Dramatizon dhe ekzagjeron Vuçiqi: Kurti bën çfarë të dojë, po përkrahet nga Gjermania dhe Britania

VicicPresidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se nuk është optimist se mund të gjendet një zgjidhje kompromisi për tejkalimin e krizës në veri të Kosovës. Ai ka theksuar se Aljbin Kurti mund të bëjë çfarë të dojë sepse ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe dhe se përfaqësuesi i lartë për politikën e brendshme, Josep Borrell, nuk mund të bëjë asgjë për këtë.

 

Ai po ashtu tha se shpallja e zgjedhjeve në veri të Kosovës paraqet dëshirën për të shkaktuar rrëmujë dhe kaos, për çfarë Prishtina ka përkrahje.

Këto komente presidenti serb i ka bërë sot në Paris, duke folur para gazetarëve, pas takimit me Josep  Borell dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku tema ishte Kosova dhe mënyrat për të arritur një zgjidhje kompromisi.

Siç raporton “Nova.rs”, Vuçiq ka theksuar se në këtë moment nuk sheh kompromis, sepse sipas tij “Prishtina refuzon të sillet në mënyrë racionale dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Sipas mendimit të tij, përfaqësuesit evropianë nëse dëshirojnë mund ta kushtëzojnë Prishtinën, por shton se nuk duan ta bëjnë.

“Është foshnja dhe fëmija i tyre për të cilën përkujdesen. Është e qartë se gjermanët janë ata që u ofrojnë mbështetje për të gjitha aktet e jashtëligjshme, si dhe Britania e Madhe që është jashtë Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

“Çfarëdo që të bëjë Kurti, ai do të ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe… Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, por duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se “jemi para një situate të komplikuar”

“Në Kosovë na pret një situatë shumë të komplikuar, sidomos nga 21 nëntori, kur shqiptarët synojnë të shqiptojnë gjoba [për target ilegale]. Tema kryesore me Lajçakun dhe Borrellin ishte Kosova, madje Lajçaku qëndroi më gjatë në takim. Sigurisht, ai shqetësohet se pala kosovare nuk është e gatshme të arrijmë marrëveshje, e keni dëgjuar vetë”, tha Vuçiq.

Më tej, presidenti serb tha se “disa njerëz në Evropë presin që Serbia të gabojë, që të gjithë fajin ta hedhin mbi ne”.

“Dhe ata do të heshtin përgjithmonë. Kurti mund të bëjë çfarë të dojë dhe nuk do të marrë asnjë vërejtje. Nëse serbët i përgjigjen ‘dhunës’ së Prishtinës, për gjithçka do të fajësojnë Serbinë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb, siç shkuan “N1”, ka thënë se Borel dhe Lajçak i kanë përcjellur atë se çfarë kanë biseduar më herët sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ka shtuar se ata nuk kanë qenë optimistë pas asaj bisede.

“E qëllova se cili ishte rezultati dhe ai është: asgjë”, tha Vuçiq.

I pyetur për shpalljen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, ai tha se qëllimi I kësaj është dëbimi i popullit serb nga veriu i Kosovës dhe shkaktimi i trazirave dhe kaosit. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>