Kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden?

usaNdërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden duket se ka një epërsi të ngushtë përballë Presidentit Trump, tregojnë anketat në shkallë kombëtare. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim zhvillimeve më të fundit nga fushatat e të dy kandidatëve, ndërsa miliona amerikanë kanë votuar tashmë.

Sipas të dhënave të së shtunës, më shumë se 90 milionë amerikanë kanë votuar deri tani me postë, fizikisht në qendra votimi apo mënyra të tjera. Mindora Maddox është një prej tyre.

“Njerëzit më thoshin shko dhe voto më herët. Kështu mu mbush mendja dhe votova”, thotë ajo.

Kandidati demokrat Joe Biden është përpjekur t’i përkufizojë zgjedhjet si referendum ndaj mënyrës se si Presidenti Trump iu përgjigj pandemisë.

“Nuk po kandidoj me premtimin e rremë se do të jem në gjendje t’i jap fund pandemisë thjesht duke shtypur butonin. Por ajo që mund t’ju premtoj është kjo: Që ditën e parë do të fillojmë të bëjmë gjërat e duhura.”

Presidenti Trump po bën fushatë me premtimet për mirëqënie, duke theksuar të dhënat e fundit ekonomike.

“I patë shifrat, 33.1 për qind rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Më e madhja në historinë e vendit, afro tre fish, duke e sjellë PBB në 3.5 për qind, në nivelet para pandemisë”.

Ndërsa protestat kundër dhunës policore vazhdojnë të trondisin vendin, demokrati Biden fajëson presidentin për nxitje të ndasive racore.

Nga ana tjetër, Presidenti Trump thotë se vetëm ai mund ta vendosë rendin dhe ligjin, duke akuzuar kundërshtarin e tij Joe Biden se po mbështet anarkistët dhe se ka një axhendë socialiste, për të cilën thotë se do të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara. Whit Ayres është analist republikan me firmën hulumtuese “North Star Opinion Research”.

“Argumenti përmbyllës i zotit Biden është pikërisht i njëjti argument që ka dhënë që në fillim se është koha për të bashkuar vendin dhe për një fillim të ri. Argumenti përmbyllës i fushatës së zotit Trump duket se është se Joe Bideni dhe demokratët do të shkatërrojnë jetën e amerikanëve. Mesazh që vështirë të ngjisë tek njerëzit”.

Sipas anketave kombëtare të premten, ish-Nënpresidenti Biden mban ka një epërsi prej 7 për qind ndaj zotit Trump. Por zgjedhjet amerikane nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga vota elektorale e secilit shtet. Ky është një sistem sipas të cilit fituesi i merr të gjitha në të 50 shtetet, përveç shteteve Mein (Maine) dhe Nebraska. Një kandidati i duhen minimalisht 270 vota elektorale nga 538 gjithësej për të fituar zgjedhjet.

Zoti Trump shpreson të përsërisë fitoren e vitit 2016, duke siguruar votat e kolegjit elektroral në shtetet kritike për rezultatin, ku sondazhet tregojnë një epërsi të vogël të zotit Biden. Robert Griffin është me grupin hulumtues “Democracy Fund Voter Study Group”.

“Trump nuk po humbet aq keq në disa prej shteteve të lëkundura se sa në shkallë kombëtare. Por pyetja qendron nëse prirja kombëtare do të jetë më e thellë se sa tek shtetet e lëkundura vendimtare, që të ketë vërtet një ndryshim”.

Por cilat shtete duhet të fitojë zoti Trump për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë ? Analistja republikane Manda Iovino me “WPA Intelligence” ofron opinion e saj.

“Pensilvania dhe Florida janë shtete të rëndësishme. Nëse presidenti nuk paraqitet mirë atje, ose humbet Floridën, atëherë vështirë të shohësh një prirje të qartë fitoreje për të”.

Zoti Trump do të zhvillojë katër tubime në Pensilvani gjatë fundjavës ndërsa rivali i tij Biden do të zhvillojnë tubime në këtë shtet të hënën.

voa

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1260 testime, 241 raste të reja, 7 humbje jete dhe 92 të shëruar

Tabela-31-Tetor

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer  1260 testime, nga të cilët 241 qytetarë kanë rezultuar pozitivë .

