Laboratori në Berlin provon dërgimin me dronë të testeve për koronavirus

DroneNjë laborator në Gjermani po shpreson të kursejë kohën e nevojshme për dërgimin e testeve për koronavirus në Berlin, duke përdorur dronët për të shmangur trafikun e ngarkuar të kryeqytetit. Kompania që e ka selinë në Kaliforni, Matternet, po e provon këtë ide duke transportuar me dronë nga spitali tek “Labor Berlin” që është një nga laboratorët më të mëdhenj në Evropë.

Distanca nga spitali në laborator është rreth 11 kilometra. Duke transportuar me dronë, kompania pret që nga janari të shkurtojë kohën e dërgimit të materialeve nga rreth një orë në afër dhjetë minuta.

Shpresat janë që dronët të mundësojnë transportime të rregullta në laborator nga gjashtë pika të ndryshme në Berlin, duke kursyer minuta të vlefshme për testimet e koronavirusit.

“Koha e marrjes së një rezultati është shumë e rëndësishme, sidomos kur dyshon për një të infektuar. Duhet të identifikohet personin dhe të merret rezultati sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që personi të vetë-izolohet ose të jetë në gjendje të vazhdojë përditshmërinë” thotë Klaus Tenning, drejtues i projektit në laboratorin “Labor Berlin”.

Në çdo rrugë do të shërbejnë dy dronë, të cilët ofrojnë transport 24 orë në ditë. Bateritë ndërrohen kur para se të shkarkohen, për të shmangur kohën e karikimit.

Secili dron mund të mbajë rreth 40 mostra. Nuk do të transportohen vetëm teste për COVID, por çdo mostër që duhet ekzaminuar në laborator.

“Qëllimi ynë ishte që të mos bëjmë një projekt kërkimor për të parë nëse kjo është e mundur. Ne thamë që nga fillimi se ky është një projekt pune që shfrytëzon aplikacionet ekzistuese”, tha zoti Tenning.

Sipas agjencisë për kontrollin e epidemive në Gjermani, Institutit Robert Koch, 175 laboratore gjermane kanë kapacitet për kryerjen e 307 mijë testeve për COVID-19.

Çdo javë, bëhen mbi një milion teste, disa në qendrat e krijuara të testimeve por edhe në klinika dhe spitale.

Zoti Tenning mendon se ka hapësirë për përmirësim të mënyrës së dërgimit të mostrave nga qendrat testuese në laboratore.

“Një situatë urgjente si ajo e pandemisë mund të sjellë ndryshime të shpejta dhe kreative”, tha ai.

Matternet përdor një sistem të ngjashëm të shpërndarjes me dronë në Zvicër dhe SHBA, por Berlini do të jetë vendi i parë në Bashkimin Evropian që bën dërgesa me dronë.

Kompania pret që më 30 dhjetor të hyjë më fuqi rregullorja e re e përdorimit të dronëve, përpara se të fillojnë funksionimin.

Në rast se motori i një droni pushon papritur, pajisjet kanë parashuta.

Ata gjithashtu vërejnë mjetet e tjera si helikopterë. Në raste të tilla qendra e kontrollit lidhet me operatorët e helikopterëve për të shmagnur një dronë që fluturon në zonën e njëjtë.

Por shumica e veprimeve të dronit janë autonome.

“Dronët fluturojnë në mënyrë automatike. Ata ndizen vetë, ndjekin rrugën e përcaktuar dhe aterojnë në mënyrë autonome në destinacion”, shpjegon Alex Norman, menaxher i projektit Matternet.

Faza tjetër e pandemisë së koronavirusit, pritet të fillojë kur vaksina të jetë gati.

Nuk ka plane për shfrytëzimin e dronëve për bartjen e vaksinave, por kjo ka mundësi të ndodhë në të ardhmen thotë zoti Norman.

