OBSH dhe BE propozojnë arritjen e një traktati ndërkombëtar për pandemitë

covaxNga fillimi i pandemisë në mbarë botën janë identifikuar mbi 127 milionë e 775 mijë raste me COVID-19 ndërsa mbi 2 milionë e 794 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit. Pandemia që ka goditur botën për më shumë se një vit, paralizoi pothuajse çdo industri. Që në të ardhmen bota të jetë më e përgatitur për situate të tilla OBSH dhe BE propozuan një traktat për pandemtë. Në diskutimin e së martës morën pjesë më shumë se 20 drejtues të qeverive dhe agjencive botërore.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhano Ghebreyesus dhe udhëheqës tjerë përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson, atë italian Mario Draghi dhe Presidentin e Ruandës Paul Kagame, propozuan angazhim të ri kolektiv për të forcuar sistemin e gatishmërisë dhe përgjigjes duke përdorur statutin e agjencisë botërore të shëndetit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se bota duhet të mësojë nga COVID-19 duke u kërkuar udhëheqësve nga çdo pjesë e botës të bashkohen për të propozuar veprime të përbashkëta në nivel ndërkombëtar.

“Pandemia tjetër nuk është në pikëpyetje nëse do të ndodhë por kur do të ndodhë, prandaj duhet të jemi gati dhe nuk kemi kohë për të humbur. Ky traktat mbi pandemitë do të ketë rrënjët në statutin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajo do të mbështesë parimin e shëndetit për të gjithë dhe përmes këtij traktati, qëllimi ynë kryesor është të nxisim një qasje gjithëpërfshirëse për parashikimin, parandalimin dhe përgjigjen më të mirë ndaj pandemive “, tha ai.

Rregulloret ndërkombëtare për shëndetin ekzistojnë dhe zbatohen nga OBSH, por ato mund të mos merren parasysh nga vende që kanë më pak pasoja.

Pavarësisht detyrimit që vendet të ndajnë të dhënat kritike për epidemitë me organizatën, Kina nuk pranoi ta bënte këtë kur shpërtheu për herë të parë koronavirusi.

Zyrtarët e OBSH-së kishin pak mjete në duar për t’i detyruar ata të ndanin informacione, gjeti një hetim i Associated Press vitin e kaluar.

Konferenca e së martës nuk solli asnjë tregues që ndonjë vend së shpejti do të ndryshojë qasje. Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk iu bashkuan nënshkrimit të deklaratës.

“Tani është koha për të vepruar. Bota nuk mund të presë derisa të mbarojë pandemia për të filluar planifikimin për pandeminë tjetër. Ne nuk duhet të lejojmë zbehjen e kujtimeve të kësaj krize dhe të veprojmë si të mos kishte ndryshuar asgjë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën që shkoi Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve të pasura që të dhurojnë 10 milionë vaksina kundër COVID-19 që të fillonte fushata e vaksinimit në të gjitha vendet e botës në 100 ditët e para të vitit.

Asnjë vend nuk shprehu gatishmëri për të ndarë vaksinat. Nga më shumë se 459 milionë vaksinat e administruara në të gjithë botën, shumica janë shpërndarë në vetëm 10 vende, 28 për qind vetëm në një.

OBSH shpreson që marrëveshja të arrihet deri në maj kur zhvillohen punimet e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

voa

IKShPK: prej 3892 mostrave kemi 752 raste pozitive, 14 të vdekur dhe 665 të shëruar!

kujdesGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.892 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 752 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 341 raste, Ferizaj 53 raste, Kamenicë 38 raste, Gjilan 36 raste, Prizren 33 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Pejë 21 raste, Gjakovë 18 raste, Obiliq 17 raste, Kaçanik 16 raste, Istog 15 raste, Klinë 14 raste, Viti 14 raste, Podujevë 13 raste, Suharekë 13 raste, Graçanicë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Drenas 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 3 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Junik.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (66 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 665 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.
Numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Ndërroi jetë nga Covid-19, përcillet për në banesën e fundit Bashkim Fino

bashkim finoDeputeti socialist, Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e koronavirusit është përcjellë për në banesën e fundit.

