“Telefonata shqetësuese në Shtëpinë e Bardhë për pushtimin serb të Kosovës”, The Times nxjerr prapaskenat e vrasjes së policit në kufi: Si u tërhoq Beogradi pas…

timeMë 27 shtator, një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e bardhë mori një telefonatë trazuese nga inteligjenca e SHBA, ku thuhej se forcat serbe po akumuloheshin në kufirin me Kosovën, vendi ku paqja mbrohet nga prezenca e forcave të NATO që prej luftës së shpërbëries së Jugosllavisë në 1999.

Tri ditë më vonë, serbë të armatosur vranë një oficer të armatosur policie në një sulm, ndërsa aktualisht Serbia vijon aktivitetin me trupa dhe makineri ushtarake.

“Jemi të shqetësuar se Serbia mund të përgatisë një operacion ushtarak,” tha një zyrtar i inteligjencës së SHBA, në lidhje me tensionet në këtë cep të Evropës juglindore.

Përpjekje diplomatike nga Britania, Italia e vende të tjera nuk duket se kanë arritur të qetësojnë situatën, kurse në Uashington janë të fokusuar te kaosi në Kongres, kurse në pjesën tjetër të Evropës prioriteti është mbledhja e mbështetjes për luftën në Ukrainë.

Kështu që si pjesë e përpjekjeve për të bërë Serbinë të sprapset, këshilltari i sigurisë së SHBA, Jake Sullivan aprovoi kërkesën për të deklasifikuar (bërë publike) elemente të lëvizjeve ushtarake serbe atje.

Agjencia e inteligjencës NSC thotë se ka redaktuar detajet sekrete te materialit, për të mos lënë të kuptohet mënyra dhe burimet e inteligjencës.

Më 29 shtator pas përgatitjes së deklasifikimit, zëdhënsi i NSC, John Kirby bëri një video-konferencë me Shtëpinë e bardhë ku dha informacionet e lëvizjeve ushtarake serbe pas sulmit të 24 shtatorit ndaj oficerit kosovar të policisë.

Ai tha se në lëvizjet ushtarake përfshiheshin tanke, njësi këmbësorie dhe mjete të mekanizuara.

Teksa vëmendja shtohej, vendet evropiane iu bashkuan SHBA për të shtuar presionin ndaj Serbisë, madje Britania njoftoi shtimin e trupave të saj në Kosovë. Disa ditë më vonë u vu re një tërheqje e trupave serbe.

Publikimi lëvizjeve ushtarake serbe në kufi është një mënyrë e re e Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e inteligjencës, në mënyrë të ngjashme me atë të luftës në Ukrainë.

Edhe në vjeshtën 2021 zbuluesit amerikanë u bindën se Rusia donte të sulmonte Ukrainën dhe  Sullivan punoi me drejtuesi e inteligjencës Avril Haines dhe kreun e CIA, William Burns për të ulur nivelin e sekretit për lëvizjet e Moskës në kufi.

“Ne kishim informacione shqetësuese,” thotë Maher Bitar, koordinator i NSC, “dhe duhet të zbulonim atë që donin të bënin rusët.”

Ata shtojnë se motivi i për lëvijzen është fakti që ajo “funksionon”.

Publikimi informacioneve sipas tyre, mohonte “narrativën e rreme” të Vladimir Putin, teksa Burns tha verën e kaluar se, “kjo e vinte atë në siklet pasi lëvizjet i zbuloheshin para se t’i kryente.

SHBA ka deklasifikuar gjithashtu inteligjencë dhe në lidhje me përplasjet e Kinës me Tajvanin, ato për Iranin me qëllim ndalimin e furnizimeve për rebelët, si dhe në raste të tjera konflikti.

“Është një lëvizje që duket se ndryshon lojën. Shpresoj të mos e lënë më pa e përdorur,” thotë  Kirby. /Time/

Top Channel

HABER TURK: KUJDES NGA MËSIMET E SEKTEVE “VEHABISTE – SALAFISTE” NË MAQEDONI!

VIDEO: HABER TURK: KUJDES NGA MËSIMET E SEKTEVE “VEHABISTE – SALAFISTE” NË MAQEDONI!

 

HABER TURK alarmon për rrezikun nga propaganda vehabiste-salafiste, … ata ishin dhe janë në Ballkan, konkretisht në Maqedoni!

