Notoj me ata që fundosen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Kur ne të shtrihemi dhe të vdesim, ne mund të paktën të gëzohemi se asnjë brez para nesh nuk e ka shkatërruar vendin më plotësisht dhe më shumë herë se ne.
Mafia është një term i përdorur për t’iu referuar organizatave kriminale dhe sindikatave me strukturë gjysmë-formale hierarkike dhe standardeve të qarta të brendshme, të cilat përdorin dhunën për të ruajtur kontrollin mbi një territor të caktuar dhe kryerjen e bizneseve ilegale.

Organizata të ngjashme me Mafia janë shpesh të lidhura me shtetet e dobëta (veçanërisht të Ballkanit), ku edhe në forma të lirshme janë të zhytur në të ashtuquajturën korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kudo po bëhet një gjueti shtrigash në mendimet, dhe kjo kufizon njerëzit; ata kanë frikë të thonë atë që mendojnë.

***

Duke u bazuar në teori dhe njohuri praktike të shoqërisë në masë, unë kam krijuar një model universal që shpjegon ndryshimet dhe rezultatet në procesin e demokratizimit. Modeli mund të jetë një mjet politik i dobishëm për të kontribuar në stabilitetin demokratik të shoqërisë shqiptare që është duke u fundosur. Ose ajo mund të jetë një perspektivë historike për të shpjeguar pse dhe si një shtet arrin konsolidimin demokratik në vend para kolapsit dhe diktaturës.

Vetëdija njerëzore apo mendimi nuk ekziston pas vdekjes. Të gjallët e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë. Dashuria e tyre ka përfunduar para një kohe të gjatë, s’bashku me urrejtjen dhe zilinë. Asnjëherë më nuk do të marrin pjesë në çdo gjë që ndodh nën diell. Gjithçka që duart tuaja mund të bëjnë, le ta bëjnë atë me fuqinë që keni. Për në varr, ku po shkon, nuk ka punë apo mendim, as njohuri dhe as dituri.

Shqetësohem kur hetoj se një numër i konsideruar i njerëzve mendojnë se ata vetëm mund të përfitojnë edhe pa kontribuar. Shoqëria jonë nuk mund të përballojë shumë pasagjerë pa pagesë apo njerëz të cilët instrumentalizojnë dallimet fetare dhe kundërshtojnë vlerat themelore.

Unë duhet të gërmoj në qoshet më të errëta në të kaluarën e familjes dhe vetes time. Një e kaluar që është e thurur ngushtë me historinë shqiptare dhe ngjarjet e mëdha evropiane të dy shekujve të kaluar, por edhe pasionin e një luftëtari 17 vjeçar (gjyshit tim) që kërkoi shpëtimin dhe lumturinë në Amerikën e viteve të 40-dhjeta…

***

Detyra e gazetarit është: përcaktimi i përgjegjësive tek njerëzit në pushtet, dhe bërja e pyetjeve relevante në debatin publik.

Gazetat online nuk mund të jenë vetëm një vend që ju vizitoni në internet, nuk mund të bazohen në iluzionin se lexuesit lidhen vetëm me to kur ata janë në portalin e tyre, ato duhet të jenë një pjesë integrale e internetit. Kur pjesë të informacioneve nuk mund të kombinohen në një tërësi koherente, është një simptomë e dezorientimit të përgjithshëm të kohës sonë.

Gazetaria serioze kërkon që ne të kemi një program të duhur akademik. Ajo mund të jetë një program historie, psikologjie, diçka për monumentet, heronjtë tanë, kulturën, traditat tona, por duhet të jetë diçka e vërtetë. Pronarët e faqeve duhet të mos botojnë shkarravinat e shakaxhinjve që dezinformojnë opinionin dhe keqpërdorin portalin për reklamimin e vetvetes. Sa më shakaxhi është “analisti” aq më të fryra dhe bombastike i ka temat të cilat menjëherë vendosen në faqet e para të mediumeve joserioze.

Klima e debateve është bërë aq e vështirë sepse ajo i pengon njerëzit për të promovuar mendimet e tyre. Qëndrimet e ndryshme në mendime krijojnë atmosferën e armiqësisë mes nesh, por unë do të doja të dëgjoj mendimet dhe pikëpamjet e tjetrit! Si gjysmë demokrat i përditshëm, unë pajtohem se të gjithë duhet të luftojnë për qëndrimet e tyre, por kjo nuk do të thotë se unë domosdoshmërish pajtohem me to.

***

Kalimi i shpejtë nga diktatura në demokraci varet nga institucionet politike dhe civile. Nëse jo, ato duhet të vendosen dhe institucionalizohen paralelisht apo pas futjes së rregullave demokratike. Komunitetet e tilla janë të prekshme për lëvizjet masive dhe fuqive autoritare.

