Banka Botërore: Ballkani rrezikon të bjerë në recesion

Banka BoteroreThe World Bank

Banka Botërore publikoi sot një raport periodik mbi Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit, të gjashtë vendet e këtij rajoni pritet të bien në recesion këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Parashikimi për Shqipërinë është se rritja ekonomike e saj mund të jetë nga – 5 në – 7 për qind. Në rastin e Shqipërisë, krahas pandemisë së marsit ka ndikuar ndjeshëm edhe tërmeti i nëntorit.

Banka Botërore parashikoi në raportin periodik se rritja ekonomike rajonale për Ballkanin Perëndimor mund të jetë nga – 3 deri – 5,6 për qind.

Nëse pandemia ngadalësohet dhe masat kufizuese hiqen në fund të qershorit, ekonomia mund ta marrë veten gjysmën e dytë të vitit.

Por nëse pandemia zgjat dhe e shtyn heqjen e masave kufizuese deri në fund të gushtit, atëherë rimëkëmbja e ekonomisë do të shihet në tremujorin e fundit të këtij viti.

Në të gjithë rajonin gjatë pandemisë ka rënë kërkesa e brendshme dhe e jashtme, duke dëmtuar prodhimin dhe investimet, ndërsa kufizimi i udhëtimeve dhe takimeve mes njerëzve ndikuan mbi turizmin dhe shërbimet.

Raporti nënvizon se rececioni i Ballkanit do të varet nga shkalla e recesionit të Europës.

Në rastin e Shqipërisë theksohet se tërmeti i nëntorit dhe pandemia aktuale ishin dy goditje të njëpasnjëshme me pasoja shkatërruese, që kanë ngrirë një pjesë të madhe të ekonomisë.

Recesioni dhe masat mbështetëse ekonomike parashikohet të zgjerojnë deficitin fiskal dhe të rritin borxhin e qeverisë deri në 75.8 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Shqipëria hyri në periudhën e krizës me pak hapësirë për të vepruar me politika fiskale dhe monetare. Borxhi publik në fund të 2019-s arriti në 68 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është ende i lartë. Po ashtu të larta janë dhe detyrimet potenciale dhe rreziqet fiskale nga partneritetet publike-private dhe ndërmarrjet shtetërore të energjisë” – thuhet në raport.

Edhe nëse veprimtaria ekonomike mund të rinisë në fillim të verës, rritja vjetore e ekonomisë së Shqipërisë sërish do të jetë me -5 për qind.

Banka Botërore thotë se kriza aktuale shëndetësore ka zbehur ndjeshëm perspektivën e rritjes ekonomike të Shqipërisë.

Ekonomia mund të ndikohet prej ndërprerjeve në zinxhirin global të furnizimit si dhe pakësimit të vendeve të reja të punës për shkak të karantinës dhe distancimit social.

Një tjetër efekt negativ mund të jetë ulja e fitimeve nga puna e punëtorëve, veçanërisht në sektorët më të prekur, si turizmi dhe hoteleria, prodhimi dhe tregtia e artikujve jo jetik.

Ndërprerjet e tregtisë dhe ngurrimi i investitorëve të huaj ndaj rrezikut pritet ta shtojnë presionin ndaj Shqipërisë.

Ajo ka lidhje të ngushta me ekonominë e Italisë, vendi më i prekur në BE. Shqipëria nis drejt Italisë afro gjysmën e eksporteve kombëtare dhe në tërësi ka me vendet e BE-së rreth 95 për qind të eksporteve.

Kështu që, me përhapjen e recesionit në të gjithë BE-në, pritet që goditjet e jashtme ndaj Shqipërisë të jenë më të larta.

voa

COVID-19/ Shqipëria dhe Kosova, vendet me më pak teste në Ballkan!

Autoritetet shëndetësore në Kosovë janë kritikuar disa herë për numër të vogël të testimeve për personat e dyshuar me koronavirusin e ri.

Por, ata që merren me luftimin e pandemisë thonë se nuk kanë teste për të testuar të gjithë qytetarët si të dyshuar.Nga 8 shkurti i këtij viti rreth 7,000 persona në Kosovë janë testuar si të dyshuar me koronavirusin e ri. Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duket se qëndrojnë më mirë në procesin e testimit.

