Ziadin Sela për Arben Taravarin: “Tendencat e kontrabandimit të Partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në “facebook“”

Ziadin SelaSi kryetar i kuvendit qendror të Aleancës për Shqiptarët deri në këtë moment nuk jam i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike.

 

Nga takimet që kam zhvilluar se fundmi me kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera partiake, poashtu jam informuar se askush prej tyre nuk është në dijeni për ndonjë ofertë me shkrim në bazë të çkahit duhet të vendoset. Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimmarrës, ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrjeje, e kjo është Kryesia e Partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje. Organ tjetër vendimmarrës është Kuvendi i Partisë. Tendencat e kontrabandimit të Partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në “facebook“ është shkelje e rëndë e Statutit të Partisë për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Përpjekjet për ta sqaru qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partisë si vendim personal është akt qyqar që dëmton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët.

Ziadin Sela

Arben Taravari, kuvendit të partisë së ASH: Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare…

atPas disa javësh konsultime e takime të shpeshta, brenda dhe jashtë subjektit që unë drejtoj, pas një reflektimi të thellë personal, ka ardhur koha që të shpalos publikisht qëndrimin tim, si kryetar partie përsa i përket zgjedhjeve parlamentare që po afrohen.

 

Duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve, antarëve dhe përkrahësve, kam zgjedhur të dëgjoj edhe zërin e popullit që sot po flet më qartë se kurrë.

Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur!

Asnjëherë ky Ndryshim nuk ka qenë më i sigurtë dhe më i prekshëm. Askush nuk ka kredibilitet më të madh se Aleanca për t’a sjellur Këtë Ndryshim!

Ne jemi në rrugën tonë, jemi në rrugën e trasuar nga Arben Xhaferi. Kjo rrugë do të na çojë aty ku përkasim, në familjen e madhe evropiane, gjithnjë duke kultivuar aleancën tonë të përhershme me SHBA dhe NATO me të cilët ndajme të njejtin vizion dhe të njëjtat vlera.

Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend!

Shumica e lexon historinë, por rrallë ka raste ku të jepet mundësia ta shkruash atë. Sot këtë Mundësi e kemi para nesh. Le të jemi ne ata që do e shkruajnë Historinë!

Sinqerisht

Arben Taravari

Nga llogaritë në emër tjetër te këngëtarët, aktorët apo bizneset, eksperti tregon se ku “fshihen” paratë e pista

Ervin KaramucoEksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Top Story, tregon se ku i fshehin paratë deputetët dhe ku i pastrojnë ato.

 

Disa nga metodat që përmend eksperti janë depozitat bankare në emër të dikujt tjetër, bankat offshore, bizneset e dorës së dytë, arti, kultura apo lojërat e fatit.

“SPAK-u ka përmbysur të gjitha metodat klasike, që ne kemi pasur për pastrim parash. Ato deklarata janë korrekte, por nuk i bëjnë vetë politikanët, kanë marrë madje edhe ekspertë ndërkombëtar për të analizuar se si realizohet pastrimi i parave, pra si pastrohet paraja.

Edhe nga trajnimet që ka bërë SPAK-u, zërat kryesorë deri më sot janë, e para depozitat që t’i nuk ke një numër llogarie bankare, por ke një depozitë në emrin e një personi të besuar, që fut gjëra me vlerë brenda. Ka të dhëna nga SPAK që i kanë futur paratë në këto depozita. Pra nuk ka një shifër po janë këto kasetat, i paguan një qira vjetore dhe i mban aty gjithë kohën.

Problemi qëndron edhe te offshore-t, bankat në Holandë, që janë kaluar në bankat offshore, që janë edhe në Karaibe dhe në Dubai, flitet që ka edhe përqindje në bankat e nivelit të dytë.

Kemi edhe ngurtësimin në flori. Ka një fenomen që nuk kuptohet në Shqipëri, në disa biznese hyjnë shumë pak njerëz, ndërkohë që faturimi është shumë i madh. Hetohet për pastrimin e produktit të veprës penale, sepse ti nuk e justifikon dot që nuk të hyn askush dhe ti faturon.

Po ashtu kemi edhe artin e kulturën, Kosova e bëri. Në Shqipëri ka aktorë, këngëtarë madje edhe filma që sponsorizohen nga persona që duan të pastrojnë produkte të veprave penale, edhe kjo po hetohet.

Tjetra është në noteri, unë marr hua nga dikush dhe them ja se po ia kthej gradualisht, ndërkohë që janë lekët e mia dhe kjo bëhet në mënyrë fiktive.

Dhe lojërat e fatit, ne i kemi pasur të ligjëruara, tani i kemi të paligjëruara dhe tani do ligjërohen prap. Janë justifikuar që i kanë fituar paratë në lojërat e fatit”, tha Karamuço.

