Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, Rama: Objekte, mjete e harta nga periudha e Ilirisë deri më sot

FA MuzeuMuzeu i Forcave të Armatosura ka hapur më në fund dyert në Bërzhitë.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje nga ambientet e brendshme krahas së cilave thekson se ato janë dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare.

Sipas Ramës, ky muze ndahet në 5 pavione të veçanta në një hapësirë prej 100 mijë metër katrorë dhe në brendësi të tij ekspozohen përmes teknikave dhe teknologjive bashkëkohore, objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme

“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Top Channel

Rezultatet e Pisas, Avziu shumë faktorë ndikuan në rezultatet e dobëta në arsim

testi Pisa 2023Investimet e dobëta në arsim, programet e ndryshme mësimore, angazhimi jo i mjaftueshëm i mësimdhënësve të caktuar dhe mungesa e metodave aktive në realizimin e procesit mësimor.

 

Këto janë vetëm disa nga faktorët që ndikuan në rezultatet e dobëta të nxënësve të Maqedonisë nga testimi ndërkombëtar PISA për njohjen e gjuhës amtare, matematikës dhe shkencave.

Profesori universitar Avzi Mustafa tha për “Alsat” se rezultatet rrezikojnë të jenë edhe më të dobëta në rast se organet kompetente nuk vetëdijesohen dhe bëjnë analiza të duhura për të detektuar defektet.

 

“Unë mendoj se së pari duhet të analizohen tekstet shkollore të cilat ende janë të niveleve të mëparshme ku nuk ekzistojnë detyra me karakter kreativ dhe ajo që është më interesante dhe që duhet të kemi më tepër të shtuar vëmendjen është se në shkollë duhet të përdoren metoda aktive ku nxënësit vet do të jenë të aftë që ti fitojnë ato aftësi qoftë në shkencat apo në të lexuarit që të mund ti zbatojnë në praktikë”, deklaroi Avzi Mustafa, profesor universitar.

Mësimdhënësi i matematikës, Xhelal Ramadani tha se në këtë lëndë janë shënuar ngecje për shkak të programeve mësimore të ndryshme në arsimin fillor dhe të mesëm. Ramadani, madje shton se faktor i rëndësishëm për ngecje është edhe mos angazhimi i mjaftueshëm i mësimdhënësve të cilët për të mbijetuar kërkojnë edhe punë të dytë.

“Në shkollë fillore punohet me Kembrixh kurse në shkollë të mesme me program tjetër që do të thotë se nuk është kompatibil me atë dhe nxënësi në shkollë të mesme kur të del menjëherë ballafaqohet me diçka të re dhe mund të dështoj. Është e rëndësishme se vit për viti ballafaqohemi me mungesën e teksteve mësimore, kjo është një arsye se gati se 50 % e nxënësve nuk kanë ose pisen me libra në fund të gjysmëvjetorit, kjo është në dëm të nxënësve. Nxënësi nëse nuk ka libër problem e ki edhe ti shpjegosh. Një kategori njerëzish që edukojnë njerëz, që krijojnë kuadër, ata nuk janë të kënaqur me të ardhurat e veta”, u shpreh Xhelal Ramadani, mësimdhënës i matematikës.

Pisa world rankingNë testimin PISA, nxënësit e Maqedonisë radhiten në vendin e 71 për shkrim-lexim nga gjithsej 81 shtete dhe në vendin e 61 për matematikë. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se këto rezultate janë si pasojë e pandemisë COVID 19, duke nënvizuar se është shënuar rënie e përgjithshme e nivelit të shkrim-leximit, matematikës dhe shkencave te nxënësit e moshës 15 vjeçare te pothuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse.

 

Telegrafi

Shëndet me frutin e parajsës, e kuqja e parezistueshme e shegës

ShegaShega njihet ndryshe si ‘fruti i parajsës’ dhe me plot të drejtë. Kombinimi i vlerave të saj shëndetësore dhe shija fantastike e bën shegën krejt të parezistueshme.

 

Tradicionalisht, shega njihet si simbol i shëndetit të mirë. Ajo ka veti antioksidante, antibakteriale dhe kundër radikaleve të lira.

Shega është burim i pasur vitaminash. Ajo përmban vitaminat A, C dhe E por edhe acid folik. Ky frut ka tre herë më shumë antioksidantë se vera dhe çaji jeshil.

Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve.

Shegët shqiptare kultivohen më shumë në zonën e Beratit, Përmetit, Vaut të Dejës, por edhe në Delvinë apo Elbasan.

Por ky është momenti i shegëve të importit. Shegët e tanishme në treg kushtojnë rreth 250 lekë për kilogram dhe vijnë nga Egjipti, Turqia dhe Greqia.

Import ose produkt vendas, shega është zgjidhja e çdo dite. Vetitë e saj magjike nuk mbarojnë kollaj.

Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjakut.

Për më tepër, është vërtetuar se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë.

 

Vetitë kryesore të shegës për shëndetin

Të gjithë kemi dëgjuar që shega të bën mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Ajo është e pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmet në arterie.

Shega ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut. Por shega të bën mirë edhe për çrregullimet në stomak, kancerin, aneminë dhe diabetin.

Duke qenë se shega është e pasur me antioksidantë ajo ul nivelet e kolesterolit të keq. Shegën mund ta konsumoni edhe për të pastruar fytyrën, reduktuar inflamacionin etj.

Vlerat e shegës nuk kanë të mbaruar. Konsumimi i shegës ul mundësinë e lindjeve të parakohshme por edhe shanset për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit mes njerëzve të moshuar.

Ajo ndihmon të mbajë nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim.

Për më tepër, shega ndihmon femrat të kapërcejnë simptomat e depresiont gjatë menstruacioneve ose pas menopauzës.

