Maqedoni e Veriut: fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 77 vjeç

AstraZeneca ShkupMaqedonia e Veriut e filloi të mërkuren vaksinimin për të moshuarit mbi 77 vjeç. Imunizimi po bëhet me vaksinën Astra Zeneca që arriti në vend para tre ditësh përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Deri më tani janë vaksinuar punonjësit shëndetësorë me 8 mijë vaksinat e kompanisë Pfizer që i dhuroi Serbia dhe 3 mijë vaksinat ruse Sputnik V.

Vaksinimi i qytetarëve përcaktohet nga mjekët e familjes, ku përparësi do të kenë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Këto ditë disa mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë udhëtuar në Serbi ku kanë marrë dozat e para kryesisht të kompanisë AstraZeneca. Në mesin e tyre ishte edhe një grua 28 vjeçare, e cila ka pësuar mpiksje të gjakut, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Zoti Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që të mos krijojnë panik.

Një në një milion raste mund të shfaqen reaksione të tilla të mpiksjes së gjakut, tha ministri, duke bërë me dije se AstraZenekën nuk do ta përdorin tek njerëzit e moshës nën 60 vjeç dhe se do të kërkojnë këshilla nga vendet si Gjermania dhe Kanadaja si dhe Agjencia Evropiane e Shëndetësisë lidhur me këtë vaksinë. Megjithatë, ministri u shpreh se çdo vaksinë që hyn në vend është e sigurtë.

Qendrat e vaksinimit që sot u hapën në dymbëdhjetë qytete të Maqedonisë së Veriut do të punojnë në dy ndërrime dhe do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes. Nga e premtja vaksinimi do të bëhet edhe në 25 qytete të tjerw. Edhe 76 mijë vaksina AstraZeneca pritet të arrijnë në vend përmes mekanizmit COVAX si dhe sasi më të mëdha nga Kina dhe Rusia.

Autoritetet shëndetësore dhe qeveritare janë kritikuar për vonesën e vaksinave, ndërsa Presidenti Stevo Pendarovski është shprehur se pamjet e qytetarëve maqedonas që kërkojnë shpëtim në Serbi nuk janë për t’u përshëndetur.

Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë një shkallë të lartë të vdekshmërisë nga coronavirusi në disa javët e fundit me rreth 30 viktima mesatarisht në ditë. Në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 205 viktima. Nga fillimi i pandemisë jetën e kanë humbur 3750 vetë; ndërsa janë diagnostikuar rreth 130 mijë njerëz.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 2991 testime, 654 të shëruar, 434 raste të reja dhe 8 humbje jete

tabela 31 marsMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2991 testimeve,  434 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Ura Vajgurore, Prrenjas, 5 në Dibër, nga 4 raste në Mirditë, Kamëz, Peqin, Skrapar, Patos, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 raste në Kukës, Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Has, Mat, Divjakë, Roskovec, Vorë, Poliçan, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (31 Mars 2021)
Raste të reja ditore 434
Të shëruar në 24 orë 654
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2991

Testime totale 558,921
Raste pozitive 125,157
Raste të shëruara 91,271
Raste Aktive 31,651
Humbje jete 2235
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22035
Fier 2598
Durrës 1297
Gjirokastër 1240
Shkodër 1213
Vlorë 981
Korçë 768
Elbasan 406
Lezhë 358
Kukës 361
Dibër 330
Berat 64

IKShPK: prej 3470 mostrave kemi 923 raste pozitive, 14 të vdekur dhe 771 të shëruar!

transmetimiGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.
Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 923 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 273 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 14 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA!
DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 4445 testeve, kemi 1511 raste të reja, 32 viktima dhe 587 persona të shëruar

E merkureGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4445 teste dhe u regjistruan 1511 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 654 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kumanovë – 116 (me 109.228 banorë)
  • Manastir – 86 (me 91.983 banorë)
  • Veles –68 (me  54.384 banorë)
  • Prilep – 64 (me 75.132 banorë)
  • Tetovë – 56 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 55 (111.252 banorë)
  • Kavadarci – 44 (me 38.741 banorë)
  • Ohër- 44 (51.591 banorë)
  • Shtip – 44 (me 43.625 banorë)
  • Strumica – 38 (me 57.175 banorë)
  • Gjevgjeli – 35 (me 22.706 banorë)
  • Kërçovë – 25 (me 56.937 banorë)
  • Negotinë – 22 (me  19.327 banorë)
  • Koçani –15 (me 37.758 banorë)
  • Radovish – 15 (me 29.100 banorë)
  • Probishtip – 14 (me 15.085 banorë)
  • Berovë – 11 (me 12.813 banorë)
  • Strugë – 11 (me 65.801 banorë)
  • Vinicë – 11 (me 19.391 banorë)
  • Dibër – 11 (me 20.863 banorë)
  • Sveti Nikollë – 11 (me 17.683 banorë)
  • Vallandovë – 10 (me  11.773 banorë)
  • Resnjë –9 (me 16.313 banorë)
  • Kriva Pallanka – 9 (me  20.820 banorë)
  • Bogdanci– 7 (me 8.178 banorë)
  • Makedonska Kamenica – 5 (me  7.524 banorë)
  • Kratovë – 4 (me 9.376 banorë)
  • Makedonski Brod – 4 (me  6.166 banorë)
  • Dojran– 3 (me 3.324 banorë)
  • Pehçevë – 3 (me 5.517 banorë)
  • Delçevë –2 (me 17.713 banorë)
  • Demir Kapi – 2 (me  4.039 banorë)
  • Krushevë – 2 (me 9.418 banorë)
  • Demir Hisar – 1 (me 8.177 banorë)
Janë raportuar gjithsej 32 raste të vdekjes: 13 nga Shkupi (84, 83, 77, 75, 73, 68, 66, 64, 63, 63, 51, 42 dhe 41 vjeç), nga 2 pacientë nga Prilepi (79 dhe 68 vjeç), Kumanova (70 dhe 61 vjeç), Gostivari (72 dhe 69 vjeç), Kavadarci (88 dhe 49 vjeç), Shtipi (84 dhe 79 vjeç), Strumica (86 dhe 80 vjeç) dhe Negotina (81 dhe 67 vjeç), dhe nga një pacient janë raportuar nga Velesi ( 70 vjeç), Ohri (79 vjeç), Struga (72 vjeç), Gjevgjelia (58 vjeç) dhe Dellçeva (33 vjeç).
Janë regjistruar 587 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 316-Prilep 31-Kumanovë 26-Veles 23-Tetovë 22-Kavadarci dhe Manastir nga 18-Gostivar 17-Negotinë 14-Shtip, Strumicë dhe Gjevgjelianga 13-Kriva Pallankë 8-Berovë dhe Krushevë nga 6-Koçani, Kërçova, Resnja dhe Probishtipi nga 5-Sveti Nikolë, Bogdancë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 3-Ohër, Radovish, Vinicë, Vallandovë dhe Demir Kapija nga 2-Delçevë 1
Deri më tani, janë kryer gjithsej 625,255 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 130,022, numri i pacientëve të rikuperuar është 106,979, numri i vdekjeve është 3,781 dhe numri i rasteve aktive është 19,262.
Kufizimi i levizjesKujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Covid 19: prej 3948 testeve, kemi 1272 raste të reja, 33 viktima dhe 868 persona të shëruar

E marteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3948 teste dhe u regjistruan 1272 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 619(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 75(me 91.983 banorë)
  • Prilep – 65(me 75.132 banorë)
  • Kumanovë – 61(me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 50(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kavadarci – 40(me 38.741 banorë)
  • Veles –39(me  54.384 banorë)
  • Ohër- 34(51.591 banorë)
  • Shtip – 32(me 43.625 banorë)
  • Strugë – 23(me 65.801 banorë)
  • Strumica – 23(me 57.175 banorë)
  • Koçani –22(me 37.758 banorë)
  • Kërçovë – 21(me 56.937 banorë)
  • Berovë – 21(me 12.813 banorë)
  • Gostivar – 19(111.252 banorë)
  • Negotinë – 18(me  19.327 banorë)
  • Kriva Pallanka – 17(me  20.820 banorë)
  • Gjevgjeli – 15(me 22.706 banorë)
  • Vallandovë – 11(me  11.773 banorë)
  • Resnjë –10(me 16.313 banorë)
  • Radovish – 9(me 29.100 banorë)
  • Probishtip – 8(me 15.085 banorë)
  • Sveti Nikollë – 8(me 17.683 banorë)
  • Vinicë – 8(me 19.391 banorë)
  • Delçevë –5(me 17.713 banorë)
  • Demir Kapi – 4(me  4.039 banorë)
  • Pehçevë – 4(me 5.517 banorë)
  • Kratovë – 4(me 9.376 banorë)
  • Makedonska Kamenica – 2(me  7.524 banorë)
  • Demir Hisar – 2(me 8.177 banorë)
  • Bogdanci– 2(me 8.178 banorë)
  • Krushevë – 1(me 9.418 banorë)
Janë raportuar gjithsej 33 persona që kanë ndërruar jetë, si vijon: 12 nga Shkupi (34, 45, 59, 62, 65, 72, 73, 75, 78, 79, 80 dhe 84), nga 2 pacientë nga Prilep (65 dhe 85), nga Kumanova (68 dhe 69), nga Tetova (68 dhe 74 ), nga Velesi (68 dhe 78 ), Ohri (49 dhe 83), Kërçovë (73 dhe 80) dhe nga Vinica (59 dhe 84), dhe nga 1 është raportuar nga Kavadarci ( 79 vjeç), Manastiri (41 vjeç), Strumicë (49), Negotinë (61), Kriva Pallanka (84), Valandova (83) dhe Krusheva (85).
 
