Edhe një viktimë nga COVID-19 në Kosovë

KlinikAutoritetet lokale të komunës së Gjilanit kanë njoftuar se nga koronavirusi i ri ka vdekur edhe një banor i kësaj komune.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, komuna e Gjilanit thotë se bëhet fjalë për pacientin I.M I lindur më 1957.

Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka shprehur ngushëllime familjes duke e garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

Sipas të dhënave të fundit, 2,878 është numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. Prej tyre, 52 kanë vdekur dhe 1,577 pacientë janë shëruar.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantoi disa nga masat e reja, duke paralajmëruar se nëse ato nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, ministri Zemaj, nuk elaboroi se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë.

Masat e reja kundër koronavirusit :

Qeveria miraton masa të reja kundër Covid-19

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantoi disa nga masat e reja, duke paralajmëruar se nëse ato nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, ministri Zemaj, nuk elaboroi se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë.

Ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti, ditë më parë kishte paralajmëruar rikthimin e masave të izolimit, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me Covid-19.

Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes së qeverisë, administrata duhet të reduktojë numrin e punonjësve, duke bërë që nga zyret të punojë vetëm stafi esencial.

Mbajtja e maskave, distanca fizike dhe higjiena personale janë obligative, si në institucionet shtetërore ashtu dhe në bizneset private, njoftoi ministri Zemaj, duke shtuar se inspektoratet sanitare dhe ato komunale, duhet të mbikëqyrin respektimin e masave.

Po ashtu, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe po ashtu në ceremonitë mortore duhet të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar.

Këto janë edhe disa masa tjera te miratuara sot nga qeveria kundër Covid-19:

  • Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia. Përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.
  • Të mbyllen zyret apo njësitë në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive.
  • Për personat që kanë pasur kontakt personi që tashmë është i konfirmuar me Covid-19, zbatohen protokollet në fuqi.
  • Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në shtëpi dhe nuk duhen të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.
  • Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe do të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë: ethe, temperaturë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje ose diarre.
  • Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbikëqyren nga shtabet komunale, inspektorati, QKMF-të dhe organet e rendit.
  • Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
  • Në mënyrë strike të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në ambiente të mbyllura.
  • Inspektoret sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale të zbatojnë Ligjin për inspektorate dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa në rast të moszbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.
  • Punëtorët shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit në përdorimin e masave mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
  • Bartja e maskave të jetë obligative. Punonjësit, ashtu edhe palët të mbajnë maskë, të respektohet distanca prej 2 metrash në pritje në radhë, me mundësi të pritjes në ambient të jashtëm sipas manualit për luftimin e Covid-19.
  • Kontroll rigoroz i bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.
  • Bartje e obliguar e maskës në transportin publik, taksive, si të punonjësve ashtu edhe të udhëtarëve. Të respektohet distanca, ajrosja natyrale, hapja e dritareve dhe dezinfektimi i automjeteve së paku dy herë në ditë.
  • Ndërprerja e aktiviteteve në sektorin e institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik.
  • Bartja e obligueshme e maskave nga policët.
  • Ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore. Lejohet vetëm një person sipas nevojës.
  • Reduktimi i operacioneve efektive në institucione shëndetësore.
  • Ndalohet grumbullimi në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.
  • Në veçanti, veprimtaritë tregtare, marketet, furrat, barnatoret dhe gastronomia, janë të obliguar të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.
  • Ceremonitë mortore të organizohet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar.
  • Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK do të përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata atëherë do të kërkohet rikthimin i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.

Sipas të dhënave të fundit, 2,878 është numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. Prej tyre, 51 kanë vdekur dhe 1,577 pacientë janë shëruar.

Besiana Kadare emërohet si zëvendëspresidente e asamblesë së OKB-së

Besiana Ismail KadareBesiana Kadare, vajza e Ismail Kadares, është përzgjedhur si zëvëndëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75-të të saj.

Më herët, Besiana ka shërbyer si sekretare e parë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB, në vitet 2002-2005.

