LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Gjergj Bojaxhi në garë për Bashkinë e Tiranës

    31 Mars, 2015

     Gjergj

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, pasi shpalli kandidaturën, ai tha se politika është kthyer në problemin kryesor për qytetarët dhe se ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje tjetër

    Në Shqipëri, zoti Gjergj Bojaxhi, një figurë e njohur publike, njoftoi se do të përfshihet në garën për zgjedhjet e ardhshme vendore, për kreun ...

  • Euro 2016- Shqipëria tashmë mund të ëndërrojë “Francën”

    30 Mars, 2015

    Shqip_Arm_golli_dyteKombëtarja e Shqipërisë ka bërë hapin e madh. Fitorja e rëndësishme ndaj Armenisë i hap rrugën Kombëtares Kuq e Zi drejt realizimit të ëndrrës së madhe, kualifikimit në kampionatin europian “Francë 2016”.

    Një përmbysje e mrekullueshme me të gjithë përbërësit e një skuadre të madhe, karakter, zemër, forcë dhe besim për të mos u dorëzuar kurrë, e gjitha e arritur ...

  • Prokuroria: Doshi dhe Frroku në burg; kërkesa e organit të akuzës në Gjykatën e Lartë

    27 Mars, 2015

    doshi froku

    Për shkak të kohës së tejzgjatur që u desh për të pyetur deutetët Tom Doshi dhe Marku Frroku, Prokuroria e Përgjithshme i dorëzoi në Gjykatën e Lartë kërkesat për masat e sigurisë përtej orës zyrtare 16.

    Sipas zyrës së shtypit të Gjykatës së Lartë, të shtunën në orën 8.30, shorti me gogla do të caktojë se kush do të ...

  • BB: Ekonomia shqiptare po rimëkëmbet, efektet duan kohë të ndihen

    27 Mars, 2015

    Patrizio

    Patrizio Pagano, drejtori Ekzekutiv në Bankën Botërore që mbulon Italinë, Greqinë dhe Shqipërinë thotë se, rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare do të varet nga suksesi i reformave të brendshme dhe zgjidhja e situatës në Eurozonë.   

    “Ashtu si shumë ekonomi të tjera europiane edhe Shqipëria përjetoi një moment të vështirë. Por përfundimisht ekonomia tani ka filluar të rimëkëmbet. Megjithatë ritmet e saj ...

  • Deputetët e arrestuar merren në pyetje

    27 Mars, 2015

    Avokatët e zotit Doshi dhe Frroku këmbëngulin: Ndalimi është i jashtëligjshëm. Vendimi për masën e sigurisë i takon Gjykatës së Lartë

    Në Shqipëri, dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, të arrestuar një ditë më parë u morën sot në pyetje nga prokurorët, ndërsa avokatët e tyre presin seancën e Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar masën ekstreme të ndërmarrë ndaj dy anëtarëve të parlamentit. Avokatët mbrojtës e konsiderojnë të jashtëligjshëm ...

  • Ndalohen deputetët Doshi e Frroku. Policia ekzekuton njëkohësisht kërkesat e Prokurorisë

    26 Mars, 2015

    doshi froku

    Pak më shumë se 3 orë pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për lejimin e arrestimit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit janë vënë në lëvizje për ekzekutimin e urdhër-ndalimeve për dy deputetët. 

    Urdhëri është lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme pak pas orës 15:00 dhe një korrier ka lënë ambientet e ...

  • Miratohet kërkesa për arrestimin e deputetëve. Doshi akuzon prokurorin: Ke manipuluar provat

    26 Mars, 2015

    td

    Pas disa orë pyetjesh, përgjigjesh e debatesh, përfundoi mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, që në fund miratoi me konsensus kërkesën e Prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Parlamenti për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

    Prokurorët u përballën gjatë me akuzat dhe pyetjet e deputetit Doshi dhe 3 kolegëve të Partisë Demokratike. Ata insistuan të ...

  • BB: 32 milionë euro për mjekësinë shqiptare

    25 Mars, 2015

    BB

    Banka Botërore financoi sot me 32.1 milionë euro hua projektin e Shqipërisë mbi përmirësimin e sistemit shëndetësor.

    Projekti parashikon rindërtimin fizik dhe rregullimin e infrastrukturës spitalore, ku edhe qeveria shqiptare pagoi 4 milionë euro si kosto vendore.

    Projekti i Sistemit Shëndetësor pritet të ...

  • PE: Klima politike në Ballkan është përkeqësuar

    25 Mars, 2015

    PE

    Parlamenti Europian vëren përkeqësim të klimës politike në vendet e Ballkanit, çka shoqërohet nga ndërhyrjet në punët e gjyqësorit dhe të medias, duke cenuar lirinë e shprehjes. Eurodeputetët u treguan më të drejtpërdrejtë në ditën e dytë të seminarit të organizuar nga Parlamenti Europian, posaçërisht për dialogun politik dhe funksionimin e demokracisë në vendet e zgjerimit, ku morën fjalën ...

  • Rama: Fruti i parë i Konferencës së Berlinit

    25 Mars, 2015

    Kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook se shumë shpejt do të nisë projektimi i “Autostradës së Kaltër” që do të lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe vendit tonë.

    “Fruti i parë i Konferencës së Berlinit: Fillojmë projektimin e Autostradës së Kaltër që do lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, shkroi Rama.

    / Top Channel

     

Qendra Informative Shqiptare "Liria"