Sipas ueb-faqes Worldometers, e cila gjurmon rastet e koronavirusit, deri më 28 prill, Serbia ka testuar mbi 7,700 persona në një milion banorë, Kroacia rreth 8,000 persona, Bosnjë e Hercegovina mbi 8,000, Maqedonia e Veriut rreth 7,300 dhe Mali i Zi ka testuar 8,100. Kosova nuk figuron në këtë ueb-faqe, por sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, Kosova ka mbi 1,7 milion banorë dhe 6,955 teste, që i bie se janë testuar mbi 3,970 persona në një milion banorë.

Më keq thotë REL qëndron Shqipëria, me 2,603 persona të testuar në një milion banorë. Ndërkaq, mikrobiologu, Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, thotë se numri i mostrave varet nga numri i testeve që janë në dispozicion. Kosova nuk ka mundësi të prodhojë teste dhe varet nga importi, por Raka thotë se është shumë vështirë furnizimi me to për shkak të kërkesës së madhe globale për këtë produkt.

Top Channel

CoVid-19/ Shkon në 766 numri i të prekurve në vend, 16 raste të reja

Dr. Eugena TominiShkon në 766 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19.

16 raste të reja janë konfirmuar 24 orët e funfit.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.

Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.

Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 318 202
Shkodër 108 71
Krujë 102 9
Durrës 42 38
Fier 37 32
Kurbin 31
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 4 2
Mallakastër 1 1
Mat 1

Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.
Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Top Channel

Filipçe: Janë sjellë masa për fundjavën e zgjatur, ti respektojmë masat që ta kthejmë jetën tonë në normalitet

masat kunder covid19Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp i njoftoi qytetarët me informacionet më të reja për gjendjen me COVID-19.

Fatkeqësisht kemi 6 pacientë të vdekur, 2 pacientë nga Prilepi, pacient i moshës 58-vjeçare, i hospitalizuar në Klinikë prej 19 prillit dhe një pacient 63-vjeçar në mjekim spitalor prej 9 prillit. Në SPQ “8 Shtatori” ndërruan jetë 3 persona, dy pacientë nga Shkupi në moshën 75 vjeçare, pranuar më 26 prill dhe një pacient në moshën 58 vjeçare me sëmundje të mëparshme, si dhe 1 paciente nga Tetova në moshën 51 vjeçare, e hospitalizuar më 12 prill. Para dy ditëve ndërroi jetë edhe 1 paciente nga Shkupi në Klinikën e Onkologjisë në moshën 71-vjeçare. Rezultati i saj pozitiv nga COVID-19 kishte mbërri gjatë ditës së djeshme”, informoi ministri Filipçe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 362 testime, ndërsa janë konfirmuar edhe 22 raste të reja me Covid-19 edhe atë në Shkup -11, Kumanovë-2, Strugë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-2 dhe Negotinë-1. Me këtë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vend është 1.421. “Sot janë regjistruar 36 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -19, Kumanovë-1, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Veles-3, Gostivar-2. kështu numri i pacientëve të shëruar është 589, gjegjësisht kemi 761 raste aktive.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa për momentin janë hospitalizuar gjithsej 52. Të sëmurë kritikë dhe në ventilim mekanik janë tre pacientë, 25 janë me pasqyrë më të rëndë klinike.Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar me pasqyrë më të rëndë klinike, ndërsa gjashtë janë në respirator. Në spitalin klinik në Manastir mjekohen gjashtë pacientë stabil, në Shtip në mjekim spitalor ka dy pacientë. Në repartet tjera infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Gostivar, Ohër dhe Tetovë janë hospitalizuar gjithsej 46 pacientë”, shtoi Filipçe.

Ai shtoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë, janë shqyrtuar dhe janë miratuar masa që do të vlejnë për fundjavën e zgjatur për festat e majit.

““Më 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht, e premte, e shtunë dhe e diel, lëvizja e qytetarëve do të lejohet nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 2 pasdite. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 2 pasdite dhe do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit. Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën, lejohet lëvizja nga ora 5 deri në 11 të mëngjesit. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin jashtë të premten, të shtunën dhe të dielën nga ora 12:00 deri në 14:00. Me këtë, qytetarët kanë mjaft kohë në orët e pasdites të shëtisin dhe të furnizohen me ushqim, pa krijuar turma. Përsëri apeloj, duhet patjetër të mbahet maskë për fytyrën, mbrojtje për hundën, gojën, ashtu siç është caktuar për në ambient të mbyllur, ose të hapur, kur nuk mund të mbahet distanca e rekomanduar prej dy metra”, theksoi Filipçe.

