Shumë qytete evropiane kanë forcuar masat kundër Coronas

BelgjikNë Gjermani, sipas Institutit Robert Koch, Zyrat e Shëndetit Publik raportuan 870 infektime të reja me virusin Corona brenda një dite. Holanda, Franca dhe Anglia ashpërsojnë masat kundër Coronas.

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të infektimeve, shumë qytete evropiane kanë forcuar përsëri masat kundër virusit Corona.

Në Holandë, që nga e mërkura, në Amsterdam dhe Roterdam do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse të fytyrës në vende publike.

Në Francën veriore, jugore dhe qendrore, detyrimi për të mbajtur maskë do të zbatohet gjithashtu në shumë qytete, më e vonta nga java tjetër. Ashtu si në shtetet e tjera evropiane, edhe në Francë aktualisht po rritet me shpejtësi numri i infektimeve të reja.

Në veri të Anglisë, në disa qytete persona që vijnë nga familjeve të ndryshme nuk lejohen më të takohen në ambjente të mbyllura. Ministri i Shëndetësisë Hancock tha që ai po rivendoste rregullat me shumë keqardhje, sepse shumë njerëz nuk mbajnë më distancë të mjaftueshme.

Në Gjermani, sipas Institutit Robert Koch, Zyrat e Shëndetit Publik raportuan 870 infektime të reja me virusin Corona brenda një dite. Kjo do të thotë që shifrat e infektimeve në ditë  mbeten në një nivel të lartë. Për shkak të rritjes së madhe të infektimeve me Corona, qyteti i Heide-s në landin e Schleswig-Holstein-it në veri të Gjermanisë rivendosi kufizimet e kontaktit një ditë më parë se sa ishte planifikuar fillimisht.

Në Hamburg, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të Coronas, që prej mbrëmjes është vendosur një ndalim për  shitjet e pijeve alkoolike pranë të gjitha zonave të rëndësishme të jetës së natës dhe të pijetoreve.

Gjykata Kushtetuese Federale ndërkohë ka hedhur poshtë një padi për trajtim me procedurë të përshpejtuar kundër kufizimeve ende të zbatueshme të Coronas. Një shtetas nga landi i Zarës dëshironte të rrëzonte me vendimin e gjykatës rregullat për ndjekjen e kontakteve dhe kërkesën për mbajtjen e maskës në situata të caktuara në landin federal të tij.

aud (dpa, br, dlf)

Ministria e Shëndetësisë: 79 raste të reja, 3 humbje jete dhe 69 të shëruar në 24 orët e fundit

Mirela CamiNë 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.
Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)
Testime totale 41199
Raste pozitive 5276
Raste të shëruara 2952
Raste Aktive 2167
Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24

IKShPK : 226 raste pozitive, 15 të vdekur dhe 115 të shëruar!

IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Masat e reja të Qeverisë, për mbrojtje nga COVID-19 kanë për qëllim zvogëlimin e rasteve të sëmundjeve dhe vdekjeve. Kjo duhet të arrihet me ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Covid 19: prej 1377 testeve, sot, kemi 139 raste të reja, 6 viktima dhe 534 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë  kryer  1377 testime dhe u regjistruan 139 raste të reja të COVID -19 në:- Shkup 36- Gostivar 16- Kërçovë 15- Tetovë 14- Kumanovë 11- Shtip 11- Strugë 8- Vinicë 6- Kavadari 5- Veles 4- Dibër 2- Manastir 2- Probishtip 2- Strumicë 1- Krushevë 1- Koçani 1- Prilep 1-Makedonski Brod 1- Sveti Nikole 1- Resnje 1.

Kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, pesë pacientë nga Shkupi (34, 66, 67, 67 dhe 86 vjeç) dhe një pacientë nga Koçani (76 vjeç). Pesë pacientë humbën jetën në spital dhe një jashtë spitalit.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 534 pacientë të rikuperuar nga:- Shkupi 353- Kumanovë 61- Shtip 27- Tetovë-17- Dibër 17- Gostivar 14- Probishtip 8- Kërçovë 7- Sveti Nikole 5- Prilep 5- Strumicë 4- Strugë 4- Veles 4- Ohër 3- Koçanë 2- Resnje 2- Krushevë 1.

