Ministria e Shëndetësisë: prej 801 testeve kemi 112 raste, 5 humbje jete dhe 132 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 801 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 112 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 49 vjeçar nga Peqini, një 52 vjeçar nga Durrësi, një 72 vjecare nga Fieri, një 81 vjeçare dhe një 82 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.

132 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4923, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

I drejtohemi të gjithë qytetarëve, për kujdes të shtuar për respektimin e rregullave të vendosjes me detyrim të maskes në ccdo ambient të mbyllur, të ruajtjes se distancimit fizik prej të pakten 1.5 metër nga të tjeret si dhe kujdesin për higjienën vetjake dhe kolektive.

Rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.
Nese dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (28 Gusht 2020)
Testime totale 60418
Raste pozitive 9195
Raste të shëruara 4923
Raste Aktive 4001
Humbje jete 271 (Qarku Tiranë 128, Durrës 38, Shkodër 35, Elbasan 14, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2063
Durrës 527
Shkodër 282
Fier 149
Lezhë 187
Korçë 184
Vlorë 137
Kukës 136
Elbasan 161
Berat 80
Gjirokastër 41
Dibër 54

IKShPK : prej 480 mostrave 119 raste pozitive, 1 të vdekur dhe 154 të shëruar!

Covid-19-Klinika-Infektive-PrishtineInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.

Covid 19: prej 2018 testeve, sot, kemi 159 raste të reja, 5 viktimë dhe 212 ersona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseSipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2018 teste dhe 159 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:- Shkup 45- Kumanovë 26- Prilep 12- Shtip 10- Dibër 9- Kavadari 7- Gostivar 6- Kriva Palankë 6 – Tetovë 5- Strugë 4- Veles 4 – Strumicë 4- Delçevë 3- Gjevgjeli 3- Pehçevë 3- Ohër 2- Manastir 2 – Probishtip 2- Koçanë 2- Berovë 1 -Kërçovë 1- Sveti Nikolë 1 -Kratovë 1
Kanë ndërruar jetë 5 pacientë , 1 paciente nga Shkupi (61 vjeç), 2 pacientë nga Dibra (43 dhe 86 vjeç), 1 pacientë nga Kërçova (62 vjeç) dhe një pacientë nga Demir Hisari (70 vjeç). Të gjithë kanë ndërruar jetë në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 212 pacientë të rikuperuar nga:- Shtip 49 – Gostivar 45- Kumanovë 42- Shkup 35- Tetovë 10- Probishtip 6 -Radovish 6 – Manastir 4-Makedonski Brod 3- Prilep 3- Strugë 2-Strumica 2 – Kërçovë 2- Ohër 1- Kriva Palankë 1- Sveti Nikolë 1
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsejtë 145705 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14163, numri i pacientëve të rikuperuar është 10.933, numri i atyre që humbën jetën është 590, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.640.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

BOLL MË !!!

Boll me

TË NDERUAR QYTETAR,

NE, NUK DO NDALEMI,

BASHKË ME JU,

JU FTOJMË QË TË PREMTEN, NË ORA 19:00,

NË SHESHIN ,,ILIRIA” TË MERRNI PJESË NË PROTESTËN, PËR TU TREGUAR ATYRE, QË PO BËJNË SIKUR NUK NDODH ASGJË, SE TËRMET DO TË KETË.

Ministria e Shëndetësisë: 158 të shëruar, 156 raste të reja dhe 3 humbje jete

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon se sot janë kryer 865 testime prej tyre 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2,  158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa fatkeqësisht kemi 3 humbje jete.
Kështu duket shpërndarje gjeografike në vend:
101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kuçovë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke respektuar masat e vendosura.