Studime të tjera kanë konfirmuar që lëngu i shegës ndihmon edhe me çrregullimet seksuale. Që në lashtësi, shega konsiderohej simbol i fertilitetit.

Një gotë lëng shege rrit nivelet e testosteronit tek meshkujt dhe femrat. Në këtë mënyrë shega është një afrodiziak natyral që përmirëson jetën seksuale.

Duke nisur nga kanceri i prostatës tek kanceri i gjirit, i mushkërisë dhe i lëkurës, shega luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve të rrezikshme.

Nga ana tjetër, shega ndihmon me tretjen. Ajo e mban sistemin tretës të shëndetshëm për shkak të nivelit të lartë të fibrave.

Ngrënia e një shege çdo ditë është alternative e duhur për të marrë fibër sepse një frut plotëson 45% të dozës së rekomanduar ditore.

 

10 gjëra që nuk i dinit për shegën

Anglezët i thonë shegës “pomegranate” që do të thotë “mollë me shumë fara”.

Vendlindja e shegës është Lindja e Mesme.

Shega klasifikohet si superfrut.

Shega mund të ruhet në frigorifer deri në 2 muaj.

Shega nuk përmban kolesterol apo yndyrna të ngopura

Bima e shegës rritet në klimë të ngrohtë dhe të thatë

Pema e shegës mund të jetojë deri në 200 vjet.

Shumë studiues besojnë që ishte shega dhe jo molla ajo që tundoi Adamin dhe Evën në Kopështin e Edenit.

Në Kuran, shega përmëndet si një nga frutat që do të rritet në kopështet e parajsës.

Grekët e kanë traditë të çajnë shegën në tokë gjatë dasmave dhe Vitit të Ri.

AgroWeb

Studiuesit zbulojnë lidhjet mes niveleve të moderuara të sheqerit dhe sëmundjeve të zemrës

DiabetiMë 14 nëntor u shënua Dita Botërore e Diabetit dhe mjekët paralajmërojnë se edhe nëse dikush nuk ka diabet, një nivel pak më i lartë se ai standard i sheqerit në gjak, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kjo rrezikshmëri është 30 për qind më e lartë tek meshkujt që nuk kanë diabet por kanë nivel më të lartë se normalja të sheqerit, ndërsa tek femrat rreziku është edhe më i lartë.

 

 

Studiuesit thonë se nuk është për t’u habitur që ka lidhje mes sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, por ajo që ata nuk kishin parashikuar ishte që numri i madh i njerëzve me një nivel vetëm pak më të lartë të sheqerit në gjak se ai normal, do të ishin aq të ekspozuar ndaj rrezikut. Studiuesit e shëndetit publik të Universitetit të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër analizuan të dhënat e 420,000 personave të regjistruar tek Biobank, e cila mbledh të dhëna biomjekësore, si skanimet dhe rezultatet e analizave të gjakut.

Shkencëtarët përzgjodhën për të studiuar përgjithësisht persona që nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës. Më pas ata vëzhguan rezultatet e analizave për atë grup për mbi 15 vjet.

Një nga drejtuesit e studimit, Dr Christopher Rentsch thotë se grupii punës analizoi nivelin e hemoglobinës së glikuar, që është sasia e sheqerit që ngjitet tek hemoglobina, ose qelizat e kuqe të gjakut. Nëse trupi nuk e përdor siç duhet sheqerin, ai grumbullohet në këto qeliza.

“Ne zbuluam se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte i pranishëm si tek ata që kishin nivele shumë të larta të sheqerit në gjak, që përcakton nëse dikush ka diabet, ashtu edhe tek personat me nivele mesatarisht të larta të sheqerit në gjak nën nivelin tipik të diabetit”.

Studimi zbuloi se meshkujt pre-diabetikë, nivelet e sheqerit në gjak të të cilëve ishin nën nivelin e diabetit, ishin 30% më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ky rrezik u rrit në 50% për meshkujt me diabet.

Për femrat, përfundimet janë edhe më shqetësuese. Ato që nuk kishin diabet, por kishin një nivel të lartë të sheqerit në gjak, kishin 50% më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundjet e zemrës. Dr. Rentsch thotë se ky rrezik është edhe më i lartë për gratë me diabet, deri në 100 %.

“Gratë me të gjitha llojet e nivelit të lartë të sheqerit në gjak ishin më shumë mbi peshë sesa burrat që ne studiuam. Njëkohësisht ato kishin përdorur më pak se burrat mjekime parandaluese si statinat dhe ato kundër hipertensionit”, thotë Dr. Rentz.

Dr. Rentsch thotë se studimi tregon se gratë duhet të jenë më të vetëdijshme për rreziqet që paraqet mbipesha për sëmundje të tjera përveç diabetit dhe mjekët duhet të jenë më proaktivë në dhënien e ilaçeve.

Po ashtu niveli më i ulët i sheqerit sesa ai i diabetit, nuk do të thotë domosdoshmërisht që dikush është i mbrojtur nga sëmundjet e zemrës.

“Ne zbuluam që nuk janë vetëm njerëzit me diabet që janë të rrezikuar nga një sërë faktorësh si obeziteti dhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës, diçka që dihej. Por këto rreziqe janë të pranishme si te burrat ashtu edhe te gratë me përqindje sheqeri nën nivelin e diabetit. Dhe kjo na bën të pyesim veten nëse duhet t’i ndryshojmë nivelet e sheqerit që përdorim për të identifikuar dhe përcaktuar diabetin”, thotë ai.

Sipas Dr. Rentsch, faza tjetër e studimit, është të analizohet se si ndikojnë nivelet e sheqerit në gjak tek sëmundjet e zemrës.

voa