askush prej nesh sot s’mund ta thotë me siguri nëse ai rend tjetër botëror do të jetë i fatshëm a fatkeq për ne. Por ne, si popull, si popull tani me dy shtete nuk guxojmë të mos mendojmë edhe për këtë mundësi të dytë.

9. Përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet e tanishme me përfaqësuesit e Serbisë do të duhej të dinë se edhe më tej, shumë, shumë serbë, në të vërtetë, numri më i madh i tyre, besojnë në mitologjinë mesjetare serbe. Ata besojnë se historia e Kishës Pravosllave Serbë në Kosovë është histori 800-vjeçare! Ata besojnë se Prizreni ishte kryeqyteti i Perandorisë së Car Dushanit! Ata besojnë se Kosova është burimi shpirtëror i serbëve! Ata besojnë se Kosova me historinë dhe traditat e saj përcakton identitetin shpirtëror serb! Kjo pseudomitologji është përmbajtje e shkrimeve të një vargu studiuesish, shkrimtarësh e intelektualësh të tjerë serbë sot, që kundërshtojnë me gjuhë gjoja shkencore, në të vërtetë euforike, çdo ide për pajtimin me shkëmbim territoresh e me pavarësinë e Kosovës. Ata e përsërisin mendimin e kryetarit të dikurshëm grek Karamanlis, i cili në një rast i paska thënë Dobrica Qosiqit: “Asgjë s’mund të bëni sot për Kosovën, sepse të gjithë janë kundër jush; duhet të prisni kohë tjetër që doemos do të vijë”!

Mund të supozohet se informimi i përfaqësuesve të Kosovës në bisedimet zyrtare, shtetërore, politike e diplomatike, me përfaqësuesit e Serbisë në Bruksel për idetë dhe domethëniet politike, diplomatike, shtetërore të përmbajtura në pikat e sipërthëna nuk do të ishte i pafrytshëm për ta. Nuk ka dyshim se shpjegimet e sipërthëna sjellin bindjen se shkëmbimi i territoreve s’do parë e trajtuar siç po e trajtojnë kundërshtarët e tij.

Nuk e quaj mençuri zgjidhjen e hamendësuar të konfliktit të gjatë historik shqiptaro-serb me arnime të përkohshme! E quaj mençuri politike e historike zgjidhjen e këtij konflikti me zgjidhje të përhershme, me zgjidhje historike, që nënkupton shkëmbimi i territoreve, i shfaqur si gjasë pothuaj e papritur sot, për brezin tonë.
Dijet që janë mbledhur në mendimoren tonë kombëtare për historinë e çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi, dijet që janë mbledhur në mendimoren tonë kombëtare për historinë e Serbisë e për pseudomitologjinë e saj mesjetare që, megjithatë, përbën përcaktuesin e gjendjes shpirtërore e kulturore serbe, dijet që do të duhej të kishim për rolin e Kishës Pravosllave Serbe në politikën dhe në jetën kombëtare, shtetërore, politike e kulturore serbe gjatë historisë e sot dhe, pashmangshëm, mendimet e pandalshme që ne, brezi i sotëm, duhet t’i kemi për ardhmërinë e qetë dhe të sigurt të pasardhësve tonë, pa dhembjet e tragjeditë tona të deritanishme – të gjitha këto më bëjnë të besoj se shkëmbimi i territoreve: i Veriut të Mitrovicës, natyrisht, pa objektet vitale për zhvillimin e Kosovës, me Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) do të ishte zgjidhja politike, shtetërore e kombëtare, domethënë do të ishte zgjidhja historike e çështjes së marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Të përsëris, brezi ynë i sotëm s’ka të drejtë morale të mendojë për përfundimin e bisedimeve me Serbinë pa menduar për ardhmërinë e pasardhësve tonë. E do të mendojmë si duhet për ardhmërinë e pasardhësve tonë në qoftë se do ta kemi në mendje atë urtësinë e mendimtarit të madh evropian i cili ka thënë: “Shteti është bashkëpronë e të gjallëve, e të vdekurve dhe e të palindurve ende”. Domethënë: Shteti është i atyre që kanë jetuar, por nuk janë më të gjallë, i atyre që sot jetojnë në të dhe i atyre që do të jetojnë pas nesh në tê, domethënë i pasardhësve tonë.

