Anulohet matura shtetërore, mësimi në distancë vazhdon deri në fund të vitit shkollor 2019/2020

ademiAnulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për këtë vit shkollor 2019/2020 për nxënësit e shkollave të mesme. Të gjithë do të marrin diploma për arsimin e mesëm të kryer me të njëjtën vlefshmëri si vitet e kaluara, thanë konferencën për shtyp Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi,

Ai tha se kjo do t’i mundësojë që maturantët të shmangin stresin dhe të përkushtohen në gjetjen e punës ose të ndjekin arsimin e lartë në fakultete.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme deri më 10 qershor nuk do të kthehen në bankat shkollore gjegjësisht deri në fund të vitit shkollor, mësimi do të realizohet nga distanca.

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2020/2021 në vend që në maj do të realizohet në qershor. Listat e nxënësve të regjistruar, shkollat do t’i publikojnë më së voni deri më 15 korrik, ndërsa ata që nuk do të regjistrohen do të marrin njoftim me shkrim.

 

 

TË RIKUPERUAR 111 PACIENTË , JANË REGJISTRUAR 23 RASTE TË REJA – NUMRI I PËRGJITHSHËME I RASTEVE TË DIAGNOSTIKUAR ËSHTË 1465 ,NDËRRUAN JETË 4 PACIENTË

Ministria e ShendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 111 pacientë të rikuperuar në: Shkup-13, Kumanovë-74, Shtip-1, Prilep-18, Manastir-1, Ohër-1, Kriva Palankë-1, Probishtip-1 dhe Demir Hisar -1.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile një pacient 62-vjeçar nga Shkupi ndërroi jetë , dhe një paciente 59 vjeçare nga Gostivari ndërroi jetë në Spitalin “8 Shtatori”.
Në raportin e sotëm të Institutit janë regjistruar dy paciente të cilat kanë ndërruar jetë nga rrethina e Kumanovës, të moshës 72 dhe 79 vjeçe, një paciente e cila ka qenë në mjekim shtëpiak dhe një paciente e cila ka qenë e hospitalizuar në departamentin infektiv në spitalin e Kumanovës.

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 386 teste, dhe janë konfirmuar 23 raste të reja të covid-19 në: Shkup-5, Kumanovo-5, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2 dhe Negotino -2. Dy personat e regjistruar në Njësinë Rajonale Negotinë janë banorë të Demir Kapijës.
Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë është 1465, numri i pacientëve të rikuperuar është 738, numri i të ndjerrëve është 77, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 650. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si më poshtë:
• Shkup – 498
.Kumanovë – 389.
Dibër – 51.
Shtip-34
Prilep –150.
Tetovë – 82
Strugë – 66
Veles – 71
Manastir –19
Ohër –15.
Kavadari – 5.
Gostivar –17.
Gevgjeli – 4
Strumicë – 2.
Kriva Palankë-5
Radovish – 4
Krushevë – 3
Kocanë – 28
Probishtip – 2.
Kërçovë – 2
Negotinë -9
Demir Hisar – 1
Makedonski Brod -2
Pehçevë- 2.
Delçevë-1.
Valandovë -1
Vinicë – 2

386 testet e kryera janë përmes: IPSH-së-287, Fakultetit të Veterinarisë- 11, Avicena – 14, Biotek- 20, Filip i Dytë (Zhan Mitrev)–23, Sistina me metodë PCR – 21 dhe MANU-10. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 16.436 teste për Covid-19.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile u pranuan 2 pacientë të rinj , dhe gjithësej janë të hospitalizuar 49 pacientë. Me mbështetje të oksigjenit janë 28 pacientë dhe në ventilim mekanik janë 2 pacientë.Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtator”5 pacientë të rinj u pranuan, dhe gjithësej janë të hospitalizuar 24 pacientë. Në pajisje për frymëmarrje-respirator janë 4 pacientë, dhe 3 pacientë të tjerë kanë një pasqyrë klinike të rëndë.
Në spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 4 pacientë , dhe gjendja e 3 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak .
Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 2 pacientë , dhe gjendja e 5 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak .
Në departamentet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë, janë hospitalizuar gjithësej 46 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid -19

