Jep dorëheqjen kryeministri serb, Millosh Vuçeviq

MilloshKryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqjen pas protestave dhe incidenteve të shumta në Serbi. Ai tha se është krenar për gjithçka që ka bërë.

 

“Veten e kam parë si pjesë e politikës së vazhdimësisë që nga qeveria e parë e Aleksandar Vuçiqit deri tek ajo e Ana Brnabiqit”, tha kryeministri i

Serbisë Millosh Vuçeviq në filim të konferencës për shtyp ku dha dorëheqjen nga posti i tij i deritanishëm. “Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë si qeveri, së bashku me Presidentin e Republikës, në nëntë muajt e fundit”, tha Vuçeviq.

Por ai theksoi se ajo që ndodhi në Novi Sad, humbja e 15 jetëve nga një shembje në stacionin e trenit, hodhi hije mbi mandatin e qeverisë së tij. “Që nga ai moment Serbia dukej se kishte ngecur në këtë aksident”, tha Vuçeviq.

“Qeveria tregoi përgjegjësi këtu: Dy ministra dhanë dorëheqjen, prokuroria mori gjithçka që kërkoi lidhur me rastin dhe mund të bënte hetimet, ku u pa se nuk ka njerëz të mbrojtur dhe të privilegjuar. Ne si qeveri jemi munduar që të prezantojmë të gjitha dokumentet”, tgha Vuçeviq.

Incidentet dhe dorëheqja

Vuçeviq bëri të ditur se të martën në mëngjes është informuar se gjatë natës ka pasur një incident të ri në Novi Sad, ku është plagosur një vajzë. Më parë ka pasur edhe incidente të tjera të shumta gjatë protestave të studentëve dhe qytetarëve, ku janë sulmuar demonstruesit me makina por edhe me thikë. Sidoqoftë, Vuçeviq tha në fund se pas konsultimeve dhe pas shqyrtimit të situatës ka vendosur të marrë përgjegjësinë politike dhe të japë dorëheqje të parevokueshme. “Presidenti është njoftuar me dorëheqjen dhe e ka pranuar këtë dorëheqje”, tha Vuçeviq.

Sa i përket protestave, ai tha se “ato janë fatkeqësi për një shoqëri” dhe se “nuk do të kalojë shumë e ata që e bënë këtë do të pendohen”. Ndërsa për dorëheqjen u shpreh se “po jep dorëheqje për të mos ndërlikuar gjërat, të mos krijojë tensione të mëtejshme”.

Tani pritet të deklarohet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili duhet të marrë vendimin se si do të zhvillohen gjërat në orët dhe ditët e ardhshme.

Millosh Vuçeviq ishte kryeministër i Serbisë për nëntë muaj. Më parë ai ka qenë zëvendëskryeministër, ministër i Mbrojtjes dhe kryetar i bashkisë në Novi Sad . Ai është nënkryetar i partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>