Ai theksoi se të gjithë kemi përgjegjësi të barabartë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, nuk duhet të lejojmë që tani ta vëmë në pikëpyetje atë që deri më tani së bashku kemi mbijetuar dhe kapërcyer të gjithë, mbase periudha më e vështirë, sfida më e madhe.

“Me të vërtetë kemi bërë shumë, analizat e deritanishme tregojnë për atë se faktori i transmisionit në përgjithësi në tërë vendin është nën një, megjithatë kemi kryer analiza të detajuara për rajone të caktuara në vend dhe presim edhe disa ditë të shohim si do të jetë trendi i të diagnostifikuarve të rinj. Me të gjitha masat deri tani e kemi barazuar kurbën e epidemisë, nuk e kemi rënduar sistemin shëndetësor. Kemi pasur një numër linear të rasteve me koronavirus dhe çdo ditë kemi një numër të ri të të shëruarve. Vetëm nëse personalisht çdo qytetar obligohet dhe kontribuon në respektimin e masave, ne do të mbajmë këtë trend, do ta tejkalojmë këtë gjendje dhe gradualisht do ta kthejmë jetën në normale”, theksoi ministri Filipçe.

Prej nesër 30.04.2020 do të gjobiten nga 20 euro në denarë secili person fizik që nuk respekton masat për mbrojtje personale në vende publike

masat kunder covid19Dekreti që e miratoi Qeveria në mbledhjen e saj të 45-të dhe hyri në fuqi me shpalljen e saj në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” me të cilën rregullohet mbajtja e pajisjeve personale mbrojtëse të personit për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit korona dhe mbrojtje e popullatës, si dhe mbikëqyrja mbi zbatimin e mbajtjes së pajisjeve personale mbrojtëse për fytyrë, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonsh

Dekreti përcakton se çdo person vendas ose nga jashtë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i detyruar detyrimisht të mbajë pajisje personale mbrojtëse gjatë daljes jashtë shtëpisë, gjegjësisht gjatë lëvizjes në vende publike dhe hapësira të tipit të hapur dhe të mbyllur, tregjeve, në transportin publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura të operatorëve të cilët për shkak të natyrës së veprës së tyre përfaqësojnë vend të grupimeve të më shumë personave (institucionet shtetërore, marketet, shitoret, bankat, postat, sallat e pritjes, institucionet shëndetësore dhe të ngjashme).

Me pajisje personale mbrojtëse për fytyrë me dekret nënkuptohet çdo formë e mbrojtjes që e mbulon pjesën e hundës dhe gojës (maske respiratore FFP2 ose standard më i lartë, maskë kirurgjike për një përdorim, maskë tekstili për më tepër përdorime, shami mëndafshi ose shall, shami pambuku ose shall dhe të ngjashme).

Në përputhje me dekretin, me përjashtim, çdo person fizik vendas ose i huaj në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore nuk mund të veshë pajisje mbrojtëse personale në fytyrë, nëse:
-mban pajisje personale mbrojtëse në fytyrë në kuadër të kryerjes së detyrave të tyre të punës,

-qëndron në oborr ose shtëpi

-vozit biçikletë ose bën sport në natyrë si aktivitete individuale sportive,

-udhëton në një automjet me persona me të cilët personi jeton në bashkësi ose shtëpi

-lëviz në vende dhe hapësira publike të tipit të hapur dhe plotësisht mban distancën minimale prej së paku dy metra nga personi tjetër.

Dekreti gjithashtu përcakton se të gjithë personat juridik vendas dhe të huaj në territorin e RMV-së, obligohen në selitë e tyre, filialet dhe objektet në të cilat e kryejnë veprimtarinë e tyre, të sigurojnë mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse për fytyrë nga ana e të gjithë personave fizik të cilët punojnë dhe të ndalojnë hyrjen dhe lëvizjen në këto ambiente secilit person fizik i cili hyn si vizitor në këto ambiente, ndërsa i cili nuk do të mbajë pajisje mbrojtëse.

Nenet 4,5 dhe 6 nga Dekreti i përcaktojnë institucionet që do të kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll në zbatimin e zgjidhjeve, si dhje dënimet kundërvajtëse  për personat fizik dhe juridik të cilët nuk do tu mirëmbahen vendimeve të Dekretit.

Për mbikëqyrje kompetente për zbatimin e dispozitave nga Dekreti përcaktohen Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, secila në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligj.

Pas 30 prillit, Dekreti përcakton se gjoba në vlerë prej 20 euro në denarë, do të shqiptohet për shkeljen nga secili person fizik ose i huaj nëse vepron kundër dispozitave të këtij dekreti me fuqi ligjore.