 

Zbardhen pasuritë e zyrtarëve të lartë! Nga Rama, Berisha, te Majko, Shehu e Xhafaj, çfarë kanë deklaruar në ILDKPI

Emisioni “Top Story” i Grida Dumës në Top Channel ka publikuar dje pasuritë e disa prej zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të vendit.

Sipas këtyre deklarimeve, rezulton se Rama, Berisha, Kryemadhi dhe Xhafaj kanë deklaruar të ardhurat nga paga si dhe apartamente në Tiranë.

Pasuritë

Majko: Pronari i një apartamenti 2+1, kredi për apartament 3+1, gjendja monetare cash është 200 mijë lekë nga të ardhurat, kredi bankare.

Berisha: Apartament në Tiranë; një bodrum në Tiranë, shtesë llogarie 100 mijë lekë; të ardhurat si deputet 200 mijë lekë.

Edi Rama: Pronar i një apartamenti në Tiranë, pronari i një studio artisti në Tiranë, bashkëpronar me bashkëshorten në Surrel.

Erion Braçe: Shtëpi banimi 89 m2, me hua; pronar 25% në një apartament 60 m2.

Tritan Shehu: Pronar i një prone 400 m2 në Kamëz, një apartament te Liqeni, pagesë e 4 kredive.

Monika Kryemadhi: Apartament 99 m2, apartament 72 m2, apartament 66 m2, apartment 202 m2, pronare e një njësie tregtare 60 m2, pronare e një garazhi 313 m2, apartament 94 m2, apartament 93 m2, apartament 317 m2 në Gjirin e Lalzit.

Fatmir Xhafaj: Apartament 150 m2 + 20 m2 garazh, apartment 120 m2, dyqan 200 m2. Gjendje cash, shitje automjeti.

 

“Berisha krijoi standart komunist”, Dudushi: E la shtëpinë pa rregulluar, donte të tregonte që është…

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në Top Story trajtoi raportin e pagës së funksionarit shtetëror dhe korrupsionit.

Paga e funksionarit shtetëror nuk e konkurron shpërblimin e korrupsionit, ky i fundit gjithmonë fiton mbi pagën. Ka ligje dhe ka ndërgjegje që e frenjojnë këtë histori. Funksionari shtetëror duhet të ketë dinjitet për veten e tij dhe familjen, prandaj janë gjithë bonuset që jepen, sepse ti ke vendosur të punosh në një vend qe pagat jepen në hirearki. Kur zgjedh të punosh për vokacion, o për të vjedhur, bazuar te pagat”, tha Dudushi.

Gazetari shpjegon se kjo ka nisur që me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kur mori pushtetin, shtëpinë e tij e mbajti si në komunizëm, duke treguar që bënte një jetë normale.

“Ka një të keqe që ka nisur që ne 92’ që nis nga gjithëpërfshirësi zoti Berisha, i cili në momentin që u bë president tha ‘unë nuk nuk do shkoj te pallati i presidentit, por do rri te shtëpia ime, te rruga Fortuzi’ dhe te kjo rrugë që ndejti Berisha, vajtën njerëz dhe panë që ai nuk ndërroi banjot, kolltuqet, bufenë, siç bënë gjjthë te tjerët. Me këtë donte t’i tregonte shqiptarëve që ‘unë jam i thjeshtë’, por në fakt krijoi një standart komunist, se ne kishim ardhur në një sistem ku ne duam një jetë më të mirë, tha moderatori.

Sipas Dudushit, duhet të ketë një dinjitet në pagë, dhe kjo pagë e politikanëve duhet të jetë e lartë, për të ndier përgjegjësinë e punës që bëjnë, duke ulur kështu sadopak edhe korrupsionin.

“Stigmatizimi filloi këtu. Të gjithë populistët luftojnë me një gjë ‘ne nuk shpenzojmë para sepse ne mendojmë për popullin dhe ne jetojmë me pak’. Kjo është gënjeshtër e madhe, nëse nuk ka një dinjitet në pagë, nuk ka kuptim. Ka një hirearki kjo gjë. Dinjiteti i pagës është dinjiteti i shtetit. Rroga e politikanit duhet të jetë e lartë sepse ata janë aty për atë punë”, thekson gazetari.

Top Channel

Shtetet e Bashkuara shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez

MillerShtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive lidhur me krijimin e një shteti të pavarur palestinez që ofron garanci sigurie për Izraelin dhe po bashkëpunojnë me partnerët në rajon lidhur me të gjitha alternativat, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Matthew Miller nuk pranoi të jepte detaje mbi punën e brendshme që po zhvillonte departamenti për këtë çështje, por tha në një konferencë shtypi se përpjekja ka qenë objektiv i administratës së Presidentit Joe Biden.

“Po përpiqemi në mënyrë aktive për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, me garanci reale sigurie për Izraelin, sepse ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për Izraelin, për palestinezët dhe për rajonin”, tha zëdhënësi Miller.

