LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në jug, evakuohen qindra familje

    2 Shkurt, 2015

    Gjendja alarmante për shkak të vërshimit të ujit në Fier e Vlorë vijon ndërsa ne terren po ndërmerren operacione shpëtimi për banorët që ndodhen në mes të ujrave. Deri me tani jane zhvendosur shume familje, sipas te dhenave ne terren, niveli i ujrave te Semanit dhe Vjoses po ulet por ai mbetet ende kercenues.

    Nderkohe ne Fier ne komunen Levan, në fshatrat Ferras, Martinë, Bishan dhe Poro, forcat e ndërhyrjes ...

  • Shqipëri: Lumenjtë dalin nga shtrati

    2 Shkurt, 2015

    Zona jugore dhe qendrore e Shqipërisë, po përjeton një situatë të rënduar reshjesh dhe përmbytjesh. Lumenjtë Osum, Gjanicë, Drinos, Vjosë, Shkumbin e Devoll, si dhe degëzimet e tyre, kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe çarje të tokës në zonat përreth.Ushtria e Shqipërisë është në gatishmëri dhe ka ndërhyrë për evakuimin e banorëve në zonat e prekura, ndërkohë Ministra e Brendshme bën me dije se janë ngritur shtabet e ...

  • Vjosa kërcënon jetën e njerëzve, operacione shpëtimi për banorët e rrethuar nga uji

    2 Shkurt, 2015

    Situata në jug të vendit është duke u rënduar gjithmonë e më shumë për shkak të përmbytjeve. Reshjet e shiut rrisin në çdo orë nivelin e lumit Vjosa që ka arritur në shifra rekord në këto 50 vitet e fundit. Janë me mijëra personat që kanë lënë banesat e tyre ndërsa dhjetëra persona kanë kërkuar ndihmën e policisë, ushtrisë dhe emergjencave civile për të shpëtuar veten.

    Në Memaliaj, në Darzezë, ...

  • Parlamenti shqyrton Gjykatën e Lartë dhe KQZ-në

    30 Janar, 2015

    Deputetët e majtë rrëzuan mbrëmë në parlament dekretet e presidentit Bujar Nishani për ligjin e Gjykatësë së Lartë dhe të ligjit tjetër për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ata pohuan se ligji i ri për Gjykatën e Lartë, që presidenti e ktheu për rishqyrtim, rrit transparencën dhe zgjedhjen me meritë të gjyqtarëve.Ligjvënësit e shumicës theksuan se aktualisht nuk dihet se si dhe mbi çfarë vlerësimesh presidenti zgjedh antarët e Gjykatës ...

  • Feka doli më 20 janar nga Rinasi, hetim lëvizjeve, pyeten eprorët

    30 Janar, 2015

    Efektivi i Forcave të Armatosura ka lënë Aeroportin e Rinasit në datën 20 janar të këtij viti. Këtë informacion u kanë dhënë specialistët e Policisë Kufitare ekspertëve që po merren me hetimet rreth aktivitetit të Sokol Fekës.Nga ana tjetër, prokuroria është shprehur se momentalisht ndodhet në pritje të palës spanjolle dhe nëse ajo do të kërkojë nisjen e hetimeve në Shqipëri, për sa i përket trafikut të drogës, do të ...

  • Majori shqiptar në trafik droge

    30 Janar, 2015

    Instruktori i bazës ajrore të Farkës në Tiranë, Sokol Feka, dyshohet të ketë mbetur i vdekur në Spanjë ku dje është rrëzuar një helikopter i cili transportonte sasira të mëdha marijuhanë. Feka ishte në radhët e ushtrisë prej 18 viteshNjë major i ushtrisë shqiptare, dyshohet të jetë i përfshirë në një trafik droge. Instruktori i bazës ajrore të Farkës, Sokol Feka, rezulton të jetë, sipas të dhënave të deritanishme, një ...

  • Kontrolli i cilësisë së karburanteve, laborator i ri analizash në IQT

    29 Janar, 2015

    Në një kohë kur palët vijojnë debatet për çmimin e karburanteve, cilësia e tyre mbetet ende problematike. Gjatë vizitës në Inspektoratin Qendror Teknik, tashmë me një godinë të rikonstruktuar dhe investime në laboratorin teknologjik, kryeministri Edi Rama u angazhua për përmirësim rrënjësor të cilësisë dhe kontrollit të të gjitha pikave të shpërndarjes.

    Nëpërmjet një investimi prej 55 milionë lekë, laboratori me pajisjet moderne, kryen testimin e naftës ...

  • Aktiviteti tregtar, rritje modeste në 2014

    29 Janar, 2015

    Shqipëri, eksportet rriten vetëm me 3.6 përqind. Importet me 6.2 përqind. Thellohet deficit tregtar, shkon në 2.4 miliard dollarëAktiviteti tregtar i Shqipërisë gjatë vitit 2014 shënoi një rritje me ritme modeste krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave vëllimi i shkëmbimeve tregtare u rrit vetëm me 5.4 përqind

    Ajo që bie në sy është një ritëm i ulët i rritjes së eksporteve, ...

  • Misioni i (pa) mundur për hapjen e dosjeve në Shqipëri

    29 Janar, 2015

    Rindezja e debatit për lustracionin në Shqipëri po komentohet në mënyra të ndryshme. Dy projektligjeve të paraqitura në parlament i është bashkuar dhe një Apel i rreth 100 personaliteteve të njohur europianë.“Shtëpisë së gjetheve”, një ndërtesë e fillimit të viteve ’30 në qendër të Tiranës, realisht i mungojnë këto ditë gjethet. Jo vetëm sepse jemi në stinën e antigjelbërimit, por dhe nga vendimi më i fundit i autoriteteve zyrtare për ...

  • Freedom House: Shqipëria dhe Kosova pjesërisht të lira

    28 Janar, 2015

    Në një vit kur gjendja e lirisë në botë pësoi rënie për të nëntin vit me radhë, Shqipëria dhe Kosova vazhduan të përfshihen në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira. Në raportin vjetor të organizatës Freedom House, vlerësimi për Shqipërinë nuk ka ndryshuar, ndërsa Kosova ka shënuar përparim, duke u përfshirë për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale.Gjendja e lirisë në Shqipëri

    Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën shkallë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"