Ministria e Shëndetësisë: prej 785 testeve kemi 152 raste te reja, 5 humbje jete dhe 152 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 785 testime. Në testimet përfshihen testimet në dy strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP.

Nga totali i testimeve, 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve. 148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4332 që nga fillimi i epidemisë.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të jemi të kujdesshëm. Jeta është shumë e shtrenjtë për ta humbur, duke neglizhuar disa veprime të thjeshta, por që vlejnë shumë:

  • Ruani distancën;
  • Ruani higjienën personale dhe kolektive;
  • Vendosni maskën;
  • Evitoni grumbullimet;
  • Eleminoni eventet.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, IZOLOHUNI dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

  • COVID-19 – Statistika (23 Gusht 2020)
  • Testime totale 56057
  • Raste pozitive 8427
  • Raste të shëruara 4332
  • Raste Aktive 3845
  • Humbje jete 250 (Qarku Tiranë 120, Shkodër 35, Durrës 34, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 1952
  • Durrës 505
  • Shkodër 301
  • Fier 187
  • Lezhë 169
  • Korçë 174
  • Vlorë 137
  • Kukës 129
  • Elbasan 134
  • Berat 65
  • Gjirokastër 47
  • Dibër 45

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>