Radev dhe Petkov thirren nga Macron, do të diskutohet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut

petkov-radevPresidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov së shpejti do të vizitojnë Francën.

 

Vizita e tyre për në Francë u bë publike menjëherë pas mbledhjes qeveritare ku u diskutua dhe çështja e heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve të siguruara nga mediat bullgare, Radev dhe Petkov në Francë do të takohen me presidentin francez Emanuel Macron.

Aludimi e medias bullgare “BGNES” thotë se në Paris pritet të ndodh miratimi për largimin e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, një veprim ky që do të mundësonte që Maqedonia të fillonte negociatat me BE-në.

Disa nga figurat e mëhershme të politikës bullgare kanë shprehur mendim që Bullgaria dhe Maqedonia duhet të gjejnë një zgjidhje adekuate pa penalizuar asnjërin nga vendet, ndërsa historianët bullgarë kanë rezervat e tyre nëse duhet apo nuk duhet të ndodh largimi i vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

telegrafi

BE-ja pajtohet të ndalojë shumicën e importeve të naftës ruse

ndalim importitUdhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën vonë të ndalojnë dy të tretat e importeve të naftës ruse, si pjesë e një marrëveshjeje kompromisi për të rritur trysninë ndaj Rusisë, duke marrë parasysh efektet ekonomike në disa vende të bllokut që varen më shumë nga furnizimet ruse të naftës.

 

Embargoja përfshinë naftën ruse të transportuar nga deti, ndërsa përjashton naftën e importuar përmes tubacioneve.

Hungaria, një vend pa dalje në det, që siguron mbi 60 për qind të naftës dhe 85 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia, kishte kërcënuar se do të kundërshtonte kufizimet në importet e naftës, një veprim që do të kishte dëmtuar përpjekjet që kërkojnë konsensusin e të gjitha vendeve anëtarëve të BE-së.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se pret që ambasadorët e BE-së të miratojnë zyrtarisht embargon të mërkurën që është pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh.

Udhëheqësit ukrainas kanë kërkuar prej kohësh ndalimin e importeve të naftës ruse për t’i hequr Rusisë të ardhurat me të cilat ajo financon luftën në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij të hënën në një fjalim drejtuar Këshillit Evropian.

Me zotimet nga vende të tilla si Gjermania për të hequr gradualisht importet e tyre të naftës ruse, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se marrëveshja “do të shkurtojë në mënyrë efektive rreth 90 për qind të importeve të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit”.

Pjesë të paketës së sanksioneve përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e udhëtimit për individë, përjashtimin e bankës më të madhe të Rusisë, Sberbank, nga sistemi global i transfereve financiare SWIFT. BE-ja do t’u ndalojë gjithashtu tre transmetuesve shtetërorë rusë shpërndarjen e përmbajtjes së tyre në vendet e BE-së.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord gjithashtu t’i japin Ukrainës 9.7 miliardë dollarë ndihmë për ekonominë e vendit dhe përpjekjet për rindërtim.

voa

Samiti i BE-së: Scholz-i në defensive

ScholzKancelari gjerman, Olaf Scholz vlerëson unitetin e BE-së për politikën ndaj Ukrainës, ndërkohë që sulmohet ndërkombëtarisht për hezitim për dërgesat e armëve në Ukrainë.

 

Në fillim të takimit të samitit në Bruksel, Olaf Scholz ishte jashtëzakonisht i hapur për të folur dhe optimist. Evropa tashmë ka treguar se mund t’i kundërvihet bashkarisht agresionit rus në Ukrainë dhe ai ka besim se kështu do të vazhdojë, deklaroi kancelari. Kështu ai kundërshton ata që duan të shohin çarje të thelluara në unitetin evropian. Scholz madje ishte optimist për arritjen e një kompromisi për embargon e naftës.