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 34 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66 vjeçar nga Tirana, 48 vjeçar nga Pogradec, 68 vjeçar nga Korça, 68 vjeçar nga Elbasani, 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,189 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë 92
Të shtruar në spitale 319
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1260

Testime totale 125,220
Raste pozitive 20,875
Raste të shëruara 11,189
Raste Aktive 9,177
Humbje jete 509

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4650
Durrës 851
Fier 706
Korçë 566
Shkodër 524
Lezhë 410
Elbasan 396
Vlorë 384
Berat 278
Kukës 190
Gjirokastër 129
Dibër 93

IKShPK : prej 1750 mostrave kemi 514 raste pozitive, 3 të vdekur dhe 86 të shëruar!

tabela komuna
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.750 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 514 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror).
Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: në 24 orët e fundit, prej 3294 testeve, kemi 1085 raste të reja, 12 viktima dhe 283 persona të shëruar

E shtuneGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3294 teste, dhe janë regjistruar 1085 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 447 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Strumica – 80 (me 57.175 banorë)
  • Kumanovë – 69 (me 109.228 banorë) .
  • Tetovë – 62 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Prilep – 60 (me 75.132 banorë).
  • Veles – 50 (me  54.384 banorë).
  • Shtip – 39 (me 43.625 banorë) .
  • Gostivar – 35 (111.252 banorë).
  • Kërçovë – 30 (me 56.937 banorë).
  • Gjevgjelia – 29 (me 22.706 banorë)
  • Manastir – 28 (me 91.983 banorë).
  • Kavadarci – 20 (me 38.741 banorë).
  • Ohër- 18 (51.591 banorë).
  • Strugë – 14 (me 65.801 banorë) .
  • Koçani – 13 (me 37.758 banorë).
  • Negotinë – 12 (me  19.327 banorë).
  • Probishtip – 10 (me 15.085 banorë).
  • Kriva Pallanka – 10 (me  20.820 banorë).
  • Delçevë –10 (me 17.713 banorë).
  • Radovish – 9 (me 29.100 banorë).
  • Dibër – 9 (me 20.863 banorë).
  • Vallandovë – 6 (me  11.773 banorë).
  • Sveti Nikollë – 5 (me 17.683 banorë)
  • Resnjë – 4 (me 16.313 banorë)
  • Kratovë – 4 (me 9.376 banorë).
  • Vinicë – 4 (me 19.391 banorë).
  • Krushevë – 3 (me 9.418 banorë).
  • Berovë – 2 (me 12.813 banorë).
  • Demir Hisar – 2 (me 8.177 banorë).
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë).
Kanë ndërruar jetë 12 persona , tre pacientë nga Shkupi (67, 68 dhe 52 vjeç), një nga Kumanova (27 vjeç), tre nga Prilepi (81, 82 dhe 49 vjeç), dy pacientë nga Tetova (87 dhe 77 vjeç), një nga Manastiri (84 vjeç), një nga Kavadari (67 vjeç) dhe një pacientë nga Gostivari (65 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 283 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 142,-Kumanovë 8-Shtip 7-Prilep 11-Tetovë 21-Veles 6-Manastir 13-Kavadar 18-Gostivar 6-Gjevgjeli 9-Strumicë 11-Kriva Palankë 1-Radovish 1-Krushevë 1-Koçanë 7-Probishtip 1-Berovë 1
-Valandovë 2-Vinicë 1-Sveti Nikolë 1-Kërçovë 10-Negotinë 5
Deri më tanë janë kryer gjithësej 249.399 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 31572, numri i pacientëve të rikuperuar është 20731, numri i vdekjeve është 994 dhe numri i rasteve aktive është 9847.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Mbani maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Covid 19: në 24 orët e fundit, prej 2748 testeve, kemi 934 raste të reja, 5 viktima dhe 454 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2748 teste dhe 934 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 420(territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Veles – 82(me  54.384 banorë).
  • Prilep – 61(me 75.132 banorë).
  • Tetovë – 58(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 35(me 109.228 banorë) .
  • Manastir – 33(me 91.983 banorë).
  • Strumica – 30(me 57.175 banorë)
  • Ohër- 23(51.591 banorë).
  • Koçani – 22(me 37.758 banorë).
  • Shtip – 20(me 43.625 banorë) .
  • Kërçovë – 20(me 56.937 banorë).
  • Kavadarci – 19(me 38.741 banorë).
  • Gostivar – 18(111.252 banorë).
  • Sveti Nikollë – 13(me 17.683 banorë)
  • Gjevgjelia – 13(me 22.706 banorë)
  • Probishtip – 8(me 15.085 banorë).
  • Negotinë – 8(me  19.327 banorë).
  • Radovish – 7(me 29.100 banorë).
  • Resnjë – 6(me 16.313 banorë)
  • Berovë – 6(me 12.813 banorë).
  • Dibër – 5(me 20.863 banorë).
  • Strugë – 5(me 65.801 banorë) .
  • Kriva Pallanka – 4(me  20.820 banorë).
  • Delçevë –4(me 17.713 banorë).
  • Kratovë – 4(me 9.376 banorë).
  • Vinicë – 2(me 19.391 banorë).
  • Demir Hisar – 2(me 8.177 banorë).
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë).
  • Pehçevë – 1(me 5.517 banorë).
  • Vallandovë – 1(me  11.773 banorë).
Kanë ndërruar jetë 5 persona , 3 pacientë nga Shkupi (58, 68 dhe 75 vjeç ) dhe 2 pacientë nga Prilepi ( 73 dhe 78 vjeç) .
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 454 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 273-Kumanovë 15-Shtip 15-Prilep 16 -Tetovë 21-Struga 8-Veles 5-Manastir 4-Kavadarci 6-Gostivar 11-Gjevgjeli 7-Strumicë 17-Kriva Pallanka 2-Radovish 10-Koçani 9-Probishtip 1-Demir Hisar 2-Berovë 4-Valandovë 2-Sveti Nikolla 1-Kërçovë 8-Resnje 6 dhe Negotinë 3.
Deri më tani, në vend gjithsej janë kryer 246105 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara nga fillimi i epidemisë është 30488, numri i pacientëve të rikuperuar është 20448, numri i vdekjeve është 982 dhe numri i rasteve aktive është 9058.
Kujdes!
riskKujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