Personat e regjistruar sot të rikuperuar, shumica e personave të rikuperuar janë persona nga periudha e kaluar e raportuar kolektivisht nga qendrat lokale për shëndet publik tek ISHP-së.

Deri më tani, në total janë kryer 102317 teste të covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 10754, numri i pacientëve të rikuperuar është 6554, numri i atyre që humbën jetën është 486 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3714.

Ministria e Shëndetësisë: Humb jetën 31-vjeçari dhe 3 të tjerë, 92 raste

Instituti i Shëndetit PublikMinistria e Shëndetësisë bën me dije se janë shënuar 4 viktima dhe 92 raste të reja.

Mes viktimave është edhe një 31 vjeçar që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Mirela Cami. Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dha detajet:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend dhe njëherësh ju drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Një thirrje vecanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)
Testime totale 40699
Raste pozitive 5197
Raste të shëruara 2883
Raste Aktive 2160
Humbje jete 154 (Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1164
Durrës 259
Shkodër 205
Vlorë 104
Lezhë 84
Fier 79
Kukës 66
Korçë 63
Elbasan 51
Berat 32
Gjirokastër 29
Dibër 24

Top Channel

IKShPK : 258 raste pozitive, 16 të vdekur dhe 196 të shëruar!

Ambulanca per koronavirusInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit,  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me 16 të vdekur ose gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!

Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen dhe janë garancë për uljen e lakores. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Covid 19: prej 1325 testeve, sot, kemi 119 raste të reja, 4 viktima dhe 89 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë  kryer 1325 testime dhe 119 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:-Shkup 35-Shtip 17-Kumanovë 15-Gostivar 8-Kërçovë 8-Manastir 8-Demir Hisar 5-Tetovë 4-Strugë 3-Veles 3-Ohër 3-Prilep 3-Kavadari 2-Kriva Palankë 1-Koçanë 1-Berovë 1-Sveti Nikole 1-Resnje 1

Kanë ndërruar jetë 4 pacientë, tre pacientë nga Shkupi dhe një pacientë nga Gostivari.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 89 pacientë të rikuperuar në: -Tetovë 26-Shkup 22-Shtip 12-Kumanovë 10-Manastir 4-Resnje 4-Kërçovë 3-Probishtip 2-Sveti Nikole 2-Demir Hisar 1-Veles 1-Strugë 1-Kratovo 1.

Deri më tani, në total janë kryer 100.940 teste COVID -19 në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 10.617, numri i pacientëve të rikuperuar është 6020, numri i atyre që humbën jetën është 480 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4117.

Pasojat e mundshme të tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania

baza shba ne GjermaniShtetet e Bashkuara po tërheqin thuajse 12 mijë trupa nga Gjermania, pas thirrjes së Presidentit Donald Trump për të reduktuar praninë ushtarake amerikane jashtë vendit. Departamenti i Mbrojtjes thotë se kjo lëvizje do ta forcojë sigurinë amerikane, por kritikët e shohin këtë hap si ndëshkim për një vend që zoti Trump e ka kritikuar se nuk ka plotësuar kuotën e shpenzimeve për NATO-n. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton nga Uashingtoni.

Disa ekspertë thonë se u befasuan nga vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr 12 mijë trupa nga Gjermania, përfshirë zhvendosjen e avionëve luftarakë nga Baza Ajrore e Spangdahlemit në Itali dhe komandës amerikane në Evropë nga Shtutgarti në Belgjikë.

Është lëvizja më e madhe e forcave amerikane në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper foli në Pentagon.