Trupi ish kryeministrit Bashkim Fino do të prehet në varrezat e Sharrës. Në nderim të deputeti Bashkim Fino, u mbajtën homazhe nga ora 11:00 deri në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve. Në homazhe morën pjesë përfaqësues të partive të ndryshme politike, ndërsa e pranishme ishte edhe ambasadorja amserikane Yuri Kim.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Top Channel

Covid 19: prej 1405 testeve, kemi 303 raste të reja, 41 viktima dhe 1169 persona të shëruar

E hene

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1405 teste dhe u regjistruan 303 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 195 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 28 (me 75.132 banorë)
  • Kumanovë – 17 (me 109.228 banorë)
  • Gostivar – 14 (111.252 banorë)
  • Tetovë – 8 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kavadarci – 7 (me 38.741 banorë)
  • Veles –6 (me  54.384 banorë)
  • Shtip – 6 (me 43.625 banorë)
  • Negotinë – 6 (me  19.327 banorë)
  • Kërçovë – 3 (me 56.937 banorë)
  • Strugë – 3 (me 65.801 banorë)
  • Strumica – 2 (me 57.175 banorë)
  • Gjevgjeli – 2 (me 22.706 banorë)
  • Ohër- 1 (51.591 banorë)
  • Koçani –1 (me 37.758 banorë)
  • Probishtip – 1 (me 15.085 banorë)
  • Resnjë –1 (me 16.313 banorë)
  • Radovish – 1 (me 29.100 banorë)
  • Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
Janë raportuar gjithsej 41 persona që kanë ndërruar jetë, si vijon: 16 nga Shkupi (34, 41, 50, 60, 64, 65, 3 persona të moshës 67, 69, 70, 71, 72, 77, 80 dhe 86), 5 pacientë secili nga Prilep (43, 2 persona të moshës 67, 71 dhe 78) dhe Veles (44, 66, 70, 74 dhe 81), 3 pacientë nga Kumanova (2 persona në 78 dhe 79), dhe Negotina (60, 74 dhe 79), një pacient nga Struga (22), Berovë (50), Gjevgjeli (60), Vinica (62), Shtip (63), Strumicë (64), Gostivar (72), Koçan (80) dhe Dibër (85).
 
Janë regjistruar 1169 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 532-Prilep 78Kavadarci 63-Kumanova 58-Negotina 47-Velesi 44-Gostivari 42-Shtipi 36-Tetovë dhe Manastir nga 34-Koçani 22-Gjevgjelia 21-Kriva Palanka 19-Delçeva dhe Berova nga 14 -Strumica 13-Sveti Nikola, Valandova dhe Bogdanci nga 11-Resnja 9 -Dibra 8-Kërçova, Radovishi dhe Makedonski Brodi nga 7- Krusheva dhe Demir Hisar nga 5 -Probishtipi, Demir Kapia dhe Pehçeva nga 4
-Kratova dhe Dojrani nga 2 dhe Ohri 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 616.862 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 127.240, numri i pacientëve të rikuperuar është 105.524, numri i vdekjeve është 3.716 dhe numri i rasteve aktive është 18.000.
Kufizimi i levizjesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Origjina e koronavirusit sipas një studimi të OBSH-së dhe Kinës

Peter Ben Embarek OBSHSipas agjencisë Associated Press, një studimi i përbashkët i pa botuar ende, mes OBSH-së dhe Kinës mbi origjinën e COVID-19 arrin në përfundimin se “transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njeriu, përmes një kafshe tjetër, është skenari më i mundshëm” i përhapjes së virusit.

Skenari që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe të jetë përhapur tek njeriu, konsiderohet si “jashtëzakonisht i pamundur” sipas hetimit të përbashkët, thuhet në raport.

Studimi zbulon gjithashtu se brejtësit dhe macet “mund të preken nga virusi COVID, gjë që sugjeron se ato gjithashtu mund të jenë transmetuese” të tij.

Një diplomat i një vendi anëtar të OBSH-së në Gjenevë, e ndau studimin, që “dukej të ishte një version gati përfundimtar”, me agjencinë Associated Press të hënën, por agjencia e lajmeve nuk e ka bërë të ditur identitetin e diplomatit, sepse ai nuk ishte i autorizuar ta jepte informacionin para botimit.

Raporti është “bazuar kryesisht” në një vizitë që një ekip ekspertësh ndërkombëtarë bëri këtë vit në Wuhan të Kinës ku u shfaq për herë të parë koronavirusi.

Infeksionet në SHBA në nivel konstant

Ndërsa vazhdon fushata e vaksinimit në Shtetet të Bashkuara kundër COVID-19, nivelet ditore të infeksionit mbeten të larta.

Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, shprehu shqetësim të dielën se kjo mund të jetë rezultat i heqjes së disa kufizimeve shumë herët nga disa shtete – veçanërisht në periudhën e pushimeve të pranverës.

“Mendoj se ishte e parakohshme”, tha zoti Fauci për kanalin CBS, duke folur për shtetet që hoqën kufizimet ndërsa po rritet niveli i vaksinimit, duke paralajmëruar se ekziston “një rrezik real” të shohim një valë të tretë të epidemisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të dielën, Presidenti Joe Biden tha se beson se niveli i infektimeve ka mbetur i njejtë, në vend që të ulet, pasi njerëzit “po heqin dorë nga masat mbrojtëse”.

Të enjten e kaluar, presidenti Biden u zotua për 200 milionë vaksinime në 100 ditët e tij të para si president. Të dielën, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan se më shumë se 51.5 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 93.6 milionë kanë marrë të dyja dozat.

Në të njëjtën kohë, SH.B.A. kanë konfirmuar afërsisht 60,000 raste të reja ditore të virusit gjatë disa ditëve të fundit. Niveli i pandryshuar i rasteve në një shkallë kaq të lartë është shqetësues.

“Unë mbetem thellësisht e shqetësuar për një ndryshim të mundshëm të trajektores së pandemisë. Të dhënat më të fundit të CDC vazhdojnë të sugjerojnë se rënia e rasteve ka mbetur e pandryshuar në një nivel shumë të lartë, “tha Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC-së.

Më herët të dielën, Dr. Deborah Birx, e cila ka shërbyer si koordinatore e përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë ndaj koronavirusit nën administratën Trump, tha për kanalin CNN se ajo beson se numri i të vdekurve prej 550,000 mund të kishte qënë shumë më i ulët, nëse zyrtarët në qytete dhe shtete do të kishin ndërmarrë hapa më agresivë për të ndalur infeksionet duke nxjerr mësime nga vala e parë.

“Kishte rreth 100,000 vdekje që erdhën nga vala e parë”, tha zonja Birx. “Të gjithë rastet e tjera, sipas mendimit tim, mund të ishin zbutur ose zvogëluar ndjeshëm.”

voa

Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e V.

zaev-mickoskiRegjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në shtator. Kështu kanë vendosur kryeministri, Zoran Zaev dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickocski në takimin kokë më kokë që kanë zhvilluar në Shkup.

Regjistrimi ishte paraparë të mbahej nga 1 deri më 20 prill, por sipas liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, shtyrja e këtij procesi është bërë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike.

Vendimi i liderëve të dy partive politike, Lidhjes Social Demokrate të Zaevit dhe VMRO-DPMNE duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin mes Zaevit dhe Mickocskit nuk kanë marrë asnjë nga kryetarët e partive politike shqiptare, të cilët paraprakisht kishin caktuar një takim në nivel të sekretarëve shtetërorë të partive, por që nuk u mbajt për shkak të refuzimit të tij nga opozita shqiptare.

Zaev dhe Mickovski ndërkohë janë marrë vesh edhe për shtyrjen e zgjedhjeve lokale që ishte paraparë të mbaheshin në shtator, por mbajtja e tyre pamundësohet për shkak të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Zgjedhjet lokale është vendosur të shtyhen për në pjesën e parë të muajit tetor, pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë.

Ata gjithashtu kanë vendosur që regjistrimit i diasporës, që ka nisur më 1 mars, të mos anulohet, por përkundrazi të vazhdojë deri më shtator kur do të mbahet regjistrimi brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

Para takimit, dy partitë kishin vlerësim të kundërta për regjistrimin e popullsisë.

“Përfitimet e regjistrimit janë të mëdha prandaj unifikimi është i nevojshëm, e jo bojkoti i këtij procesi të rëndësishëm. Gjithkush që mendon mirë për shtetin dhe që dëshiron që ai të zhvillohet dhe të ecë përpara, duhet të japë kontributin dhe mbështetjen maksimale në këtë proces. Kjo është arsyeja pse ju bëj thirrje që t’i përgjigjeni masivisht regjistrimit, për të shfrytëzuar rastin për të kontribuar në përparimin e atdheut”, kishte deklaruar deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.