 

Mbani maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Gjermani: Rreziku i humbjes së kontrollit mbi Covid-19

MerkelGjermania ka qenë model deri tani për menaxhimin e pandemisë. Çfarë nuk funksionon si më parë në këtë valë të dytë të Covid-19, pyet Auron Dodi.

Kemi një mbyllje më të lehtë të Gjermanisë se në valën e parë të pandemisë në pranverë. Kancelarja Angela Merkel tha dje (29.09.) në Bundestag se synimi i masave është “kufizimi sistematik i kontakteve”. Ajo kërkoi që të hiqet dorë nga “çdo kontakt jo detyrimisht i nevojshëm”. Takimet duhet të kufizohen “masivisht dhe më e mira me 75%”, tha ajo.

Në deklaratën qeveritare para Bundestagut, Merkeli mbrojti atë për të cilën federata dhe rajonet, 16 landet federale gjermane, kishin rënë dakord të mërkurën (28.10.). Brenda 90 minutash ra dakord kancelarja këtë herë me kryeministrat e landeve – përballë shtimit me 70-75% të numrit të infektimeve krahasuar me një javë më parë.

Masat përfshijnë reduktimin për katër javë, deri në fund të nëntorit, të kontakteve sociale: në publik do të lejohet të takohen jo më shumë se 10 vetë nga 2 familje të ndryshme.

Sipas disa studimeve, të cituara javën e kaluar në revistën “Science”, 46-66 përqind e infektimeve me Sars-Cov-2 ndodhin në ambjente private, në familje. Por vendimtare që virusi të përhapet, pra që epidemia të vazhdojë nuk është banimi bashkë, por takimi me persona jashtë familjes.