Janë regjistruar 868 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 421-Ohri 55-Kumanova 50-Prilepi 46-Velesi 35-Kavadarci 27-Negotina dhe Gjevgjelia nga  25 -Shtipi dhe Strumica nga 20 -Manastiri 19 -Gostivari 17-Tetova dhe Struga nga 16-Kërçova 14
-Kocani dhe Radovishi nga 12-Berova 7-Kratova 5-Kriva Palanka dhe Krusheva nga 4-Resnja dhe Probishtipi nga 3 -Valandova, Sveti Nikola, Vinica, Delceva dhe Bogdanci nga 2- Demir Kapia dhe Makedonska Kamenica nga 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 620.810 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 128.511, numri i pacientëve të rikuperuar është 106.392, numri i vdekjeve është 3.749 dhe numri i rasteve aktive është 18.370.
Kufizimi i levizjesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 2730 testime, 304 raste të reja, 11 humbje jete dhe 593 të shëruar

tabela 30 marsMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2730 testimeve 304 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  edhe ate në këto bashki:   92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 edhe ate : 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë. Sërish kemi pasur ulje të pacientëve në spitalet COVID, ku aktualisht po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19”, shkruan ministria.

Statistika (30 Mars 2021)

  • Raste të reja ditore        304
  • Të shëruar në 24 orë     593
  • Të shtruar në spitale      293
  • Humbje jete në 24 orë    11
  • Testime ditore                2730

Testime totale            555,930

  • Raste pozitive             124,723
  • Raste të shëruara         90,617
  • Raste Aktive                31,879
  • Humbje jete                  2227  ulëta

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   22083
  • Fier        2607
  • Durrës                   1309
  • Gjirokastër  1242
  • Shkodër                1199
  • Vlorë                     1107
  • Korçë     779
  • Lezhë                    419
  • Elbasan                 387
  • Kukës                    359
  • Dibër    329
  • Berat                     59

Berlin: Sërish ndërprerje pjesërisht e vaksinimeve me AstraZeneca

AstraZenecaBerlin: Sërish ndërprerje pjesërisht e vaksinimeve me AstraZeneca.

Spitalet e Berlinit vendosën përsëri të ndërpresin pjesërisht vaksinimet me vaksinat e kompanisë AstraZeneca.

Klinikat shtetërore nuk do të vaksinojnë me këtë lloj vaksine gratë nën moshën 55 vjeç, shkruan gazeta e Berlinit “Tagesspiegel”, sepse vazhdon të ketë raste tromboze.

Vaksina është ende nën vëzhgimin dhe testimin e autoriteteve.

dw dpa

Transparency International: Shqipëri, shteti i kapur nga korrupsioni

Transparency_International_logo_blueOrganizata Transparency International dhe Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim publikuan sot në Tiranë një raport mbi kapjen e shtetit, korrupsionin e lartë dhe ligjet me porosi.

Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut.

Studimi përfshin 12 vitet e fundit nga 2008-2020 dhe arrin në përfundimin se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsioni i nivelit të lartë nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve.

Ky raport mbështetet në një përmbledhje rastesh korrupsioni të nivelit të lartë, që kanë të bëjnë me rrjetet klienteliste, korrupsionin në sistemin gjyqësor edhe ligjet e bëra me porosi.

Aty analizohen në detaje procese gjyqësore nga “Gërdeci” “Meta-Prifti”, “ARMO”, “Tom Doshi”, “Majlinda Andrea”, “Gjin Gjoni”, “3 Inceneratorët”, “4 Prokurorimet e Shëndetësisë”, çështja “Tahiri”, “Dako”, “Gjiknuri-CEZ”.