Por, nga VMRO-DPMNE-ja thanë se regjistrimi është shndërruar në marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit andaj edhe kryetari i saj, Hristijan Mickoski edhe në takimin me Zoran Zaevin insiston në shtyrjen për në vjeshtë të këtij procesi, atëherë, kur sipas opozitës, do të plotësoheshin kushtet, si epidemiologjike ashtu edhe politike.

“Me insistimin për mbajtjen e regjistrimit Zoran Zaev dhe (ministri i Shëndetësisë) Venko Filipçe me vetëdije po i çojnë qytetarët drejt rrezikut për jetën. A është i vetëdijshëm Zaevi se 5.500 regjistrues duhet të futen nëpër secilën shtëpi në shtet. Pjesa dërmuese e tyre mund të jenë pa simptoma dhe t’i infektojnë qytetarët me sëmundje kronike, të cilët mund të kenë pasoja fatale. Regjistrimi duhet të shtyhet”, thuhet në një komunikatë të VMRO-DPMNE-së duke riafirmuar qëndrimin e partisë në takimin e liderëve.

Takimi Zaev-Mickovski kishte nxitur dhe reagimin e opozitës shqiptare, e cila e ka vlerësuar si takim një-etnik, që sipas koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, “ka për qëllimin anulimin e regjistrimit, jo për shkak të pandemisë, por për shkak të frikës së rritjes së përqindjes së shqiptarëve në shtet”.

Derisa partitë debatojnë për anulimin ose jo të regjistrimit të popullsisë, nga ana tjetër Enti Shtetëror i Statistikës, thotë se ky proces është gati, pasi tashmë ka nisur regjistrimi i diasporës dhe më 1 prill do të nisë regjistrimi brenda vendit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës, ka thënë se procesi duhet të realizohet ndërsa ka shprehur habinë se si partitë maqedonase, sipas tij, mund t’i bëjnë thirrje maqedonasve që të mos regjistrohen apo të dalin me pretendimet se do të kurdiset rezultati mbi përqindjes e popullatës.

“Kjo nuk është një punë që po hapim fletoren dhe të shënojnë se kaq janë shqiptarët, kaq janë maqedonasit e kaq turqit. Ne jemi profesionistë dhe nuk pranojmë rekomandime qofshin ato nga (kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim) Ali Ahmeti apo Zoran Zaev. Kemi ligjin dhe ne atë e zbatojmë. Këtë proces nuk e bëjnë dy veta, unë dhe drejtori, por mbi gjashtëmijë regjistrues që do të dalin në terren për të kryer një operacion shumë të rëndësishëm, siç është regjistrimi i popullsisë. Unë hedh poshtë të gjithë dyshimet e partive se procesi është i kurdisur apo nuk di me çfarë tjera pretendimesh dalin në opinion”, ka deklaruar Selami. rel

Lexo edhe këtë:

LSHD mbi regjistrimin e paralajmëruar të popullsisë në RMV.

IKShPK: prej 3586 mostrave kemi 774 raste pozitive, 4 të vdekur dhe 903 të shëruar!

transmetimiGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 62 raste, Gjakovë 43 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 36 raste, Pejë 31 raste, Prizren 30 raste, Lipjan 28 raste, Ferizaj 27 raste, Podujevë 26 raste, Kamenicë 25 raste, Viti 24 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Obiliq 21 raste, Klinë 16 raste, Drenas 11 raste, Kaçanik 10 raste, Malishevë 10 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Novobërdë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Junik 3 raste, Istog 2 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593.
Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.
kujdesMbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Intensifikim përpjekjesh për takimin Kurti-Vuçiq

Albin Kurti & Aleksandër VucicI ngarkuari i BE për dialogun, Miroslav Lajçak thotë se shpejt mund të ketë takim ndërmjet Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiqit. Beogradi reagoi ashpër pas deklaratave të Kurtit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, duke i premtuar atij bashkëpunim në të ardhmen. Vetë Kurti shkroi në Twitter për telefonatën, por nuk shpalosi detaje tjera. ”Sot më erdhi një telefonatë nga Miroslav Lajcak i cili më përgëzoi për postin tim të ri si Kryeministër, duke i uruar qeverisë sonë sukses. Presim bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, shkroi Kurti.