Ruani distancimin fizik, vendosni maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, kujdesuni për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)
Testime totale 59617
Raste pozitive 9083
Raste të shëruara 4791
Raste Aktive 4026
Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2076
Durrës 521
Shkodër 285
Fier 154
Lezhë 183
Korçë 194
Vlorë 138
Kukës 140
Elbasan 161
Berat 80
Gjirokastër 40
Dibër 54

IKShPK : prej 534 mostrave 141 raste pozitive, 6 të vdekur dhe 143 të shëruar!

covid kosove
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjakovë 19 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6 raste,
komuna Rahovec 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Covid 19: prej 1529 testeve, sot, kemi 89 raste të reja, 7 viktimë dhe 215 persona të shëruar

RMV - Ministria e shendetesiseSipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1.529 testime dhe 89 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:- Shkup 39- Kumanovë 10- Prilep 8- Ohër 4- Shtip 4- Strugë 3- Kavadari 3- Berovë 3- Gostivar 2- Delçevë 2 -Kërçovë 2- Tetovë 1- Manastir 1- Dibër 1- Strumicë 1- Kriva Palankë 1- Koçanë 1- Pehçevë 1-Makedonski Brod 1
Kanë ndërruar jetë 7 pacientë , tre pacientë nga Shkupi (72vjeç, 84vjeç dhe 65vjeç), një pacientë nga Prilepi (65vjeç), një pacientë nga Tetova (62vjeç), një pacientë nga Gostivari (74vjeç) dhe një pacientë nga Kërçova (58vjeç). Të gjithë kanë ndërruar jetë në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 215 pacientë të rikuperuar nga:- Shkup 72- Kavadari 22- Gostivar 19- Shtip 18- Sveti Nikolë 13-Makedonski Brod 13- Kërçovë 12- Koçanë 9- Demir Hisar 8- Manastir 8- Vinicë 5- Strugë 4- Gjevgjeli 3- Negotino 2- Prilep 2- Tetovë 1- Ohër 1- Probishtip 1- Delçevë 1- Resnje 1
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 143,687 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.004, numri i pacientëve të rikuperuar është 10.722, numri i atyre që humbën jetën është 585, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.697.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Pse Beethoveni? Njëmbëdhjetë përgjigje nga dirigjenti Kent Nagano

BethovenDirigjenti amerikan Kent Nagano shpjegon për ne se çfarë do të thotë Ludwig van Beethoven sot – dhe si e ka ndikuar ai botën.

Në vitin e 250-të pas lindjes së Ludwig van Beethoven-it, Kent Nagano reflekton për mënyrën se si ndikoi Beethoveni në histori – edhe përtej fushës së ngushtë të muzikës klasike.

1. Jeta koncertore sot do të ishte krejt ndryshe, pa Beethovenin. Sinfonitë dhe koncertet e tij solistike në veçanti kanë ndihmuar në institucionalizimin e gjërave që ne i konsiderojmë si të natyrshme sot: sistemin e orkestrës, ​​seritë e koncerteve, ditët përkujtimore muzikore dhe festivalet.

2. Shprehja e thellë e humanizmit që ngërthen muzika e Beethoven-it pasqyron idealet e iluminizmit: të drejtën për liri dhe drejtësi, për vetëvendosje, individualizmin dhe përparimin njerëzor. Koha e Beethoven-it ishte një kohë trazirash, lufte dhe nacionalizmi, por edhe një kohë në të cilën lindën koncepte të reja të individit, shoqërisë dhe botës. Në këtë kohë të ndryshimeve rrënjësore njerëzit duhet të luftonin për dinjitetin e tyre, për lumturinë e tyre – dhe të merrnin edhe përgjegjësinë për këtë. Për këtë mënyrë të re të menduari, Beethoveni kompozoi muzikën përgjegjëse duke komunikuar në të  idealin e një bote më të mirë, më humane.

3. Beethoveni shkroi muzikë që flet për humanizmin dhe për përvojën njerëzore. Shpesh, p.sh. në një koncert live, mund të dallosh në të tensionin midis individit dhe shoqërisë. Veprat pasqyrojnë edhe vlerat e shoqërisë borgjeze që po shfaqeshin në kohën e Beethoven-it. Këtu bën pjesë vlera e punës, e ideve, e ndjeshmërisë dhe e emocionalitetit. Pra, muzika e Beethovenit ndonjëherë ka edhe përmbajtje politike, të cilat mund të dallohen përmes përkapjes së publikut ndër vite.

Kent Nagano dëgjon tërë gamën e përvojës njerëzore në muzikën e Beethovenit

4. Kompozimet e Beethoven janë të një cilësie të shkëlqyer. Veprat e tij ishin dhe janë një sfidë, si në aspektin e teknikës së interpretimit, ashtu edhe për t’i interpretuar.

