Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 455 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.337 raste nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjakovë 21 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.