Më tej, që nga e hëna (02.11.) do të mbyllen edhe restorantet, baret, palestrat dhe do të ndalohen pjesa më e madhe e aktiviteteve të argëtimit publik. Hotelet nuk do të pranojnë më turistë. Ndeshjet sportive profesioniste do të zhvillohen pa spektatorë. Por: do të mbeten hapur shkollat, kopshtet, dyqanet e shitjes me pakicë.

Probleme me sjelljen dhe me zinxhirin e kontakteve

Kufizimi i infektimeve në këtë pandemi varet qartësisht nga dy faktorë: Së pari nga sjellja e njerëzve. Së dyti nga aftësia e shtetit për të testuar dhe ndjekur zinxhirin e personave të infektuar, të cilët pastaj izolohen.

Përsa i përket sjelljes së njerëzve: Kufizimet në valën e parë të pandemisë u respektuan me disiplinë në Gjermani sepse virusi qe më i panjohur. Dhe njerëzit këtu kishin më shumë frikë. Por në verë, pas mbylljes, numri i të infektuarve ra. Virusi është dobësuar, konstatuan disa ekspertë. Të tjerë filluan ta vënë në dyshim faktin se a do të kemi një valë të dytë infektimesh, tipike për pandemitë.

Kjo solli shkujdesje në sjellje. Njerëzit filluan udhëtimet për pushime, edhe jashtë Gjermanisë. Pasoja qe rritja e menjëhershme e numrit të të infektuarve. Festat, dasmat, aktivitetet e dëfrimit me shumë vetë, koret u kthyen në vatra të rritjes së infektimeve. Në këto „superspreading-events” persona të infektuar pa simptoma infektojnë shumë të tjerë.

Kështu, në Gjermani, nga 300 infektime të reja (në disa ditë) në fillim të korrikut, aktualisht po ecim drejt 19.000 infektimeve të reja, në ditë (18.681 më 30.10.) për 10.000 banorë.

Përsa i përket reagimit të shtetit: sistemi shëndetësor gjerman ende i përballon të infektuarit. Por po lëkundet vija e parë e mbrojtjes nga infektimet në Gjermani: Zyrat e Shëndetit Publik. Janë ato që ndjekin zinxhirin e kontakteve, të personave të infektuar.

Sa rrezikohet funksionimi i Zyrave të Shëndetit Publik?

Zyrat e Shëndetit Publik kanë nisur të humbasin kontrollin mbi gjendjen. Vetëm për 75% të rasteve arrijnë ato të gjejnë tani shkakun e infektimit dhe personat që ka kontaktuar një i infektuar. 400 Zyra të Shëndetit Publik ka në Gjermani. Në shumë rajone ato po ndihmohen edhe nga ushtria gjermane, nga Bundeswehri, për ndjekjen e kontakteve. Por megjithëkëtë, shtimi masiv i numrit të të infektuarve i ka çuar ato në limit të kapaciteteve.

Kjo megjithëse sistemi gjerman i ndjekjes së zinxhirit të infektimeve, përmes Zyrave të Shëndetit Publik, konsiderohet më i miri në Evropë.

Ai është ngritur shumë vite më parë, si sistem i mbrojtjes nga epidemi të tjera. Gjermania përfitoi nga kjo, në valën e parë të Covid-19, kur pas testimeve masive që në krye, të infektuarit dhe personat e kontaktit të tyre i kalonin në karantinë.

Ngarkesë mesatare e spitaleve gjermane

Aktualisht në spitale detyrohen të shtrohen gjashtë përqind e personave të testuar pozitivë. Por me këtë ritëm të shtimit të infektimeve, edhe në Gjermani, pavionet e reanimacionit do të ndodhen shpejt para problemeve.

Kjo jo sepse në Gjermani mungojnë aparaturat. Por mungon kryesisht personeli i kualifikuar për to. Një fenomen i ri është edhe shtimi i infektimeve tek të moshuarit.