Po një vështrim në shtypin ndërkombëtar duhet ta ketë habitur Olaf Scholz-in. Gazeta britanike “The Times” shkruan në kryeartikullin e së hënës se Gjermania duket se është humbësja e qartë në arenën diplomatike. Ngurrimi i Gjermanisë për t’i ofruar armë dhe ndihmë Kiev-itdhe paqartësia e saj në lidhje me kushtet e një armëpushimi dhe përfundimin e luftës janë bërë burim zhgënjimi për aleatët dhe shumë gjermanë. Po sipas “The Times” mungesa e një udhëheqjeje të vendosur në Berlin e trimëron Putinin dhe mesazhet kontradiktore për Ukrainën e kanë përkeqësuar situatën e sigurisë.

Komente kritike dhe tone të mprehta

Komente të ngjashme kritike mund të lexosh edhe në media të tjera me ndikim ose të dëgjosh në thinktank-et ndërkombëtare. “Në fillim të kësaj krize, strategjia e Olaf Scholz-it dukej se ishte të bënte sa më pak që të ishte e mundur dhe sa më vonë që të ishte e mundur për të mos përfunduar në anën e gabuar të historisë”, kritikon Jessica Berlin nga Fondi Gjerman Marshall. Presidenti polak Andrzej Duda, nga ana tjetër, pyeti publikisht pse nuk funksionon shkëmbimi i unazave të tankeve që Varshava i kishte dorëzuar Ukrainës, kur Gjermania kishte premtuar në Poloni se do të dërgonte pjesë këmbimi.

 

Tone të mprehta kundër kancelarit vijnë edhe nga Parlamenti Evropian: “Unë pres një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga një Gjermani demokratike. Pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, është përgjegjësia e saj të marrë drejtimin për të ndihmuar Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht”, shkroi në Twitter deputeti liberal dhe ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt.

Klimë e vështirë diskutimesh

Në këtë klimë Olaf Scholz do ta ketë të vështirë të ndjekë qëllimet e tij në diskutimet e samitit mbi politikën e përbashkët të Ukrainës apo edhe të luajë rolin e ndërmjetësit midis kampeve të mëdha në BE.

Takimi i posaçëm i kësaj jave synon të përgatisë terrenin për samitin e rregullt në fund të qershorit, në të cilin më pas do të merren vendimet themelore. Kjo përfshin çështjen e anëtarësimit të Ukrainës. A duhet që Ukrainës t’i jepet të paktën statusi i kandidatit apo jo? Franca dhe Holanda, për shembull, janë kundër kësaj, kurse shumë europiano-lindorë e mbështesin kërkesën e Kievit. “Statusi i kandidatit është një vendim politik”, thotë letonezi Karins. Ai nuk të detyron të pranohesh dhe është një sinjal. BE-ja duhet të jetë e hapur për anëtarët e rinj. Por duke qenë se këtu ka edhe unanimitet, aktualisht nuk duket si një vendim pozitiv.

Kryeministri letonez kujtoi se thelbi i problemeve është se “ne ngecim në detaje dhe harrojmë pamjen e madhe: Ukraina po lufton për vlerat tona (…) dhe ne duhet t’i mbështesim ato.” Por kjo përfshin pyetjen e hapur se si duhet të duket fundi i lojës. Tri vendet e mëdha Franca, Gjermania dhe Italia duan një zgjidhje paqeje së shpejti, edhe nëse Ukraina duhet të heqë dorë nga disa territore të saj. Kurse Polonia dhe vendet baltike janë kritikët më të mëdhenj të propozimeve për të pranuar humbje territoriale për hir të një marrëveshjeje dhe një armëpushimi me Presidentin Putin. Evropiano-lindorët dhe SHBA-të duan të vazhdojnë luftën derisa Rusia të dobësohet në mënyrë vendimtare. Kjo kontradiktë themelore ka të ngjarë të vërë unitetin e BE-së në një provë të rëndë muajt e ardhshëm.

dw

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

gazpromLista e vendeve të bojkotuara nga kompania shtetërore ruse Gazprom po bëhet më e gjatë. Tani kësaj liste iu shtua edhe Holanda.

 

Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për Holandën. Shkak për këtë ndërprerje është refuzimi i koncernit Gasterra për të paguar në rubla. Pas këtij refuzimi Gazprom-i deklaroi se Holanda nuk do të furnizohet me gaz duke nisur nga data 31 maj 2022. Sipas të dhënave të koncernit holandez dy miliardë metra kub gaz, që ky Gasterra donte t’i blinte deri në tetor nga Gazprom janë porositur tani nga furnizues të tjerë.

