Covid-19: Çfarë fsheh Pekini?

KinaAutoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispozicion në internet raporte të censuruara nga autoritet për pandeminë e Coronës.

Aktivistët e arrestuar kinezë bënin pjesë në nismën anti-cenzurë Terminus2049 dhe pritet të akuzohen për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim”. Ata ripublikonin në internet raporte të censuruara apo të fshira nga autoritet në lidhje me shpërthimin e pandemisë së Coronës në Wuhan. Nën akuzën jo specifike dhe të paqartë për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim” autoritetet në Kinë ndërmarrin rregullisht veprime kundër aktivistëve dhe disidentëve. Masa e dënimit për këtë akuzë shkon deri në pesë vjet heqje lirie.

Muajt e fundit, grupi ka botuar një numër artikujsh në lidhje me pandeminë e virusit Corona, përfshirë edhe raporte personale nga qytetarë të metropolit më të prekur, Wuhan.

Akuza se Pekini mban të fshehura informacionet

Raportet apo lajmet e ripublikuara nga grupi Terminus2049, p.sh. rreth kohës kur u bë e qartë se virusi SARS-CoV-2 transmetohet nga një person tek tjetri, lidhen me sa duket me tema që qeveria kineze i klasifikon si të ndjeshme. Ndër të tjera, Terminus2049 rishpërndau në rrjetet sociale edhe raportin e mirënjohur të mjekut Ai Fen nga Spitali Qendror Wuhan, një nga të parët që njoftoi për shpërthimin e epidemisë së virusit. Qytetarë kinezë si dhe opinioni ndërkombëtar e akuzojnë Pekinin se mban të fshehura dhe hesht për informacione të rëndësishme për virusin Corona dhe shpërthimin e sëmundjes së mushkërive COVID-19.

ag/pp

Si të mbrohesh nga koronavirusi në aktivitetin e jetës së përditshme

larja e duarveNëse jeni një nga ata që keni frikë se me çdo veprim që bëni mund të sillni në shtëpi koronavirusin, ekspertët këshillojnë të mos shqetësohemi, thjesht të lajmë duart rregullisht. Në vazhdim udhëzimet e ekspertëve për mbrojtjen nga koonavirusi në rrethana të përditshme:

Ekspertët e shëndetit publik thonë se sot në këtë periudhë të pazakontë, njerëzit shqetësohen edhe për veprimet më të rëndomta. Dr. Stephen Morse thotë se përgjigja ndaj shumicës së pyetjeve, për shembull nëse mund të infektohesh nga rroba të infektuara, nga ushqimet që ke blerë, nga kutitë e kartonit që vijnë me postë, nga zarfa e të tjera si këto, është: mos u shqetëso.

“Kur kam veshur një xhakoventë të lehtë, e heq, e var në dollap dhe pas pak ditësh mund ta vesh përsëri. Kur vij në shtëpi, laj duart, laj fytyrën. Unë jam mikrobiolog, jam pak i fiksuar pas këtyre praktikave”.

Dr. Vincent Racaniello thotë se edhe kur lëviz me transport publik, nuk e sheh të domosdoshme të lajë rrobat që kishte veshur.

“Varet sa njerëz ka në vagonin e metrosë. Nëse është plot me njerëz, ndoshta duhet të lash rrobat, por nëse ka pak njerëz, askush nuk është afër teje, nuk ka nevojë”.

Specialisti shton se edhe në këto kushte epidemie mund të vraposh në mjedise të hapura pa maskë:

“Me kusht që të jesh 2 metra larg të tjerëve. Disa vende e kanë ndaluar vrapin në ambjente publike, por mendoj se është masë krejt e panevojshme pasi zakonisht askush nuk vrapon ngjitur me të tjerët. Kur kalon dikë që po vrapon më ngadalë, duhet të lësh distancë,” thotë Dr. Racaniello.

Për sa u përket këpucëve, është mire t’i lësh në hyrje të shtëpisë thotë doktori, duke shtuar se nuk ka nevojë t’i spërkatësh me dizinfektant.