Gjoba në vlerë prej 2.000 euro në denarë, do të shqiptohet për shkelje të secilit person juridik vendas ose të huaj nëse vepron kundër dispozitave nga neni 3 i këtij dekreti me fuqi ligjore, që përcakton se të gjithë personat vendas dhe të huaj në territorin e RMV-së, janë të obliguar në selitë, filialet dhe objektet që kryejnë veprimtarinë e tyre, të sigurojnë mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse për të gjithë personat fizik që hyn si vizitor në këto hapësira, ndërsa i cili nuk do të mbajë pajisje personale mbrojtëse.

Secilit person të përgjegjshëm, personit juridik në rast se vepron kundër dispozitave të këtij dekreti me fuqi ligjore, do ti shqiptohet gjobë në vlerë prej 1.000 euro në denarë.

 

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

covid19Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur filluan të luftojnë kundër pandemisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton për mësimet e marra pasi vdekjet nga virusi në Shtetet e Bashkuara kaluan shifrën 56,000 sot.

Me SHBA që llogariten të kenë gati një të tretën e rasteve të koronavirusit në botë, disa mjekë amerikanë thonë se kanë mësuar shumë në vijat e para të betejës kundër sëmundjes.

Kjo përfshin një kuptim më të mirë se si të ndihmojnë pacientët që vijnë me nivel oksigjeni të ulët për shembull, thotë drejtori i departamentit të urgjencës së Spitalit Mount Sinai.

“Ajo që pamë fillimisht ishte se sapo dikush fillonte të merrte 6 litra oksigjen nga hunda, përkeqësohej gjithnjë e më shumë kështu që filluam të përdornim tubat. Tani po kuptojmë se duhet ndoshta diçka në mes, për disa pacientë funksionon më mirë niveli i lartë i oksigjenit nga hunda dhe për disa të tjerë vendosja e presionit të ajrit përmes tubave mund të jetë mënyrë më e mirë. Gjëja tjetër që kemi mësuar është se aktualisht mund t’i kthejmë pacientët përmbys”, thotë Jolion McGreevy.

Metoda e shtrimit të pacientëve me barkun poshtë ka qënë e suksesshme, shpjegon një tjetër mjeke kardiologe në repartin e emergjencës në qendrën mjekësore të Universitetit Kolumbia.

“Teoria është se mushkëritë janë si sfungjer, dhe nëse shtriheni në shpinë për një kohë shumë të gjatë, ai lloj graviteti i tërheq të gjitha sekrecionet dhe lëngjet bllokojnë pjesë të mushkërive. Kur i kthen pacientët me barkun poshtë, e çliron atë hapësirë para pjesës së bustit për të lejuar që mushkëritë të hapen dhe zgjerohen dhe të japin oksigjenim më të mirë. Dhe kjo funksionon”, thotë Jennifer Haythe.

Ajo thotë gjithashtu se spitalet nuk kishin pajisje kryesore, diçka që përjetuan edhe spitalet në Itali, Spanjë dhe pika të tjera të nxehta.

“Të gjithë do të donim, për të shpëtuar njerëzit, që kjo po vinte më parë. Mund të kishim mjetet në spitale dhe të menaxhonim pacientët. Mund të kishim mënjanuar grumbullimin në masë të njerëzve që erdhën njëherësh. Të kishim më shumë veshje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët”, thotë mjekja.

Mjekja Anju Goel thotë se më e habitshme për të ka qenë mënyra se si virusi prek të moshuarit.

“Ajo që unë nuk e kuptova plotësisht ishte ashpërsia e sëmundjes tek pacientët e moshuar. Mund të kishim krijuar masa kontrolluese më kufizuese për të parandaluar ekspozimin ndaj këtij grupi dhe gjithashtu për të marrë trajtim shumë të hershëm për ta për të parandaluar komplikimet”.

Për shumicën e njerëzve, sëmundja shkakton simptoma të lehta, të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë, përfshirë pneumoninë, dhe mund të çojë në vdekje.

voa

Një asteroid do të kalojë pranë tokës të mërkurën

toka asteroidiNjë asteroid me një gjerësi prej më shumë se dy kilometra do të kalojë pranë tokës të mërkurën. Shkencëtarët me agjencinë amerikane të hapësirës, NASA, thonë se objekti qiellor nuk përbën kërcënim për planetin.