Pas fillimit të luftës agresive në Ukrainë presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një urdhër, sipas të cili vendet “jomiqësore” që importojnë gazin rus duhet t’i paguajnë  në të ardhmen faturat e tyre në rubla. Rreth një javë më parë Rusia ndërpreu furnizimet me gaz për Finlandën. Në prill Rusia kishte pezulluar edhe furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.  Bashkimi Evropian e akuzon Moskën për “shantazh”.

dw/dpa

 

Qetësohet Komuna e Tetovës: Ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm

zjarri-tetove-1Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, deklaron se ajri nuk është i ndotur deri në atë masë që të jetë i dëmshëm.

Nga Komuna e Tetovës kërkojnë që kjo situatë të tejkalohet pa krijuar panik edhe pse ishte pikërisht ajo vetë që shpejtoi dhe shpalli 2 ditë të lira për nxënësit nga procesi edukativo-arsimor si dhe disa mjekë nga Komuna e Tetovës që në rrjetet sociale kërkuan bile që personat me sëmundje kronike të largohen nga qyteti i Tetovës.

zjarri-tetove“Edhe pse sot në qytetin tonë kundërmon erë shumë e keqe për shkak të zjarrit të djeshëm në një fabrikë për materiale izoluese, duam të njoftojmë qytetarët se sipas rezultateve zyrtare të shpallura rregullisht nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit Hapësinor, fatmirësisht ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm”.

“Ju kishim apeluar që këtë situatë ta kalojmë së bashku pa krijuar ndonjë panik.
Cilësinë e ajrit mund ta shihni edhe tek faqja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në linkun ”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

“Ka kundër amerikanët dhe europianët”/ Roland Bejko: Berisha po e përdor PD për tu mbrojtur nga sulmet e SHBA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Roland BejkoIsh-anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko është shprehur kundër marrjes së Partisë Demokratike nga Sali Berisha, duke renditur disa arsye.

I ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” me Sokol Ballën, Bejko tha se Berisha e mori partinë në dorë vetëm kur e pa veten në rrezik, jo kur u rrënua PD.

Ai tha se tashmë ish-kryeministri po e përdor atë si një mburojë kundër sulmeve amerikane. Bejko shtoi se Berisha premtoi kot që partia nuk do të jetë pronë e kryetarit, vetëm për të marrë sërish drejtimin.

Nëse Berisha do e bënte me nge lëvizjen  pas datës 26 prill, do e shihja si projekt politik për të ndryshuar fytyrën e saj. Të bënte atë që premtoi në foltore që tha PD nuk do jetë më parti kryetari. Na dëgjonte ne në studioi dhe i merrte i artikulonte. Ai kishte një qëllim, të merrte atë që donte. Demokratët kërkonin që PD të mos ishte e një kryetari. Kjo nuk ndodhi dhe Berisha e vërtetoi. Zoti Berisha i jep auditorit gjithmonë, çfarë të kërkojë sepse i intereson se çfarë do të marrë. Shpalli Lulin armik, ta fusin në burg, gjithçka bënte ta merrte vetë kryesinë e partisë. Kjo kryesi ka qenë edhe në kohën e Bashës në 90%. Njerëzit e Bashës janë sot me Berishën.  Berisha kishte nevojë për njerëz besnik, i dihet ta merrte partinë, jo ta merrte.

Aksionin e bëri kur i ra halli vet. Këta që bën fjalime kundër Bashës u kontrolluan më parë te zyra e shtypit.

Berishës i duhej partia se ka probleme me amerikanët, se kur t’i vijë sulm të ishte i mbrojtur e trajton PD si bunker.