Në Gjermani megjithatë ende ka shtretër intensivë bosh, në dallim nga shtetet fqinje. Të premten e kaluar në Gjermani erdhën nga Holanda pacientët e parë, të valës së dytë të Covid-19. Në Holandë shtretërit intensivë po mbushen.

Shteti kompenson treçerekun e humbjes ekonomike

Në situatën aktuale qeveria gjermane po bën më të mirën e mundshme për të zbutur pasojat. Përballë ndërhyrjes me këto masa në liritë e qytetarëve, qeveria dha siguri se efekti i kufizimeve do të verifikohet që pas dy javësh.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier i tha DW se qeveria nuk kishte pasur alternativë tjetër. Të gjithë ekspertët i thanë qeverisë që “të merrte një vendim për kufizimin e intensitetit e dendurisë së kontakteve sociale”. Dhe qeveria vendosi “të mos mbyllë shkollat e kopshtet”. Por të mbyllë pjesërisht fronte të tjera, vërtet me pasoja, por ku ajo mund të kompensojë financiarisht. Ndihma financiare për kompanitë e prekura “është rruga më me pak dëme, si mund të veprojmë,” tha Altmeier.

Mbyllja prek më fort degët turistike, gastronominë dhe hotelerinë. Ministrja e Shtetit për Kulturën, Monika Gruetters kërkoi në një intervistë me Bild-Zeitung një paketë emergjente të re edhe për kulturën. “Bëhet fjalë për jetë a vdekje” në këtë degë, tha ajo, përballë mbylljes së teatrove, operave e sallave të koncerteve.

Në këtë situatë, qeveria do t’u kompensojë bizneseve të vogla deri në 75 përqind të qarkullimit të humbur nga mbyllja. Bizneseve më të mëdha do t’u kompensohet deri në 70 përqind. Si masë orientimi do të shërbejë qarkullimi i tyre i të njëjtit muaj, në vitin 2019. Kjo pritet t’i kushtojë 7 deri në 10 miliardë euro qeverisë gjermane.

Kancelarja Merkel paralajmëroi dje (29.09.) në Bundestag se “Dimri do të jetë i vështirë – katër muaj të gjatë dhe të vështirë” „Por do të përfundojë”, kujtoi ajo me optimizëm.

dw

Ku ndryshon politika e jashtme e zotit Trump nga ajo e zotit Biden?

trump bidenSi kandidatë të dy partive politike rivale, Presidenti Donald Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden kanë pikëpamje të ndryshme sesi Shtetet e Bashkuara duhet të ndërveprojnë me pjesën tjetër të botës.

Në një plan të përgjithshëm, ndarja mund të shihet në doktrinën “Amerika e Para” të Presidentit Trump dhe nga ana tjetër, të përqafimit që zoti Biden i ka bërë një politike për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar.

Më poshtë renditën disa nga fushat kryesore që ilustrojnë qasjet e ndryshme të kandidatëve për president lidhur me politikën e jashtme amerikane.

NATO

Zoti Trump e vendosi menjëherë në shënjestër aleancën, duke filluar me fushatën e tij presidenciale në vitin 2016. Ai u kërkoi vendeve të tjera anëtare të rrisin shpenzimet për mbrojtje. Disa vende e kanë përmbushur objektivin e shpenzimeve të vendosura nga NATO në 2014, përpara se zoti Trump të merrte detyrën. Por shumë vende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, ndaj dhe në fillim të këtij viti Presidenti Trump tërhoqi 12 mijë trupa nga Gjermania ndërsa e akuzoi atë se ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një debati në qershor të 2019 zoti Biden e cilësoi NATO-n “aleancën e vetme dhe më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara”. Ai ka paralajmëruar se ajo rrezikon “të zhbëhet” në rast rizgjedhjeje të zotit Trump. Ish-nënpresidenti kërkon t’i japë përparësi rivendosjes së partneriteteve të tilla ndërkombëtare.