Unë jam duke bërë thirrje për ndërgjegjësimin e rëndësisë së madhe të Kushtetutës.

Kushtetuta Amerikane e cila në atë kohë u miratua ka evoluar në përputhje me kohën – duke siguruar sot të drejtat e shoqërisë amerikane. Të drejta që njerëzit në shumë vende të tjera vetëm mund të ëndërrojnë.

Edhe Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kosovës (sikur të funksiononin) i siguron qytetarët kundër abuzimit të pushtetarëve. Është e papranueshme që disa mafioz kufizojnë lirinë e të tjerëve duke përhapur frikën – ndërsa vetë përfitojnë nga mbrojtja e shtetit ligjor.

Për të jetuar mirë së bashku, na nevojitet një themel i përbashkët për të qëndruar. Nëse e kemi atë, atëherë dallimet tona do të lulëzojnë ashtu që askush nuk do të ndihet i kërcënuar prej tyre.

Pamjaftueshmëria e individit shqiptar si burim vlerash mund të gjejë shprehje në mënyra të ndryshme. Vetmia apo ndjenja e inferioritetit, fajit dhe kotësisë mund të jenë të lidhura drejtpërdrejtë me pamjaftueshmërinë e qëllimit. Me këtë nuk dua të them se qëllimet nuk mund të gjenden, por vetëm se ato lypsen kërkuar dhe gjetur nga secili individ për veten e në veten e tij. Ne vrasim të tashmen dhe të ardhmen kur mbyllim sytë përpara varfërisë, diskriminimit, pedofilisë, trafikimit të qenieve njerëzore, radikalizmit fetar, falsifikimit të diplomave, vrasjeve, tradhtisë, korrupsionit, krimit të organizuar, mos-konfiskimit të pasurive joligjore nga ana e gjyqësorit.

***

Klerikëve shqiptarë (abuzuesve të fesë):

Për ju na duhen qendra të rehabilitimeve psikologjike të drejtuara nga profesionistë politikisht korrektë…

Na keni lodhur. Pasi të kryeni ceremonitë e juaja fetare brenda katër mureve të “Shtëpive të Zotit” mbaron “obligimi” juaj ndaj besimtarëve.

Shoqëri të ndryshme kanë vlera të ndryshme. Nuk ka vlera universale e as fe universale.

Besimi është një çështje private. Ky qëndrim e bën jetën më pak të komplikuar për njerëzit fetarë, pasi shqiptarëve nuk u intereson se kush në cilën fe beson, për aq kohë sa ju nuk e impononi atë mbi ta. Kjo mund të krijojë edhe rrudhosje nëse ti ke “nevoja fetare” të cilat nuk mund të lihen në shtëpi. Ajo shpejt mund të bëhet një debat i pakëndshëm…

Pra, si mund të jesh fetar në hapësira publike?

Mësoni për të argumentuar si humanistë. Jo se ti të bëhesh një humanist, por për të marrë argumente për moralin dhe etikën nga vetë njeriu. Trojet arbërore do të bëhen të pakëndshme për ty, dhe ti nuk do të kesh shumë mirëkuptim nëse ti do të argumentosh “nevojat tua fetare” me atë që tekstet fetare thonë. Prej sot bëhuni shumë të matur në lidhje me misionin e juaj shkombëtarizues.

***

Mohimi i përgjegjësisë e priftërinjve ortodoks dhe mysliman për keqpërdorimin e fesë vazhdon.

Shqiptarët mysliman përpiqen për të kuptuar fenë e tyre në kohën e tyre. Është puna e imamit për të vënë këto çështje me rëndësi në rendin e ditës. Imamët kanë ndikim të madh dhe fuqi.

Disa xhami janë tjetërsuar në baza keqpërdorimi për të rekrutuar të rinjtë në mjedise ekstreme. Detyra e imamit është (nëse vet ai nuk është ekstremist) të denoncoj rastet, mohimi i kësaj përgjegjësie është vepër penale.

***

Në trojet arbërore dhe diasporë, grupe të ndryshme me orientime të ndryshme politike, fetare janë rrënjësisht kundër njëri-tjetrit. Unë theksoj se kapërcimi i këtyre kontradiktave është thelbësore për të siguruar të ardhmen e Atdheut. Tejkalimi i këtyre kontradiktave është një detyrë e shenjtë për bijtë dhe bijat e shqiponjave. Politika e konfrontimit t’i lejoj vendin politikës së pajtimit dhe bashkimit. Të gjithë do të humbasim nëse vjen një konfrontim serioz.

Reaksioni zinxhir i trajtimit të temave religjioze në 35 është padyshim e dobishme për ato forca që duan të krijojnë armiqësi mes shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>