Tradita politike e historike jo vetëm evropiane dhe mendimi i menduar historik, objektiv, na thonë se nuk është shkëmbimi i territoreve, në këtë mes i territoreve të sipërthënë, i arritur në mënyrë paqësore, me marrëveshje midis dy palëve, çështje që sjell luftë. Jo. Dhe, jo. Marrëveshjet paqësore, që arrihen me marrëveshje midis palëve në konflikt apo ende të papajtuara, nuk sjellin luftë; luftë mund të sjellin marrëveshjet e pranuara nën trysni: nën trysninë e faktorëve të brendshëm apo të jashtëm.

Shkëmbimi i territoreve të sipërthëna midis Kosovës dhe Serbisë do të mënjanonte prej së tashmes së Kosovës të gjitha ato kërkesa dhe pengesa të Serbisë dhe të strukturave serbe në Kosovë, që po e pengojnë Kosovën të bëhet shtet funksional.

Shkëmbimi i territoreve të sipërthëna do të mënjanonte prej historisë së Kosovës dhe historisë shqiptare në përgjithësi të papriturat e mundshme, kur më pak e kur më shumë kundërvepruese, që përmban Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, që me politikën dhe me veprimtarinë e saj, të paraparë e të paparaparë, përbën faktorin e forcimit të rolit të serbëve në Kosovë, e përmes tyre të forcimit të rolit politik edhe të Serbisë në Kosovë e në rajon – të forcimit me përbërje e qëllime të paparashikueshme prej strukturave politike e shtetërore të Kosovës sot!

Rrjedhimisht shkëmbimi i territoreve në mënyrë paqësore, me Marrëveshje, midis Kosovës dhe Serbisë mund të shpresohet, e përsëris, mund të shpresohet, sado kurrë me siguri të qindpërqintë, se sjell paqe midis këtyre shteteve dhe popujve të tyre, paqe të përtashme dhe paqe historike. Marrëveshja e tillë, e realizuar me shkëmbim të territoreve, realisht do të duhej ta bënte të pamundshme, me të gjitha pikëpamjet të pamundshme, rilindjen, në të vërtetë vampirizimin e pasojave të pseudomitologjisë serbe në Kosovë. Kjo, ndërkaq, nuk mund të thuhet për marrëveshje të tjera, të arritura me arnime, me pajtime e çpajtime të tjera!
Nuk mund të mos supozohet sadopak, ndërkaq, se roli i tillë historik i shkëmbimit të territoreve e ka shtuar numrin e zyrtarëve të sotëm dhe të mëparshëm politikë e shtetërorë në SHBA-të dhe në BE-në dhe në disa vende të tjera, që janë shprehur në favor të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.
Dhe, në fund, le të thuhet haptas e qartë edhe ky mendim që mund t’i hidhërojë feudalët politikë e intelektualë në Kosovë sot:

Shkëmbimi i territoreve të sipërthëna, i arritur në paqe, me Marrëveshje midis shqiptarëve dhe serbëve, me pajtimin në fund të faktorëve ndërkombëtarë, me pajtimin e SHBA-së dhe të BE-së, do ta bënte më të madhe se ç’është sot mundësinë politike, kombëtare e ndërkombëtare, për zgjidhjen përfundimtare, historike, të çështjes së Kosovës: për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Ashtu qoftë!