“Këto ndryshime do të përmbushin parimet themelore të fuqizimit të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s përballë Rusisë, forcimit të vetë NATO-s, sigurimit të aleatëve dhe përmirësimit të elasticitetit strategjik të Shteteve të Bashkuara dhe atij të Komandës amerikane në Evropë”, tha ai.

Por në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump e bëri të qartë se kishte edhe arsye të tjera për ndryshimet masive.

“Gjermania i detyrohet miliarda e miliarda dollarë NATO-s. Pse duhet t’i mbajmë gjithë ato trupa atje? Dhe tani Gjermania thotë se kjo dëmton ekonominë e saj. Por për ekonominë tonë është gjë e mirë. Gjermania nuk i ka plotësuar detyrimet”, tha ai.

Zoti Trump e ka kritikuar ashpër Gjermaninë për vite të tëra, duke e paraqitur si një problem ekonomik dhe jo si partnere të afërt dhe vëzhguesit kanë vënë re ftohtësinë mes tij dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Disa ekspertë thonë se njoftimi është një goditje ndaj marrëdhënies me rëndësi kritike SHBA-Gjermani, dobëson NATO-n dhe gëzon Presidentin rus Vladimir Putin.

“Zhvendosja e pranisë amerikane në Gjermani, që ka qenë atje prej dekadash dhe është një bazë e marrëdhënies sonë jo vetëm me Evropën, por me Gjermaninë, minon në thelb interesat e sigurisë amerikane. Mendoj se vëzhguesit janë të befasuar nga shpejtësia e lëvizjes së administratës në këtë drejtim”, thotë Mark Simakovsky i Këshillit të Atlantikut.

Ekspertë të tjerë thonë se lëvizja ka gjasa të dëmtojë interesat strategjike të vetë Amerikës, më shumë se sa Gjermaninë ose Evropën.

“Gjermania ka qenë tradicionalisht dhe vazhdon të jetë një qendër shumë e rëndësishme për operacionet amerikane në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Atje ka qendra të rëndësishme komande dhe kontrolli. Me reduktimin e pranisë atje, përgjigjia do të jetë më e ngadaltë”, thotë Bruno Lete i Fondit Gjerman Marshall.

Ekspertë të sigurisë thonë se riorganizimi masiv i trupave do të kushtonte miliarda dollarë dhe të dojë vite për t’u realizuar dhe se vendimi mund të anulohet nëse kandidatë demokrat për president Joe Biden fiton në zgjedhjet e nëntorit.

voa

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor pajtohen për lëvizje të lirë në rajon

ballkanNë një video konferencë të organizuar nga Këshilli Atlantik me seli në Washington, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë pajtuar për veprime “të guximshme e praktike për të ndihmuar rajonin që të dalë më i fortë nga ndikimi i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik.

Në një dokument të përbashkët ata thanë se janë pajtuar që ”të përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në rajon, duke eliminuar problemet që kanë penguar rritjen ekonomike; të ndjekin një plan për të tërhequr investime të reja të huaja të drejtpërdrejta në rajon dhe për të përshpejtuar shpërndarjen e fondeve të zotuara të rimëkëmbjes nga COVID-19, me një përqendrim në infrastrukturën dhe energji.

Damon Wilson nga Këshilli Atlantik tha se udhëheqësit janë zotuar “të përmirësojnë bashkëpunimin politik dhe marrëdhëniet fqinjësore si dhe të përpiqen që të zgjidhin problemet dypalëshe në rajon”, ndërsa vlerësoi lartë faktin se takimi i sotëm dëshmoi angazhimin transatlantik rreth rajonit të Ballkanit Perëndimor.

I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, mbështeti pajtimin e arritur ndërmjet udhëheqësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa ritheksoi përkrahjen për proceset integruese të tyre përfshirë edhe procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi pikëpamje të njëjta për të ardhmen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i shohim si anëtare të BE-së, si vende që kanë bërë reforma të domosdoshme dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë në partneritet”, tha ai duke vënë theksin tek përpjekjet e Shqipërisë edhe Maqedonisë se Veriut për të bindur siç tha Këshillin Evropian që të hapen negociatat për anëtarësim.

“Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Palmer, duke nënvizuar ndërkaq rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”, tha ai, duke shtuar se ka një përmbajtje të fortë të qasjes transatlantike ndaj Ballkanit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha ndërkaq se ekzistojnë mosmarrëveshje të natyrës politike në rajon, duke vënë theksin tek marrëdhëniet me Kosovën.

“Nuk është faji i Avdullah Hotit apo imi…ne duhet që, të paktën, të provojmë të bëjmë më të mirën për ta zgjidhur këtë çështje, edhe pse nuk jam krejtësisht optimist për këtë”, tha ai.

Sipas tij ekzistojnë një mori pengesash, të cilat do të mund të hiqeshin, përfshirë procedurat e shumta doganore që ekzistojnë në mes të vendeve të rajonit, ndërsa nënvizoi se 17 për qind e të gjithë eksportit të Serbisë shkon në vendet e rajonit.

“Edhe nëse ne i bashkohemi Bashkimit Evropian përpara disa vendeve, ne do të mbesim në rajon dhe bashkëpunimi mes nesh, do të mbetet përparësi e Serbisë”, tha presidenti serb.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha po ashtu se ka ende shumë pengesa për bashkëpunimin ekonomik.

“Ne kemi punuar shumë që ta integrojmë rajonin, por duhet ta pranojmë se rajoni është ende i fragmentuar në një shkallë të lartë, sa i takon integrimit ekonomik. Pse? Sepse, ende ka shumë barriera sa i takon burokracisë. Legjislacioni ndoshta… Ne ende nuk kemi lidhje të plota infrastrukturore mes shteteve tona”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se ekonomitë e vendeve të rajonit janë goditur rëndë nga pandemia e COVID-19-tës dhe duhet kompensuar me jetësimin e bashkëpunimit rajonal.

Ai përmendi nismën për “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” që do të ndikonte në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal ndërsa bëri thirrje që idetë e tilla të mos politizohen, sepse nuk paraqesin zëvendësim për proceset integruese të rajonit.

voa

Shqipëri, parlamenti voton në favor të ndryshimeve kushtetuese

parlamentiNë Shqipëri, parlamenti votoi sot në favor të ndryshimeve kushtetuese të cilat prekin element të rëndësishëm të procesit zgjedhor, duke hapur listat dhe duke shmangur organizimin e koalicioneve parazgjedhore në mënyrën se si ato kanë funksionuar deri tani. Ishin 106 deputetë të cilët dhanë votën në favor, ndërsa vetëm 6 votuan kundër.

Nisma u nxit nga opozita jashtëparlamentare. Pak javë më parë ajo u mbështet publikisht dhe nga shumica e cila deklaroi se po i bindej vullnetit të shumicës së qytetarëve që ata të kenë të drejtë të zgjedhin me voten e tyre deputetin e preferuar.

Opozita jashtëparlamentare i ka kundërshtuar haptazi ndryshimet kushtetuese, duke i cilësuar ato si një ndërhyrje të njëanshme. Javën e shkuar, partitë kryesore të opozitës, u deklaruan në favor të hapjes së listave 100 përqind, por mos prekjen e mënyrës së organizimit të koalicioneve.

Mbrëmë, në mbledhjen e Këshllit politik, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së, propozuan që të prekej vetëm një nen i Kushtetutës, dhe ajo pjesë që lidhej me përkufizimin mbi listat e mbyllura. Socialistët nuk e pranuan propozimin, duke deklaruar se formulimi i ndryshimeve kushtetuese nuk pengon hapjen e plotë të listave.

Në një deklaratë të ditës së sotme, përpara nisjes së seancës parlamentare, opozita e Bashkuar akuzoi shumicën se braktisi dialogun, duke theksuar se “ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit”. Opozita paralajmëroi se “asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

voa