Po ashtu renditen edhe shembuj ligjesh të dyshuara se u bënë me porosi, si ligji special për Teatrin, ligji për mediat audiovizive, ligji për lojërat e fatit, për lotarinë kombëtare, ligjin për koncensionet dhe PPP-të, autostradën Milot-Balldre, kompania Air Albania, apo mbi oferta të pakërkuara për ndërtim aeroportesh, si ai i Vlorës, të cilat miratohen me shpejtësi dhe me mangësi nga parlamenti, në mungesë të transparencës dhe konsultimeve publike.

Raporti vë në dukje tek ato raste mangësi në integritetin e zyrtarëve shtetërorë, në korruptimin e sistemit gjyqësor dhe mënyrën si i trajon ai çështjet penale të korrupsionit si dhe në integritetin e procesit ligjvënës.

“Shqetësim kryesor mbeten ligjet e bëra me porosi, të cilat lehtësojnë skemat e korrupsionit të nivelit të lartë. Rrjetet klienteliste porositin ligje për investime të pakërkuara, të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë në parlament, duke shkelur shumë afate, procedura dhe rregulla të mirëqeverisjes” – tha Gjergj Vurmo, bashkautor i studimit.

Këto ligje, thuhet në raport, mundësojnë vjedhjen e burimeve kombëtare përmes procedurave jotransparente të prokurimit, mungesës së integritetit të procesit ligjvënës dhe mbikëqyrjes parlamentare.

“Shumica e projektligjeve propozohen nga qeveria, por dokumentet e tyre mbështetëse nuk shtjellojnë arsyet e propozimit të tyre. Qeveria anashkalon konsultimin publik, i cili, sipas raportimeve nga shoqëria civile, nuk është sistematik dhe rrallë merren në konsideratë” – thekson raporti.

Bashkautorja e studimit, Rovena Sulstarova, thekson nga përfundimet se “mekanizmat institucionale të kontrollit dhe balancës janë të pamjaftueshme; kjo e nxit korrupsionin e lartë, së bashku me administratën publike të politizuar dhe sistemin gjyqësor të korruptuar, që siguron pandëshkueshmërinë për autorët e krimeve”.

Reformat kanë ecur në vazhdën e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, thuhet në studim, por ato nuk kanë qenë të suksesshme në frenimin e kapjes së shtetit dhe situata është përkeqësuar dukshëm, bazuar në shqyrtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ligjeve të bëra me porosi.

“Këto prirje vazhdojnë pa u ndalur, pavarësisht reformave të mbështetura nga BE-ja, që synojnë krijimin e një administrate publike profesionale dhe një gjyqësor të paanshëm dhe profesional” – thuhet në raport.

“Në dekadën e fundit u forcua bashkëpunimi mes politikës, biznesit dhe krimit të organizuar, një bashkëpunim, që vitet e fundit ka arritur kulmin e tij. Kontratat qeveritare për biznese të zgjedhura dhe të lidhura me funksionarë të spikatur publikë kanë çuar në keqadministrim të pasurive publike, humbje të jetës dhe rritje të borxheve financiare, që i rëndojnë taksapaguesit shqiptarë” – thekson studimi.

Rrjetet klienteliste me nëpunës publikë dhe interesa private ndikojnë në vendim-marrjen e qeverisë, ndërsa këto skema korrupsioni mbështeten nga pandëshkueshmëria që e siguron gjyqësori i korruptuar, thuhet në raport.

Ritmi i ngadaltë i reformës në drejtësi dhe boshllëku që solli rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve bllokuan disa hetime dhe zgjatën hetime të tjera.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionuan për më shumë se dy vjet, thekson studimi, dhe kjo i ka gërryer mekanizmat e kontrollit dhe balancës së pushteteve, ndërsa pandëshkueshmëria solli përfitime të paligjshme.

Mungesa e ekspertizës në parlament dhe largimi i opozitës nga parlamenti në shkurt 2019 lehtësuan miratimin e ligjeve të bëra me porosi, theksojnë autorët.

Në raport thuhet se Parlamenti nuk i përmbushi detyrat kushtetuese për të mbikëqyrur qeverinë dhe për t’u siguruar, që politikat publike u shërbejnë qytetarëve.