(gsh)

Thaçi: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa përcaktimin e kufirit

thaciPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke vazhduar vizitën zyrtare në Uashington gjatë së cilës u takua me dy zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti Thaçi tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje të ndërsjellë të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa definimin e kufirit me Serbinë. Sekretari i shtetit Pompeo dhe ambasadori Bolton, në takimet me presidentin Thaçi theksuan se koha është tani që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për arritjen e një marrëveshjeje historike. Çështja e përcaktimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, e shprehur muaj më parë nga presidenti Thaçi si “korrigjim” kufijsh dhe e interpretuar gjerësisht si shkëmbim territoresh mes dy vendeve, është pritur me kritika të ashpra në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës ka dalë hapur kundër presidentit për këtë çështje. Gjatë qëndrimit në Uashington, presidenti Thaçi nuk e përmendi më “korrigjimin e kufijve” ndërsa në intervistën me shefin e shërbimit shqip Arben Xhixho, theksoi se pa përcaktimin e kufirit nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Zoti president, gjatë takimeve në Uashington, si këshilltari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare John Bolton edhe sekretari i shtetit, Mike Pompeo, theksuan dy elementë kryesor: se koha për marrëveshjen Kosovë – Serbi është tani dhe se duhet shfrytëzuar ky moment për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Çfarë ka ndryshuar që momenti është tani pasi për Kosovën momenti ka qenë, të themi edhe para dhjetë vjetësh? Dhe nga ana tjetër, cili moment duhet shfrytëzuar tani pasi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë po aq të tensionuara sot sa kanë qenë edhe gjatë këtyre viteve të mëparshme. Pra, çfarë ka ndryshuar?

Hashim Thaçi: Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur edhe mund të them edhe i impresionuar me dy takimet që i kam zhvilluar, në departamentin e shtetit e para, me sekretarin Pompeo, pastaj edhe me ambasadorin Bolton, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Trump. Që të dy e kanë theksuar shumë qartë që, koha është tani për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi dhe ky moment duhet shfrytëzuar maksimalisht prej të gjithë akterëve edhe në Kosovë edhe në Serbi me udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të arrihet marrëveshja paqësore ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Pra, ajo që mund të them është kjo se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e presidentit Trump, e mbështet fuqishëm procesin e dialogut, negociatave dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale që përmbyllë…

Zëri i Amerikës: Këtë mbështetje e kanë dhëne edhe më përpara, çfarë ka ndryshuar tani?

Hashim Thaçi: Tash është një mbështetje edhe më konkrete, sepse gjërat kanë lëvizur përpara, jemi në hapat e fundit mund të themi, të fazës finale të arritjes së marrëveshjes paqësore Kosovë – Serbi. Ajo çka unë synoj të arrij përmes kësaj marrëveshjeje, si institucione të Kosovës, por edhe populli i Kosovës me gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një koordinim të ngushtë me Uashingtonin, është që të ndodhë njohja reciproke Kosovë – Serbi, si vende të pavarura dhe sovrane si dhe të hapet mundësia e sigurt, e garantuar për zëvendësimin e Rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo mundësi është reale. Është një mundësi të cilën nuk duhet ta humbim as Kosova e as Serbia, sepse është mundësi e jashtëzakonshme e konfirmuar dhe e mbështetur fuqishëm nga SHBA për konsolidimin në rrafshin ndërkombëtarë të shtetit tonë.

Zëri i Amerikës: Ndryshimi i vetëm që ka ndodhur gjatë muajve të fundit nga e kaluara e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, është pikërisht ideja e re në të cilën keni këmbëngulur gjatë muajve të fundit për korrigjimin e kufijve. Por, nga ana tjetër, këto ditë që jeni në Uashington, nuk e keni përmendur më korrigjimin e kufirit. Po ashtu presidenti serb nga ana e tij, ka thënë para dy-tre ditësh se propozimi i tij për një kufi midis shqiptarëve dhe serbëve, nuk është pranuar. A është ideja e korrigjimit të kufijve pjesë e negociatave për zgjidhje gjithëpërfshirëse?

Hashim Thaçi: Marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse, ku do të përfshihen shumë gjera të cilat janë të hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë…

Zëri i Amerikës: Janë kufijtë një prej tyre?