Më pas ajo u kthye në Shqipëri për të punuar në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Në 2008-ën, Besiana do të shërbente në ambasadën e Shqipërisë në Francë, ndërsa nga 2011-20016, Kadare ishte Ambasadore e Shqipërisë dhe delegate e përhershme në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore në Kombet e Bashkuara (UNESCO), në Paris.

“Krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur si zëvendëspresidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendëspresidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme”, shkroi vetë Besiana, në rrjetet sociale.

Top Channel

“7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro”/ Tabaku: Na duhet ndryshim

Jorida Tabaku“Plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro-konfirmimi këtë herë vjen nga KLSH”, shkroi Jorida Tabaku në Facebook.

“Janë 6.2 mld euro që mund të ishin përdorur për ekonominë, infrastrukturën, investime publike në shërbim të qytetarëve. Janë miliarda që vijnë nga taksat e qytetarëve, nga xhepat e tyre, djersa e ballit të tyre dhe që kanë shkuar për llogaritë personale të qeveritarëve dhe oligarkëve, përmes korrupsionit. Në cilindo raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarrësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin. Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur, të rrënuar nga korrupsioni, që vret çdo ditë nga pak ekonominë tonë të përbashkët dhe ekonominë e çdo familje. Po na e thotë Transparency International, ku korrupsioni me 880 milionë euro në vit përkthehet 23 vende më poshtë në renditje.”

Më tej në postim, Tabaku u shpreh:

“Po na e thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, që nxjerr korrupsionin si një nga arsyet kryesore pse bizneset dështojnë në Shqipëri. Çdo gjetje e Eurobarometrit flet për korrupsion të përhapur në Shqipëri, në dogana, në tatime, në shëndetësi, në hipoteka, kudo ka vetëm zhvatje të qytetarit sipas modelit të krijuar nga kreu i qeverisë.

RAMAVIRUSI është përgjegjësi kryesor që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj. Korrupsioni i ngritur në sistem dhe që jeton përmes tenderave dhe koncesioneve (madje deri tek marrja e një vendi pune) po mbyll masivisht biznese, po rrit frikshëm papunësinë, po largon të rinjtë dhe po mban peng Shqipërinë.

Pa larguar Ramën, këto probleme që i zhysin shqiptarët më thellë në varfëri nuk largohen! Na duhet ndryshim, që të mos na vjedhin edhe vitin tjetër milionë euro të tjera taksa, të mos na vjedhin një rrugë më të mirë, një shkollë më të mirë, një pagë më të mirë!”

Top Channel

Reagime të forta në Kongres pas njoftimeve për pagesat ruse

ligjvënësit shbaMedia njofton se Presidenti Trump ishte informuar për pagesat që u kishin ofruar rusët operativëve të Talebanëve për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan. Ligjvënësit tani po kërkojnë përgjigje pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti nuk ishte në dijeni të këtyre informatave të zbulimit, pasi nuk ishin verifikuar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson raporton mbi jehonën që ka bërë kjo temë në Kongres:

Trupat amerikane në Afganistan janë shënjestruar nga Rusia – ky raportim i New York Times ka shkaktuar reagim të fortë në të dyja forcat politike në Kongres. Janë ngritur pyetje: a janë verifikuar këto informata? A e ka parë presidenti këtë informacion?

“Presidenti nuk është informuar asnjëherë për këtë. Këto informata të zbulimit nuk ishin verifikuar dhe agjencitë e zbulimit nuk kishin dalë me të njëjtin përfundim,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Disa republikanë në Senat, të cilët u informuan mbi këtë temë të martën, vunë në pikëpyetje saktësinë e artikullit të gazetës.

“Provat që kam parë dhe dëgjuar nuk mbështesin ato që u publikuan nga New York Times. Kjo më shqetëson,” thotë senatorja republikane Joni Ernst.

Por ka njoftime se Presidenti Trump është informuar këtë vit për këto informata të agjencive të zbulimit. Demokratët që ndoqën seancën informuese të martën, thanë se janë të shqetësuar:

“Asgjë nga ato që dëgjova në seancë nuk më bën të mendoj se kemi të bëjmë me sajesa. Mund të gjykohet në mënyra të ndryshme se sa të besueshme janë informatat, por nuk janë sajesa,” thotë ligjvënësi Steny Hoyer.