Lajçak: Kam garanci për dialogun

Kërkesa e vazhdueshme e Lajçakut drejtuar kryeministrit të ri kosovar është vazhdimi i dialogut me Serbinë, ndonëse Albin Kurti ka thënë se nuk i shmanget dialogut me Serbinë, por nuk e ka ndër prioritet e para të qeverisjes së tij. Ndërkohë, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq pritet të ndodhë brenda disa javësh, ka thënë Lajçak. “Mendoj se takimin e parë mund ta presim shumë shpejt, pa shtyrje të panevojshme. Kosova ashtu siç jemi marrë vesh edhe me Albin Kurtin duhet të përfundojë me krijimin e institucioneve. Ka mbetur tani edhe zgjedhja e presidentit dhe përgatitja e ekipit të ri. Pas kësaj, presim që ata të jenë të gatshëm. Ai më ka thënë se është i gatshëm të vijë në Bruksel për t’u takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Vuçiq më ka thënë se është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet”, ka thënë Lajqak.

I ngarkuari i BE-së për dialogun ka qenë i inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd ku, siç shprehet ai, “ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun”. “Gjatë qëndrimit tim të fundit në Prishtinë dhe Beograd, partnerët më kanë konfirmuar se e dinë mirë rëndësinë e dialogut dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë proces. Natyrisht se dialogu është jo vetëm proces i normalizimit të marrëdhënieve, por edhe platformë ku zgjidhen edhe problemet tjera”, thotë Lajçak.

Kurti refuzon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Ndër kërkesat që vazhdimisht Serbia ka përcjellë për autoritetet e BE-së dhe ato të Kosovës është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas pikëpamjes së Beogradit ky asociacion ka kompetenca ekzekutive. Por kjo është  e papranueshme për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që refuzon për themelimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive. “Neni 44 i Kushtetutës së Kosovës garanton lirinë e asociimit, por nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Nuk mund të kemi Asociacion një-etnik, mund të jetë karakteri i Asociacionit të komunave, por jo një-etnik, e thotë edhe Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj të shpallur më 25 dhjetor të vitit 2015.” Këtë deklaratë  kryeministri i Kosovës e shprehu në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Pas kësaj ishte i menjëhershëm reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. “Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq lidhur me deklarimet e Prishtinës kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, u shpreh Vuçiq. “Edhe sot, kur ata na kërcënojnë me formimin e “Shqipërisë së Madhe ” dhe thonë se nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave Serbe, ne po themi që ne nuk jemi aq të dobët sa kemi qenë”, citojnë mediet në Serbi, Vuçiqin duke shtuar se Prishtina nuk duhet të kërcënojë. “Thjesht u kërkoj atyre që të mos na kërcënojnë dhe të mos mendojnë se Serbia është thyer dhe se nuk do të dijë si të përgjigjet”, ka thënë Vuçiq.

Fund i dialogut?

Reagime ka pasur edhe nga ambasadori serb në Uashington dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përfundimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me deklaratat se nuk dëshiron as ta diskutojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Albin Kurti po bën kërdi në rajon në ditët e para të tij në detyrë. Ai as nuk dëshiron të diskutojë mbi formimin e Asociacionit të komunave serbe, një detyrim ligjërisht obligativ i Kosovës, i nënshkruar, ratifikuar dhe i garantuar ndërkombëtarisht, Kurti ka njoftuar në fakt përfundimin e dialogut në mënyrën më të egër”, shkroi në Twitter Gjuriq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht e ka përsëritur se sa i përket dialogut me Serbinë ai nuk i shmanget atij, por, fillimisht dëshiron të dialogojë me serbët e Kosovës dhe më pas me Beogradin. Analisti politik, Blerim Burjani është i mendimit, se kjo formë e dialogut mund të zgjats marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. “Dialogu i brendshëm me pakicën serbe e vonon zgjidhjen. Kurti duhet të pranojë se normalizimi i raporteve është prioritet, sepse i përket paqes, stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar e paqja e qëndrueshme gjithmonë është prioritet ndërkombëtar, andaj ikja nga prioriteti ndërkombëtar i këtij rendi botëror nuk është e dobishme dhe i bën dëme këtij rendi”, thotë për DW Blerim Burjani.