Matternet është duke krijuar konteinerë që mund të përdoren për ruajtjen e materialeve të domosdoshme për vaksina të caktuara në temperatura të ulëta.

voa

Efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19-s

covid 19 NursesPersonat e intubuar e të shtruar në spital për javë të tëra pa lëvizur, ngrënë apo folur siç duhet vazhdojnë ende t’i ndjejnë pasojat e koronavirusit. Disa nga efektet afatgjata të koronavirusit janë lodhja, gulçimi, dhimbja e muskujve, e kokës, ekuilibri i dobët dhe humbja e kujtesës.

Shumë njerëz me simptoma serioze të Covid-19-s po përballen me efektet e tij afatgjata disa muaj pas daljes nga spitali.

Në Barcelonë, 56-vjeçari Pablo Aguilar është njëri prej tyre. Ai kaloi tre muaj në spital, prej të cilëve një muaj nën kujdes intensiv. Tashmë kanë kaluar pesë muaj që kur ai doli nga spitali.

“Jam befasuar sepse kam menduar që në këtë pikë do të isha në gjendje të ecja më mirë. Efektet afatgjata që kanë mbetur janë të mëdha. Lodhem dhe kam frikë të dal vetëm në rrugë. Kam një qen të vogël dhe më duket përgjegjësi e madhe ta nxjerrë jashtë. Nuk guxoj ta bëj këtë”.

Zoti Aguilar është pjesë e një grupi pacientësh që i mbijetuan Covid-19 dhe që po rehabilitohen në një spital publik të Barcelonës. Aktivitetet përfshijnë ushtrime për të forcuar muskujt dhe për të përmirësuar ekuilibrin dhe aftësitë e tyre aerobike.

Një tjetër pjesëmarrëse, 49-vjeçarja Eulalia Canela, nënë e dy fëmijëve, me profesion infermiere, u infektua ndërsa po kujdesej për pacientët me koronavirus. Ajo nuk u shtrua kurrë në spital, por vuante nga pneumonia dhe qëndroi në shtrat një muaj.

Në verë, kur mendoi se po përmirësohej, vuri re simptoma të reja si rënia e flokëve, mpirja e duarve dhe dhimbjet e muskujve. Asnjë ditë nuk më kalon pa dhimbje koke, thotë ajo. Kohët e fundit mjekët zbuluan se mushkëritë e saj nuk po funksiononin si duhet, duke ndikuar tek veshkat e saj.

“Koha e aktivitetit fizik zvogëlohet në tre ose katër orë (në ditë). Pjesën tjetër të kohës duhet të pushoni. Vje darka dhe duhet t’u kërkoj fëmijëve që ta përgatisin vetë ushqimin sepse nëna e tyre nuk mund të ngrihet nga divani”, thotë infermierja Eulalia Canela.

Mjekja Ester Marco mbikëqyr programin e rehabilitimit në të cilin po merr pjesë zonja Canela. Edhe ajo ishte infektuar me Covid-19 në pranverë, por ndryshe nga pacientët e saj, ajo u shërua shpejt dhe tashmë është kthyer në punë.

“Ne kemi dy grupe të mëdha pacientësh, pacientë të patrajnuar (nga të trajtimi në kujdesin intensiv për shembull) të cilët lodhen dhe kanë dhimbje muskulore dhe kanë vështirësi me frymëmarrjen edhe kur pushojnë. Dhe kemi një grup tjetër pacientësh që kanë vështirësi në gëlltitje ose vështirësi në të folur”.

Zonja Marco vlerëson se rreth 15-20 për qind e pacientëve me Covid-19 të cilët u shtruan në spital do të kenë nevojë për rehabilitim serioz.

Spanja renditet e gjashta në botë për nga numrin i rasteve me koronavirus, me mbi 1.6 milionë njerëz të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

voa

Afro 1.5 milionë të vdekur nga COVID 19 në gjithë botën

covid 19Numri i infeksioneve me koronavirus është më shumë se 62 milion në shkallë globale, sipas Universitetit Johns Hopkins. Shetet e Bashkuara kanë më shumë se 13 milion infeksione me COVID-19 – më shumë se në çdo vend tjetër, pasuar nga India me më shumë se 9 milion raste dhe Brazili me 6 milion.

