LAJMET NGA BOTA

  • Vota në Senat: Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump është kushtetues

    10 Shkurt, 2021

    Senat votes impeachmentSenati amerikan votoi të martën në mbrëmje për t’i hapur rrugën gjyqit të plotë mbi akuzat ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi lidhur me sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar, duke hedhur poshtë një pretendim se procedimi ishte antikushtetues pasi panë videon grafike të sulmit të janarit.

    Në seancën e parë për këtë qëllim që do të përcaktonte nëse gjykimi i ish-presidentit ishte kushtetues, 56 anëtarë të Senatit votuan pro, dhe 44 kundër argumentit të demokratëve se procedimi është në përputhje me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

    Gjashtë senatorë republikanë votuan pro, një më shumë sesa pesë që kishin votuar muajin e kaluar kundër një përpjekjeje republikane për ta bllokuar gjyqin.

    Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që gjykohet në Senat.

    Avokatët e zotit Trump argumentuan se meqenëse zoti Trump nuk është më në detyrë, Senati nuk ka autoritetin të mbajë një gjyq mbi akuzën e Dhomës së Përfaqësuesve se ai nxiti një rebelim ndërsa ishte në detyrë.

    Demokratët shpresojnë ta skualifikojnë ish-presidentin Trump nga mbajtja e një posti publik në të ardhmen.

    Videoja e paraqitur nga ekipi i nëntë demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve që luajnë rolin e Prokurorit të çështjes kombinonte pamjet e dhunës ndaj Kapitolit më 6 Janar me segmente të fjalimit ndezës të ish-presidentit Trump para mbështetësve të tij disa momente më herët, duke i nxitur ata të “luftonin fort” për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e nëntorit.

    Senatorët, që shërbejnë në rolin e jurisë, panë në ekrane pamjet që tregonin përkrahësit e zotit Trump duke rrëzuar barrierat dhe duke goditur oficerët e policisë në Kapitol. Në video përfshihej gjithashtu momenti kur policia që ruante sallën e seancave të Dhomës së Përfaqësuesve, qëlloi për vdekje protestuesen Ashli Babbitt, një nga pesë personat, përfshirë një oficer policie që vdiqën atë ditë.

    Turma sulmoi policinë, i detyroi ligjvënësit të fshiheshin për të ruajtur veten, dhe ndërpreu çertifikimin zyrtar nga ana e Kongresit të fitores së Presidentit Joe Biden, pasi zoti Trump kishte sfiduar për dy muaj rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar në mënyrë të rreme për mashtrime të gjera në votime.

    “Nëse kjo nuk është një vepër e dënueshme, atëherë asgjë tjetër nuk është”, tha anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Jamie Raskin, i cili shërben në rolin e kryeprokurorit të çështjes, para shfaqjes së videos.

    Ai qau ndërsa tregonte se si vajzës dhe dhëndrit të tij, që ai i kishte sjellë në Kapitol atë ditë ...

  • OBSH: Covid-19 nuk ka gjasa të ketë rrjedhur nga laboratori kinez

    10 Shkurt, 2021

    WHO mission in Wuhan ChinaKoronavirusi ka shumë të ngjarë të jetë shfaqur për herë të parë pas kalimit nga një kafshë tek njeriu, tha një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë dhe kinezë që po hetonin origjinën e Covid-19. Ata thanë se nuk ka gjasa që të jetë e vërtetë teoria alternative se virusi e ka origjinën në një laborator kinez.

    Një vizitë ...

  • Uashington, fillon gjyqi ndaj ish-Presidentit Trump

    9 Shkurt, 2021

    Trump ImpeachmentNë Uashington filloi të martën pasdite gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump me akuzën për nxitjen e sulmit ndaj Kapitolit muajin e kaluar. Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që gjykohet në Senat.

    Ligjvënësit demokratë që shërbejnë si prokurorë e filluan paraqitjen e çështjes duke treguar video të mbështetësve të ish-Presidentit Trump që sulmonin dhunshëm policinë e Kapitolit më ...

  • Ekipi i OBSH-së: E pamundur që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori

    9 Shkurt, 2021

    Pjesëtarë të ekipit të përbashkët të OBSH-së dhe Kinës në konferencë për media.Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë që po heton origjinën e koronavirusit, e hodhi poshtë teorinë që ai të ketë dalë nga laboratori.

    Peter Ben Embarek, udhëheqës i misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se se “është jashtëzakonisht e pamundur” që koronavirusi të ketë dalë nga një laborator ...

  • OBSH thirrje për masa për të frenuar infektimet

    9 Shkurt, 2021

    OBSHOrganizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësime të hënën lidhur me njoftimet se vaksinat kundër koronavirusit mund të mos ofrojnë mbrojtjen e duhur kundër mutacioneve të reja.

    Të dielën, Afrika e Jugut pezulloi fushatën e saj të vaksinimit kundër COVID-19 pasi një studim gjeti se vaksina nga AstraZeneca ka efekt më të vogël kundër variantit të virusit të zbuluar për herë ...

  • Sa të rëndësishme janë pasaportat e vaksinimit për COVID-19?

    9 Shkurt, 2021

    VaksinaMe rritjen e numrit të njerëzve që vaksinohen, ekspertët e kujdesit shëndetësor po studiojnë se si mund të vërtetojnë që dikush e ka bërë vaksinën.

    Një formular i shkurtër, disa pyetje për shëndetin, një gjilpërë e shpejtë dhe pastaj një kartelë vaksinimi.

    Është procesi standard kur dikush vaksinohet ndaj COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Kartela e vaksinimit plotësohet me dorë nga ...

  • Gjermania raporton shpenzime maksimale ushtarake

    8 Shkurt, 2021

    Tanku gjermanShpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë janë rritur sërish. Kjo është në përputhje me gatishmërinë e qeverisë për të investuar më shumë për sigurinë.

    Sipas një raporti, qeveria gjermane e ka njoftuar NATO-n se shpenzimet e mbrojtjes për këtë vit arrijnë shumën rreth 53 miliardë euro.

    Siç raporton më tej agjencia gjermane e shtypit, dpa, kjo është një kuotë e re ...

  • Erdogan në kurs konfrontimi me rininë

    8 Shkurt, 2021

    Protesta kundër emërimit të rektorit të ri, StambollPërplasjet mes studentëve të Universitetit Bogazici dhe policisë vazhdojnë. Presidenti turk i damkos protestuesit si terroristë. Pse i hyn Erdogani kursit të konfrontimit me këtë grup të rëndësishëm votuesish?

    “A janë këta studentë apo terroristë që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?” Kështu u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip ...

  • Biden, thirrje për njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi

    7 Shkurt, 2021

    Joe BidenPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje presidentit të Serbisë që të punojë drejt reformave evropiane dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

    Thirrja ishte pjesë e një letre që presidenti Biden i dërgoi presidentit serb Aleksandër Vuçiç, me rastin e ditës së pavarësisë së Serbisë.

    Vendet e varfra fillojnë të blejnë vaksina për COVID-19 6 Shkurt, 2021

    VaksinaDisa vende  varfra alarmuara që vendet e pasura po marrin miliona vaksina për 

Qendra Informative Shqiptare "Liria"