Nga komuniteti ndërkombëtar vijnë thirrje të qarta për kryeministrin e Kosovës për angazhim në dialogun me Serbinë. Kërkesa e fundit ishte nga debati në Parlamentin Evropian ku i miratua raporti për Kosovën i raportueses Viola von Cramon, ku ndër të tjera qeverisë së re të Kosovës i bëhet thirrje që të angazhohet në dialog me Serbinë. “Qeveria e re duhet të angazhohet për dialogun. Kemi parë në javët dhe muajt e kaluar që është bërë progres dhe do të donim që ky proces të vazhdojë në javët dhe muajt në vijim. Dialogu është parakusht për rrugën drejt BE-së”, tha Viola von Cramon.

dw

Blinken: Rusia do të vuajë “kosto dhe pasoja” për veprimet e saj anti-amerikane

Antony BlinkenSekretari i Shtetit Antony Blinken tha se do të ketë “kosto dhe pasoja” për Rusinë, për siç thuhet aktivitetet e saj malinje ndaj Shteteve të Bashkuara.

Shefi i diplomacisë amerikane i bëri komentet në një intervistë me rrjetin televiziv CNN që u transmetua të dielën.

“Ne do të ndërmarrim masat e nevojshme për të mbrojtur interesat tona,” në momentin kur SHBA e shohin të përshtatshëm, tha zoti Blinken në intervistën që shte regjistruar disa ditë më parë, ndërkohë që shefi i diplomacisë amerikane përmbyllte në Bruksel bisedimet me homologët e tij në NATO.

Mes aleatëve perëndimorë, tha ai “ka një angazhim të përbashkët” se duhet të tregohen “sy-hapur e të kthjellët” lidhur me veprimet e Moskës dhe ta mbajnë përgjegjës Kremlinin.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se zyrtarët janë në vazhdën e punës duke analizuar mundësinë e sanksioneve ose masave të tjera nga Uashingtoni kundër Moskës dhe po vijojnë konsultimet me vendet e NATO-s.

“Ne jemi më të fortë kur veprojmë në bashkërendim,” tha ai.

Megjithëse SHBA dhe Rusia rënë dakord me shpejtësi për të zgjatur një traktat për kontrollin e armëve që do të skadonte pak pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Biden, Uashingtoni po fajëson Rusinë për veprime të tjera, përfshirëofertën e shpërblimeve për ata që kryejnë atentate ndaj trupave amerikane në Afganistan, përzierje në zgjedhjet e 2020 dhe penetrimin në sistemet kompiuterike amerikane.

Komentet e zotit Blinken në intervistën dhënë CNN-it të kujtojnë deklaratat e Presidentit Biden i cili tha dy javë më parë në një intervistë me kanalin ABC se e konsideron udhëheqësin rus, Putin “vrasës”.

Presidenti Biden tha në intervistë: “Do ta shihni së shpejti se çfarë çmimi do të paguajë,” duke shtuar se SHBA synon të vazhdojë edhe bashkëpunimin me Rusinë sepse ka plot “fusha ku është në interesin e përbashkët të bashkëpunojmë”.

“Prandaj e zgjata traktatin për kontrollin e armëve, ndërkohë që ai bënte këto të tjerat. Por zgjatja e traktatit ishte në interes të njerëzimit, që të pakësojmë rrezikun për një konflikt bërthamor”.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat për përzierje në zgjedhjet amerikane dhe për orkestrimin e një sulmi kibernetik që penetroi sisteme të qeverisë dhe kompanive private përmes firmës SolarWinds. Po ashtu, Kremlini ka përgënjeshtruar njoftimet se ka ofruar shpërblime për sulme ndaj ushtarëve amerikanë në Afganistan apo se ka helmuar udhëheqësin opozitar rus Alexei Navalni.

Një analizë e shërbimeve amerikane të zbulimit arrin në përfundimin se ka të ngjarë që Presidenti Putin urdhëroi një fushatë për të ndihmuar shanset për fitore të ish-Presidentit Trump në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Nuk është e qartë se çfarë masash po peshon administrata Biden kundër Rusisë, por ato mund të përfshijnë ndëshkime si ngrirja e aseteve të firmave që kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt ose jo në ndërhyrjet në zgjedhje apo që kanë ndihmuar infiltrimin kibernetik si dhe aktivitete të tjera që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Një ligj i vitit 1991 i jep autoritetet presidentit amerikan t’ua ndalojë bankave amerikane t’i japin kredi një vendi që përdor armë kimike, si ajo që u përdor për të helmuar zotin Navalni.

SHBA-Kinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se sheh aspekte “gjithnjë e më konfrontuese” në marrëdhënien mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Shefi i diplomacisë amerikane shtoi se kjo marrëdhënie ka pa diskutim dimensione rivaliteti por ka edhe pista për bashkëpunim mes dy vendeve.