Ai nuk e pranon dot të dalë nga politika. Se pranon ta nxjerrin dhe të rrinin dy aktor. Kur e kuptoi që Basha mund ta nxirrte partinë, e mori vetë. Basha ishte legjitim. Basha se merrte kurrë atë vendim, por ne mbronim Bashën se ishte kryetar legjitim. Ne kërkuam dorëheqjen e Bashës kur doli e treta më 6 mars. Kur e pa që ishte shumicë, thamë të tërhiqet. Në Shqipëri, për fatin e keq, PD, Berisha ka zhgënjyer njerëz te cilët e besuan. Në çdo hap bën Berisha, aq më shumë i largohen njerëz. Edhe sikur ta mbante fjalën Berisha, nuk i duhej kujt ajo parti se do jetë i izoluar nga amerikanët dhe evropianët dhe në çështjet e brendshme këtu.”, tha Bejko.

Top Channel

 

Von Cramon në Beograd: Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së

Von CramonPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot është takuar me deputeten e Parlamentit Evropian Viola Von Cramon. Çështja e dialogut Kosove-Serbi dhe marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë ishin temat kryesore, njoftoi presidenca.

 

Sipas Vuçiq, duhet arritur një marrëveshje kompromisi përmes dialogut. Ndërsa, Von Cramon për mediat serbe tha se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së. Lidhur me çështjen e sanksioneve, ajo tha se kjo duhet të jetë çështje e Qeverisë së Serbisë.

Dialogu është mënyra e vetme e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në takimin me deputeten e Parlamentit Evropian Viola von Cramon. Sipas njoftimit nga presidenca, Vuçiq tha se pret mbështetje konstruktive për dialogun dhe gjetjen e një zgjidhje kompromisi, me zbatimin e te gjitha marrëveshjeve dhe mbi të gjitha për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj evropiane. Eurodeputetja Von Cramon theksoi, njofton presidenca, se respektimi i të drejtave të serbëve në Kosovë është në interes të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut, duke shtuar se në situatën aktuale të vështirë gjeopolitike është e nevojshme që të dyja palët të jenë përgjegjës dhe të përmbahen nga provokimet.

Ndërkaq, duke folur për mediat serbe, Von Cramon tha se edhe Kosova duhet të ketë vendin e saj në BE-në, dhe se nuk është në interesin e BE-se që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë në kuadër të BE-së. Kjo është në interes edhe për popullin serb, sepse pa e zgjidhur këtë çështje do të jetë e vështirë për Serbinë të jetë pjese e BE-se”, tha Viola Von Cramon. Lidhur me çështjen e sanksioneve, ajo tha se kjo duhet të jetë çështje e Qeverisë së Serbisë. “Nëse ata duan të jenë “pjesë e klubit” ajo shkon me vlera, norma dhe standarde, dhe jo që BE-ja të detyrojë dikë të bëjë diçka”, tha eurodeputetja gjatë qëndrimit të saj në Beograd.

rtk

Debat në Mal të Zi mbi luftën në Ukrainë dhe ndikimin në Ballkanin Perëndimor

debati mal te ziPërfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe të dërguarit amerikan dhe evropianë për rajonin, diskutuan të hënën në Budva të Malit të Zi për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në strukturën e sigurisë së rajonit.

 

Përgjatë debatit me temën “Lufta në Evropë:ndikimi në Ballkan”, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga Shtetet e Bashkuara, u theksua nevoja e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe institucioneve ndërkombëtare për të shmangur cdo mundësi destabilizimi, mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të ndikojë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, theksoi se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi në rajon drejtë qëllimit të përbashkët të të gjitha vendeve, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë rrugës. Prej kohësh ky rajon ka vuajtur pasojat e politikave të papërgjegjshme. Më në fund, ka ardhur koha që të përqendrohemi në bashkëpunim në vend të politikës së mosmarrëveshjeve. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një kujtesë e madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Është detyrim i çdo vendi në Ballkanin Perëndimor që të kontribuojë në ruajtjen e paqes, të dërgojë mesazhin se lufta nuk mund të jetë mjet i pranueshëm në shekullin e 21-të”, tha kryeministri Abazoviq.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se është “shumë optimist për perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë anëtarë të BE-së” dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e tyre në këtë drejtim.

