As në gjashtëmujorin e ardhshëm të presidencës letoneze, Maqedonia nuk mund të presë zhbllokim të procesit euro-integrues.Për ambasadorin e Letonisë, Albert Sarkanis megjithëse zgjerimi mbetet ndër prioritet e Unionit, vendimi për Maqedoninë nuk varet nga Riga por nga vullneti i 28 shteteve anëtare. Për Maqedoninë, kyçe mbetet jo vetëm zgjidhja e emrit me Greqinë, por dialogu politik, liria e 35ve, gjyqësori i pavarur. Ambasadori i BE-së Aivo Orav duke komentuar rastin e Kezharovskit, shprehu shqetësim të thellë rreth lirisë së 35ve.
“Për sa i përket rastit të Kezharovskit, Bashkimi Evropian ndjek nga afër procesin gjyqësor të Kezharovskit dhe rastet e tjera, por ne nuk do të komentojmë raste individuale. Për sa i përket lirisë së 35ve në përgjithësi, ne kemi shprehur shumë qartë qëndrimet në raportin e progresit dhe kemi shqetësime të shumta në këtë fushë prandaj shpresoj që të ketë përmirësime sa më shpejtë”, tha Aivo Orav, ambasador i BE-së.
Orav nga ana tjetër, Orav tërhoqi vërejtjen se diskutimi i amendamenteve kushtetuese në parlament në mungesë të opozitës, nuk dërgon sinjal të mirë në Bruksel. Sipas Orav, edhe vizita e komisionarit të ri për zgjerim Johanes Han mbetet pezull, për aq kohë sa nuk i jepet fund ngërçit politik.
“Për sa i përket komisionarit Han, ne po përgatisim vizitën e tij në Shkup në fund të shkurtit, por një nga çështjet kyçe që duhet të bëhet paraprakisht është pikërisht dialogu politik sepse ne duhet të shohim të paktën fillim të dialogut politik, të gjitha palët, partitë janë të interesuar të zgjidhin problemin. Sepse në një situatë kur opozita nuk është në parlament dhe po diskutohen amendamentet kushtetuese, kjo nuk është shenjë e mirë, pra ekziston nevoja që procesi të jetë gjithëpërfshirës” , u shpreh Aivo Orav, ambasador i BE-së.
Ambasadori letonez kërkoi angazhim më të madh për zgjidhjen e emrit, pasi siç tha ai, BE-ja nuk mund të zgjidhë problemet bilaterale.
“Më shumë ide, më shumë energji dhe më shumë punë duhet në planin bilateral me Greqinë, jo vetëm në nivel të qeverive por edhe shoqërisë civile. Madje historianët e të dyja shteteve duhet të punojnë dhe të gjejnë zgjidhje të përbashkët, askush nga jashtë nuk do të vendos në tavolinë se si duhet të veproni. BE-ja nuk mund urdhëroj apo përmes ndonjë regullative të zgjidh çështjen, kjo çështje është bilaterale”, u shpreh Albert Sarkanis, Ambasador i Letonisë.
Zyrtarët evropianë deklaruan se BE-ja është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë në rrugën e saj evropiane për aq kohë sa edhe vendi shpreh vullnet për të lëvizur përpara. Semra Jakupi