LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Sejko zgjidhet guvernator i ri i Bankës

    5 Shkurt, 2015

    Shqipëri, drejtuesi i ardhshëm i institucionit më të rëndësishëm të vendit, Gent Sejko, mori një mbështetje të gjerë politike sot në mbrëmje në parlament me 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenimeNë Tiranë parlamenti votoi sot në mbrëmje në favor të kandidaturës së Genti Sejkos për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Zoti Sejko mori një mbështetje të gjerë, duke grumbulluar votat e të dy krahëve të politikës. ...

  • Rikthehen reshjet, banorët kërkojnë ushqime për vete e bagëtitë

    4 Shkurt, 2015

    Në të gjithë vendin kanë rinisur reshjet e dëborës dhe shiut. Në zonën e përmbytjes, në Novoselë dhe në Komunën Dërmenas, ku ndodhet edhe fshati Darzezë, situata është duke u rënduar.Banorët e zonës kërkojnë ndihmë për të ushqyer kafshët e mbetura gjallë nga përmbytja e parë, sepse vërshimi i ujërave ka shkatërruar çdo gjë, përfshi edhe rezervat ushqimore.

    Ndërkohë, prurjet e Vjosës janë ulur dhe kjo ka bërë që në shumë ...

  • Përmbytjet edhe si hakmarrje e natyrës

    4 Shkurt, 2015

    I ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” Prof. Dr. Perikli Qirjazi i dha përgjigje një sërë pyetjesh mbi përmbytjet e ditëve të fundit në vendin tonë.Profesor Qirjazi ka shpjeguar me detaje se si dora e njeriut ka ndikuar direkt në përmbytjet e fundit.

    Ai ka shtuar se rreziku më i madh për këto zona nuk është Vjosa apo Semani, por deti. Qirjazi është shprehur se fshatra si Darzeza apo Novosela rrezikojnë ...

  • KESH fillon eksportin e energjisë

    4 Shkurt, 2015

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur eksportin e energjisë elektrike. Burime nga kjo Korporatë thanë për Top Channel se eksporti ka filluar mesnatën e së martës dhe aktualisht KESH po shet 220 mega energji për orë.Sipas KESH në ankandin e e mbyllur të martën, është kontraktuar shitja e kësaj sasie energjie për dy javët e ardhshme me një çmim mesatar prej 38.5 euro për megavat.

    Kjo do të thotë se në ...

  • Ulet niveli i ujit, por ende mbi 5000 hektarë janë të përmbytura

    3 Shkurt, 2015

    Niveli i ujrave në shumë nga zonat e përmbytura është ulur, por ende nuk ka një përmirësim të dukshëm të situatës. Tokat dhe banesat janë përmbytur ndërkohë që banorët në mëngjes u rikthyen në pjesen më të madhe të tyre për të shpëtuar atë çfarë mund të ketë mbetur pa u shkatërruar nga ujrat.Banorët e Novoselës, një zonë e goditur rëndë nga përmbytjet, kërkojnë që të marrin ndihmë nga shteti ...

  • Kompensimi i dëmeve, Qeveria mund të detyrohet të ndryshojë buxhetin

    3 Shkurt, 2015

    Dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga vërshimi i lumenjve në jug të vendit mund të detyrojnë Qeverinë të ndërhyjë në buxhet. Burime nga Ministria e Financave thanë për Top Channel se deri më tani shpenzimet për të asistuar familjet e prekura nga përmbytjet po përballohen nga fondi rezerve prej 50 milionë lekësh i Ministrisë së Brendshme.

    Por këto janë vetëm shpenzimet për nevojat emergjente si akomodimi i banorëve të ...

  • Qeveria, marrëveshje me BERZH për 18 milionë euro

    3 Shkurt, 2015

    Ministria e Financave dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkruan marrëveshjen e grantit 18 milionë euro që kjo bankë ka akorduar për ndërtimin e bypass-it të Vlorës. Eshte pjesa e fundit qe kompleton te gjithe paketen 53 milione euro per ndertimin e 29 kilometrave rruge të kesaj nyje te rendesishme, tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

    “Brenda marsit fillon ndertimi ne terren dhe punimet do te zgjasin 30 muaj”, ...

  • Përmbytjet, Qeveria: Situata është kritike

    3 Shkurt, 2015

    Shqipëri, autoritetet kërkojnë ndihmë dhe nga Brukseli pas gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara në Jug. Pritet rikthimi i shirave të rrëmbyeshëm ditën e mërkurë. Në Veri, hidrocentralet e kaskadës së Drinit vihen në punë me të gjithë kapacitetin.Në Shqipëri qeveria deklaroi mbrëmë se situata e krijuar për shkak të kushteve të këqija të motit, me rreshje të dendura që cuan në përmbytje massive vecanërisht në jugun e vendit, është kritike. ...

  • Tiranë: Platforma online kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi

    3 Shkurt, 2015

    Qeveria Rama çeli sot platformën online kundër korrupsionit, si një përpjekje të re ku çdo qytetar mund të denoncojë në mënyrë anonime kërkesat e administratës për rryshfet në çdo sektor ku i ndesh konkretisht.Platforma stopkorrupsionit.al garanton mbrojtje të plotë për denoncuesit e korrupsionit në administratën doganore, tatimore, hipotekore dhe arsimore, si dhe në çdo fushë tjetër, si policia, mjekësia, ndërsa 4 zyra shtetërore punojnë paralel që ta zgjidhin çështjen korruptive ...

  • Roland Jahn: „Bëhet fjalë për besimin tek institucionet e shtetit“

    3 Shkurt, 2015

    Ndizet debati për hapjen e dosjeve në Shqipëri. Në shkurt një projektligj i qeverisë pritet të diskutohet në parlament. Mbi problematikën e dosjeve shprehet drejtuesi i autoritetit të dosjeve në Gjermani, Roland Jahn.DW: Në Shqipëri diskutohet tani hapja e dosjeve, pas 25 vjetësh, më në fund- një projektligj i mazhorancës qeverisëse parasheh parimisht hapjen e tyre, me këtë ligj duhet të rregullohet edhe lustracioni. Por sipas raportimeve në 35ve, sërish ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"