Asteroidi njihet si 1998 OR2, i emëruar për vitin kur u zbulua. Objekti do të kalojë në një distancë prej 6.3 milion kilometra larg Tokës që është rreth 16 herë sa distanca mes Tokës dhe hënës.

NASA thotë se në bazë të standardeve astronomike, kjo distancë e klasifikon asteroidin si objekt pranë tokës dhe ja vlen të shikohet.

Agjencia e hapësirës i konsideron objektet që kalojnë në perimetrin prej 48 milion kilometrash të planetit tonë si objekte afër tokës. NASA ka një zyrë të posaçme për koordinimin e mbrojtjes së planetit, e cila gjurmon objekte të tilla dhe trajektorën e tyre në hapësirë.

Zyrtari i lartë në NASA, që studion objektet pranë tokës, Paul Chodas thotë në faqen zyrtare të agjencisë se ata besojnë se kanë zbuluar dhe gjurmuar rreth 90 përqind të objekteve pranë tokës që kanë të paktën një kilometër gjerësi dhe mund të përbëjnë kërcënim për planetin tonë.

Ai thotë se asnjë prej këtyre objekteve hapësinore nuk përbën kërcënim domethënës për tokën. Zyrtari i lartë me agjencinë e hapësirës, Lindley Johnson,thotë se çdo objekt që rrezikon tokën, i një madhësie për të bërë dëme të konsiderueshme, është jashtëzakonisht i rallë, por i pashmangëshëm.

Shkencëtarët thonë se nëse identifikohet një objekt i tillë, ata kanë plane të ndryshme për mbrojtjen e hershme, në varësi të kohës. Ndër këto plane janë edhe përdorimi i anijeve hapësinore për të ndryshuar me sukses kursin e objektit larg tokës dhe nëse nuk premton koha, përdorimi i armëve bërthamore për ta coptuar apo shkatërruar objektin hapësinor.

 

voa

CoVid-19/ Shkon në 750 numri i të prekurve në vend. Konfirmohet viktima e 30, një 52-vjeçar nga Kruja

ministria-e-shendetesiseShkon në 750 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19, ndërsa ISHP ka konfirmuar edhe viktimën e 30 në vend.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv.

Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.
Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 309 188
Shkodër 107 64
Krujë 97 9
Durrës 42 38
Fier 37 29
Kurbin 31
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 3 2
Mallakastër 1 1
Mat 1

Pavarësisht luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i qytetarëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.
Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Top Channel

Mbajtja e maskës me detyrim në Gjermani

MaskaNë Gjermani nga e hëna është vendosur detyrimi i mbajtjes së maskës në shumë ambiente publike, si supermarkete apo në qarkullimin urban. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.

Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe shall pambuku. Por landet kanë rregullore të ndryshme për mbajtjen e maskave. Në landin Renani-Veriore Vestfali për shembull maskat duhen mbajtur edhe në stacione autobusi, në taksi, bankë, pika karburanti, postë apo klinika. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.

Detyrimi i maskës është prej moshës 6 vjeç dhe nuk vlen për njerëzit e sëmurë apo shpesh edhe për punonjëset në kasë. Në shkolla, për nxënësit e klasave të maturës nuk është detyrim mbajtja e maskës në mësim, por rekomandohet në korridore apo në oborret gjatë pushimit.

Lidhur me gjobat në rast të shkeljeve, shumë lande gjermane në fillim do të reagojnë të rezervuara. Fillimisht do të jepen paralajmërime, por në raste të caktuara do vendosen edhe gjoba. Në Berlin apo Saksoni-Anhalt thuhet se nuk do të ketë penalizime. Në Renani-Veriore Vestfali u lihet në dorë komunave vendosja e gjobave. Bavaria është më e rreptë. Në rast të shkeljeve në publik vendosen gjoba deri në 150 euro. Për ata pronarë dyqanesh apo qendrash ku vihen re shkelje të detyrimit të maskës mund të vendosen gjoba deri në 5000 euro.

Ndërkohë të hënën Bundeswehri solli më shumë se 10 milionë maska profesionale për mjekët e infermierët nga Kina. Ministrja e Mbrojtjes, Anngeret Kramp-Karrenbauer i mori maskat në Leipzig në dorëzim, nga ku ato do të shpërndahen tek ministritë e Shëndetësisë së landeve. Kramp-Karrenbauer theksoi rëndësinë e furnizimit. Vendimi për lirime të mundshme të masave të Coronës “varet shumë nga sigurimi i pajisjeve duhura mbrojtëse”, tha ajo. Aktualisht 15.000 ushtarë gjermanë janë aktivë në luftë kundër Coronës.