Kjo krizë na tregon vërtet se politika e zgjedhur dhe e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – mbështetja, angazhimi dhe promovimi i Ballkanit Perëndimor po jep rezultate”, tha zoti Escobar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se lufta në Ukrainë paraqet një kërcënim për strukturën e sigurisë në rajon, ndërsa e vlerësoi me rëndësi debatin e sotëm për të dërguar një mesazh të qartë dhe për të përsëritur qëndrimin lidhur me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Kosova dënon fuqishëm luftën në Ukrainë dhe solidarizohet me popullin e Ukrainës. Edhe një herë, si në Ballkan në vitet e 90-ta, paqja do të mbizotërojë”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të respektojë plotësisht sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Deri më tani Mali i Zi, Kosova dhe disa vende të tjera të rajonit kanë qenë ndër të parat që i kanë vendosur këto sanksione, por jo të gjithë, për fat të keq. Prandaj edhe një herë i bëj thirrje BE-së që të dërgojë një sinjal shumë të qartë për ata që nuk dënojnë dhe që e ndihmojnë apo i japin frymëmarrje artificiale (Rusisë)”, tha presidentja Osmani.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak tha se rajoni nuk është i vetëm dhe se BE-ja qëndron në krah të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja është këtu me ju dhe BE-ja do t’ju ndihmojë të përballeni me pasojat e luftës që lidhen me refugjatët, efektet ekonomike dhe sociale dhe sigurinë. BE-ja ka një plan për të ndihmuar vendet e rajonit”, tha Lajçak.

Zoti Lajçak, vuri në dukje se efektet e luftës e bënë të gjallë politikisht procesin e zgjerimit.

Procesi i zgjerimit bazohet në vlera të përbashkëta dhe është shumë e rëndësishme që vendet e rajonit të tregojnë se ndajnë këtë sistem vlerash. Rajoni nuk mund të presë. Kjo tragjedi është një mundësi për rajonin dhe i takon rajonit ta shfrytëzojë atë”, tha Lajçak.

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, tha se vendi i tij mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor përballë përpjekjeve për të nxitur destabilizim, ndërsa theksoi se lufta në Ukrainë nënvizon rëndësinë e sigurisë kolektive, si dhe të sundimit të ligjit.

Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë vende me një politikë të fortë rezistence dhe sundimi të ligjit, duhet të përballemi me situatën në të cilën ndodhemi. Ne e dimë se Rusia dëshiron të krijojë një problem këtu dhe ne jemi me ju”, tha zoti Peach.

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçik, tha se agresioni rus nxiti të gjitha vendet e rajonit që të mbajnë qëndrim për vlerat e përbashkëta.

Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para që respekton plotësisht politikën evropiane të sigurisë dhe vendosjen e sanksioneve. Është një situatë e padëshirueshme për të gjithë, por është edhe një zgjedhje morale për vendin. Zgjedhja jonë për të dënuar agresionin dhe për të qëndruar pranë Ukrainës nuk është vetëm një detyrim, por edhe një zgjedhje morale e vlerave”, tha ministri Mariçik.

voa

Reagon Prishtina pas ujdisë Putin-Vuçiq për gazin rus

PrishtinaPas bisedës telefonike Vuçiq-Putin për gazin rus, Prishtina zyrtare ka reaguar, duke thënë se Serbia dhe Rusia po forcojnë partneritetin e tyre dhe pyesin Bashkimin Evropian, se “deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”.

 

Serbia dhe Rusia ranë dakord edhe për një marrëveshje tre vjeçare për gazin, në bazë të së cilës Serbia do të furnizohet me gazin rus. Këtë e bëri të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas një telefonate që zhvilloi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas presidentit serb, Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus.

Serbia do të vazhdojë të blejë gazin rus

“Ne do të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare dhe nesër apo pasnesër, do të diskutojmë për sasinë e gazit. Serbisë i duhen sasi të mëdha të gazit, por mund të them se ne do të kemi një dimër të sigurt dhe bisedimet e mëtejme do të përcaktojnë se sa do të kushtojë gazi për ne”, deklaroi Vuçiq në një konferencë për medie në Beograd. Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë të blejë gazin rus dhe çmimi do të jetë në bazë të formulës ekzistuese, e cila varet nga lëvizjet e çmimeve të naftës në tregun botëror. Aktualisht çmimi i gazit që Serbia blen nga Gazpromi rus është shumë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane. Vuçiq tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”. Ai njoftoi se me presidentin Putin janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliard metër kubikë gaz në vit.

“Marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”

vucicPas njoftimit që bëri Vuçiq lidhur me marrëveshjen për furnizim të Serbisë me Gazin rus, reaguan autoritet më të larta të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Twitter se “Putin e Vuçiq nuk kanë më nevojë të takohen pasi marrëveshjet tani i arrijnë nëpërmjet bisedave telefonike”.

“Ata as nuk duhet të takohen më: marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, shkroi Kurti në Twitter, duke rikujtuar një deklaratë të presidentit Vuçiq në lidhje me Kosovën, pas takimit të tij me Putin në Soçi më 25 nëntor të vitit 2021. Në deklaratë Vuçiq kishte thënë se me Putinin ka biseduar edhe për veriun e Kosovës, duke mos dhënë shumë detaje. “Unë fola për standardet e dyfishta dhe hipokrizitë e shpeshta në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin i pranoi ato dhe kuptoi mirë se për çfarë isha duke folur, por kërkoi sqarime shtesë, kështu ne folëm për veriun e Kosovës, dhe ia tregova atij në hartë”, citohet të ketë thënë Vuçiq në atë deklaratë.

 

KurtiLidhur me marrëveshjen Serbi-Rusi, reagoi edhe presidenca e Kosovës përmes shefit të stafit të Presidencës, Blerim Vela. “Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë, se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, shkroi  Vela në Twitter.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Në konferencën për media të Vuçiq në Beograd, ai tha se në bisedë telefonike i ka prezantuar Putinit qëndrimin e Serbisë për të arritur paqe në Ukrainë sa më shpejt që të jetë e mundur.

dw

OBSH, Lija e Majmunëve nuk pritet të çojë në pandemi

lija e majmuneveOrganizata Botërore e Shëndetësisë nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunëve jashtë Afrikës do të çojë në një pandemi, tha një zyrtar të hënën, duke shtuar se mbetet e paqartë nëse personat e infektuar që nuk shfaqin simptoma mund ta transmetojnë sëmundjen.

 

Më shumë se 300 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunit – një sëmundje zakonisht e lehtë që përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe puçra në lëkurë të mbushura me qelb – janë raportuar gjatë muajit maj, kryesisht në Evropë.

OBSH-ja po vlerëson nëse shpërthimi duhet të klasifikohet si “një emergjencë e mundshme e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”. Një vlerësim i tillë, siç u bë për COVID-19 dhe Ebolën, do të ndihmonte në përshpejtimin e kërkimeve dhe financimit, për të frenuar sëmundjen.

E pyetur nëse ky shpërthim i lisë së majmunëve ka potencialin të shndërrohet në një pandemi, Rosamund Lewis, drejtuese teknike për linë e majmunëve me Programin e Emergjencave të Shëndetit të OBSH-së tha: “Nuk jemi të sigurtë, por nuk mendojmë se do të avancojë. Për momentin, nuk jemi të shqetësuar për një pandemi globale,” tha ajo.

Me prekjen nga virusi i lisë së majmunit, kohëzgjatja e shfaqjes së skuqjes së lëkurës njihet si periudha infektive, por ka informacion të kufizuar nëse ka ndonjë përhapje të virusit nga njerëz që nuk shfaqin simptoma, shtoi ajo.

“Ne vërtetë nuk e dimë ende nëse ka transmetim asimptomatik të lisë së majmunëve – treguesit në të kaluarën kanë qenë se kjo nuk është një veçori kryesore – por mbetet për t’u përcaktuar, tha ajo.

Lloji i virusit që sjell komplikacione vret një pjesë të vogël të të infektuarve, por deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.

Shumica e rasteve janë shfaqur në Evropë dhe jo në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore ku virusi është endemik, dhe kryesisht nuk janë të lidhura me udhëtimin.

Prandaj, shkencëtarët po mundohen të përcaktojnë se çfarë mund të shpjegojë këtë rritje të pazakontë të rasteve, ndërsa autoritetet e shëndetit publik dyshojnë se ka një shkallë të transmetimit në komunitet.

Disa vende kanë filluar të ofrojnë vaksina tek njerëzit që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara.

 

voa