Shqipëria

LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Lulzim Basha: “Shqiptarët meritojnë llogaridhënie se ç’u bë me paratë e tyre”

    2 October, 2015

    Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha i ftuar në Bundestag, pas takimeve me deputetët gjermanë në intervistë me Deutsche Welle mbi skandalin e CEZ, ngecjen e dekriminalizimit e reformën në drejtësi.

    Lulzim BashaDW: Zoti Basha ju vizituat papritur Berlinin më 1 Tetor: – ardhja juaj në Berlin ishte thjesht ...

  • Ish Ministri i Arsimit nën akuzë

    2 October, 2015

    Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet dhe con në Gjykatën e lartë zotin Myqerem Tafaj për “Shpërdorim detyre”. Ish ministri: Vendimi nën trysninë e qeverisë

    Myqerem TafajNë Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se ka përfunduar hetimet ndaj ish-ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, aktualisht deputet i partisë demokratike dhe ka dërguar kërkesën për gjykim në Gjykatën e Lartë. ...

  • Konkurrueshmëria 2015-2016, Shqipëria ngjitet 4 vende

    1 October, 2015

    rankimiForumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e fundit të Konkurrueshmërisë Globale (2015-2016), sipas të cilit, në sitën e 140 ekonomive botërore, Shqipëria renditet e 93-ta, më katër vende përmirësim krahasuar me raportin e mëparshëm.

    Studimi i FEB është një ndër vlerësimet më të plota dhe komplekse të ekonomive kombëtare.

    Sipas këtij raporti, ...

  • Rama për CEZ-in nga Amerika: Nuk mbështes hetimin ndërkombëtar

    30 September, 2015

    ramaKreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, shprehet për herë të parë lidhur me çështjen e CEZ-it nga Amerika, ku ndodhet prej katër ditësh për samitin kundër terrorizmit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Rama deklaroi se nuk mbështet idenë e hetimit ndërkombëtar për këtë çështje, në kohën që vendi ...

  • Samiti kundër ekstremizmit të dhunshëm

    29 September, 2015

    obama ramaPresidenti Obama tha sot në takimin e lartë kundër ekstremizmit të dhunshëm që po zhvillohet në Nju Jork se fitorja nga grupit ISIS nuk mund të jetë vetëm ushtarake.

    Përpjekjet ushtarake duhet të shoqërohen me përparim ekonomik dhe politik, për të eliminuar radikalizimin dhe ekstremizmin. Kjo, theksoi presidenti Obama, nënkupton të fitohet ndaj ideologjisë së grupit Shtetit Islamik.

    Në ...

  • BB: Luftë kundër informalitetit

    28 September, 2015

    bbNë Shqipëri, Banka Botërore tha sot se reforma si ajo kundër informalitetit duhet të jenë të qëndrueshme dhe të shtrihen në të gjithë segmentet e ekonomisë.

    Banka prezantoi raportin ekonomik rajonal, sipas të cilit, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet nën potencial, ndërsa kreditë e këqija, cmimet e ulëta të ...

  • Demokratët kërkojnë hetim ndërkombëtar për CEZ

    28 September, 2015

    parlamenti alPartia Demokratike e opozitës paraqiti sot në parlament projektligjin për hapjen e hetimeve ndërkombëtare mbi abuzimet e kompanisë CEZ në kohën kur drejtonte shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri.

    Projekt-ligji për hetimin ndërkombëtar ndaj veprimeve financiare të CEZ opozita kërkon të miratohet qysh në seancën e radhës në parlament. Pr.ligji kërkon që kjo çështje të hetohet jo vetëm ...

  • Fakte të reja për aferën CEZ-DIA

    25 September, 2015

    Ish drejtori i DIA-s, dëshmitar nën mbrojtjen e policisë pretendon se ka marrë kërcënime nga një jurist i OSHE-së. Ish ministri Dritan Prifti: Meta mbështeti Ismalilajn. PD: Do kërkojmë anullimin në Kushtetuese të marrëveshjes së Qeverisë me CEZ-in dhe hetim ndërkombëtar

    CEZNë Shqipëri fakte të reja kanë dalë në dritë lidhur me aferën mes kompanisë Cez e cila drejtonte ...

  • Finalizohet akordi Gjermani-Shqipëri për sigurimet shoqërore

    25 September, 2015

    Tirana dhe Berlini kanë finalizuar akordin zyrtar për njohjen e kontributeve të emigrantëve shqiptarë me dokumente të rregullta.

    Ministria sociale alQë nga vera e vitit 2014 Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në Tiranë ka pasur kontakte intensive me institucion homolog në Gjermani për përgatitjen dhe miratimin e një marrëveshje bashkëpunimi ...

  • Edi Rama provokon Europën? I ftuari në “Conflict Zone” të DW

    25 September, 2015

    Në emisionin televiziv “Conflict Zone” të DW kryeministri shqiptar Edi Rama në bisedë me Tim Sebastian flet për sistemin e korruptuar të drejtësisë në vend, ëndrrën për Europën, si dhe fantazmat e së shkuarës në Ballkan.

    edi dwGazetari britanik që punon për Deutsche Welle-n dhe drejton emisionin e ri televiziv “Conflict ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"