Të shtunën Shtetet e Bashkuara kritikuan sanksionet e Pekinit kundër dy zyrtarëve amerikanë për të drejtat fetare si dhe ndaj një ligjvënësi kanadez, të vëna pas komenteve të dy vendeve perëndimore lidhur me trajtimin e pakicës ujgure në Kinë.

Nord Stream 2

Sekretari i Shtetit u pyet gjatë intervistës edhe për tubacionin e gazit natyror Nord Stream 2, në vaçanti në lidhje me masat që mund të marrë Uashingtoni për të penguar ndërtimin e kësaj strukture nga Rusia në Gjermani. Zoti Blinken tha se vendimi përfundimtar është në dorë të atyre që po përpiqen ta ndërtojnë tubacionin. Shtetet e Bashkuara, shtoi ai, thjesht duan që kundërshtitë e tyre ndaj këtij projekti të kuptohen qartë nga këto vende.

voa

Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

ura e guritProcesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndërsa opozita maqedonase po bën thirrje për shtyrjen e procesit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Censusi brenda vendit duhet të fillojë më 1 prill dhe të zgjasë deri më 21 prill.

Regjistrimi i popullsisë që aktualisht po zhvillohet në diasporë dhe brenda pak ditësh do të fillojë edhe këtu në Maqedoninë e Veriut, ka nxitur mjaft debate dhe si edhe në të kaluarën, çështja po merr dimensione politike.

Opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, e cila në fillim kërkonte shtyrjen për një vit të procesit për shkak të mospërputhjes, sipas saj, me rregullat e EUROSTAT-it, tash ngul këmbë që censusi të shtyhet për në vjeshtë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Nga ana tjetër, pushteti është i vendosur që censusi të bëhet medoemos, vetëm nëse nuk përshkallëzohet gjendja me koronavirusin. Qeveria paralajmëron gjoba për ata që thërrasin në bojkotimin e regjistrimit të popullsisë dhe për ata që nuk ua hapin dyert regjistruesve.

Megjithatë, një takim që pritet të mbahet të hënën midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickovski do të sqarojë nëse do të ketë shtyrje të procesit ose jo.

Drejtori i Entit te Statistikave, Apostol Simovski thotë se censusi para së gjithash është një operacion që siguron të dhënat bazë për krijimin e politikave jetike për qytetarët.

“E keni lirinë që të deklaroheni ashtu siç ndjeheni dhe shfrytëzojeni këtë mundësi”, tha drejtori Simovski duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i harrojnë të gjitha thirrjet për bojkotimin e censusit, “t’i harrojnë trysnitë dhe imponimin e frikës se me anë të regjistrimit dikush do të preket nga sëmundja e tmerrshme e koronavirusit”.

“Do t’i respektojmë protokollet deri në pikën e fundit dhe askush nga pjesëmarrësit në regjistrim nuk do të ndikojë që pandemia të përhapet”, tha zoti Simovski.

Censusi i fundit në vitin 2002 nxori pak mbi dy milonë banorë, prej tyre 25 përqind shqiptarë. Në dhjetë vitet e fundit ka pasur një shpërngulje drejt Evropës Perëndimore dhe sipas vlerësimeve të Bankës Botërore kjo shifër tejkalon 400 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët u larguan për një jetë më të mirë.

Sëkëndejmi, komunitetet joshumicë mund të realizojnë më shumë të drejta nëse përbëjnë të paktën 20 përqind, apo kur janë 50% në një komunë të caktuar mund të përdorin edhe simbolet e tyre kombëtare.

Prandaj shqiptarët i japin rëndësi regjistrimit të diasporës, ku deri më tash janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por jo të gjithë evidentohen si banorë rezidentë.

Thirrjeve për regjistrimin e shqiptarëve në diasporë i është bashkuar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Për cenusin janë interesuar edhe Shtetet e Bashkuara, teksa Ndihmës-Sekretari i Departamentit të Shtetit Matthew Palmer ka inkurajuar drejtuesin e opozitës, Mickovski dhe partinë e tij VMRO-DPMNE “që të punojnë së bashku me të tjerët për të siguruar suksesin e censusit që është një mjet i rëndësishëm statistikor për përmirësimin e qeverisjes”, është shprehur zoti Palmer.

voa