Marrëdhëniet e Presidentit Trump me homologun rus Vladimir Putin kanë qenë shqetësim madhor për demokratët, të cilët këmbëngulin se nuk ka mundësi që presidenti nuk është informuar për një kërcënim kaq serioz për sigurinë.

“Nuk mbahet presidenti i painformuar për të dhëna që i duhen për të mbrojtur trupat amerikane, thjesht pasi nuk është krejt e verifikuar. Nëse do të bësh një telefonatë me Presidentin Putin, patjetër, më parë duhet të kesh qenë informuar për këtë temë,” thotë ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Rusia ka hedhur poshtë njoftimet për pagesa për atentate. Republikanët shprehen se komplote të tilla të thurura nga Rusia nuk janë të paimagjinueshme, megjithëse ende nuk ka verifikim të plotë për këtë informacion:

“A do të habitesha nëse Rusia vërtetë e ka bërë diçka të tillë? Aspak. Ata përpiqen të na krijojnë probleme kudo. Në veçanti duan të na dëbojnë nga Siria dhe Afganistani,” thotë Senatori republikan Mitch McConnell.

Shtëpia e Bardhë thotë se artikulli i New York Times kërcënon sigurinë kombëtare, por demokratët i kërkojnë presidentit të mbajë përgjegjësi për sigurinë e trupave amerikane.

“Në vend që të merremi me tema se çfarë dihej, kur ia thanë presidentit, duhet të kemi plane. Si do të veprojmë? Duhet t’i kundërpërgjigjemi Putinit,” thotë Senatori demokrat Chuck Schumer.

Udhëheqës të lartë të Kongresit dhe krerë të komisioneve për zbulimin në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve do të kenë mundësi të ngrenë pyetje gjatë një takimi mbi këtë temë në Shtëpinë e Bardhë.

voa

45 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Marjeta DervishiMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon se,  gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.

Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.
Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.
Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Korrik 2020)
Testime totale 27303
Raste pozitive 2580
Raste të shëruara 1516
Raste Aktive 999
Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

Covid 19: 124 raste të reja, 4 të vdekur dhe 123 persona të shëruar

diagrami 1 korrikMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 954 teste dhe janë regjistruar 120 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 64– Tetovë 14 – Ohër 7 – Strugë 5 – Resnjë 5 – Kërçovë 5 – Kumanovë 4 – Dibër 4 – Manastir 3 – Prilep 2 – Shtip 2  – Gostivar 2 – Sveti Nikollë 2 dhe Makedonski Brod 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 4 viktima nga Shkupi :

– Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, vdiqën 4 persona nga Shkupi: të moshës 51-vjeçar, 56-vjeçar,  58-vjeçar, dhe 67-vjeçar.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 123 pacient të shëruar në – Kumanovë 92 – Shkup 17 – Resnjë 5 – Tetovë 4 – Shtip 2 – Prilep 1 – Veles 1 dhe  Kërçovë 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 6454, numri i pacientëve të rikuperuar është 2598, numri i të ndjerëve është 306 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3550.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 14 raste të reja dhe 4 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 394.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 3134, aktiv 2049 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 714, aktiv 394 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 760aktiv 211 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 347, aktiv 160 (me 43.625 banorë) .
  • Ohër- 174, aktiv 150 (51.591 banorë).
  • Strugë – 225, aktive 140 (me 65.801 banorë) .
  • Resnjë – 108aktiv 94 (me 16.313 banorë)
  • Gostivar – 122, aktiv 66 (111.252 banorë) .
  • Dibër  – 96, aktiv 44 (me 20.863 banorë)
  • Veles – 186, aktiv 40 (me  54.384 banorë)
  • Koçani – 69, aktiv 22 (me 37.758 banorë)
  • Prilep – 246, aktiv 23 (me 75.132 banorë)
  • Manastir – 54aktiv 20 (me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 35, aktiv 29 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 19, aktiv 11 (me 15.085 banorë)

Drita e kuqe e mirë për ruajtjen e shikimit

drita e kuqeNëse shikoni një dritë të kuqe tri minuta në ditë ruani shikimin. Impulset me valë të gjata stimulojnë mitokondritë në qelizat e retinës, zbuluan studiuesit britanikë.