Kosovë: Presidenti dekreton mandatarin për formimin e qeverisë së re

ThaciPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli të enjten dekretin me të cilin i propozon parlamentit të Kosovës, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Në dekret thuhet se zoti Hoti ka 15 ditë afat për të paraqitur përbërjen e qeverisë së re dhe të kërkojë miratimin e saj në parlamentin e Kosovës.

Presidenti Thaçi e shpalli dekretin pasi mori nga Lidhja Demokratike letrën me të cilën ajo e njofton se ka siguruar shumicën parlamentare.

“Në ditët në vijim një tjetër qeveri e re, mund të votohet në Kuvendin e Kosovës, sërish në përputhje të plotë me Kushetutën e Kosovës dhe më rendin demokratik të Republikës sonë, duke marrë parasysh legjitimitetin e qartë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe zotimin që u dëshmua sot i shumicës së re parlamentare”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se të gjithë duhet t’i respektojnë në tërësi këto procedura.

“Duhet të pajtohemi me faktin që pushteti fitohet dhe humbet në respektim të plotë të Kushtetutës dhe rendit demokratik të vendit. Askush nuk mund të pretendoj që me metoda tjera krejtësisht jo demokratike mund ta marrë ose ta mbajë apo uzurpoj pushtetin”, tha presidenti Thaçi.

Pak kohë pas dekretimit, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi kërkesën që parlamenti i Kosovës të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme ditën e shtunë në orën 13 për të votuar kabinetin e zotit Hoti.

Ky proces kundërshtohet nga lëvizja Vetëvendosje e cila kërkon zgjedhje të reja pas pandemisë së koronavirusit.

Kjo lëvizje dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit. Bashkë me kërkesën për vlerësim lëvizja Vetëvendosje i kërkoi Gjykatës edhe vendosjen e masës së përkohshme, sipas së cilës të gjitha veprimet pushojnë në pritje të vendimit të Gjykatës.

Arbërie Nagavci, nënkryetare e parlamentit nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje tha se “vendosja e firmës në këtë dekret është vetëm se vendosja e një vule në shkeljen me paramendim të Kushtetutës që ai po e bën tashmë e një kohë. Pra të gjithë kemi qenë dëshmitarë për presionin e vazhdueshëm që presidenti jashtë mandatit të tij e ka bërë mbi lëvizjen Vetëvendosje dhe për kërkesat e shumta të një pas njëshme që i ka dërguar kryeministrit në detyrë zotit Kurti. Kemi parë përzierjen e vazhdueshme të presidentit duke ndikuar te partitë politike dhe në anën tjetër duke anashkaluar tërësisht fituesin e zgjedhjeve”, tha ajo, duke theksuar se presidenti në dekretin e tij po i referohet nenit 95 të Kushtetutës, duke anashkaluar në tërësi nenin 82 të saj.

Përgjatë gjithë debateve rreth formimit të qeverisë së re pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit tashmë në detyrë, Albin Kurti me 25 mars, Vetëvendosje dhe presidenti janë përplasur rreth këtyre neneve të Kushtetutës.

Presidenti Thaçi mbështetet në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës në të cilin thuhet që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Ndërsa lëvizja Vetëvendosje dhe zoti Kurti kërkuan vazhdimisht që të veprohet sipas nenit 82 të Kushtetutës, sipas të cilit “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

voa

Presidenti Thaçi dekretoi Hotin për postin e kryeministrit

HotiPresidenti Hashim Thaçi e ka mandatuar edhe zyrtarisht Avdullah Hotin për ta formuar Qeverinë e re.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se askush nuk duhet të pretendojë se mund ta marrë ose ta mbajë pushtetin në mënyrë jodemokratike. Ai pohon se LDK e ka siguruar se i ka votat e mjaftueshme për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve. Në anën tjetër, është obligim i imi si President, të sigurohem për funksionim të insititucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përptuhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen sit ë jashtëzakonshme”, deklaroi Thaçi.

