LAJMET NGA BOTA

  • Biden, Macron pritet të bisedojnë lidhur me përplasjen diplomatike mbi nëndetëset për Australinë

    19 Shtator, 2021

    Franca thotë se Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron po planifikojnë të flasin në ditët e ardhshme lidhur me ngërçin diplomatik që u shkaktua midis dy aleatëve tradicionalë, kur Australia anuloi një kontratë për nëndetëse me Parisin në favor të një aleance të re të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

    Ndërkohë kryeministri australian Scott Morrison tha të dielën se qeveria ...

  • Rezultatet e hershme: Partia në pushtet fiton zgjedhjet parlamentare në Rusi

    19 Shtator, 2021

    Partia në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar duket se ka siguruar një fitore komode në zgjedhjet parlamentare treditore, megjithëse ka humbur terren ndaj kundërshtarëve të saj, sipas rezultateve fillestare dhe një sondazhi me votuesit në qendrat e votimit të dielën.

    Me gati 13% të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar kishte fituar pak më shumë se 40% të ...

  • Presidenca malazeze akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi

    19 Shtator, 2021

    Zyra e presidentit të Malit të Zi akuzoi të dielën autoritetet e Moskës dhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi.

    Zyra e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq në një reagim, bëri të ditur, se Ministria e Punëve të Jashtme Ruse dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse.

    “Vetëm disa ditë pas Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës ...

  • SHBA, paneli i ekspertëve mbështet dozën përforcuese të vaksinës Pfizer vetëm për të moshuarit dhe më të rrezikuarit

    17 Shtator, 2021

    Logoja e FDA-së (Agjensia e Ushqimit dhe Barnave)Një panel këshillimor federal me influencë refuzoi me shumicë dërrmuese një plan të premten për t’i dhënë pjesës më të madhe të amerikanëve vaksinën përforcuese të kompanisë Pfizer ndaj COVID-19ës , por paneli miratoi vaksinat shtesë për ata që janë 65 vjeç, ose më të vjetër, ose që kanë një rrezik të lartë nga sëmundja e rëndë.

    Votimi ...

  • Koreja e Veriut lëshon raketa nga një tren

    16 Shtator, 2021

    Koreja e Veriut tha se raketat balistike që lëshoi të mërkurën u nisën nga një tren. Kjo shënon herën e parë që ky vend, që zotëron armë bërthamore, bën prova nga një sistem lëshimi me bazë hekurudhën.

    Raketat e lëshuara të mërkurën përbëjnë provën e dytë të kryer nga Pheniani në më pak se një javë, në një përpjekje për të rritur presionin ndaj Shteteve ...

  • Festa e re e ditës së “unitetit serb”, nxit shqetësime në gjithë Ballkanin

    16 Shtator, 2021

    Serbia filloi kremtimin e një festë të re kombëtare të mërkurën me një shfaqje të fuqisë ushtarake dhe bëri thirrje që të gjithë serbët etnikë në Ballkan të bashkohen nën një flamur, duke nxitur shqetësim midis fqinjëve të saj, dekada pasi thirrje të ngjashme çuan në luftërat e përgjakshme të viteve të 90-ta.

    Në një ceremoni në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se festa ...

  • Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceX

    16 Shtator, 2021

    Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceXNjë raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania SpaceX që do të udhëhiqet nga një sipërmarrës 38-vjeçar i cili financon udhëtimin që do të zgjasë tre ditë.

    Për herë të parë në ...

  • SHBA akuzon Rusinë se pengon kapjen e hakerëve

    15 Shtator, 2021

    Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për Presidentin rus Vladimir Putin për mbrojtjen e kriminelëve kibernetikë të fshehur në Rusi duket se kanë patur pak ndikim, thonë zyrtarë të lartë të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, si dhe zyrtarë të kibernetikës.

    “Nuk ka asnjë tregues që qeveria ruse të ketë ndërmarrë veprime për të goditur aktorët (e piraterisë) ransomware që veprojnë në ...

  • Ekspertë të FDA-së mes shkencëtarëve që kundërshtojnë planin amerikan për një vaksinë përforcuese

    14 Shtator, 2021

    Individët me shëndet të mirë nuk kanë ende nevojë për një dozë vaksine përforcuese kundër COVID-19, thuhet në një shkrim të botuar të hënën në një revistë shkencore të nënshkruar nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, përfshirë dy drejtues të lartë të agjencisë amerikane të barnave (FDA).

    Ekspertët shqyrtuan studimet mbi kapacitetet e vaksinave dhe arritën në përfundimin se vaksinimet po funksionojnë mirë, pavarësisht variantit Delta ...

  • Pse Angela Merkel përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire?

    13 Shtator, 2021

    Polen, Angela Merkel auf dem Westbalkan-GipfelKancerlarja Angela Merkel do të qëndrojë sot dhe nesër (13-14.09) në vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor. Interesante është që ajo ka zgjedhur të vizitojë vetëm Beogradin dhe Tiranën. Po pse?

    Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan dhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani kanë zgjuar interesim të madh në të gjithë rajonin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"