“Virusi nuk do të ngrihet të fluturojë. Kur zë vend në një objekt, virusi nuk lëviz. Nëse prek lidhëset e këpucëve dhe ato mund të jenë të infektuara, laj duart menjëherë. Mbaron me kaq. Kur vesh këpucët përsëri të nesërmen, mos prek fytyrën. Sapo të jepet rasti, laj duart”.

Tani që shumë familje marrin artikujt e nevojshëm me postë, ekspertët Racaniello dhe Morse rekomandojnë riciklimin ose hedhjen në plehra të paketimit prej kartoni, pastaj larjen e duarve, para se të vihen në vende artikujt që kishte kutia.

Dr. Morse këshillon pastrimin e celularit me fshirëse që përmban dizinfektant:

“Njerëzit shpesh i harrojnë telefonat. Ata përdoren gjithë ditën, mbahen në dorë, afrohen tek fytyra. Nëse lan duart shpesh dhe e mban celularin në xhep apo në çantë kur je në ambjente publike, ndoshta nuk bie në kontakt me microbe, gjithsesi është mirë të pastrohet”.

Dr. Racaniello këshillon vëmendje për sipërfaqe që preken shpesh si doreza e derës, e makinës, butonët e ashensorit, kartat e kreditit. Një mënyrë e përgjithshme mbrojtjeje mbetet larja e duarve.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon larjen e duarve për 20 sekonda dhe dizinfektimin e sipërfaqeve me solucione që përmbajnë alkool.

voa

Gjatë 24 orëve të fundit kemi 2 viktima dhe 41 të infektuar me Covid-19

qeveria e rmvMinistria e shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit prej 728 testeve rekorde, kemi 41 raste të reja me covid19 dhe fatkeqësisht 2 pacient të vdekur.

17 në Shkup, nga 8 në Kumanovë dhe Prilep, 4 në Tetovë, 2 në Veles dhe nga 1 në Strugë dhe Manastir. Numri i përgjithshëm shkon në 1367.

Një pacient 36-vjeçar nga Gradeci i Gostivarit vdiq në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, nuk kishte sëmundje të tjera përveç mbipeshës, por fotografia e tij klinike ishte e rëndë. Një pacient nga Shkupi që ishte 25 vjeçar pacienti kishte sindromën Daun.

 

 

Vdes edhe një pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive, shkon në 20 numri i përgjithshëm

Klinika InfektiveKlinika Infektive e QKUK-së njofton se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga Komuna e Shtimes.

Ajo ishte e hospitalizuar në Klinikën Ifnektive prej datës 20.04.2020 dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, kjo është vdekja e 15-të në QKUK nga Covid-19 kështu që numri shkon në 20 në nivel të vendit.

Sipas statistikës në Kosovë janë gjithsejt 703 të infektuar prej tyre 162 janë shëruar dhe fatkeqësisht sot numri arriti në 20 të vdekur.

CoVid-19/ Shkon në 712 numri i të prekurve në vend, 34 raste të reja në 24 orët e fundit

ministria-e-shendetesise-Ka shkuar në 712 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19.

34 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, 18 prej tyre në Krujë, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ju informojmë mbi përditësimin e situatës epidemiologjike të deritanishme të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 34 raste pozitive me COVID19.
Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve positive të mëparëshme. Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditës,

Siç është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.

Nga asnjë fasoneri tjetër nuk kemi deri më sot asnjë rast simptomatik. Kjo tregon qartë se në këtë përballje me coronavirusin, rolin kryesor e luan sjellja jonë në raport me rregullat.

Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

Deri në këto momente janë testuar 7015 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 712 raste,
Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 403.
Aktualisht në vendin tonë 282 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Pra ka një numër të qëndrueshëm të të shtruarve në spitale dhe në terapinë intensive.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 289 raste
Shkodër 103 raste
Krujë 83 raste
Durrës 42 raste
Fier 37 raste
Kurbin 31 raste
Korçë 19 raste
Elbasan 18 raste
Kukës 18 raste
Lezhë 14 raste
Has 14 raste
Kavajë 9 raste
Lushnje 7 raste
Vlorë 5 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 5 raste
Rrogozhinë 4 raste
Tropojë 4 raste
Berat 3 raste
Mallakastër 1 rast
Mat 1 rast

Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!
I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40

Top Channel

OBSH: Shërimi nga COVID-19 nuk garanton imunitet

OBSHOrganizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka prova që tregojnë se personat që kanë janë shëruar nga COVID-19, kanë antitrupa që i mbrojnë ata të mundësia për t’u infektuar sërish nga virusi.

Në një deklaratë të premten OBSH, paralajmëroi qeveritë që kanë sugjeruar lëshimin e të ashtuquajturave “pasaporta të imunitetit” ose “çertifikatave që dëshmojnë​ mungesë rreziku”, të cilat do t’i lejonin njerëzit të ktheheshin në punë ose të udhëtonin me bindjen se antitrupat e tyre do t’i mbronin ata nga mundësia për t’u infektuar sërish.

Njerëzit të cilët supozojnë se janë imunë ndaj një infeksioni të dytë sepse kanë marrë një rezultat pozitiv të testit, mund të injorojnë këshillat e shëndetit publik“, tha OBSH. “Përdorimi i një ç​ertifikate të tillë mund të rrisë rrezikun e transmetimit të vazhdueshëm”, paralajmëruan zyrtarë të kësaj organizate.

Deri tani në të gjithë botën ka rreth 3 milionë persona të infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 197,000 vetë kanë humbur jetën.

voa

Shija e ushqimeve përmes botës së realitetit virtual

shija virtualePërmes realitetit virtual, përdoruesit përjetojnë emocione dhe ndjeshmërinë e udhëtimit në një botë të mbushur me pamje dhe tinguj të mahnitshëm. Një artist po përpiqet që të sjellë në realitetin virtual edhe sensin e shijes që ka munguar deri tani. Tina Trinh e Zërit të Amerikës sjell më shumë hollësi.

Përvoja e realitetit virtual është një ndjesi e mahnitshme për sytë dhe veshët e përdoruesve. Por tani “Aerobanquets RMX”, po përpiqet që të sjellë sensin e shijes në botën virutale. Mattia Casalegno është artist me kompaninë “Aerobanquets RMX”.

“Është një nga eksperimentet e para ku ne po përziejmë realitetin virtual dhe ushqimin.”

Në “James Beard House” në Nju Jork, Mattia Casalegno ka krijuar një darkë virtuale që mundëson mysafirët të shijojnë ushqimin në një mënyrë të re.

“Zakonisht na pëlqen kur shikojmë me syrin tonë ushqimet. Kur shkojmë në restorante e kemi një ide se çfarë shije do të kenë ushqimet. Kur zgjedh mes ushqimeve, filloj të kem një lloj pritshmërie”, thotë artisti Casalegno.

Por përmes realitetit virtual, të papriturat janë pjesë e eksperiencës. Në realitetin virtual, ushqimi përfaqësohet nga forma abstrakte 3 dimensionale që korrespondojnë me ushqimet e botës reale të përgatitura aty. Mysafirët mund të shikojnë këto forma virtuale, dhe pastaj mund t’i hanë ato. Chintan Pandya drejton kompaninë “Aerobanquets RMX”.

“Askush nuk mund t’i spjegojë askujt me fjalë këtë koncept, duhet përjetuar.”

Veprimet në botën fizike korrespondojnë me ato në botën virtuale përmes kamerave që gjurmojnë lëvizjet. Roni Mazumdar është me kompaninë “Aerobanquets RMX”.

“Jemi në gjendje të lidhim hendekun mes botës virtuale dhe asaj reale. Kur përfshin ushqimet në këtë eksperiencë të botës vituale, atëherë bota vituale duket më pak virtuale.”

