Dhjetë deputetë të Listës Serbe japin dorëheqje

srpska listaTashmë edhe zyrtarisht me një njoftim për media nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, është konfirmuar se deputetët e Listës serbe kanë dhënë dorëheqje.

 

“Dhjetë deputetë të Listës serbe dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme”, shkruan në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”.

 

Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë mandatet në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe të hënën (sot) i kanë dorëzuar  mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, i cili ka sqaruar se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.

Ndërkohë, zyrtarë të Kuvendit deklarojnë për RTKlive se shumë shpejt, njoftimi zyrtar në lidhje me këtë çështje do t’u shpërndahet mediave.

Lista Serbe të shtunën njoftoi  për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Këtë vendim ata e morën pasi autoritetet e Kosovës suspenduan  drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për shqiptim të gjobave, për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>