Ndoshta ky mund të shndërrohet në një ritual mbrëmjeje si larja e dhëmbëve: të parit e një llambe të kuqe për tri minuta. Nëse e bëni këtë, mund t’i kundërviheni dobësimit të shikimit që lidhet me moshën. Një ekip studiuesish i udhëhequr nga neurologu Glen Jeffery, profesor në Departamentin e Okulistikës në University College London, tani mbledhur prova të forta për këtë tezë.

Shkencëtarët i publikuan rezultatet e tyre në Revistën shkencore të Gerontologjisë më 29 qershor 2020.

Eksperiment dyjavor

Në experimentin dhe testet e organizuara morën pjesë 24 pjesëmarrës midis moshës 28 dhe 72 vjeç. Të gjithë pa sëmundje sysh. Studiuesit testuan fillimisht ndjeshmërinë e fotoreceptorëve në retinë. Këto përbëhen nga qeliza kon dhe qeliza shufra. Qelizat konike janë përgjegjëse për shikimin e ngjyrave, ndërsa qelizat shufër janë të rëndësishme për shikimin periferik dhe për vizionin në muzg dhe në errësirë.

Më pastaj shkencëtarët u dhanë  pjesëmarrësve në eksperiment elektrikë dore LED. Detyra e tyre ishte të shikonin çdo ditë, dy javë rresht për tre minuta rrezen e thellë të dritës së kuqe. Pas kësaj u përsëritën testet për ndjeshmërinë për qelizat konike dhe ato në formë shufre.

Efekt pozitiv për mbi 40-vjeçarët

Eksperimenti tregoi se nga trajtimi me dritë të kuqe përfitojnë vetëm të moshuarit. Fuqia e qelizave supozitore u përmirësua tek një e pesëta e personave mbi 40 vjeç. Tek më të rinjtë nuk u vu re asnjë lloj ndryshimi.

Qelizat receptuese të dritës në retinë dobësohen me moshën dhe prandaj shikimi ynë dobësohet. “Ky konstatim vlen veçanërisht për moshat mbi 40 vjeç,” thotë Jeffery. “Ndjeshmëria e retinës dhe perceptimi i ngjyrave bëhen gradualisht me moshën më të dobëta.”

Nga eksperementi doli se përmirësimi në njohjen e ngjyrës blu ishte veçanërisht i qartë. Ky është diapazoni i ngjyrave në të cilat me moshë shikimi zakonisht dobësohet më së shumti. Prodhimi i elektrikëve të dorës nuk është shumë i shtrenjtë, dhe kushton rreth 13 euro copa.

Kujdes nga eksperimentet idividuale!

Por nëse doni ta bënë këtë ushtrim duhet të bëni shumë kujdes, sepse retina është një organ shumë i ndjeshëm. Drita LED dhe veçanërisht drita lazer mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Prandaj mos shikoni për një kohë të gjatë llamba që nuk janë testuar dhe aprovuar nga ekspertët mjekësorë ose llamba të improvizuara ose të bëra vetë!

dw

Nuk hapen kufijtë me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

PolizeiKomisioni Evropian vednosi që të mos hapë kufijtë me katër vende të Ballkanit Perëndimor, ndonëse rekomandimet e mëparshme ishin pozitive. Serbia dhe Mali i Zi përfitojnë.

Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor me të cilat Bashkimi Evropian ka rekomanduar hapjen e kufijve të jashtëm me 1 korrik. Në Bruksel është hartuar një listë prej 15 vendesh, e bazuar mbi të dhënat e dy javëve të fundit, ku thuhet se gjendja epidemiologjike me COVID-19 në këto vende është “e ngjashme” apo dhe më e mirë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Gjendja do të rishikohet çdo dy javë. Perveç Serbisë dhe Malit të Zi, në listën e vendeve me të cilat rekomandohet hapja e kufijve janë edhe Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunezia, Uruguaji dhe Kina. Në këtë listë nuk janë pra Shqipëria, Kosova, SHBA, Turqia, Rusia…

”Për t’u futur në këtë listë është e nevojshme që numri i të infektuarve në 100.000 banorë, në 14 ditët e fundit, të jetë i njëjtë apo i ngjashëm me mesataren e BE. Njëkohësisht edhe lëvizjet e numrave të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit duhet të jenë stabile ose në rënie. Ndërkohë që të dhënat duhet të jenë të sakta dhe të qëndrueshme”, thuhet në shpjegimin e Këshillit të BE.

