Nga takimi me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama, i cili është për tu përshëndetur doli një vjetërsi e re.
Departament, Sektor ose Ministri e Komuniteteve. Kryetarë e Komisionit parlamentar për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve është ajo Monstra Bozhinovska që për shqiptarët kërkoi thika të gjata.
Derdimeni Gjorge Ivanov e tha shumë bukur. Kushtetuta e vendit e garanton sistemin Unitarist të vendit.
Sistem unitarist do të thotë: një shtet një komb.
Dmth, bartës i sovranitetit në Fyrom janë fyromistët. Të tjerët janë vetëm numra.
O-o-o nj-e-e-e-r-e-z, sistemi unitarist është problemi kryesor. Që të ekzistojë Fyromi duhet të ndryshohet Kushtetuta e vendit bashkë me emrin. Në rast se shqiptarët nuk janë në Preambulën e Kushtetutës edhe më tutje do të l-y-p-i-n të drejta dhe departamente. Tema kryesore e të gjitha aktiviteteve politike tek shqiptarët duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës. Në rast se nuk bëhet kjo punë, shqiptarët edhe më tutje do të jenë dekor Fyromist.
Duke thënë me mijëra here se Maqedonia kurrë nuk do të federalizohet dhe nuk do ta ndërrojë karakterin unitarist, ai në mënyrë të kristaltë u tregoi shqiptarëve se cilën rrugë duhet ta ndjekin. Projekti për federalizim të Fyromit është i gatshëm që një vjet e gjysmë. U poqën kushtet qe ai të shtrohet në tavolinë. (Shpëtim Pollozhani)