Rusia

Zoti Biden është zotuar të përballet me Presidentin rus Vladimir Putin lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe çështje të tjera. “Nuk e kuptoj pse ky president nuk është i gatshëm të përballet me Putinin kur ai po jep shpërblime për të vrarë ushtarët amerikanë në Afganistan dhe është i përfshirë në aktivitete që po kërkojnë të destabilizojnë gjithë NATO-n”, ka thënë zoti Biden.

Zoti Trump i ka hedhur poshtë përfundimet në të cilin kanë dalë agjencitë amerikane të zbulimit se Rusia ndërhyri në zgjedhjet 2016 duke kërkuar fitoren e tij (Trumpit). Presidenti e ka quajtur çështjen që çoi në ngritjen e akuzave që synonin shkarkimin e tij një “mashtrim” e “gjueti shtrigash”. Ai ka përmendur sanksionet amerikane ndaj Rusisë si provë të fuqisë së administratës së tij. “Askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë sesa Donald Trumpi”, ka thënë ai.

Kina

Politika e zotit Trump ndaj Kinës ka evoluar gjatë presidencës së tij. Pasi priti Presidentin kinez Xi Jinping për një takim në muajt e parë të administratës së tij, marrëdhëniet më vonë u shndërruan në një luftë tregtare e cila u përshkallëzua me vendosjen e tarifave, përpara se të mbërrinte tek faza e parë e një marrëveshje tregtare në janar. Por me përhapjen e gjerë të koronavirusit në vitin 2020, zoti Trump fajësoi Kinën lidhur me pandeminë si dhe bëri presion për të bllokuar veprimtarinë në SHBA të aplikacioneve popullore me bazë në Kinë, si TikTok dhe WeChat. “Presidenti Trump është përballur me Kinës dhe do të vazhdojë të qëndrojë i fortë”, tha gjatë një debati në tetor Nënpresidenti Mike Pence.

Zoti Biden mbron një qëndrim më të ashpër mbi çështjet e të drejtave të njeriut në Kinë dhe situatën në Hong Kong, ndërsa ka bërë presion ndaj Pekinit mbi praktikat e saj tregtare. Senatorja Kamala Harris, e cila kandidon në emër të demokratëve për postin e nënpresidentes, tha gjatë debatit të saj me zotin Pence, se administrata e zotit Trump “e humbi luftën tregtare”. “Fermerët kanë falimentuar, për shkak të saj. Ne jemi futur në një recesion të prodhimit për shkak të saj”, tha zonja Harris.

Irani

Zoti Biden ishte nënpresident kur SHBA iu bashkua pesë fuqive të tjera botërore për të nënshkruar marrëveshjen e vitit 2015, e cila kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Zoti Trump u tërhoq nga marrëveshja, duke e quajtur atë “marrëveshjen më të keqe të negociuar ndonjëherë”. Ai vendosi sanksione të reja që kanë dëmtuar ekonominë e Iranit dhe e kanë shtyrë atë drejt rritjes së aktivitetit të tij bërthamor. Zoti Biden ka thënë se në rast fitoreje do të kërkonte rikthimin tek marrëveshja, por duke i kërkuar njëkohësisht Iranit që t’u përmbahet kushteve të saj.

Izraeli

Të dy kandidatët mbështesin një zgjidhje me dy shtete në përpjekjet e gjata për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve.

Zoti Trump ka qenë një mbështetës i zëshëm i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ai ka marrë vendim të zhvendosë ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Zoti Biden e kritikoi këtë lëvizje, por nuk ka në plan ta zhbëjë atë. Ai ka propozuar hapjen e një konsullate amerikane në Jeruzalemin Lindor që do të ndihmonte në ndërveprimin me palestinezët. Kandidati demokrat ka vlerësuar ndërmjetësimin e administratës Trump për arritjen në javët e fundit të disa marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por zoti Biden ka thënë se zoti Trump nuk kishte “asnjë plan koherent për politikën e jashtme” përtej përparësisë së tij për të avancuar interesat amerikane.