Presidenti pohon se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ia ka dëshmuar se kjo parti e ka përkrahjen e shumicës parlamentare për ta formuar qeverinë e re. Ndaj Presidenti i ka dhënë mandatin Avdullah Hotit për ta formuar qeverinë.

“Të gjitha partitë mendojnë se Kosova duhet të ketë një qeveri të re, në përjashtim të një partie. Pas letrave që i kam dërguar kreut të LDK’së, praktikë që kam ndjekur me partinë fituese më parë, sot kam marrë një letër nga z. Isa Mustafa, se i përmbush të gjitha kriterët për formimin e Qeverisë së re, duke përfshirë në këto kritere se ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Kjo mu dëshmua edhe faktkisht.

dw

Prej sot gjoba prej 20 € për mosrespektim të masave mbrojtëse – për festat e majit, të premten, të shtunën dhe të dielën, ora policore prej 14:00

lejohet levizjaMë 1,2 dhe 3 maj, gjegjësisht të premten, të shtunën dhe të dielën, do të lejohet lëvizja e qytetarëve prej në ora 05:00 deri në orën 14:00. Ndalimi në lëvizje në tërë vendin do të fillojë në ora 14:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit ditën e ardhshme.

Personat e moshës mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën, mund te lëvizin prej në ora 05:00 deri në orën 11:00.

Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare, të premten, të shtunën dhe të dielën do të mund të dalin prej në ora 12:00 deri në orën 14:00.

Mbeten në fuqi të gjitha masat tjera për mbrojtje nga COVID-19, të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej sot çdo person në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i detyruar të mbajë mbrojtëse personale gjatë daljes jashtë shtëpisë, gjegjësisht gjatë lëvizjes në vende publike dhe hapësira të tipit të hapur dhe të mbyllur, tregje, në transportin publik dhe në hapësira të mbyllura të operatorëve të cilët për shkak të natyrës së veprës së tyre përfaqësojnë vend të grupimeve të më shumë personave (institucionet shtetërore, marketet, shitoret, bankat, postat, sallat e pritjes, institucionet shëndetësore dhe të ngjashme).

Me pajisje personale mbrojtëse për fytyrë me dekret nënkuptohet çdo formë e mbrojtjes që e mbulon pjesën e hundës dhe gojës (maske respiratore FFP2 ose standard më i lartë, maskë kirurgjike për një përdorim, maskë tekstili për më tepër përdorime, shami mëndafshi ose shall, shami pambuku ose shall dhe të ngjashme).

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, i njofton me hapat që do t’i ndërmarr në mbrojtje të integritetit institucional të Kuvendit

Kryetarja-e-Kuvendit-priti-ambasadorët-e-Kuintit-dhe-të-Zyrës-së-BEKryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorët e pesë vendeve të QUINT-it, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Në njoftimin për media thuhet se ajo po ashtu i informoi ata për hapat që do t’i ndërmarrë ajo si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetueshmërinë e veprimeve të institucioneve.

Osmani po ashtu i informoi përfaqësuesit e QUINT-it me punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë për kujdesin të cilin Kuvendi po e ushtron në menaxhimin e krizës së pandemisë Kovid-19.

Ajo ua shprehu atyre mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit për gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që t’i qëndrojnë afër popullit të Kosovës dhe institucioneve të vendit gjatë kësaj krize. /Telegrafi/

CoVid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 773 numri i të prekurve

ministria-e-shendetesiseShkon në 773 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19.

Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID 19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.

Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Bashkia  Të prekur/  Të shëruar
Tiranë      320      /      207
Shkodër   110     /       74
Krujë    105        /         11
Durrës  42          /        38
Fier     37          /            32
Kurbin    31        /          3
Korçë    19          /       19
Elbasan    18      /       15
Kukës     18       /        10
Lezhë       14     /         14
Has          14       /        12
Kavajë    9        /           9
Lushnje    7     /           4
Vlorë        5      /           4
Pukë         5       /          4
Mirditë    5       /         3
Rrogozhinë    4    /   4
Tropojë       4      /       4
Berat           4       /       2
Mallakastër   1    /    1
Mat            1

Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Top Channel

Shmangie milimetrike me pasoja katastrofale

Thumana pas termetitParashikimi i kohës së saktë të një tërmeti të madh është praktikisht i pamundur. Por studiuesit kanë zbuluar tani, se disa muaj para tërmetesh katastrofike ndodhin lëvizje të çuditshme të tokës.

Studiuesit e Qendrës për Studime Sizmiologjike në Pocdam (GFZ) kanë konstatuar së fundi një ngjashmëri interesante lidhur me dy nga tërmetet më të mëdhenj të viteve të fundit. Fjala është për dy tërmete, njëri Japoni tjetri në Kili, të cilët bëjnë pjesë ndër 10 tërmetet më të fuqishëm të matur ndonjëherë.

Tërmeti Tohoku-oki i vitit 2011 në brigjet japoneze me fuqi 9.0 ballë sipas shkallës Richter ishte tërmeti i katërt më i fortë në 100 vitet e fundit. Ai shkaktoi edhe një cunami shkatërrues, prej të cilit vdiqën më shumë se 15.500 vetë dhe u shkatërrua edhe termocentrali Fukushima. Kurse tërmeti i vitit 2010 në brigjet e rajonit Maule në Kili renditet i gjashti në këtë listë. Tani studiuesit e e GFZ-së, së bashku me kolegë nga Kili dhe SHBA, kanë konstatuar ngjashmëri të habitshme mes dy tërmeteve. Disa muajt para tërmetit kanë ndodhur lëvizje dhe zhvendosje të çuditshme dhe të shumëfishta toke – fjala është për lëvizje jashtëzakonisht të ngadalta të pllakës kontinentale.

Spostim i stacioneve satelitorë tokësorë

Një ekip sizmologësh dhe gjeologësh analizuan lëvizjet e stacioneve tokësore të Sistemit Global të Navigimit Satelitor GNSS. Në fakt këto stacione tokësore shërbejnë për të regjistruar sa më saktë që të jetë e mundur pozicionin e satelitëve që rrethojnë tokën në një orbitë eliptike. Por procesi i matjes mund të përdoret si masë reference për pozicionin e stacioneve tokësore, dhe kjo mund të përcaktohet me një saktësi mahnitëse prej disa milimetrash, thotë në një intervistë me Deutsche Wellen gjeofizikanti Jonathan Bedford.

Bedford dhe kolegët e tij vunë re një spostim të stacioneve tokësore në Japoni dhe në Kili për një periudhë pesëvjeçare para dy tërmeteve. Ata vunë re, se pllaka kontinentale në të cilën ndodhen stacionet tokësore kishte pësuar spostim: në rastin e Japonisë gjatë pesë muajve të fundit para tërmetit dhe në rastin e Kilit shtatë muaj para tij.

Pllakat tektonike lëkunden para tërmeteve të mëdhenj

Në kufijtë e pllakave, pra atyre oqeanike dhe atyre kontinentale ndodhin lëvizje dhe pllakat oqeanike rrëshqasin nën pllakat kontinentale, krijojne hendekë nënujorë dhe shkaktojnë lëkundje. Lëvizjet e shkaktuara në kufijtë e pllakave nuk janë shumë të dukshme: ato shkojnë vetëm katër deri tetë milimetra, thotë Bedford. Por ato janë akoma më domethënëse, sepse shpejtësia relative e lëvizjes së vetë pllakave është vetëm disa centimetra në vit dhe zona ku studiuesit e vëzhguan fenomenin ka një shtrihej prej mijëra kilometrash përgjatë kufijve të pllakave.