Në kumtesë thuhet se këto janë rekomandimet e Këshillit të BE, “e jo obligime ligjore” dhe se vendet anëtare janë ato të cilat i zbatojnë apo jo këto rekomandime. Kjo do të thotë se vendet anëtare mund t’i zbatojnë këto rekomandime, por nuk janë të obliguara që të hapin kufijtë me vendet që janë në listë. Por kufijtë nuk mund të hapë asnjë vend anëtar i BE me vendet e treta, që nuk janë në këtë listë, pa një marrëveshje paraprame me vendet tjera të BE. Kështu Çekia menjëherë pas publikimit të listës ka bërë të ditur se do të hapë kufijtë vetëm me tetë vende nga kjo listë, përfshirë këtu edhe Serbinë dhe Malin e Zi.

Ndryshimi i listave

Lista do të rishikohet pas dy javësh dhe sipas të gjitha gjasave që tani dihet se gjendja do të komplikohet, pasi që ndërkohë në Bruksel kanë mbërritur edhe të dhënat e ditëve të fundit. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton për rritjen e numri të të infektuarve me COVID-19 në pjesën e dytë të qershorit në të paktën 11 vende të Evropës.

OBSH ka bërë të ditur se në pjesën e dytë të qershorit gjendja është përkeqësuar në veçanti në Suedi, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra edhe në Shqipëri e Kosovë, me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi.

Thuhet se në Maqedoninë e Veriut është shtuar numri i të infektuarve gjatë qershorit në mbi 100 persona në ditë, e shpesh kjo shifër ka mbërritur edhe në 200 raste. Autoritetet theksojnë se numri i të infektuarve ka filluar të rritet në momentin kur janë hequr kufizimet dhe se banorët i kanë injoruar rekomandimet e autoriteteve për kujdes, ruajtjen e distancës dhe ikjen e tubimeve.

Për shkak të mos respektimit të distancës dhe masave të parashikuara, numri i infektimeve është rritur edhe në Shqipëri. Ndërkohë që masat nuk janë respektuar as në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, ku po ashtu është shënuar rritje e numrit të infektimeve, thuhet në shpjegimet e OBSH. Të gjitha këto vende të Ballkanit Perëndimor kanë qenë në listën e vendeve me zhvillime pozitive në pjesën e parë të qershorit. Ndaj me 11 qershor rekomandohej që me 1 korrik të hapen kufijtë edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Por për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ato janë larguar nga lista.

Në domumentin e Qendrës Evropiane për Kontroll dhe Evitimi të Sëmundjeve thuhet se numri i të infektuarve është rritur shumë edhe në Serbi dhe B-H, por nga lista ka rënë vetëm B-H, ndërsa Serbia ka mbetur.

Në Këshillin e Evropës thuhet se numri i të infektuarve në fillim të qershorit në shumë vende ka qenë më pak se 16 në 100.000 banorë. Ndërsa në pjesën e dytë në Serbi ka pasur 20, në Mali të Zi 19, Shqipëri 29, B-H 32, Kosovë 47, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka pasur 98 të infektuar në 100.000 banorë.

Rekomandimet shëndetsore apo politike

Në Komisionin Evropian thonë se rekomandimet janë marrë për bazë tri elemente: gjendja epidemiologjike në një vend të tretë, mundësia e respektimit të masave higjenike gjatë udhëtimit dhe masat e reciprocitetit.