Tentuan në Bosnje, por po të mos ishte Alija Izetbegoviqi gjithçka do kishte përfunduar atje, gjithçka do kishin shkatërruar, nuk do kishte mundësi të shpëtohet Bosnja.

Kudo që shkojnë, ata ngatërrojnë, bëjnë rrëmujë!

Hiqet grafa etnike nga certifikata e lindjes, martesës dhe vdekjes!

izvod mkDerisa partitë shqiptare “zgjedhin” presidentin e shtetit, “Levica” hoqi nga grafa përkatësinë shqiptare nga certifikata e lindjes, martesës dhe vdekjes!

 

Derisa partitë shqiptare “zgjedhin” presidentin e shtetit, me iniciativën e Partisë satelit “Levica” – partneri i ardhshëm i koalicionit të opozitës shqiptare, pas vendosjes së kryqit në Bregun e diellit, ia doli që nëpërmjet të Gjykatës kushtetuese ta heq grafën e përkatësisë etnike nga Certifikata e lindjes, e martesës dhe e vdekjes, që do të thotë se në të ardhmen tek certifikatat nuk do të figurojë më përkatësia nacionale shqiptarë, por vetëm shtetësia maqedonase.

 

Antagonizmi

Kemi akademikë me prejardhje shqiptar, kemi një enciklopedi antishqiptare e cila është në fuqi dhe në qarkullim!

Kemi gjykatës me prejardhje shqiptare, kemi vendime në dëm të shqiptarëve!

Kishim dhe kemi Ministrinë e arsimit, kemi nxënës shqiptarë që s’kanë të drejtë mësimi në gjuhën amtare në vendlindjen e tyre!

Kemi bashkësi islame, hoxhallarë (soysus), misionarë që mbrojnë interesat e huaja, dhe sulmojnë identitetin kombëtar, flamurin tonë kombëtar, figurat tona kombëtare, në vend që të mbrojnë interesat e besimtarëve shqiptarë, kemi vetëm tek-tuk ndonjë hoxhë, që përpiqet të mbrojë interesat e besimtarëve shqiptarë.

Si duket, me moton Avash-Avash, Step by Step, në bashkëpunim me sektet islamike antishqiptare, si psh. vehabistët-salafistët qëllimi është, që të hiqet ndjenja kombëtare tek shqiptarët dhe të arrihet deri te pika ata (shqiptarët) veten e tyre ta ndjejnë dhe deklarojnë si “komb myslimanë” dhe qytetarë të Republikës së Maqedonisë së veriut!

“Duhet të kemi industrinë tonë të prodhimit të mjeteve ushtarake”, Rama shpjegon deklaratën për bashkëprodhimin e municioneve me Ukrainën: Do investojmë në mbrojtje, ka vetëm një kusht…

RamaKryeministri Edi Rama, i pyetur për deklaratën e një dite më parë në Samitin për Ukrainën lidhur me bashkëprodhimin e municioneve, u shpreh se është e nevojshme të kemi sërish industrinë e prodhimit të mjeteve ushtarake.

 

“Patëm një samit shumë të mirë, zhvilluam bisedime të mira me presidentin Zelensky. Ai samit tregoi se të gjithë ishin këtu. Rajoni ishte larg duarve të Rusisë, ishte si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE. Sa i takon industrisë ushtarake, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia, nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Po punojmë të gjejmë partnerët e duhur, të ngjallim strukturën tonë të vjetër. Propozimi s’ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit. Të gjithë thanë po. Ne e dimë se duhet të investojmë më shumë në mbrojtje. Ka vetëm një kusht, që ne ta bëjmë me aleatët tanë”.

Top Channel

Nga ulja e kostove të transaksioneve bankare te korsitë e gjelbra, Varhelyi rendit katër marrëveshjet e arritura në samitin e sotëm

Rama3Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi rendit katër marrëveshje, që sipas tij u arritën sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Ri të Rritjes.

 

“Mendoj se sot, ne patëm marrëveshje për katër fusha. E para, rishikimi i kostove të transaksioneve. Bankat duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla, si në vendet e origjinës. Mendoj se ka pasur dakordësi që kjo gjë do të arrihet sivjet.

E dyta, korsitë e gjelbra. Të heqim kohët e pritjes në pikat kufitare. Të rregullojmë procedurat, në mënyrë që të përshpejtohen pritjet në kufi. Duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Do të ulë kostot për bizneset.