5. Beethoven ishte mjeshtër i zhanreve të ndryshme muzikore: muzikë solistike për piano, muzikë dhome, sinfoni, oratorio, opera etj. Ai u përqëndrua në veçantitë e zhanrit përkatës dhe vendosi standarde në to.

6. Ai ndihmoi të krijohej një lloj i ri kompozitori, ai që nuk ndihej i detyruar ndaj kishës ose autoriteteve, por vetëm ndaj zërit të tij të brendshëm. Në përputhje me shoqërinë që po lindte të kohës së tij, ai gjeti forma të reja të shprehjes muzikore. Me Beethovenin erdhi koncepti i detyrimit artistik dhe i vërtetësisë artistike. Kjo rezultoi në një kuptim të ri të muzikës si një formë të artit shoqëror.

Partitura e Ludwig van Beethovenit i Sinfonisë së Nëntë premierë në 1824Partitura e Ludwig van Beethovenit i “Sinfonisë së Nëntë”, premierë në 1824

7. Ky kompozitor u bë figurë udhëheqëse e muzikës së kohës së tij: të gjithë të tjerët duhet të mateshin me të. Humanizmi në muzikën e tij ishte lënda për legjendën, për stilizimin dhe ikonizimin e figurës së Ludwig van Beethoven-it.

8. Ai ndryshoi mënyrën se si e dëgjojnë dhe e kuptojnë njerëzit muzikën. Muzika e tij u përhap me shpejtësi në formën dhe ritualin e koncertit publik – dhe përtej vlerës thjesht  argëtuese ose vlerës së shpërqendrimit, shumë njerëz rizbulonin veten në të. Ajo përmban mesazhin e përvojës jetësore individuale, subjektive të vetëperceptimit ekzistencialist.

9. Në muzikën e Beethovenit dëgjon përparim dhe zhvillim të mëtejshëm. Shpesh ajo duket se flet për të ardhmen ose proceset e ndryshimit. Kemi të bëjmë me një muzikë të guximit dhe optimizmit, gjallërisë dhe energjisë, plotërisë dhe lëvizjes – dhe ajo shkakton në të dëgjuar, një përjetim sensual, shpirtëror. Ndonjëherë në të tingëllojnë edhe shqetësime, dyshime për idenë e përparimit ose për aftësinë e njeriut për t’u zhvilluar në mënyrë cilësore. Mbi të gjitha, vepra e viteve të vona rrezaton ndonjëherë edhe skepticizëm, ose mund ta perceptosh si diçka medituese ose si vetëreflektim.

10. Muzika e Beethovenit të shtyn përpara, ajo vazhdon, shpërthen kufijtë e së dhënës, të të paracaktuarës ose të asaj që tashmë ekziston. Ajo vë në dyshim rëndësinë e së transmetuarës dhe nënkupton idenë e përparimit përmes iluminizmit.

11. Muzika e Beethovenit është universale. Ajo komunikon jo vetëm me një pjesë të zgjedhur të shoqërisë, por dëshiron të arrijë tek të gjithë. Arti i tij i përjetshëm është i vendosur përtej kufijve të të gjitha tendencave të modave. Ai pasqyron të vërteta të caktuara – dhe njerëzit kanë nevojë për këtë të vërtetë.

Kent Nagano është pjesë integrale e jetës muzikore në Gjermani prej dekadash. Nga viti 2000 deri në vitin 2006 ai ishte dirigjenti kryesor i Orkestrës Sinfonike Gjermane Berlin (DSO) dhe nga 2006 deri 2013 Drejtor i Përgjithshëm i Muzikës i Operës Shtetërore të Bavarisë në Mynih. Që nga viti 2015 ai është Drejtor i Përgjithshëm i Muzikës në Operën Shtetërore të Hamburgut.

Maestroja amerikan është edhe një komunikues pasionant muzikor dhe e shpjegon muzikën klasike në libra, transmetime dhe dokumentare. Në librin e tij “Prisni mrekulli!” ai shpjegon se sa e rëndësishme është muzika klasike në jetën moderne dhe se si mund të ofrojë ajo mbështetje dhe orientim të nevojshëm në një epokë të kompleksitetit të pashembullt.

dw

Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut shtyhet për në tetor

shkollaViti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk do të fillojë më 1 shtator, siç është paralajmëruar më herët, por me një muaj vonesë – më 1 tetor, bëri të ditur i emëruari për kryeministër i këtij vendi, Zoran Zaev.