Hashim Thaçi: Shpresoj që në ditët e ardhshme do të kemi themelimin e një ekipi negociator të institucioneve të vendit të dala nga parlamenti i Kosovës. Janë gjëra që do të diskutohen; qoftë për të zhdukurit, qoftë për të zhvendosurit, qoftë për pronat, qoftë për të drejtat e Kishës Ortodokse serbe, për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për procesin e normalizimit dhe të pajtimit me vendeve tona, për edukimin, për shëndetësinë. Por, një gjë duhet ta kemi të qartë: se pa definim të kufijve, nuk do të ketë as marrëveshje përfundimtare paqësore që garanton njohjen reciproke. Prandaj, ekipet profesionale të të dy vendeve tona, ku do të jenë edhe ndërkombëtarët, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, të NATO-s, të BE-së, do të punojmë sikurse edhe në ekspertizat e vendeve tjera, që të definohet qartë edhe vija kufitare në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Por, një gjë ju siguroj se nuk do të ketë kufij në baza etnike, do të ruhet karakteri dhe realiteti i Kosovës multientike dhe do të kemi një marrëveshje të standardit euro-atlantik. Është një momentum që nuk duhet ta humbim, përndryshe është rrezik që t’i humbim me dekada të tëra por edhe çmimin më të madh ta paguajnë gjeneratat e ardhshme.

Zëri i Amerikës: Nëse me marrëveshje gjithëpërfshirëse ju nënkuptoni njohjen e Kosovës nga Serbia, pra që është kërkesa maksimale e Kosovës kundruall palës tjetër, çfarë ju bën të mendoni se Serbia do ta njohë Kosovën, një kërkesë e juaja e hershme dhe në shkëmbim të çfarë? Çfarë duhet të jap Kosova? Presidenti serb ka thënë se nuk mund të japim gjithçka pa marrë asgjë. Pra, çfarë është Kosova gati të lëshojë?

Hashim Thaçi: Natyrisht që tërë procesi do të jetë transparent. Ekipet tona negociatore do të zhvillojnë takime të përbashkëta me delegacionin e Serbisë në Bruksel, të udhëhequra nga zonja (Federica) Mogherini. Aty do të hapen çështjet që janë të hapura në mes të dy shteteve tona. Por, jo vetëm kërkesë, por është zgjidhje reale dhe nuk ka kuptim asnjë marrëveshje, nëse nuk ndodhë njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si vende të pavarura dhe sovrane. Dhe e ritheksoj edhe njëherë, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Çdo marrëveshje tjetër, ose e përkohshme, nuk do të ketë asnjë efekt. Pika e parë e kësaj marrëveshjeje do të jetë që Kosova dhe Serbia e njohin njëra tjetrën si vende të pavarura dhe sovrane dhe gjithashtu edhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB. Vlerësoj edhe nga takimet që kam zhvilluar dhe bisedat me sekretarin Pompeo dhe me ambasadorin Bolton, shoh që ekziston edhe një disponim dhe një koordinim global për këtë proces, që të kryhet shpejt, mirë, saktë dhe efektshëm, të prodhojë paqe edhe më tepër edhe në Kosovë edhe në Serbi. Tek e fundit ky është një proces paqësor i vullnetit të dyanshëm. Ky vullnet ka munguar më herët nga Serbia. Prandaj, duhet të jetë një marrëveshje e përhershme që nënkupton definitivisht e theksoj, definitivisht, njohjen reciproke Kosovë – Serbi, si dy vende të pavarura dhe sovrane. Kjo hapë mundësi shumë të jashtëzakonshme për Kosovën për anëtarësim në NATO dhe në BE.

Zëri i Amerikës: Pa dyshim, të gjitha përfitimet dihen. Pyetja shtrohet si do të arrihet kjo?

