Hahn, procesit i rivlerësimit të gjyqtarëve i rëndësishëm për hyrjen në BE

HahnKomisioneri europian për Zgjerimin Johannes Hahn tha sot në Tiranë se për një rekomandim pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë duhen pritur rezultatet e para të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Hahn shpjegoi se pret që rezultatet e para të arrihen në fillim të vitit të ardhshëm. Ai vlerësoi pozitivisht ecurinë e bërë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të marijuanës apo dhe uljen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria si dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që të konsolidohen arritjet e bëra deri më tani e po ashtu të ecet përpara me 5 përparësitë kyçe që Brukseli ka përcaktuar për Shqipërinë. Sipas zotit Hahn, vendi është në rrugën e duhur.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama theksoi se me nisjen e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, “vendi është në kushtet që meriton hapjen e bisedimeve”. Autoritetet shpresojnë që një rekomandim pozitiv të bëhet pranverën e ardhshme.

Zoti Rama deklaroi se me komisionerin Hahn kishte diskutuar pikërisht “për hapat që duhet të ndërmerren sëbashku, në funksion të konsolidimit të pozicionit të Shqipërisë, në raport me shtetet anëtare, duke vënë në tryezën e Këshillit Europian një raport solid, që konfirmon vazhdimësinë e progresit të bërë dhe të konstatuar nga Komisioni, që në vitin e shkuar”, theksoi kryeministri. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>