Ndër vendet e para me të cilat është rekomanduar hapja e kufijëve në mes të qershorit, kanë qenë pikërisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Bruksel thuhej se kjo është në harmoni me raportet e ngushta me këto vende dhe politikën e integrimeve evorpiane në BE. Në Komisionin Evropian nënvizojnë se vendimi i fundit u takon vendeve anëtare, nëse duan të hapin kufijtë me ndonjë vend apo jo. Plani i Brukselit parashikon që me 1 korrik të rivendoset në funksion të plotë zona Shengen për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Deri tani kontrolle kufitare për shkak të COVID-19 ka pasur Danimarka, Finlanda, Hungaria, Lituania dhe Norvegjia. Ndërsa në fazën e dytë duhet të hapen gradualisht edhe kufijtë me vendet e treta, të cilat i plotësojnë kushtet. Por shumë vende kanë rezerva.

Deri tani në BE lejohet futja pa kurfarë pengesash e personave që kanë nënshtetësi të ndonjë vendi të BE, anëtarëve të familjeve të tyre dhe perësonave që kanë ndonjë leje qëndrimi në ndonjë vend të BE.

Të gjithë të tjerët duhet të informohen mirë para nisjes në rrugë, nëse një vend i caktuar ku duan të shkojnë, lejon hyrjen apo jo.

dw

Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës

Elez BiberajAgjencia e Shteteve të Bashkura për Median Globale (USAGM) ka emëruar gazetarin me përvojë të Zërit të Amerikës Elez Biberaj në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës.

Emërimi i zotit Biberaj u njoftua përmes një emaili drejtuar stafit të martën nga shefi i ri ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale Michael Pack. Po ashtu u njoftua edhe emërimi i drejtuesve në detyrë për rrjetet e tjera informative që mbikqyren nga USAGM dhe financohen nga qeveria amerikane.

Mesazhi i Drejtorit në Detyrë, Elez Biberaj drejtuar punonjësve të Zërit të Amerikës.

Zoti Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikqyrur trasmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. Më parë ai ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

Zoti Biberaj mban një doktoraturë për shkenca politike nga Universiteti Columbia dhe është autor i katër librave, përfshi “Shqipëria në Tranzicion: Rruga e vështirë drejt demokracisë”.

Emërimi vjen ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar tek pavarësia editoriale e Zërit të Amerikës. Pararendëset e zotit Biberaj në krye të Zërit të Amerikës, Amanda Bennet dhe zëvendësja e saj Sandy Sugawara, dhanë dorëheqjen disa ditë para se zoti Pack të pushonte nga puna drejtuesit e tjerë të lartë të rrjeteve të financuara nga qeveria amerikane në fillim të muajit.

Emërimet e drejtuesve të rinj, të njoftuara për stafin mëngjesin e së martës, përfshijnë edhe Jeffrey Scott Shapiro në postin e zëvendës drejtorit të Zyrës për Transmetimet në Kubë. Zoti Shapiro është një avokat, analist ligjor dhe gazetar i cili punoi për faqen e lajmeve në internet “Breitbart”, para se të bëhej këshilltar në këtë rrjet në vitin 2017.

Parameswaran Ponnudurai, zëvendës president për programet në Radion Azia e Lirë që nga viti 2014, u emëruar president në detyrë në këtë rrjet.

Kelly Sullivan, një drejtuese e lartë në rrjetin për Trasmetimet për Lindjen e Mesme, u emërua presidente në detyrë. Daisy Sindelar, një nga menaxheret me përvojë në Radion Evropa e Lirë/Radio Liria, u emërua presidente në detyrë për rrjetin RFE/RL.

Michael Pack u konfirmua nga Senati me 4 qershor, afro dy vjet pasi ishte emëruar në këtë post nga Presidenti Donald Trump. Ai tha se emërimet e njoftuara të martën, “do të sherbejnë në role kritike për të mundësuar që rrjetet tona të kenë rezultate më të larta dhe për t’i shërbyer me më efikasitet audiencës tonë”.

Së bashku, të pesë rrjetet e lajmeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkura për Median Globale, përfshirë Zërin e Amerikës, kanë një audiencë javore globale prej më shumë se 350 milionë dëgjuesish, shikuesish, dhe ndjekësish në internet në 61 gjuhë.

voa

Shqetësimet në Amerikë mbi shtimin e rasteve me koronavirus

Zëvendës Presidenti Mike PenceMes shqetësimeve të vazhdueshme mes pjestarëve të ekipit të Shtëpisë së Bardhë për trajtimin e situatës së koronavirusit, Zëvendës Presidenti Mike Pence i cili drejton përpjekjet, po vë theksin tek ana pozitive.

