LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Përshpejtimi i gazsjellësit TAP, ministrat e Energjetikes së vendeve ku kalon mblidhen në Azerbajxhan

    12 Shkurt, 2015

    Ministrat e Energjisë të vendeve ku kalon korridori jugor i gazit u mblodhën në baku të Azerbajxhanit për të bashkërenduar punën për të shpejtuar realizimin e projektit. Në takimin e nivelit të lartë ishte i pranishëm zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Frans Timermans dhe presidenti i Azerbajxhanit Ibrahim Alijev. Korridor jugor është një nga projektet më komplekse të gazit të zhvilluara ndonjëherë në botë, i cili synon të sjellë gazin e ...

  • Çaktivizohet bombë me saçme dhe gozhdë pranë gjimnazit “Petro Nini”

    12 Shkurt, 2015

    Një bombë me sasi eksplozivi me fuqi dy herë më të madhe se ato që shpërthyen gjatë kësaj jave në Tirane u çaktivizua në mengjesin e së enjtes në kryeqytet, rreth ores 4:51 minuta. Bomba u gjet ne një biçikletë të vendosur në pallatin numër 27, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, perballe shkolles se mesme “Petro Nini Luarasi”.

    Policia e cilesoi këtë rast një akt terrorist që u parandalua. Lënda ...

  • Rama: Bombat, akte terroriste. Reagimet e opozitës, të ulëta. “Jo më në baltën e akuzave, provojini në Gjykatë”

    12 Shkurt, 2015

    Kryeministri Edi Rama, duke e quajtur akt terrorist vendosjen e bombave në Tiranë, i konsideroi reagimet e opozitës pas ngjarjes si mjaft të ulëta dhe në anën e krimit. Duke folur në Kuvend, në seancën plenare të ditës së enjte, Kryeministri u shpreh se krimi po përdoret si lëndë e parë fjalimesh nga politika.

    “Menjëherë pas akteve të dhunshme, opozita sulmoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe familjen e tij, që ...

  • Kodheli: Feka i dënuar më parë për thyerje të disiplinës. Strazimiri: Ju e quajtët më i besuari

    12 Shkurt, 2015

    Kuvendi ka nisur seancën e sotme plenare me një interpelancë që Partia Demokratike kishte kërkuar me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar disa ditë më parë ku një major i Forcave të Armatosura humbi jetën duke pilotuar një helikopter me drogë në Spanjë. Ministrja Kodheli në fjalën e saj bëri me dije se majori Sokol Feka ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për largim ...

  • Vërshimet jo vetëm natyrore por edhe nga abuzimi me mjedisin

    12 Shkurt, 2015

    Për ekspertët përmbytjet ciklike në Shqipëri nuk janë vetëm klimatike, por lidhen edhe me qendrimin abuziv të njerëzve ndaj mjedisit
    Paniku dhe tronditja që krijuan përmbytjet në të paktën pesë qarqe të Shqipërisë, në ditët e para të muajit shkurt, tashmë janë duke u fashitur. Ndërpreja e rreshjeve të dendura të shiut ka rikthyer në kufijtë e zakonshëm rrjedhjet e lumenjve, kryesisht në jug të Shqipërisë, ka larguar ujin nga ...

  • Autori i vendosjes së bombave lëvizte me biçikletë, erdhi nga Linza

    11 Shkurt, 2015

    Vendosja e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, dhe ajo në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamet Gjollesha” kanë lidhje mes tyre.Kjo rezulton nga hetimet e kryera deri më tani dhe konfirmohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kreu i Policise Didi sqaroi se ne te dyja eshte vendosur mase e barabarte prej 400 gramesh dhe dyshohet se eshte vendosur nga i njejti njeri.

    Policia ka ...

  • Matësat inteligjentë të energjisë, projekt pilot me “Deutsche Telecom”

    11 Shkurt, 2015

    Kryeministri Edi Rama zbardhi detajet e para të projektit, që lancoi pak javë më parë, për pajisjen e konsumatorëve me matësat inteligjentë të energjisë. Shefi i Qeverisë tha se kostoja e matësave nuk do paguhet nga qytetarët pasi po shqyrtohet një tjetër opsion.

    “Një nga grupet më të mëdha botërore “Deutsche Telecom”, nëpërmjet grupit të vet na ka bërë një ofertë për të ndërtuar nje bashkëpunim, duke filluar me një projekt ...

  • OSHEE drejt menaxhimit privat, Qeveria e fut në planin 2015-2017

    11 Shkurt, 2015

    Pak muaj pas shtetëzimit nga Qeveria, Operatori i Shpërndarjes mund të rikthehet sërish në menaxhim privat. Në programin e sapopublikuar të reformave ekonomike 2015-2017, i cili i është dorëzuar zyrtarisht edhe Bashkimit Europian, Ministria e Financave zbulon se reformat që Qeveria ka ndërmarrë në energjetikë, do të shoqërohen edhe me një ristrukturim të kompanive elektrike publike për rritjen e eficensës së tyre. Në këtë kontekst-shkruan Ministria e Dinancave-kompania e shpërndarjes ...

  • Prokuroria, dyshime për mënyrën si u ndryshua masa e sigurisë për Gjikën

    9 Shkurt, 2015

    Prokurori i Vlorës Ramadan Troçi me një letër zyrtare i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Burgjeve sqarime për mënyrën se si i ndaluari Shpëtim Gjika është nxjerre nga dhomat e paraburgimit dhe është dërguar për në spitalin jopublik në Tiranë. Kerkesa eshte bere sepse nuk ka asnje njoftim paraprak per prokurorine per menyren se si Gjika eshte nxjerre nga paraburgimi. Nderkohe gjykata vendosi detyrim paraqitje per kryebashkiakun e Vlores burime ...

  • KESH: S’ka përmbytje nga shkarkimet

    9 Shkurt, 2015

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare deklaron se dalja e ujit në Obot nuk është shkaktuar nga shkarkimet e hidrocentraleve. Në ato zona poshtë nivelit edhe me ditë me shira të zakonshëm, është në një lloj përmbytje. Kjo situatë nuk ka ardhur si shkak i shkarkimeve të kontrolluara që KESH ka bërë, thotë Ilir Belba, drejtor i Prodhimit në KESH.

    KESH garanton se në Shkodër nuk do të ketë asnjë përmbytje nga hidrocentralet, pasi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"