 

 

la/dpa,afpd

Teleskopi hapësinor “Hubble” mbush 30 vjeç

Teleskopi hapesinor HubbleTeleskopi hapësinor “Hubble” i NASA-s festoi këtë javë ditëlindjen e 30-të, ndërsa vazhdon pritja për pasardhësin e tij. Teleskopi hapësinor “James Webb” ishte menduar të nisej për në hapësirë në vitin 2018, por u shty për në vitin 2021. Dhe tani NASA ka ndaluar operacionet e testimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas gati një dekade të plotë përgatitjesh, teleskopi “Hubble” u lëshua në orbitë me anijen hapësinore “Discovery” 30 vjet më parë, më 24 prill 1990.

NASA dëshironte një obzervator pamjet e të cilit nuk do të shtrembëroheshin nga atmosfera dhe, në disa raste, nga përthithja e dritës.

Yjet, për shembull, nuk duket se pulsojnë kur shihen nga hapësira. Teleskopi mori emrin e astronomit amerikan Edwin Hubble, i cili në vitet 1920 përcaktoi se universi po zgjerohet.

Por, ngazëllimi i madh u shndërrua në agoni pa fund, kur u mësua se pasqyra kryesore e teleskopit ishte fryrë gjatë prodhimit, duke rezultuar në shikimin e paqartë. Douglas Broome, ish-menaxheri i teleskopit hapësinor Hubble lajmëroi mediat në vitin 1992:

“Ekziston një zhvlerësim sferik domethënës në sistemin optik të teleskopit”.

Tre vjet më vonë, ndërsa rrezikohej reputacioni dhe e gjithë e ardhmja e NASA-s, një ekip astronautësh arritën të rikthejnë vizionin e premtuar të Hubble-it duke montuar pjesë ndërrimi.

Astronautët kanë vizituar gjithsej pesë herë teleskopin Hubble, nga viti 1993 deri në vitin 2009, për të bërë përmirësime dhe riparime të obzervatorit, i cili ka përmasat e një autobuzi shkolle.

Në fillimet e tij, “Hubble” vërtetoi ekzistencën e super vrimave të zeza dhe zbuloi se ato janë të vendosura në qendër të shumicës së galaktikave.

Teleskopi ndihmoi gjithashtu në përcaktimin e moshës së universit 13.8 miliardë vjeçar, duke përcaktuar shkallën aktuale të zgjerimit të universit, me një pasiguri prej vetëm tre përqind.

“U mahnitëm kur pamë për herë të parë këto imazhe. Dua të them se ka gjëra në astronomi për të cilat jeton, dhe ajo që ndjemë kur pamë për herë të parë këto foto të shfaqen në ekran ishte e tillë”, tha studiuesi i hapësirës Jeff Hester në 1995.

NASA thotë se Hubble shikon thellë duke kapur nga galaktikat e largëta dritën, të cilës i është dashur më shumë se 13.4 miliardë vjet për të arritur tek ne.

Teleskopi “Hubble” ka bërë mbi 1.4 milion vëzhgime. Astronomët i kanë përdorur ato për të shkruar mbi 17 mijë punime shkencore.

Hubble udhëton me shpejtësi 17 mijë milje në orë dhe lëviz përgjatë një orbite 340 milje mbi sipërfaqen e Tokës. Teleskopi hapësinor përmbush një orbitë rreth Tokës çdo 95 minuta.

Pasardhësi i “Hubble”, teleskopi hapësinor “James Webb”, që fillimisht do të nisej në vitin 2018, do të shikojë nga një pikë e favorshme një milion milje larg. Pas shtyrjes disa herë, NASA pati vendosur lëshimin e tij për në vitin 2021. Muajin e kaluar, NASA njoftoi se kishte pezulluar operacionet e integrimit dhe testimit në teleskopin hapësinor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“James Webb” do të jetë i specializuar në gjatësinë e valës infra të kuqe, duke e lejuar atë të futet në disa nga pjesët më të zbehta dhe më të largëta të universit.

Kjo duhet të mundësojë që teleskopi, i cili mori emrin e administratorit të ndjerë të NASA-s që drejtoi programet “Mercury” dhe “Gemini”, dhe të hidhte bazat për zbarkimet në hënë të misionit “Apollo” – të shikojë edhe më larg në kohë sesa “Hubble” dhe do të zbulojë galaktikat e formuara vetëm 200 milion vjet pas Big Bang-ut.

voa