Hashim Thaçi: Serbia do të përfitojë mundësinë e lëvizjes më të shpejtë drejt perspektivës evropiane. Përndryshe, kështu si jemi ne, jemi duke bllokuar njëra tjetrën, jemi duke penguar njëra tjetrën dhe kushti prej të parëve dhe më të rëndësishëm edhe nga BE-ja, por edhe prej partnerëve të tjerë për anëtarësim në BE dhe në NATO, është që të kemi fqinjësi të mirë. Pa fqinjësi të mirë, nuk do të mund të lëvizim përpara në të ardhmen euro-atlantike për Kosovën dhe evropiane për Serbinë.

Zëri i Amerikës: Shumë vëzhgues ju kanë kritikuar për mungesë transparence. Ju e betë njoftimin e parë për korrigjimin e kufijve nëpërmjet një postimi në facebook, pa u këshilluar më parë me faktorin politik në Kosovë. Pra, me ata njerëz të cilëve ju do t’ua shisni, në njëfarë mënyre nesër pasnesër këtë ide dhe ju kanë thënë se, në njëfarë mënyrë, e keni monopolizuar këtë çështje me rëndësi jetike për Kosovën. Si ju përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Hashim Thaçi: Në asnjë rrethanë. I tërë procesi ka qenë dhe do të mbetet transparent. Tani ekipi negociator i Kosovës do të fillojë angazhimet e veta për të diskutuar për të gjitha çështjet në një proces ballafaques me Serbinë, që do të jetë me një transparencë të plotë dhe të gjithë njerëzit e skenës politike kosovare mund të angazhohen dhe i ftoj të angazhohen, sepse vetëm të bashkuar mund të përballemi më aparatin shtetëror të Serbisë që vjen në Bruksel. Besoj që parlamenti i Kosovës do të nxjerrë shpejt rezolutën dhe do ta votojë edhe ekipin negociator, një ekip që do të jetë funksional, ndërsa presidenti do të luaj vetëm rolin e vet që e ka me kushtetutë. Nëse ndodhin takimet e nivelit të lartë, si president do të jem aty. Ndërsa, ekipi negociator do ta marr përgjegjësinë, por edhe kredinë për arritjen ose jo të kësaj marrëveshjeje. Unë shpresoj që do të ndodhë arritja e kësaj marrëveshjeje. E di që do të jetë në interes të Kosovës. Tek e fundit, dua të theksoj se këtë marrëveshje nuk mund ta arrijë një njeri, kushdo që të jetë ai, çfarëdo përgjegjësie që të ketë ai. Përsëri, gjithçka do të kalojë përmes parlamentit të Kosovës, aprovohet apo nuk aprovohet. Apo mundësia tjetër edhe e referendumit. Por, shumë lehtë edhe të kritikosh apo me qenë skeptik. Më së vështiri është me marrë përgjegjësi dhe me krye punë. Prandaj, i ftoj të gjithë të jemi bashkë, të marrim përgjegjësi, të diskutojmë. E pranojmë? Pranojmë të gjithë. Nuk e pranojmë – kthehemi të gjithë në Prishtinë dhe kaq. Çmimin e paguajmë pastaj të gjithë së bashku.

Zëri i Amerikës: Një pyetje lidhur me krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë që ka të bëjë me çështjen e tarifave, Brukseli fillimisht heqjen e tyre, Uashingtoni kërkoi heqjen e tyre përmes sekretarit të shtetit dhe sot edhe NATO-ja kërkoi heqjen e tarifave. Cili është mendimi juaj për tarifat? Duhet të hiqen ato?

