Konfirmohet vdekja e personit të dytë nga fruthi në QKUK

Gjatë ditës së sotme rreth orës 13:30 është shënuar edhe viktima e dytë në Kosovë nga fruthi.

Lajmin për “Zeri.info”, e ka konfirmuar Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së.

Sipas saj, viktima është e moshës 37-vjeçare nga komuna e Lipjanit dhe se dy muaj më parë, viktima ishte diagnostikuar me tuberkuloz, raporton “Zeri.info”.

“Ju konfirmoj se sot rreth orës 13:30, është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37-vjeçare nga komuna e Lipjanit, 2 muaj më parë ishte diagnostikuar me tuberkuloz, ndërkohe që më shumë se 2 javë i diagnostikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infektive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetoi, me që gjendja ishte shumë e rëndë”, ka thënë Qyqalla për “Zeri.info”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>