Afganistani

Administrata e zotit Trump arriti një marrëveshje me Talibanët sipas së cilës trupat amerikan duhet të largohen nga ky vend deri në mes të vitit 2021. Por në një postim në twitter në tetor zoti Trump shkruante se dëshironte që tërheqja e trupave të përfundonte në fund të vitit 2020. Zoti Biden është shprehur për një qasje më të kujdesshme që bazohet tek kushtet në terren.

Koreja e Veriut

Zoti Trump ka zhvilluar dy cikle bisedimesh me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe u takua për herë të tretë në kufirin ndërkorean, si pjesë e një përpjekje për të siguruar çarmatimin bërthamor të gadishullit korean. Bisedimet nuk sollën si rezultat asnjë angazhim, por Pheniani nuk ka kryer asnjë provë me armë bërthamore apo raketa balistike që nga viti 2017. Zoti Trump thotë se ai dhe Kim Jong Uni “ndërtuan një marrëdhënie shumë të mirë” dhe administrata e tij shpreson për një takim tjetër të nivelit të lartë.

Pozicioni i zotit Biden është se ai nuk do të takohej me udhëheqësin e Phenianit pa parakushte. Strategji e administratës Biden do të ishte përdorimi i presionit nëpëmjet sanksioneve për ta detyruar Kim Jong Unin të negociojë.

Afrika

Zoti Biden propozon anulimin e disa vendimeve të marra nga Presidenti Trump në fillim të mandatit të tij, për ndaluar udhëtimet nga disa vendeve me shumicë myslimane përfshirë Nigerinë, Sudanin dhe Somalinë. Zoti Trump u ka dalë në mbrojtje vendimeve duke e cilësuar si të nevojshme për sigurinë kombëtare. Të dy kandidatët kanë si pjesë të strategjisë së tyre lidhur me marrëdhëniet me kombet afrikane, nxitjen e zhvillimit ekonomik, si dhe bashkëpunimin me udhëheqësit e rinj të kontinentit dhe përfaqësuesit e diasporës.

Amerika Qendrore

Administrata e zotit Trump mbylli disa marrëveshje në 2019 me Guatemalën, El Salvadorin dhe Hondurasin sipas të cilave emigrantët së pari duhet të kërkojnë azil në këto vende, përpara se të udhëtojnë drejt kufirit ne SHBA-në. Nëse ata arrijnë në kufirin SHBA-Meksikë pa e bërë këtë gjë, do të kthehen mbrapsht. Këshilltari Stephen Miller tha se arritja e marrëveshjeve të ngjashme me kombet e tjera do të ishte një nga nga objektivat në rastin e një mandati të dytë të zotit Trump. Zoti Biden i ka kritikuar ato që ai i quan “politika të ashpra të migracionit nga ana e Trumpit e që kërkojnë të zhbëjnë ligjet amerikane të azilit e refugjatëve”. Ai thotë se do të rivendosë disa nga projektet e ndihmave në rajon në një përpjekje për t’u bërë presion qeverive për të zvogëluar numrin e emigrantëve që udhëtojnë drejt veriut. Nën administratën Trump, numri i refugjatëve të pranuar në Shtetet e Bashkuara nga e gjithë bota ka rënë nga rreth 85,000 në vitin e fundit të mandatit të Presidentit Barack Obama, në një kufi të përcaktuar prej 15,000 këtë vit. Departamenti i Shtetit thotë se kufiri i vendosur së fundmi është i nevojshëm për të garantuar “sigurinë dhe mirëqenien e amerikanëve, veçanërisht në dritën e pandemisë së COVID-19″. Zoti Biden është zotuar ta ndryshojë ndjeshëm qasjen në rast fitoreje të zgjedhjeve, duke e rritur kufirin në 125,000.