E treta, puna kërkimore shkencore. Të sjellim brezin tjetër të industrive në rajon. Të kemi një qendër, ku këto industri të mund të mbështeten, po flasim për sektorin farmaceutik, digjital etj.
Së fundi, rrjeti falas i internetit në hapësirat publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor. I kemi fondet për këtë gjë. Duhet t’i pajisim bashkitë me të gjitha mjetet e duhura”.

 

Cilat janë planet për vitin e ardhshëm?

“Presim që vetë rajoni të na sjellë de. Ku janë pengesat për ekonomitë, për qytetarët. Dhe kjo, përveç 30 miliard euro, kemi 6 të tjera dhe grante. Këto financime shtesë do të jenë për të gjitha përpjekjet që duhen për të gjitha reformat”.

Top Channel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi për Planin e Rritjes: 6 miliardë euro në ndihmë të rajonit, në 2027-ën vështirë të thoni s’jemi gati për në BE

Rama2Në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e ri të Rrijtes, që po zhvillohet sot në Tiranë, eurokomisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi theksoi se:

 

“Pra nuk është vetëm një ide e KE apo BE apo KiE që ka vendosur që kjo gjë të krijohet, por edhe ideja e të gjithë rajonit. Ne po flasim dhe po themi që çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Po punojmë legjislacionin e duhur dhe vijojmë diskutimet se çfarë duhet të bëjmë. Dita e sotme ka qenë një inkurajim i madh për ne për të ecur në mënyrë të përshpejtuar. Kryeministri përmendi për SEPAT, unë doja të përmendja forsitë e gjelbra që ne e krijuam gjatë Covid-it dhe nga të cilat do të përfitojnë si bizneset dhe qytetarët. 20 vite kohë pritjeje për kamionët, kjo tashmë është hequr. Këto janë elementë dhe ato gjëra që njerëzit të prekin dhe ndjejnë. Sigurisht që Europa është shumë burokratike por mendoj që këtë herë kemi mundësinë të tregojmë cilat përfitimet ekonomike dhe të mirat që sjell në shoqëri anëtarësimi në BE. Ndërkohë që një element tjetër është elementi është që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt. Vendet tuaja po aplikojnë këto rregulla që sot me qëllim që kur të arrijmë tek anëtarësimi gjithçka të kryhet më thjesht. 

Së treti, dëshiroj të theksoj sigurisht që e kuptoj se pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë me konkurrencën. Ne e dimë që do të ishte e padrejtë që ne t’u kërkonim partnerëve tanë të Ballkanit që të konkurronin në treg me kompanitë tona të cilat kanë avantazhet e tyre. Prandaj po japim fonde shtesë që këto reforma të kryhen sepse shumica e tyre kanë kosto financiare shtesë. Ne jemi të gatshëm që të lehtësojmë këtë kosto dhe udhëheqësit europian kanë vendosur që 6 miliardë euro do të duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që u jepet vendeve anëtare sipas fondeve strukturore dhe deri në vitin 2027. Pas 2027 do të ishte e vështirë që vendet e rajonit të thoshin s’jemi gati për në BE”- tha Varhelyi.

Top Channel

“Plani i Ri i Rritjes”/ Rama jep lajmin: 500 milionë euro do kursehen nga xhepat e qytetarëve vetëm nga…

Rama1Rama: Ky është rezultat i dialogut, i nxitjes nga na jonë për t’u dëgjuar, për t’u kuptuar sa i takon vështirësive dhe ideve. Falë këtij shkëmbimi pikëpamjesh, kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re, që mund të na çojë në një nivel tjetër më shpjet. Plani i Ri i Rritjes është një platformë për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE.

 

Do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Ne kemi shumë njerëz që punojnë jashtë dhe ndihmojnë të afërmit e familjet e tyre në atdhe. Për çdo para që ata dërgojnë, kostoja është 6 herë më e lartë se transaksionet në BE.

Plani i Ri i Rritjes do të na lejojë ta çojmë këtë kosto në të njëjtin nivel me atë të shteteve anëtarëve, që do të thotë do të kursejmë gjysmë miliardë euro. Do trë kursehen nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve tona. Ka shumë të tjera, që janë pjesë e këtij plani, që na jep mundësinë, të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtarë. Këto po ndodhen para se ne të bëhemi anëtarë.

Top Channel

Kurti: S’përballemi më veç me kërcënim teorik nga Rusia

KurtiKryeministri Albin Kurti ka theksuar se ditët e fundit ka menduar shumë për Irlandën Veriore dhe “se si historia e saj është e lidhur me atë të Kosovës”, në një ligjërim që pati mbrëmë në “Queens University” në Belfast.