“Përballja me kapjen e shtetit në Shqipëri do të mbetet një sfidë e rëndësishme për shkak të trashëgimisë të një qeverie autokratike, që përpiqet të kontrollojë dy pushtetet e tjera legjislativin dhe gjyqësorin – pasigurisë së rezultateve të reformës në drejtësi, dhe një procesi politik të dominuar nga paqëndrueshmëria” – thekson studimi i Transparency International dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Në raport veçohet se integriteti i procesit zgjedhor është dëmtuar rëndë nga bashkëpunimi mes partive politike, zyrtarëve publikë dhe grupeve të krimit të organizuar për blerjen e votave në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme në këmbim të shfrytëzimit të institucioneve publike për interesa private.

Raporti është pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Europian “Dhënia fund pandëshkueshmërisë për korrupsionin e nivelit të lartë ose politik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Projekti synon të ulë korrupsionin dhe kapjen e shtetit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi, si dhe të përmirësojë qeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor dhe ligjvënies demokratike.

voa

Lidhja Demokratike do të votojë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Lumir AbdixhikuLidhja Demokratike e Kosovës vendosi të martën që të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës kurdo që të mbahet seanca parlamentare për këtë çështje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, tha pas një takimi me deputetet e kësaj partie se Lidhja Demokratike nuk do të paraqesë pengesa dhe do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues për të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit.

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës duhet të ndodhë gjatë muajit që po vjen. Lëvizja Vetëvendosje e cila doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit duke siguruar 58 vende në parlamentin 120 vendesh, ndërsa ka kandiduar zonjën Vjosa Osmani për presidente, nuk i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e saj.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit kërkon në dy raundet e para të votimit dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë, mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Mbështetja e Lidhjes Demokratike që ka 15 vende në parlament, bashkë me votat e pakicave joserbe mund të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave. Shefat e kësaj partie diskutuan disa herë gjatë ditëve të fundit me zonjën Osmani e cila u shkarkua nga kjo parti në qershor të vitit 2020, ndërsa në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte pjesë e listës së lëvizjes Vetëvendosje.

Zoti Abdixhiku tha se është vendim i kryesisë së Lidhjes Demokratike për të marrë pjesë në votim dhe se pret që të gjithë deputetët e kësaj partie ta respektojnë atë.

Që nga 5 nëntori i vitit të kaluar Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi që ish presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje nga ky post pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Që nga 5 nëntori deri të hënën me 22 mars, këtë post e ushtroi Vjosa Osmani e cila u pasua nga kryetar i ri i parlamentit Glauk Konjufca.

Dështimi për të zgjedhur presidentin, mund të çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.

Diplomatët perëndimorë, u kanë bërë thirrje partive politike që të shmangin një mundësi të tillë, meqë Kosova ka nevojë për institucione të reja në një periudhë sfidash shëndetësore, ekonomike e politike.

voa

OBSH: Ekipi që ishte në Kinë për origjinën e virusit hasi probleme për të marrë të dhëna

OBSHNjë ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ishte në Kinë për të hetuar mbi origjinën e koronavirusit, tha se kishte hasur probleme për të marrë të dhëna, sipas kreut të agjencisë, i cili komentoi të martën pas publikimit të raportit.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për studime të mëtejshme sepse vlerësimi, tha ai, deri tani, nuk ka qenë sa duhet i gjerë.

Sipas njërit prej hetuesve të ekipit, Kina nuk pranoi të jepte të dhëna të dorës së parë për rastet e hershme me COVID-19, duke komplikuar përpjekjet për të kuptuar se si filloi shpërthimi i epidemisë.

“Në diskutimet e mia me ekipin, ata shprehën vështirësitë që hasën për të marrë të dhënat e dorës së parë,” tha Tedros.

Është “plotësisht e mundur” që rastet me COVID-19 të kishin nisur të qarkullonin qysh në nëntor ose tetor 2019 rreth qytetit Wuhan, tha drejtuesi i ekipit, Peter Ben Embarek në një konferencë shtypi të martën. Kjo, tha ai, çoi në përhapjen e sëmundjes jashtë vendit më herët sesa është dokumentuar deri tani.

Përfundimi se origjina e virusit mbetet e paqartë, mund të bëjë që të vazhdojnë tensionet lidhur me mënyrën se si filloi pandemia dhe nëse Kina i ndihmoi apo i pengoi përpjekjet për ta zbuluar këtë, siç aludojnë Shtetet e Bashkuara.

“Unë pres që studimet e ardhshme bashkëpunuese të përfshijnë ndarjen e të dhënave në kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse,” tha kreu i OBSH-së.