Hashim Thaçi: Raportet Kosovë – Serbi vazhdimisht kanë qenë të komplikuara. Herë herë edhe të tensionuara. Kemi edhe situatën e fundit që ka ndodhur. Prandaj, unë besoj që në një dialog të brendshëm, por edhe në rrafshin ndërkombëtarë, do të gjejmë mundësinë e tejkalimit të kësaj situate të një koordinimi të mirë edhe më SHBA-të por edhe BE-në. Unë sot kam pasur biseda edhe me përfaqësuesit e BE-së, gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të NATO-s. Udhëtimi ynë është i sigurt drejt perspektivës euro – atlantike. Angazhimet tona do të jenë tejkaluese në rrafshin e problematikave lokale në qëllimin madhor për koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje lidhur me çështjen e kufirit. Ju nuk po e përmendni çështjen e korrigjimit të kufirit, idenë që vet e hodhët dhe e mbrojtët me forcë gjatë muajve të kaluar. A është dhe a do të jetë çështja e kufijve pjesë e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen përfundimtare?

Hashim Thaçi: Unë e kam prezantuar dhe e mbroj fuqishëm mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë…

Zëri i Amerikës: Pa përjashtuar asnjë lloj elementi?

Hashim Thaçi: Një gjë mund të them se nuk mund të ketë njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy vende të pavarura dhe sovrane edhe pa definimin e çështjes së kufirit. Prandaj, unë kam besim që ekspertët tanë edhe ata të Serbisë që do të punojnë edhe me këshillat dhe ekspertizat ndërkombëtare, do ta përmbyllim edhe këtë çështje sikur çdo vend tjetër i pavarur dhe sovran.

Foshnje gjenetikisht të modifikuara? Shkencëtari mbron pretendimin e tij

foshnjet gjenetikisht te modifikuarStudiuesi kinez Hë Gjen Kui i doli në mbrojtje publikisht pretendimit të tij se ka krijuar foshnjat e para gjenetikisht të modifikuara në botë. Ai mbajti një fjalim në një konferencë biomjekësore të mërkurën në Hong Kong. Fjalimi vjen dy ditë pasi zoti Hë publikoi një video në internet duke pretenduar se kishte përdorur një teknologji të përpunimit të gjeneve të quajtur CRISPR, për të ndryshuar ADN-në e vajzave binjake të lindura. Rezultatet e gjakut të babai të binjakeve tregonin se ai ishte bartës i virusit HIV. Modifikimi u bë me qëllimin për të parandaluar transmetimin e virusit që shkakton SIDA-n tek dy foshnjet.

Zoti Hë tha se e kreu hulumtimin e tij në fshehtësi. Puna e tij nuk është verifikuar nga ndonjë organizatë e pavarur dhe ai nuk ia ka dorëzuar raportin ndonjë reviste shkencore ku mund të shqyrtohej nga ekspertët. Por ai u tha kolegëve se ndihej “shumë krenar” për arritjen e tij.

Pretendimet e He Gjen Kuit kanë shkaktuar skepticizëm dhe kritika të forta. Autoritetet e universitetit për Shkencën dhe Teknologjinë në Shenxhen ku ai punon, thotë se ai ka qenë me pushime pa pagesë që prej muajit shkurt. Shkolla denoncoi kërkimet e tij për shkelje të “etikës akademike dhe kodit të sjelljes”. Qeveria kineze po u kërkon autoriteteve lokale të nisin një hetim mbi punën e tij.

Menjëherë pas fjalimit të He Jiankui-t në takimin e dytë Ndërkombëtar mbi Modifikimin Gjenetik tek njerëzit, biologu amerikan David Baltimore, një fitues i Nobelit në fiziologji dhe në cilësinë e drejtuesit të takimit e quajti atë “të papërgjegjëshëm”. Modifikimi gjenetik krijon mundësinë për të hequr sëmundjet e trashëguara prej gjeneve, por shkencëtarët shqetësohen se kjo mund të përdoret për të krijuar të ashtuquajturat “foshnje të projektuara”. Ata shqetësohen gjithashtu se çdo modifikim gjenetik mund të çojë në ndryshimin e gjeneve të tjera në mënyra të paparashikueshme.

voa

Komunat veriore të Kosovës shkëpusin komunikimin me Prishtinën

MitrovicaKryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të banuara me shumicë serbe, dhanë dorëheqje nga postet e tyre dhe shpallën shkëputjen e të gjitha komunikimeve me Prishtinën.