Kreu i Qeverisë foli edhe për mosmarrëveshjet me Serbinë, ndërsa përmendi marrëveshjen e arritur para një viti.

“Pra, ne kemi arritur një marrëveshje. Presidenti i Serbisë tha po, për të mos nënshkruar dhe tani e ka këtë pendim të blerësit se është penduar që ka thënë po. Nuk është e lehtë të mbetesh mbështetës i një marrëveshjeje kur pala tjetër vazhdimisht e shkel, e denigron dhe e refuzon atë. Është edhe më e vështirë të mbash besim në perspektivat e paqes dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore me një vend që refuzon edhe ta njohë ekzistencën tonë dhe sponsorizon bandat kriminale dhe terroriste që veprojnë në territorin tonë. Por ne në Kosovë kemi një bërthamë të palëkundur të optimizmit. Ne kurrë nuk mund – dhe nuk do të heqim dorë nga shpresa. Fakti që ne nuk e kemi braktisur marrëveshjen pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të Serbisë për ta minuar atë, është një dëshmi e përkushtimit tonë të hekurt për paqen me Serbinë – dhe me të gjitha shtetet e botës. Është gjithashtu një dëshmi se sa shumë e vlerësojmë partneritetin tonë me BE-në dhe SHBA-në”, tha Kurti, thuhet në njoftim.

Kryeministri tha se “siguria e Kosovës nuk është vetëm prioritet kombëtar, por edhe europian”. E përmendi luftën në Ukrainë.

“Kanë kaluar dy vjet që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Janë humbur jetë të panumërta të pafajshmish, me 6 milionë refugjatë që ikën nga vendi dhe miliona të tjerë të zhvendosur brenda vendit. Kjo ngjarje tragjike ka nënvizuar se autoritarizmi rus përbën një kërcënim të prekshëm, jo thjesht teorik. Për një kohë të gjatë, Europa ka vepruar me besimin se çdo përshkallëzim i këtij kërcënimi nuk do të përfshinte konflikt të dhunshëm. Megjithatë, ne duhet ta përshtatim politikën tonë me realitetet e kërcënimeve me të cilat përballemi”, tha ai.

Kurti theksoi nevojitjet “përgjigje me forcë”.

“Ngritja e së djathtës ekstreme përbën një rrezik të prekshëm dhe dhuna mbetet një shqetësim urgjent. Veprimet tona duhet t’i përgjigjen me forcë këtyre sfidave të rënda. Vetëm atëherë mund ta mbajmë të gjallë shpresën dhe ta kthejmë atë shpresë në realitetin tonë të ri”, tha ai ndër tjerash.

rtk

BE-Ballkani, takim në Tiranë për Planin e rritjes për rajonin

BE BallkanTakimi në Tiranë BE- Ballkani Perëndimor për Planin e rritjes

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesë të Komisionit europian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, janë mbledhur sot në Tiranë për të diskutuar rreth Planit të rritjes që Komisioni europian ka ofruar për rajonin. Bëhet fjalë për 6 miliardë euro të vëna në dispozicion për të sjellë disa prej përfitimeve të anëtarësimit në BE në rajon përpara anëtarësimit, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar konvergjencën shumë të nevojshme socio-ekonomike mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit europian. Qëllimi është që në thelb, t’u mundësohet vendeve të Ballkanit Perëndimor, që të përshpejtojnë reformat dhe investimet për të zmadhuar shpejtësinë e procesit të zgjerimit dhe rritjen e ekonomive të tyre.

Siç deklaroi dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, zbatimi i Planit të rritjes, “ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e BP në 10 vitet e ardhshme”. Nga ana e tij kryeministri shqiptar Edi Rama solli një shembull konkret të përfitimeve të rajonit, ndërsa vuri në dukje se “nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave, zonës evropiane të përbashkët të pagesave, do të ulim me gjashtë herë tarifat e qytetarëve tanë që ndodhen jashtë për të dërguar para në shtëpi, duke qenë se do të ulë 6 herë koston e të gjitha transaksioneve të biznesit me vendet e BE-së. Vetëm duke bërë këtë, ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë miliard euro në xhepat e njerëzve”.

