LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • “Lufta e kastravecave”, zv.ministri maqedonas: Kanë nivel të lartë pesticidesh

    12 Prill, 2016

    NikolovskiZëvendësministri i Bujqësisë në Shkup, Lupço Nikolovski ka deklaruar se, në tregun e Maqedonisë kanë hyrë nga Shqipëria kastravecë që përmbajnë substanca helmuese. Ai thotë se, analizat e laboratorit shtetëror tregojnë se, kastravecët që janë importuar nga Lushnja e Shqipërisë përmbajnë sasi dy herë më të lartë të pesticideve, nga sa është e lejuar me ligj.

    Tiranë: Studim mbi prokurimet e bashkive të reja 12 Prill, 2016

    Arnita BrahjaNdarja e re territoriale e pushtetit vendor ka filluar të funksionojë nga korriku i kaluar dhe në këto 9 muaj qendra Open Data Albania ka bërë transparencën e të gjithë prokurimeve publike, rreth 1300 akte; nga blerjet më të vogla dhe deri tek ankandet shumë-milionëshe dhe koncensionet e mëdha.

    Në studim janë renditur një seri tenderash dhe prokurimesh ...

  • Freedom House: Demokracia në Ballkan bie në nivelin e 2004

    12 Prill, 2016

    Nate SchenkkanRaporti i Freedom House për Vendet në Tranzicion, arrin në përfundimin se Ballkani, që dikur ishte një rajon që ngjallte shumë shpresa për reforma në Evropë, ka rënë në nivelin e vitit 2004. Dilema për këtë rajon është sesi të nxiten reformat dhe njëkohësisht të mbahet gjallë shpresa për integrim në BE. Sipas raportit që merr në shqyrtim ...

  • Referendumi, rikonfirmohet mandati Ramës

    10 Prill, 2016

    Mbi 95 përqind në favor të kryetarit të Partisë. Deputeti Blushi: Procesi i manipuluar. Të hapen kutitë

    ediNë Shqipëri, socialistët rikonfirmuan mandatin e kryetarit të tyre Edi Rama ndërsa 95 përqind e pjesmarrësve në referendumin e djeshëm votuan në favor

    “84 % e anëtarësisë së partisë ushtruan të drejtën e votës, në proces transparent dhe të monitoruar nga media dhe kushdo ...

  • Rritja ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë

    8 Prill, 2016

    rebalancing forSipas një raporti të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare u rrit me 2.6 për qind në vitin 2015, rritje e mbështetur nga investimet e fuqishme private.

    Raporti “Ribalancimi për Rritje të Fuqishme”, vlerëson se ritmi i rritjes pritet të vazhdojë gradualisht në 3.2 për qind për vitin 2016, dhe 3.5 për qind në vitin 2017.

    Investimet në  Gazësjellësin Trans Adriatik dhe ...

  • Bie norma e interesit, BSH vendos ta ulë në 1.5 për qind

    6 Prill, 2016

    NORMA-BAZEBanka e Shqipërisë vendosi të ulë sërish normën bazë të interesit duke e zbritur atë në një minimumin të ri historik prej 1.5%.

    “Lehtësimi i mëtejshëm i politikës monetare synon t’i japë një implus shtesë aktivitetit ekonomik, duke stimuluar rritjen e kërkesës së brendshme dhe duke përmirësuar mbështetjen e saj me kredi bankare. Gjithashtu, ...

  • Shqipëri, rrëzohet helikopteri i ushtrisë

    6 Prill, 2016

    ndihma helikopteritHumbasin jetën dy pilotët. I plagosur ushtaraku i tretë në bord. Helikopteri ra në liqenin e Shkodrës. Shefi i Shtabit të ushtrisë Bazo: Hetime për rrethanat e aksidentit

    Në Shqipëri një helikopter i forcave ajrore është rrëzuar sot pasdite në Liqenin e Shkodrës, pak kilometra nga qyteti verior i vendit. Dy pilotët kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha ...

  • Greqia: studim për linjë hekurudhore me Shqipërinë

    6 Prill, 2016

    hekurudhaKëshilli i Rajonit të Epirit, në Greqinë  Veriore,  ka shpallur konkurimin për këshillim teknik  dhe studimin mbi zhvillimin  e ndërtimit të rrjetit hekurudhor mes këtij rajoni dhe Shqipërisë. Sipas burimeve  zyrtare greke kompania që do të studiojë ndërlidhjen e  dy rrjeteve hekurudhore mes Greqisë dhe Shqipërisë,  do të duhet të bashkëpunojë edhe me autoritetet shqiptare të hekurudhave .

    Ndërkohë, financimi për këtë proces paraprak  tashmë është shpallur nga ...

  • Dokumentet e Panamasë dhe Shqipëria

    5 Prill, 2016

    Autoritetet vihen në lëvizje, pas publikimit të rastit të kompanisë GFI Technologies, fituese në 2013, së bashku me një shoqëri zvicerane, e tenderit të markimit të karburanteve

    panamapapersEdhe në Shqipëri autoritetet janë vënë në lëvizje për të shqyrtuar rastet e mundshme të kompanive që veprojnë në territorin e saj të cilat mund të rezultojnë të përfshira në cështjen “Dokumentat e ...

  • Koncesionari që firmosi me qeverinë “Berisha”, në skandalin e Panamasë

    4 Prill, 2016

    panamapapersPas publikimit të dokumenteve të para të “Panama Papers”, menjëherë është ngritur pyetja se kush është Ismail Mulleti, emri i vetëm shqiptar deri tani, i cili rezulton i lidhur me kompanitë offshore të regjistruara në Panama.

    Emri i Mulletit figuron në lidhje me kompaninë “GFI Technologies”, e themeluar në maj të vitit 2013.

    E njëjta kompani del në skenë si fituese ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"