Jo të përshtatshme si sistem paralajmërimi i hershëm

Deri tani sizmologët mund të thonë me siguri se në këtë apo atë rajon të caktuar të botës tërmetet janë më të mundshme që të ndodhin. Po ata nuk mund të thonë saktësisht se, kur do të ndodhin këto tërmete.

Edhe nga lëvizjet e pllakave kontinetale dhe oqeanike që po analizohen tani shpesh është e mundur të parashikohet për shembull, që një shekull pas një tërmeti të rëndë në një rajon, aty do të ndodhë përsëri një tërmet i fortë. Por në fund të fundit tërmeti mund të ndodhë edhe pas 80, 150 ose 200 vjetësh.

Bedford thotë se “Lëvizjet e vëzhguara në studim jo domosdoshmërisht duhet të konsiderohen si sinjalet pararendëse të një tërmeti të madh.” Për këtë nevojiten më shumë hulumtime. Sipas tij njerëzit që banojnë në zona të njohura për tërmete duhet të llogarisin gjithmonë se mund të bien të tillë – madje edhe termete të rënda. “Publiku i gjerë duhet të jetë i përgatitur në çdo kohë,” tha studiuesi i tërmeteve.

dw

Studimi, Remdesiviri efekt të qartë pozitiv në trajtimin e COVID-19

RemdesivirRemdesiviri, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, doktor Anthony Fauci.

Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar“, u tha zoti Fauci gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. “Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.

Më 21 shkurt në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisi një gjykim ndërkombëtar i një prove klinike mbi efektin e placebos tek qindra pacientë me koronavirus të shtruar në spital tha zoti Fauci. Pacientët që trajtoheshin me Remdesivir u duhej 11 ditë kohë për t’u shëruar krahasuar me 15 ditë që u nevojiteshin atyre pacientëve që u jepej placebo.

Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që tua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryehen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit“, u tha zoti Fauci gazetarëve.

Remdesiviri, një ilaç antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral. Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga koronaviruse të ngjashme, Remdesiviri ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave. Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë të mërkurën autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Një studim tjetër me Remdesivir nuk ka dalë në ndonjë përfundim pozitiv, çështje për të cilën gazetarët e pyetën zotin Fauci.

“Është një studim i mangët”, tha zoti Fauci për studimin botuar në revistën mjeksore “The Lancet” sipas të cilit Remdesiviri nuk ishte efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19. “Nuk është studim adekuat”, tha ai. COVID-19 ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 226,000 njerëzve në të gjithë botën, nga të cilët mbi 60 mijë në Shtetet e Bashkuara. Numri i personave të infektuar në SHBA e tejkalojn të një milion vetët, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Të mërkurën Presidenti Donald Trump la të kuptohet se shifra është “tregues i mundësive superiore testuese të vendit”.

Të mendosh që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste sesa Kina a beson vërtet dikush këtë gjë?!” shtoi zoti Trump. Ai fajësoi sërisht Kinën, vendi ku raportua rasti i parë me koronavirus, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, lidhur me pandeminë.

Ata na keqinformuan“, tha zoti Trump për OBSH-në, duke e quajtur atë “një instrument të Kinës”.

Ata (Kina) nuk mund të përshëndeten rreth asaj që ndodhi dhe OBSH në thelb po bën këtë gjë”, u tha zoti Trump gazetarëve. “Kjo krijon probleme me ne”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti ndërpreu fondet amerikane për organizatën, që llogaritet çdo vit nga 400 në 500 milionë dollarë. OBSH-ja thotë se po punon me partnerët e saj për të mbyllur hendekun financiar të krijuar për shkak të vendimit të administratës Trump. Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së. “Mund t’ua japim ato (paratë) grupeve më të vlefshme. Do të marrim një vendim në një të ardhme të afërt“, tha Presidenti Trump.

voa

LDK dhe AAK nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

ramush isaLidhja Demokratike e Kosovës ka finalizuar marrëveshjen e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë një takimi të zhvilluar mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.