Zoti Varhelyi, theksoi se “për të ecur përpara, rajoni vetë duhet të ecë me shpejtësi, të ketë rezultate për ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Dhe ky plan, bëhet funksional nëse zbatoni rregullat e BE-së, në rast se i pranoni të gjitha këto rregulla, dhe të mund të bëheni pjesë e tregut përpara se të bëheni anëtarë”.

Kryeministri Rama kërkoi angazhimin e të gjithë vendeve të rajonit në mënrë që siç u shpreh ai, të mos humbet kjo mundësi. “Me planin e ri të rritjes tashmë në fuqi domosdoshmëria është e qartë, ose do të ndërmarrim hapat e nevojshme për të ecur më pranë BE-së e njëri-tjetrit ose të rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend në tryezën e BE-së e për t’u dhënë ekonomive e qytetarëve tanë një siguri për nevojat e tyre për vitet që vijnë. Ose e bëjmë së bashku ose dështojmë së bashku. BE është tanimë me e gatshme se kurrë të na ndihmojë që të bëhemi pjesë e konstelacionit të saj. Duhet të jemi ne tashmë më të gatshëm se kurrë të ndihmojmë veten për të mos e humbur këtë dritare të re të hapur mundësie”, u shpreh zoti Rama.

Në një rajon ku konfliktet dypalëshe kanë qenë ato që kanë diktuar më së shumti të ardhmen, kryeministri shqiptar drejtoi thirrjen që “t’i lëmë mënjanë këto dallime për një punë bashkëpunuese e jetike që kemi përpara me synim për të transformuar rajonin e vendet tona. Sigurisht çështjet dypalëshe mbeten por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh dhe jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh”.

Në takimin e sotëm, Kosova nuk ishte e pranishme. Për shkak të angazhimeve të marra më herët, kryeministri Albin Kurti nuk ardhi në Tiranë, por ai iu drejtua samitit me një videomesazh. Po ashtu, kryeministri malazez, Milojko Spajiç, pjesmarrës në takimin e djeshëm “Ukrainë-Europa juglindore”, u largua, ndonëse kishte konfirmuar praninë dhe në takimin e sotëm.

voa

 

Putini paralajmëron perëndimin për rrezikun e luftës bërthamore

PutinPresidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi vendet perëndimore të enjten se ekziston një rrezik i vërtetë për luftë bërthamore nëse ato dërgojnë trupat e tyre për të luftuar në Ukrainë, ndërsa theksoi se Moska ka armë për të goditur objektivat në perëndim.

 

Duke iu drejtuar parlamentit dhe anëtarëve të tjerë të elitës së vendit, presidenti rus Vladimir Putin, 71 vjeç, përsëriti akuzën e tij se perëndimi është i prirë për të dobësuar Rusinë dhe sugjeroi se udhëheqësit perëndimorë nuk e kuptojnë se sa e rrezikshme mund të ishte ndërhyrja e tyre në ato, që ai i cilësoi si punët e brendshme të Rusisë.

Ai e bëri këtë paralajmërimin duke iu referuar një ideje të paraqitur nga presidenti francez Emmanuel Macron të hënën, se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet “përjashtuar” në të ardhmen, ndërsa po shënohet viti i tretë i sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia, një ide që u refuzua shpejt nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe të tjerët.

“(Kombet perëndimore) duhet ta kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre. E gjithë kjo kërcënon me të vërtetë një konflikt me përdorimin e armëve bërthamore dhe shkatërrimin e qytetërimit. A nuk e kuptojnë ata këtë”?! tha presidenti Putin.

Ndërsa po fliste në parlament para zgjedhjeve presidenciale të 15-17 marsit, në të cilat ai është i sigurt se do të rizgjidhet për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, presidenti rus e vlerësoi atë që ai tha se ishte arsenali bërthamor jashtëzakonisht i modernizuar i Rusisë, më i madhi në botë.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të rëndë në marrëdhëniet e Moskës me perëndimin që nga kriza e raketave Kubane në vitin 1962 dhe presidenti Putin ka paralajmëruar më parë për rreziqet e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Dukshëm i zemëruar, presidenti Putin, udhëheqësi i Rusisë për më shumë se dy dekada, u kërkoi politikanëve perëndimorë të kujtojnë fatin e atyre, si Adolf Hitleri i Gjermanisë naziste dhe Napoleon Bonaparta i Francës, të cilët pushtuan pa sukses vendin e tij në të kaluarën.

“Por tani pasojat do të jenë shumë më tragjike”, tha presidenti rus.

voa