LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Përmbytjet nga shirat, 3 të vdekur. Tahiri në Lezhë, mbledh Shtabin e Emergjencës

    19 Nentor, 2014

    Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në të gjithë vendin. Mësohet se babë e bijë humbën jetën në qendër të Laçit, pasi makinën me të cilën udhëtonin e ka marrë rrjedha e ujit, ndërsa në Kurbin si pasojë e shembjes së një ure ka humbur jetën një i ri 22-vjeçar.Gjon Kola, ish-drejtor shkolle në Laç është nxjerrë i pajetë nga makina, ndërsa disa orë pas ...

  • Dr Flori’, akuzat për mosdhënie ndihme, Urgjenca: Vepruam në kohë, vdiq nga overdoza

    18 Nentor, 2014

    Policia e Tiranës po heton mbi pretendimet e familjarëve të këngëtarit Doktor Flori’ i cili humbi jetën një ditë më parë krejt papritur, edhe pse shtëpia ku banonte ishte pak metra larg Urgjencës së Tiranës. Ndërkohë që pritet që mjekësia ligjore të nxjerrë zyrtarisht shkaqet e vdekjes nga rezultatet përfundimtare të toksikologjisë, policia po heton pretendimet e familjarëve, të cilët thonë se ambulanca është vonuar për t’i dhënë atij ndihmën. ...

  • Qeveria prezanton projektbuxhetin. Rama: I hap rrugë rritjes ekonomike

    17 Nentor, 2014

    Kryeministri Edi Rama i paraqiti Parlamentit buxhetin e vitit 2015. Në fjalimin, që zgjati për më shumë se një orë, kreu i Qeverisë nënvizoi që në fillim se thelbi i draftit është mbështetja e rritjes ekonomike pa masa shtrënguese.
    Eshtë një buxhet me disa standarde të mirëpërcaktuara dhe me disa zgjidhje realiste për një situatë, ku potencialet janë padyshim të mjaftueshme për të arritur objektivin tonë minimal të një ...

  • Rama: Keqardhje! Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët

    17 Nentor, 2014

    Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për foton e Enver Hoxhës së shfaqur në aktivitetet për 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës, të përkujtuar ditën e hënë. Rama u është kundërpërgjigjur “me keqardhje” akuzave në rrjetet sociale, ku shkruan: “Keqardhje për të paftuarit që futen si diversantë nëpër turmat e aktiviteteve përkujtimore të çlirimit, për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës. Keqardhje për të fandaksurit që kapen ...

  • Kujtohet 70-vjetori i Çlirimit të Tiranës. Veteranët me portretet e Enver Hoxhës

    17 Nentor, 2014

    Autoritet më të larta në vend Kryetari parlamentit Meta, Kryeministri Rama dhe disa ministra kremtuan 70-vjetorin e Çlirimit të Tiranës. Së bashku me shumë qytarë tiranas të mbledhur tek monumenti “Ushtarit të Panjohur”, ata përkujtuan luftën e mijëra kryeqytetasve për çlirimin e qytetit të tyre, duke vendosur kurora me lule.

    Sadi Vorpsi, prefekt i qarkut të Tiranës tha se “të gjthë brezat duhet të përkulen me nder në kujtim të atyre ...

  • Buxheti 2015, Presidenti ankesa për fondet: Ulen me 3.4 %, nuk mbulohen shpenzimet

    17 Nentor, 2014

    Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar sot një letër Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, kreut të grupit parlamentar të PD-se, Edi Paloka si dhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili për Projekt Buxhetin e vitit 2015. Në këtë letër Nishani shpreh keqardhje që nuk është ftuar në komisione për të dëgjuar kërkesat specifike që i janë paraqitur Ministrisë së Financave ...

  • Majko: Të falen kamatëvonesat, Rama: Asnjë tolerim, energjia paguhet, pikë!

    17 Nentor, 2014

    Debat në sallën e Kuvendit me kryeministrit Edi Rama e deputetit Pandeli Majko për kamatëvonesat e energjisë elektrike. Deputeti i Tiranës, Pandeli Majko ka thënë se ato duhen falur, pasi PS-në e largojnë nga forcat e majta nuk e bëjnë më njerëzore. “Ne sot do të votojmë faljen e kamatvonesave për pensionet në fshat e ç’na gjen të flasim këtu dhe për ata që janë me mbrojtje sociale. Nuk besoj ...

  • Ndërron jetë këngëtari ‘Doktor Flori’, shkak i vdekjes dyshohet ataku kardiak

    17 Nentor, 2014

    Ndërron jetë Dr Flori, kantautori dhe këngëtari i njohur shqiptar. Florand Kondi 35 vjec, i njohur me emrin artistik, “Dr Flori’ dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Keshtu pohojne burime nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza në Tiranë’.Mësohet se Dr Flori ka mbërritur në spital pa shenja jete.

    Burime nga Urgjenca bëjnë me dije se këngëtari mbërriti rreth orës 09:20 minuta të paradites së sotme pa shenja jete në ...

  • Pas Beogradit…Edi Rama në “Top Story”

    14 Nentor, 2014

    Kanë kaluar dy ditë, por vizita e Kryeministrit Rama në Beograd dhe në Preshevë vazhdon të dominojë me komente dhe analiza, por edhe me mendime të njerëzve të thjeshtë nëpër rrjetet sociale, jo thjesht për shkak se ajo ishte një vizitë historike ende pa nisur, për shkak se një Kryeministër i Shqipërisë shkelte Beogradin pas 68 vjetësh, por edhe për atë që ndodhi më pas në konferencën për shtyp me ...

  • Zbulohen kandidatët e Presidentit për Guvernator, Muço dhe Kadareja të avantazhuar

    14 Nentor, 2014

    Revista ekonomike ne versionin online “Monitor” ka arritur të mësojë se Presidenti Nishani ka përzgjedhur 4 emra në listën e shkurtuar për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në listë përfshihen emrat e Xhentil Demirajt, Edvin Libohova, Arjan Kadareja dhe Marta Muço dhe pas dakortësisë me kryeministrin Rama pritet dekretimi i njërit prej tyre për t’u votuar nga Kuvendi si Kryetar të Këshillit Mbikëqyrës të bankës qëndrore dhe njëkohësisht ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"