“Viti shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator. Për shkak të përgatitjes së protokolleve shëndetësore, mësimi duhet të nisë më 1 tetor. Vendimi do të merret në seancën e parë të qeverisë, në të cilën do të miratohen edhe ndryshimet ligjore për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, tha Zaev gjatë dorëzimit në kuvend të përbërjes së re të qeverisë, e cila, siç bëhet e ditur, do të votohet deri në fund të javës.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut i ka rekomanduar qeverisë që mësimi nga klasa e parë deri në të tretën të nisë me praninë fizike të nxënësve në shkolla, ndërsa fëmijët që nuk duan të rikthehen në shkolla, mësimin mund ta ndjekin online, paralelisht me nxënësit tjerë me prani fizike.

Për klasat e tjera të arsimit fillor dhe të mesëm, mësimi është paraparë të mbahet online.

Ky rekomandim ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, ndërsa Unioni i Shkollave të Mesme ka paralajmëruar bojkot të mësimit dhe protesta. Nxënësit kërkojnë mësim të kombinuar, me prani në shkollë dhe mësim nga distanca apo online.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se mund të ketë ndryshime nëse gjendja epidemiologjike mbetet stabile.

Megjithatë, Filipçe tha se kthimi i nxënësve në shkolla duhet të bëhet në disa faza, duke u dhënë përparësi fillimisht drejtimeve profesionale, që kanë nevojë për zhvillim të orëve praktike.

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet më të prekura në Ballkanin Perëndimor nga pandemia e koronavirusit.

Mbi 13,800 persona janë infektuar atje dhe mbi 570 kanë humbur jetën.

rel

Gjermani: Zig-zagu i testeve dhe rregullave të karantinës

testimiPër shkak të kapaciteteve dhe rezervave të kufizuara të testeve mjaft politikanë dhe ekspertë mendojnë që fokusi i testimeve nuk duhet të përqendrohet më tek udhëtarët.

Për shkak se laboratorët e kanë shumë të vështirë të përballojnë testet e shumta të Coronës ata kanë kërkuar që të ndryshohen rregullat për testimin e pushuesve që kthehen në Gjermani nga vende të ndryshme që konsiderohen si zona rreziku.

Për këtë ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn ka sugjeruar që për udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zonat me rrezik të lartë të rivendoset rregulli i karantinës së detyrueshme në vend të testimit për COVID-19 pas mbërritjes në Gjermani.

Ngarkesë e madhe në qendrat e testimit

Mbi 40 përqind e personave që janë testuar pozitivisht me Covid-10 gjatë ditëve të fundit në Gjermani duhet se janë infektuar pas gjithë gjasash jashtë vendit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë laboratorët në Gjermani janë duke bërë aktualisht rreth 875,000 teste në javë.

Por megjithë ngarkesën e madhe të qendrave të testimit dhe të laboratorëve një numër i madh i gjermanëve janë në favor të politikës së detyrueshme të testimit. Sipas sondazhit më të fundit të Deutschlandtrend të bërë për TV publik ARD, 93% e popullsisë thanë se kjo masë është një kërkesë e arsyeshme për të imponuar me detyrim.

Testet duhet të përqendrohen tek spitalet dhe të moshuarit

Për shkak të kapaciteteve dhe rezervave të kufizuara të testeve mjaft politikanë dhe ekspertë mendojnë që fokusi i testimeve nuk duhet të përqendrohet më tek udhëtarët që kthehen në Gjermani pas pushimeve të verës apo vijnë nga vende të rrezikshme, por duhet të përqendrohen drejt spitaleve dhe qendrave të përkujdesjes për të moshuarit.

Gjatë pushimeve janë infektuar më tepër të rinj që merrnin pjesë në party, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, por tani pas pushimeve të verës, është me vend që “kapacitetet e testimit të përqendrohen më shumë tek të moshuarit dhe në institucionet e sistemit shëndetësor. Disa politikanë kërkojnë që në fokus të përfshihen edhe shkollat dhe kopshtet.

Kryetari i Fondacionit gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch, tha deri tani kursi për testimet i ngjan një zig-zagu dhe kjo është pikërisht ajo që i bën njerëzit të ndjehen të pasigurt.

dw