Përpjekjet shumëpalëshe

Vënia si përparësi e interesave amerikane nga zoti Trump ka çuar në heqjen dorë nga disa angazhime ndërkombëtare sikurse largimi nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, vendimi për të shkurtuar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë lidhur me mënyrën e trajtimit nga ana e saj të koronavirusit si dhe tërheqje nga marrëveshja tregtare e vendeve të Transpaqësorit. Zoti Biden ka mbështetur si marrëveshjen e Parisit ashtu edhe atë të Transpaqësorit gjatë periudhës që shërbente si Nënpresident. Në rast fitoreje në zgjedhjet e 3 nëntorit ai ka bërë të ditur se do të rivendoste lidhjet me këto organizma si dhe është angazhuar për të kontribuar sërish me fonde ndaj OBSH-së.

voa

Dymbëdhjetë të vdekur, qindra të plagosur nga tërmeti në Egje

termetiDymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si pasojë e një tërmeti që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, tha të premten autoriteti i menaxhimit të katastrofave të vendit.

Tërmeti i fortë u ndje në Greqi dhe Turqi.

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur. Guvernatori i Izmirit tha se 70 njerëz ishin shpëtuar nga rrënojat.

Dëme pati edhe në ishullin grek, Samos. Drejtori i spitalit në Samos tha se katër persona u trajtuan atje për dëmtime të lehta.

Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se epiqendra ishte në një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje, me një magnitudë 6.6. Ekipe kërkimi dhe shpëtimi kanë shkuar në Izmir.

Udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë të mbërthyer në një mosmarrëveshje të ashpër mbi të drejtat e eksplorimit të burimeve natyrore në Mesdheun lindor, patën sot një bisedë telefonike.

Sipas presidencës së Turqisë, ata shfaqën shpresën se dy vendet do t’i kapërcejnë shpejt pasojat e tërmetit.

Presidenti Tajip Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë nëse është e nevojshme, sipas zyrës së presidentit.

Më herët, ministrat e jashtëm të dy vendeve biseduan në telefon dhe u shprehën se ishin të gatshëm të ndihmonin njëri-tjetrin, tha Ankaraja.

voa

Grupi i Punës i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron për përhapje “të vazhdueshme” të COVID-19

grupi i punesGrupi i Punës i Shtëpisë  Bardhë për koronavirusin po paralajmëron për një përhapje “ vazhdueshme”  virusitveçanërisht  gjysmën perëndimore  vendit.

Sipas njoftimeveanëtarët e grupit  punës po bëjnë presion për masa agresive për  fremuar përhapjen e virusit.

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar  shumë se 8.9 milion raste me COVID-19 dhe kanë regjistruar  shumë se 228,000 vdekje deri  premtensipas  dhënave  Universitetit Johns Hopkins.

“Ne vazhdojmë  shohim një përhapje  pandërprerë dhe  gjerë  komunitete  pjesën qendrore  vendit. Kjo do  kërkojë masa agresive për  kontrolluar si përhapjen e pudkshme nga rastet pa simptomaashtu edhe rastet me simptomat“, thuhet  një raport  grupit  punës drejtuar njërit prej shtetevesipas televizionit CNN.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive  Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Faucii tha televizionit CNBC  mërkurën se pandemia e koronavirusit  Shtetet e Bashkuara “po shkon  drejtimin e gabuar“.

Nëse gjërat nuk ndryshojnënëse vazhdojnë  kursin ku jemi, do  ketë shumë dhimbje  këtë vend  lidhje me rastet shtesë dhe shtrimet  spital dhe vdekjet,” tha zoti Fauci, duke theksuar se numrat e rasteve ishin duke u rritur  47 shtete.

 paktën shtatë shtete raportuan rritje rekord një-ditore  rasteve  enjten.

voa

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1534 testime, 90 të shëruar, 319 raste të reja dhe 3 humbje jete

tabela 30 tetorMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1534 testime, nga të cilët 319 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  gjegjësisht janë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.
Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 319
Të shëruar ne 24 orë 90
Të shtruar në spitale 301
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1534

Testime totale 123,960
Raste pozitive 20,634
Raste të shëruara 11,097
Raste Aktive 9,035
Humbje jete 502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4566
Durrës 847
Fier 692
Korçë 569
Shkodër 522
Lezhë 405
Elbasan 395
Vlorë 360
Berat 266
Kukës 191
Gjirokastër 129
Dibër 93