“Shkalla e vdekjeve është më e ulëta që nga marsi”, u tha zoti Pence gazetarëve të martën gjatë një vizite zyrat qendrore të Sherbimit Shëndetësor Publik. “Jemi në një gjendje më të mirë se katër muaj më parë, madje edhe dy muaj më parë.”

Zoti Pence vuri në dukje se janë 12 shtete me raste në rritje dhe përqindje pozitive dhe 28 shtete të tjera që kanë njërën prej këtyre dukurive.

Zoti Pence po vizion dy nga shtetet e goditura më rëndë këtë javë, Arizonën dhe Teksasin.

Një ekip prej 62 specialistësh të fushës së mjekësisë, të dislokuar nga Administrata Federale për Menaxhimin e Emergjencave, aktualisht gjenden në Arizona, njoftoi zoti Pence.

Të martën numri i rasteve me koronavirus në Teksas u rrit me 6,975 raste, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas departamentit të shëndetit të atij shteti.

Të 50 shtetet amerikane po rihapin ekonomitë e tyre, sipas zotit Pence. Megjithatë 16 shtete kanë ngadalësuar hapat në lejimin e disa aktiviteteve, një veprim të cilin zoti Pence tha se e mbështet plotësisht.

“Do të ngadalësojmë përhapjen. Do të rrafshojmë kurbën. Do të shpëtojmë jetë”, parashikoi ai.

Specialisti kryesor i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci i cili drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Ngjitëse, u tha ligjvënësve në Kongres të martën se ai është ‘mjaft i shqetësuar’ lidhur me shtimin e rasteve me koronavirus. Ai foli para Komisionit të Senatit për Shëndetin, Arsimin, Punën dhe Pensionet.

“Tani kemi 40 mijë raste të reja në ditë. Nuk do të habitesha nëse numri shkon në 100 mijë në ditë nëse nuk bëhet kthesë. Prandaj jam shumë i shqetësuar.”

Ndërsa shkollat përgatiten të rihapen në gusht dhe shtator, zoti Fauci tha se ndoshta deri atëherë nuk do të ketë ndonjë vakasinë.

“Duke punuar me kompanitë dhe investimet e bëra nga Kongresi, shpresoj që të kemi doza në dispozicion deri në fillim të vitit që vjen. ”

Kryetari i komisionit, Senatori republikan Lamar Alexander theksoi rendësinë e rihapjes së shkollave ndërsa i bëri thirrje Presidentit Trump dhe publikut që të mbajnë maska për të ndihmuar në parandalimin e shtimit të mëtejshëm të rasteve.

“Fatkeqësisht, kjo praktikë e thjeshtë e shpëtimit të jetës është bërë pjesë e një debati politik që thotë se nëse mbështet zotin Trump, nuk e përdor maskën. Nëse je kundër tij, e përdor”, tha ligjvënësi Alexander në fjalën e hapjes. “Prandaj kam sugjeruar që presidenti duhet të vërë maskën herë pas here, megjithëse nuk ka shumë raste kur ai e ka të nevojshme të vërë maskën.”

Zoti Alexander tha se Presidenti Trump ka miliona mbështetës që do të ndiqnin shembullin e tij.

Sekretarja e shtypit të Shtëpsisë së Bardhë Kayleigh McEnany u pyet rreth kësaj gjatë një konference të martën.

“Presidenti është njeriu më i testuar në Amerikë për COVID-19 dhe kështu që nuk ka nevojë për të vënë maskë”, u përgjigj ajo.

Zëvendës Presidenti Pence theksoi se ai dhe Presidenti Trump kanë përdorur maskat në publik.

“Ne do të respektojmë të drejtën e amerikanëve dhe nxisim ata që të dëgjojnë udhëzimet e autoriteteve lokale shëndetësore”, shtoi ai.

Më shumë se 125 mijë viktima nga COVID-19 ose rreth një e katërta e të gjitha vdekjeve në shkallë botëtore janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, megjithëse shumë ekspertë besojnë se numri i të vdekurve në Amerikës është shumë më i lartë.

voa