“Sapo përmbyllëm një takim me Mustafën dhe me të nominuarin për kryeministër (v.j. Avdullah) Hotin dhe ne arritëm marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re”, u shpreh Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se partia e tij do t’i ketë katër ministri si dhe një post të zëvendëskryeministrit të parë.

Sipas marrëveshjes, zëvendëskryeministër i parë do të jetë Besnik Tahiri. Kurse ministritë që do të udhëhiqen nga AAK janë: Ministria e Punëve të Jashtme me ministren e propozuar Meliza Haradinaj-Stublla, Ministria e Drejtësisë me ministrin e propozuar Selim Selimi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik me në krye Blerim Kuqin dhe Ministria e Arsimit me ministrin e propozuar, Ramë Dika.

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti tha se është në proces të përmbylljes së bisedimeve me partitë politike për qeverinë e re, të cilën ai pretendon se do ta drejtojë së shpejti.

“Sa më parë që i përmbyllim marrëveshjet, menjëherë do të procedojmë për në Kuvend”, tha Hoti.

Duke iu përgjigjur një deklarate të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli se vendi duhet të shkoj në zgjedhje sapo të përfundojë pandemia e koronavirusit, nHoti tha se “vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje, përderisa të ketë një shumicë parlamentare në Kuvend”.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga krerët e LDK-së dhe AAK-së, mes tjerash thuhet se marrëveshja është arritur duke respektuar vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës, “të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe obligimin për themelimin e institucioneve legjitime, funksionale e demokratike”.

Të dy partitë pajtohen edhe rreth prioriteteve kryesore të qeverisë në pritje, duke veçuar angazhimin për t’u përballë me pandeminë e koronavirusit, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e shtetit ligjor si dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë. Njëherësh, të dy partitë e koalicionit zotohen të luftojnë krimin e korrupsionin si dhe të forcojnë partneritetin me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se pritet që tash LDK të finalizojë edhe marrëveshjet me partitë tjera para se të nisin procedurat në kuvend për formimin e qeverisë. Sipas tij, shumë shpejt do të lëvizet drejt vendimit dhe votimit në kuvend për qeverinë e drejtuar nga LDK-ja.

Përkundër paralajmërimeve nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje se formimin e kësaj qeverie do ta dërgojë për aktgjykim në Gjykatën Kushtetuese, LDK po e vazhdon procesin e negociatave edhe me subjektet politike pwr finalizimin e marrëveshjeve. Ajo pret që sapo t’i përfundojë të gjitha marrëveshjet,presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi t’i japë edhe zyrtarisht mandatin kandidatit të saj për kryeministër Avdullah Hoti, që të kërkojë votimin në kuvend të qeverisë së re.

Gjatë ditës, LDK pritet të nënshkruajë marrëveshje edhe me Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe, Aleancën Kosova e Re dhe partitë nga radhët e komuniteteve joserbe.

Qeveria zgjidhet përmes votimit në kuvend, me të paktën 61 vota për.

Pjesë e qeverisë së ardhshme, nëse ajo do të formohet, nuk pritet të jenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka 30 deputetë dhe Partia Demokratike e Kosovës që ka 24 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila ishte në opozitë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019, sipas liderit të saj Kadri Veseli, nuk do të votojë për qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja me partitë partnere.

“Asnjë deputetë i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe LVV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, ka deklaruar Kadri Veseli.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar të turpshme dhe në kundërshtim me vullnetin e votuesve marrëveshjen në mes LDK-së dhe AAK-së.