Megjithëse ekipi arriti në përfundimin se një rrjedhje nga laboratori ishte hipoteza më pak e mundshme për virusin që shkakton COVID-19n, OBSH-ja tha se çështja kërkon hetim të mëtejshëm, ndoshta me misione të tjera.

Raporti zbulon detaje në lidhje me origjinën e virusit COVID-19. Gjasat më të mëdha janë që pandemia u transmetua nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër, thuhet në raport.

Raporti arrin në përfundimin se prejardhja e virusit nga laboratori është diçka “jashtëzakonisht e pamundur”. Koronavirusi u zbulua për herë të parë në qytetin qendror të Kinës, Wuhan në fund të vitit 2019.

OBSH dërgoi një ekip ndërkombëtar në Kinë në fillim të këtij viti për të studiuar origjinën e virusit. Megjithatë kritikët e këtij studimi thonë se ai kishte kufizime për shkak të hapësirës që u lejoi qeveria e Kinës.

Paralajmërime në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden po u bën thirrje amerikanëve që të mos heqin dorë nga mbajtja e maskës dhe përpjekjet e tjera parandaluese për koronavirusim mes të dhënave në rritje për një shtim të infeksioneve të reja.

Presidenti Biden e bëri thirrjen të hënën në Shtëpinë e Bardhë ku ai njoftoi se deri më 19 prill, 90% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara do të kualifikohen për vaksinën ndaj koronavirusit.

Ai shprehu shqetësimin për një numër shtetesh që kanë lehtësuar ose hequr plotësisht kufizimet, ndërsa shtohet numri i njerëzve që vaksinohen kundër COVID-19. Presidenti u bëri thirrje drejtpërdrejt të gjithë udhëheqësve shtetërorë dhe lokalë në të gjithë vendin që ose të rikthejnë ose të mos ta heqin rregullin për mbajtjen e detyruar të maskës.

“Ju lutem, kjo nuk është politikë” tha zoti Biden. “Kjo është një çështje jete a vdekjeje.”

Thirrja e zotit Biden i bënte jehonë asaj të disa orëve më herët nga ana e Dr. Rochelle Walenksy, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjatë një konferencë shtypi virtuale të ekipit të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Dr. Walensky me emocion të dukshëm në zërin e saj, u kërkoi zyrtarëve publikë dhe të tjerëve të flasin për seriozitetin e situatës, në përpjekje për të parandaluar një valë të katërt të COVID-19.

“Një situatë e kobshme po afron… tani për tani jam e frikësuar”, tha ajo duke vënë në dukje se SHBA kishin mesatarisht rreth 60,000 raste të reja me COVID-19 gjatë javës së kaluar, një rritje prej 10 përqind.

Dr. Walensky tha se trajektorja aktuale në SHBA është e ngjashme me ato në Francë, Gjermani dhe Itali dhe vende të tjera evropiane që po përjetojnë një rritje dramatike të rasteve të reja të koronavirusit.

“Ju kërkoj të keni edhe pak durim, të vaksinoheni kur t’ju krijohet mundësia, në mënyrë që t’i kemi këtu të gjithë njerëzit e dashur kur të mbarojë kjo pandemi,” tha ajo.

Ndërkohë, CDC-ja nxorri një raport të ri të hënën ku thuhej se vaksinat e reja me dy doza Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë 90% efektive në parandalimin e infeksioneve në shkallë të gjerë, ndërsa doza e pare është 80% efektive pas dy javëbe të para.

Prodhuesi amerikan i ilaçeve Johnson & Johnson njoftoi të hënën se ka arritur një marrëveshje për të furnizuar Bashkimin Afrikan me deri në 400 milion doza të vaksinës COVID-19 duke filluar nga vera.

Vaksina me një dozë duhet të marrë më pare autorizim nga rregullatorët në vendet afrikane. Megjithatë ajo është miratuar tani për përdorim emergjent nga OBSH-ja, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Në Kanada, zyrtarët e shëndetësisë thanë të hënën se do të ndalonin së ofruari vaksinën AstraZeneca për COVID-19 mes personave nën moshën 55 vjeç për shkak të shqetësimeve për raste të rralla por serioze të mpiksjes së gjakut, veçanërisht tek gratë në moshë të re.

Pauza vjen pasi shumë vende evropiane ndaluan për një kohë të shkurtër përdorimin e vaksinës AstraZeneca ndërsa po hetonin raportet për mpiksje gjaku. Pothuajse të gjithë rifilluan përdorimin e saj pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), tha se vaksina ishte “e sigurt dhe efektive” dhe tha se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore.

voa