Ata nënshkruan një deklaratë të përbashkët në të cilën theksuan se “vendimi është marrë për shkak të ngritjes së takës në 100 për qind për mallrat serbe, përmes së cilës serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, për shërim dhe mbijetesë, gjë që çon në krizë edhe më të thellë”.

Ata akuzuan Prishtinën edhe për arrestimet “e paligjshme” dhe “shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” si dhe të vet dokumenteve të miratuara nga Prishtina për respektimin e të drejtave të serbëve.

Dorëheqjet e tyre u paralajmëruan fillimisht nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, i cili tha se edhe punonjësit e gjykatave në veri do të braktisin punën deri në zgjidhjen e situatës së krijuar pas veprimeve të Prishtinës.

Qeveria e Kosovës vendosi më 21 nëntor një taksë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj fushatës serbe kundër shtetësisë së Kosovës, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan Kosovës të heqë këtë taksë dhe të punojë me Serbinë për një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh, që është kusht për integrimet evropiane.

Taksa nxiti tensione në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve dhe protesta në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Nuk pati një reagim të menjëhershëm të qeverisë së Kosovës pas vendimeve të sotme në veri, ndërsa kryetari i parlamentit, Kadri Veseli shkroi se “dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës është një vendim i ngutur dhe i dëmshëm për qytetarët e këtyre komunave si dhe për klimën e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë”. Ai u bri thirrje qytetarëve të veriut “për vetëpërmbajtje, për një reagim të qetë dhe të ekuilibruar ndaj situatës së krijuar ditëve të fundit”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se qeveria dhe parlamenti duhet të mblidhen për të diskutuar situatën në atë zonë.

Më herët të martën forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë se do të kryejnë ushtrime në veri duke siguruar banorët se ato janë të planifikuara dhe nuk kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit atje. “Situata është nën kontroll dhe KFOR-i vazhdon të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës, ashtu siç ka bërë që nga viti 1999”, thuhet në një njoftim të forcave të KFOR-it.

Kosova dhe Serbia tashmë shtatë vjet janë duke biseduar rrugët e normalizimit të marrëdhënieve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e prekjes së kufijve.

Presidenti Thaçi ka përsëritur për muaj të tërë se angazhohet për korrigjim kufiri që nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Por, ai mbeti pothuajse i vetmuar në Kosovë ku idetë e tij po kundërshtohen jo vetëm nga opozita por edhe pjesa më e madhe e koalicionit qeverisës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha ditëve të fundit se ideja e tij për kufizimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, nuk gjeti mbështetje në Serbi. Ideja e tij nënkupton ndarjen e Kosovës, përkatësisht që veriu t’i takojë Serbisë.

Këto ide nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që e kundërshtuan sikurse Gjermania që ishte më e zëshmja kundër ideve të tilla që sipas saj, mund të nxisin reagime e kërkesa të ngjashme edhe në pjesët tjera të rajonit të Ballkanit.

Kosova dhe Serbia tashmë shtatë vjet janë duke biseduar rrugët e normalizimit të marrëdhënieve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e prekjes së kufijve.

Presidenti Thaçi ka përsëritur për muaj të tërë se angazhohet për korrigjim kufiri që nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Por, ai mbeti pothuajse i vetmuar në Kosovë ku idetë e tij po kundërshtohen jo vetëm nga opozita por edhe pjesa më e madhe e koalicionit qeverisës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha ditëve të fundit se ideja e tij për kufizimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, nuk gjeti mbështetje në Serbi. Ideja e tij nënkupton ndarjen e Kosovës, përkatësisht që veriu t’i takojë Serbisë.

Këto ide nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që e kundërshtuan sikurse Gjermania që ishte më e zëshmja kundër ideve të tilla që sipas saj, mund të nxisin reagime e kërkesa të ngjashme edhe në pjesët tjera të rajonit të Ballkanit. (voa)