“Ka një numër mënyrash për ta arritur këtë, një sërë hapash që mund të kryhen për ta përmbushur këtë objektiv. Kemi një gamë të gjerë alternativash të cilat po i diskutojmë me partnerët tanë në rajon si dhe me partnerët e tjerë brenda qeverisë amerikane”, tha zëdhënësi Miller.

Portali Axios njoftoi herët të mërkurën se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit që të zhvillojë një analizë dhe të ofrojë alternativa lidhur me politikat mbi një njohje të mundshme amerikane dhe ndërkombëtare të një shteti palestinez pas luftës në Gazë.

Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron, i tha një grupi ligjvënësish të Mbretërisë së Bashkuar se Londra, aleatët e saj dhe Kombet e Bashkuara “do ta shqyrtojnë çështjen e njohjes së një shteti palestinez”, njoftoi rrjeti BBC të martën.

Uashingtoni e ka lidhur krijimin e një shteti palestinez me përpjekjet që Arabia Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin. Përpjekjet kanë marrë një shtysë edhe më të madhe pas sulmit të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit, ku i vranë 1200 njerëz dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë.

Ndërkohë, muajt e fundit kanë shënuar rifillimin e dialogut. Zyrtarët amerikanë e shohin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm si element thelbësor që mund të ndikojë në përparimin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Gjatë një fjalimi në Davos në fillim të këtij muaji, zoti Blinken tha se për Lindjen e Mesme kishte një “ekuacion të ri”, në të cilin fqinjët arabë dhe myslimanë të Izraelit ishin të përgatitur për ta integruar Izraelin në rajon, por ishin po aq të përkushtuar për një rrugë drejt një shteti palestinez.

Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kundërshton propozimin e administratës së Presidentit Biden për krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ai tha gjatë fundjavës se nuk do të bënte kompromis mbi “kontrollin e plotë të sigurisë izraelite në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”.

voa

Sulmet amerikane në Jemen eliminojnë dronët që po përgatiteshin për të sulmuar anijet tregtare

Rebelët HouthiShtetet e Bashkuara goditën rreth 10 dronë pa pilot në Jemen që po përgatiteshin për të sulmuar objektiva, tha një zyrtar amerikan të mërkurën vonë. Sulmi i ushtrisë amerikane vjen ndërsa përshkallëzimi i tensioneve të luftës në Gazë po përhapet në rajon.

Militantët Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesët më të populluara të Jemenit, kanë nisur një valë sulmesh me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit nën pretekstin e reagimit ndaj operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë dhe shfaqjes së solidaritetit ndaj palestinezëve. Sulmet e rebelëve Houthi kanë shkaktuar ndërprerje të transportit detar ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave të rebelëve Houthi në Jemen dhe e kanë rikthyer organizatën në listën e “grupeve terroriste”.

Lëvizja Houthi tha herët të mërkurën se forcat e saj detare kryen një operacion që kishte si objektiv një “anije tregtare amerikane” në Gjirin e Adenit, disa orë pasi qëlluan me raketa destrojerin amerikan Gravely.

Sulmet e rebelëve Houthi ndaj anijeve në Detit të Kuq kanë ngadalësuar tregtinë midis Azisë dhe Evropës dhe kanë shkaktuar frikë lidhur me zinxhirët e furnizimit global. Fuqitë botërore janë të shqetësuara se lufta në Gazë mund të tjetërsohet në një konflikt rajonal.

Presidenti Joe Biden ka thënë se sulmet ndaj objektivave të lëvizjes Houthi do të vazhdojnë edhe pse ai e pranoi se rebelët mund të mos i ndalojnë sulmet e tyre.

Operacioni ushtarak izraelit në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, pasoi një sulm të përgjakshëm nga militantët e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor ku u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng mbi 250 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se rreth 27,000 njerëz janë vrarë në luftime që nga fillimi i konfliktit.

voa

Nga sot në Kosovë ndalohet qarkullimi i dinarit serb

BKQNga sot hyn në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme.

 

Edhe pse nga zyrtarët ndërkombëtar është kërkuar që të shtyhet ky vendim, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili në një intervistë për ‘Ekonomiks” në RTK ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të vendimit që parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

“BQK nuk është në situatë që mundet të thotë të shtyhet. Në qoftë se deri dje rregullimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, e tash ka rregullim të ri. A po i bien kjo që na me lejuar me vazhduar bartja e mjeteve financiare në kufi të bartet nga një institucion që nuk është i licencuar. Që ato para shkojnë pa asnjë kontroll nga institucionet”, ka thënë ai, duke kërkuar nga serbët mirëkuptim, sepse rregullorja është në të mirën e të gjithëve.

Rregullorja e publikuar më 17 janar, njeh monedhën Euro për kryerjen e transaksioneve në Kosovë, ndonëse komuniteti serb atje që nga paslufta, më 1999, kanë shfrytëzuar dinarin për të gjithçka, nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.

Rregullorja e re mundëson që dinarët të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro.

rtk