“Lidhja dhe shkëputja me ushqimin përmes kësaj paraqitje dixhitale, të bën të mendosh rreth shijes, strukturës së ushqimit dhe ndjesisë në një mënyrë tjetër.”

voa

36 të shëruar 26 të infektuar të ri me koronavirus, një i vdekur

qeveria e rmvMinistria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit ka më shumë të shëruar, më pak të infektuar dhe një i vdekur.

Nga 408 qytetarë të testuar, janë regjistruar 26 raste nga Kovid 19. Në Shkup, 11,  në Strugë 6, Tetovë 3, 2 në Kumanovë dhe nga 1 në Manastir, Gostivar, Vinicë dhe Demir Kapi. Numri i përgjithshëm ka shkuar në 1326, ndërsa mbi 14 mijë qytetarë janë testuar për korona virus.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në klinikën infektive në Shkup ka vdekur një pacient 80 vjeç nga Shkupi i cili në klinikë është shtruar nga e marta. Numri i personave të vdekur mbërriti në 57. Për 24 orë janë regjistruar edhe 36 raste të pacientëve të shëruar. Dy prej tyre janë shëruar në spital, ndërsa 34 në kushte shtëpiake. Në Maqedoni deri tani ka 337 qytetarë që llogariten si të shëruar. Në klinikën infektive në Shkup ka tre pacientë të rinj ndërsa numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve për momentin është 61. Gjashtë pacientë janë në gjendje kritike dhe gjenden në ventilim mekanik, ndërsa edhe 19 tjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë në mbështetje oksigjeni. Në spitalin “8 shtatori” ka 11 pacientë të ri, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar është 38. Gjashtë prej tyre kanë pasqyrë më të vështirë klinike, ndërsa 7 janë në respirator. Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 6 qytetarë ndërsa në kurim shtëpiak janë tre persona, ndërsa në atë rajon ndiqet gjendja edhe e 11 pacientëve. Në spitalin e Shtipit janë shtruar 3 pacientë, ndërsa në kurim shtëpiak janë 15 pacientë.

Kurti: Presidenti Thaçi dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët

Albin KurtiKryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti, Hashim Thaçi po synon që Kosova të ketë një kryeministër të dobët, i cili do t’i mundësonte atij më shumë kompetenca dhe pushtet. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti tha se presidenti po bën shkelje të rënda të kushtetutës, duke pretenduar që t’i jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë.

Por, siç tha ai, ende nuk e ka në dorë letrën zyrtare të presidentit me të cilën i kërkon LDK-së që ta formojë qeverinë, pasi që në momentin që ta ketë këtë shkresë zyrtare, Kurti tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë”, tha kryeministri në detyrë, duke shtruar më pas dilemën se si kishte ardhur në përfundim Thaçi se Vetëvendosje nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për propozimin e mandatarit, kur Vetëvendosje nuk e ka thënë një gjë të tillë.

“Letra e parë që ma dërgoi presidenti pas mocionit të mosbesimit ishte më 2 prill kurse në pasditen e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë. Kjo është arbitrare, ku shkruan në kushtetutë që 20 ditë më pas, presidenti duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi për kryeministër”, tha Kurti.

Ndërkaq në lidhje me propozimin e LDK-së që Avdullah Hoti të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë, Kurti tha se presidenti dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët, të cilin do ta dirigjonte për t’i siguruar vetës më shumë pushtet dhe për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë të enjten se “çdo hap i tij është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi në Kuvend më 25 mars. Që atëherë presidenti i Kosovës ka nisur konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re. Më 22 prill, presidenti Thaçi konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve nuk e ka shfrytëzuar rastin për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia kaloi LDK-së.

rel

CoVid-19/ Shkon në 678 numri i të prekurve në vend

ministria-e-shendetesiseShkon në 678 numri i të prekurve në vend nga Covid-19.

15 raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19.
Nga totali i rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.
Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara.
Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.
Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Mirditë, Shkodër, Kukës, Has dhe Kurbin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 285 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 103 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 14 raste
– Krujë 65 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 5 raste
– Kukës 12 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 29 raste
Pavarsisht luhatjesve të të dhënave ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar.
Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Top Channel