Pothuajse 1.5 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga virusi. SHBA përsëri kryeson listën me më shumë se 266,000 vdekje, pasuar nga Brazili me më shumë se 172,000 vdekje dhe India me gati 137,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti i zgjedhur Joe Biden emëroi tre anëtarë të rinj në bordin e tij këshillues për COVID-19.

Zoti Biden shtoi Jane Hopkins, Jill Jim dhe David Michaels për të “konsoliduar punën e bordit dhe për të ndihmuar që të sigurojnë që planifikimi ynë për COVID-19 të adresojë pabarazitë në rezultatet shëndetësore dhe fuqinë punëtore”, tha ai.

Zonja Hopkins është një infermiere e specializuar në shëndetin mendor dhe shërben në grupin e punës të shtetit të Uashingtonit për COVID-19.

Zonja Jim është anëtare e komunitetit Navajo dhe drejtore ekzekutive në departamentin shëndetësor të tij. Ajo është përqendruar në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe adresimin e kujdesit shëndetësor dhe pabarazive shëndetësore midis indianëve amerikanë / vendasve të Alaskës.

Prof. Michaels është një epidemiolog dhe profesor i shëndetit mjedisor dhe profesional në Shkollën e Shëndetit Publik të Institutit Milken, të Universitetit George Washington.

Në Britani, kryeministri britanik Boris Johnson po u kërkon ligjvënësve të mbështesin kufizime të reja për të mos mbingarkuar spitalet e vendit para se të miratohet dhe shpërndahet një vaksinë për koronavirusin.

Masat e reja do të vendosnin 99% të vendit nën dy nivelet më të larta të kufizimeve kur rregullat aktuale të skadojnë të martën. Kufizimet e reja do të zgjasin rreth një muaj.

Një numër në rritje i anëtarëve të vetë partisë Konservatore të zotit Johnson janë kundër kufizimeve të reja. Të shtunën, policia e Londrës shpërndau protestat kundër mbylljes dhe kundër vaksinave, duke arrestuar më shumë se 150 vetë.

Qeveria shpreson që një vaksinë, dozat e para të së cilës mund të vihen në dispozicion në spitalet britanike që nga 7 dhjetori dhe testimi masiv mund t’i japë fund nevojës për kufizime. Britania ka pësuar shpërthimin më të keq të COVID-19 në Evropë, me më shumë se 57,000 vdekje të lidhura me virusin, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Parlamenti do të votojë të martën mbi kufizimet e reja të zotit Johnson.

Koreja e Jugut ka qenë një nga historitë e suksesit në botë në luftën kundër koronavirusit, por një rritje e fundit e rasteve e ka detyruar vendin të ndalojë festimet e fundvitit, si dhe mësimet e këngës dhe muzikës me instrumente frymore. Koreja e Jugut po mbyll gjithashtu sauna, dhoma me avull dhe disa kafene.

voa

IKShPK: prej 1505 mostrave kemi 626 raste pozitive, 16 të vdekur dhe 673 të shëruar!

frenoni covid 191.505 TESTIME, 673 TË SHËRUAR DHE 626 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

IKShPK 28.11.2020: prej 1565 mostrave kemi 639 raste pozitive, 14 të vdekur dhe 480 të shëruar!

1.565 TESTIME, 480 TË SHËRUAR DHE 639 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 38.431 raste nga 141.264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 989 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 3127 testeve, kemi 1022 raste të reja, 41 viktima dhe 680 persona të shëruar

E shtuneGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3127 teste dhe 1022 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 463(territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Prilep – 68(me 75.132 banorë).
  • Gostivar – 66(111.252 banorë).
  • Manastir – 48(me 91.983 banorë).
  • Veles – 47(me  54.384 banorë).
  • Kërçovë – 36(me 56.937 banorë).
  • Kumanovë – 30(me 109.228 banorë).
  • Tetovë – 29(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Ohër- 28(51.591 banorë).
  • Shtip – 28(me 43.625 banorë) .
  • Negotinë – 27(me  19.327 banorë).
  • Kavadarci – 26(me 38.741 banorë).
  • Strumica – 26(me 57.175 banorë)
  • Strugë – 21(me 65.801 banorë)
  • Sveti Nikollë – 14(me 17.683 banorë)
  • Koçani – 12(me 37.758 banorë).
  • Delçevë –7(me 17.713 banorë)
  • Kriva Pallanka – 7(me  20.820 banorë).
  • Resnjë – 6(me 16.313 banorë)
  • Dibër – 6(me 20.863 banorë).
  • Probishtip – 5(me 15.085 banorë).
  • Makedonski Brod – 5(me  6.166 banorë)
  • Gjevgjeli – 4(me 22.706 banorë)
  • Radovish – 4(me 29.100 banorë).
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë).
  • Vallandovë – 2(me  11.773 banorë)
  • Vinicë – 2(me 19.391 banorë).
  • Demir Hisar – 1(me 8.177 banorë).
  • Pehçevë – 1(me 5.517 banorë).
  • Kratovë – 1(me 9.376 banorë).
Kanë ndërruar jetë 41 persona , 17 pacientë nga Shkupi (82, 80, 69, 55, 55, 60, 69, 81, 64, 84, 78, 55, 80, 31, 98, 80 dhe 49 vjeç), 2 nga Prilepi (56 dhe 71), 2 nga Velesi (76 dhe 58), 3  pacientë nga Manastiri (75, 60 dhe 77), 4 nga Ohri (60, 74, 72 dhe 66), 1 pacientë nga Kavadari (67), 4 nga Gostivari (72, 91, 56 dhe 54), 3 nga Strumica (78, 63 dhe 70), 1 nga Radovish (67), 1 nga Koçani (68), 1 nga Probishtipi (85), 1 nga Valandovan(75) dhe 1 pacientë nga Kërçova (66).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 680 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 274-Kumanovë 34-Dibër 3-Shtip 29-Prilep 51-Tetovë 43-Veles 37-Manastir 28-Ohër 11-Kavadar 15-Gostivar 19-Gjevgjeli 6-Strumicë 19-Kriva Pallankë 7-Radovish 3-Krushevë 4-Koçanë 15-Probishtip 5-Demir Hisar 5-Makedonski Brod 1-Pehçevë 4-Berovë 5-Valandovë 6-Vinicë 7-Delçevë 4-Kratovë 3-Sveti Nikolë 10-Kërçovë 20-Resnjë 2-Negotinë 10
Deri më tani,në vend janë kryer gjithsej 329.086 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 60723, numri i pacientëve të rikuperuar është 37505, numri i vdekjeve është 1699 dhe numri i rasteve aktive është 21519.
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Covid 19: prej 3084 testeve, kemi 1093 raste të reja, 28 viktima dhe 819 persona të shëruar

E premteGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3084 teste dhe 1093 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në:
  • Shkup – 431 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Gostivar – 94 (111.252 banorë).
  • Prilep – 60 (me 75.132 banorë).
  • Kumanovë – 57 (me 109.228 banorë).
  • Veles – 55 (me  54.384 banorë).
  • Kavadarci – 44 (me 38.741 banorë).
  • Shtip – 41 (me 43.625 banorë) .
  • Tetovë – 41 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Manastir – 37 (me 91.983 banorë).
  • Ohër- 37 (51.591 banorë).
  • Strugë – 29 (me 65.801 banorë)
  • Sveti Nikollë – 20 (me 17.683 banorë)
  • Negotinë – 19 (me  19.327 banorë).
  • Strumica – 18 (me 57.175 banorë)
  • Kërçovë – 15 (me 56.937 banorë).
  • Gjevgjeli – 14 (me 22.706 banorë)
  • Dibër – 14 (me 20.863 banorë).
  • Koçani – 13 (me 37.758 banorë).
  • Radovish – 11 (me 29.100 banorë).
  • Demir Hisar – 10(me 8.177 banorë).
  • Krushevë – 8 (me 9.418 banorë).
  • Delçevë –7 (me 17.713 banorë)
  • Kriva Pallanka – 7 (me  20.820 banorë).
  • Vinicë – 3 (me 19.391 banorë).
  • Vallandovë – 3 (me  11.773 banorë)
  • Probishtip – 2 (me 15.085 banorë).
  • Makedonski Brod – 2 (me  6.166 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë).
  • Resnjë – 1 (me 16.313 banorë)
Kanë ndërruar jetë 28 pacientë, 9 pacientë nga Shkupi (54, 71, 80, 62, 86, 82, 70, 82 dhe 62 vjeç), 4 pacientë nga Kumanova (76, 78, 69 dhe 85), 1 pacientë nga Dibra (82), 1 nga Shtipi (61), 5 pacientë nga Tetova (83, 72, 74, 62 dhe 64), 1 nga Struga (57), 1 nga Velesi (70), 1 nga Ohri (39), 2 nga Gostivari (69 dhe 53), 1 nga Strumica (55), 1 nga Kratova (74) dhe 1 pacient nga Resnja (69).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 819 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 256-Kumanovë 57-Dibër 6-Shtip 26-Prilep 49-Tetovë 50-Strugë 13-Veles 42-Manastir 42-Ohër 27-Kavadar 33-Gostivar 52-Gjevgjeli 6-Strumicë 29-Kriva Pallankë 5-Radovish 9-Krushevë 2
-Koçanë 25-Probishtip 2-Demir Hisar 3-Berovë 9-Valandovë 6-Vinicë 11-Delçevë 6-Kratovë 8-Sveti Nikolë 17-Kërçovë 13-Resnjë 2-Negotinë 13
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 325.959 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 59701, numri i pacientëve të rikuperuar është 36825, numri i vdekjeve është 1658 dhe numri i rasteve aktive është 21218.
Maska
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

ÇKA ËSHTË DINJITETI

flamuriDINJITET m.

1. Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij nderimi. Dinjiteti kombëtar. Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndërmarrjes, i institutit).
Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr nëpër këmbë) dinjitetin. S’ka pikë dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet.
2. Cilësia e mirë a vlera e lartë e diçkaje që e bën atë të çmohet. Me dinjitet artistik. Vepër plot dinjitet

Detyra nuk bëhet për të marrë falënderime. Bëhet për princip, për dinjitet vetjak. Oriana Fallaci

 Brishtësia dhe dinjiteti nuk mësohen nga mjeshtri i vallëzimit, por nga shkolla e zemrës. Fjodor Dostojevski

E mira e parë e një populli është dinjiteti i tij. „ Camillo Benso di Cavour

Mos e kini kurrë aq frikë vdekjen sa një jetë të padenjë. „ Bertolt Brecht

Kur bëhet fjalë për dinjitetin njerëzor, nuk mund të bëjmë kompromise. „ Angela Merkel

Uria shkon e vjen, por dinjiteti njëherë që ikën, nuk kthehet më. „ Nicolai Verjbitkii

Çdo marrëdhënie njerëzore përfshin kompromiset, por kufiri i kompromisit është dinjiteti i çdonjërit. „ Fausto Cercignani

Njeriu i kulturuar duhet të reagojë kundrejt çdo gjëje që ofendon dinjitetin dhe ndërgjegjen e tij. Përndryshe kultura nuk shërben për asgjë. Oriana Fallaci

Më mirë të vdes në këmbë se të jetoj në gjunjë. Emiliano Zapata

Nëse një njeri nuk ka zbuluar diçka për të cilën ia vlen të vdesë, nuk është i denjë të jetojë. “ Martin Luther King Jr.

Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton. “ Aristoteli

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.201 testime, 645 raste të reja, 18 humbje jete dhe 403 të shëruar

Tabela-27-NENTOR

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi, 645 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, janë identifikuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që gjatë ditëve të festave të nëntorit të shmangin grumbullimet masive me më shumë se 10 vetë, të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar, për të kufizuar në maksimum përhapjen e infeksionit. Patrioti është kush respekton rregullat për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 645
Të shëruar ne 24 orë 403
Të shtruar në spitale 463
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 2.201

Testime totale 184.217
Raste pozitive 36.245
Raste të shëruara 17.755
Raste Aktive 17.719
Humbje jete 771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9061
Fier 1347
Durrës 1339
Korçë 1006
Vlorë 858
Shkodër 855
Elbasan 825
Lezhë 739
Berat 554
Gjirokaster 545
Kukës 399
Dibër 191

Hagë: Mandati i Gjykatës Speciale deri në njoftimin e Këshillit të BE-së

HagaMandati i Dhomave të Specializuara, apo siҫ njihet në opinion Gjykata Speciale do të zgjasë deri në njoftimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, vendosi se “amendamentet kushtetuese të propozuara mbi vazhdimin e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës”. Në këtë mënyrë “mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre”, thuhet  në një njoftim për medie të Dhomave të Specializuara. Ky njoftim u bë publik në ditën kur Ekatarina Trendafilova, u mandatua edhe për një mandat katër vjeҫar në krye të Gjykatës Speciale.

Para se të akuzohej për krime lufte, në fund të muajit gusht, ish-presidenti i Kosovës, i kishte drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës një propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Hashim Thaçi në propozimin e tij, kishte kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare. Sipas propozimit të ish-presidentit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Dhoma e Specializuar: Mandati vazhdon deri në përfundimin e proceseve gjyqësore përkatëse

Në komentet e ish-presidentit Thaçi dërguar Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, thuhej se “sipas formulimeve të paragrafëve 13 dhe 14 të Nenit 162 të Kushtetutës, në opinionin kosovar është shpërfaqur mendimi dhe përhapur bindja që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë në një periudhë më së shumti pesëvjeçare  nga koha e aprovimit të amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ka ngjallur jo rrallëherë reagime të shumta tek aktorë të ndryshëm”, thuhej në sqarimet e zyrës së ish presidentit Hashim Thaçi. Mirëpo kërkesa e tij, ishte kundërshtuar nga Prokuroria e Speciale e cila e cilësoi atë jo kushtetuese.

Duke hedhur poshtë këtë propozim, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, në vendimin final të saj thotë se “duke qenë se amendamentet kushtetuese të propozuara sugjerojnë fshirjen nga neni 162(13) dhe (14) i Kushtetutës, të referencës ndaj Shkëmbimit të Letrave të vitit 2014, Dhoma thekson se referenca në fjalë saktëson se mandati i Dhomave të Specializuara dhe ZPS-së vazhdon deri në përfundimin e proceseve gjyqësore përkatëse. Rrjedhimisht, fshirja e kësaj reference do të pakësonte të drejtat dhe liritë themelore të personave të përfshirë në procese gjyqësore”, thuhet në aktgjykim.

Në njoftimin e  Dhomave të Specializuara, thuhet se “autoriteti emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, që është shef i Misionit te Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, riemëroi gjykatësen Ekaterina Trendafilova, si kryetare të Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe për katër vjet, emërim ky që hyn në fuqi nga data 15 dhjetor 2020”. Ekatarina Trendafilova për herë të parë u emërua kryetare e Gjykatës Speciale në dhjetor të vitit 2016. Pas riemërimit të saj edhe për katër vjet, Trendafilova citohet  të ketë thënë se “shpreh mirënjohjen për besimin që i është dhënë, “për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore”. Ajo ka shprehur besimin se proceset do të përmbyllen “në mënyrë të sigurt, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara”.

Gjykata Speciale financohet nga BE

Në fillim të këtij muaji, Dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën për krime lufte ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata akuzohen për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke i ngarkuar ata për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe kundërshtarëve politik të cilat përmenden edhe në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, autor i të cilit ishte një senator zviceran, Dick Marty. Gjykata Speciale u themelua me vendimin e parlamentit të Kosovës në gusht të vitit 2015. Gjykata financohet nga Bashkimi Evropian, punon dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, ndërsa vendosja e saj në Hagë është bërë, sipas qeverisë së Holandës, për faktin se “dëshmitarët mund të ndjehen të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë”.

dw