LAJMET NGA BOTA

  • COVID, Zyrtari amerikan kërkon ndjesë për ekzagjerimin e vlerave të plazmës konvaleshente

    26 Gusht, 2020

    Trump & Dr Hahn

    Dr. Stephen Hahn, drejtues i FDA dhe Presidenti Trump; 23 gusht 2020

    Duke iu përgjigjur kritikave nga ekspertët mjekësorë, Stephen Hahn, kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, FDA, kërkoi ndjesë të martën se kishte mbivlerësuar vlerat e plazmës konvaleshente nga pacientë të shëruar nga COVID-19, për të kuruar dhe shpëtuar jetët e pacientëve të tjerë.

    Shkencëtarët ...

  • Mjekët e spitalit Charité rreth gjendes shëndetësore të Navalnyt

    25 Gusht, 2020

    Alexei Navalny 1Opozitari rus Navalny nuk është në rrezik vdekjeje, por situata e tij është e rëndë, tha zëdhënësja e klinikës

    Analizat klinike të politikanit opozitar rus Aleksej Navalny flasin për helmim njoftoi një zëdhënëse e spitalit Charité në Berlin. Sipas saj “gjendja e tij shëndësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën”.

    Mjekët e spitalit Charité në Berlin mendojnë ...

  • Delegatët republikanë mbërrijnë në Sharlot për kuvendin e partisë

    25 Gusht, 2020

    TrumpDelegatët në kuvendin kombëtar të Partisë Republikane po shkojnë në shtetin e Karolinës së Veriut ku këtë javë, për shkak të pandemisë, do të mbahet një kuvend i përshkallëzuar me ngjarje të gërshetuara në person dhe virtuale. Zëri i Amerikës foli me disa nga delegatët kombëtarë që kanë mbërritur nga i gjithë vendi, të cilët mezi presin të riemërojnë Presidentin Donald ...

  • Navalny, spitali i Berlinit gjen shenja helmimi

    25 Gusht, 2020

    Alexei NavalnyNjë ekzaminim mjekësor i kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny në një klinikë të Berlinit gjeti shenja helmimi, njoftoi të hënën spitali Charite.

    Ekipi i mjekëve ekzaminoi me hollësi pacientin pas arritjes së tij. Gjetjet klinike flasin për helmim nga një lëndë që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur ‘frenues të kolinesterazës’”, tha spitali në një deklaratë.

    Navalny, kundërshtar i ...

  • Përpjekje intensive për terapi me antitrupa për të luftuar koronavirusin

    24 Gusht, 2020

    testNë kushtet kur mund të duhen ende muaj që të gjendet një vaksinë për koronavirusin, kompanitë farmaceutike po punojnë intensivisht që të zhvillojnë alternativën e dytë më të mirë të mundshme: terapi me antitrupa që e luftojnë virusin menjëherë, pa qenë nevoja për të pritur sa të përshtatet sistemi imunitar që ta luajë një rol të tillë.

    Antitrupat janë proteina  prodhon organizmi kur kalon një infeksion. Ato ndihmojnë  eliminimin e virusit

  • ShBA miraton përdorimin e plazmës si trajtim për Covid-19

    24 Gusht, 2020

    trumpDuke e quajtur “një moment me të vërtetë historik”, Presidenti Donald Trump përshëndeti të djelën miratimin nga qeveria të përdorimit të plazmës konvaleshente, që siç tha ai, “do të shpëtojë jetë të shumta” pacientësh të prekur nga koronavirusi.

    Presidenti Trump dhe Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar, gjatë një takimi me gazetarët, theksuan se një muaj pas trajtimit me plazmë ka patur një rënie ...

  • Mijëra bjellorusë dalin në protesta, megjithë paralajmërimin e ushtrisë

    23 Gusht, 2020

    Minsk Bjellorusi 23 gushtDhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin bjellorus Minsk në një tubim kundër rizgjedhjes së debatueshme të Presidentit Alyaksandr Lukashenko dhe represionit paszgjedhor. Në kryeqytet ka një prani të madhe të ushtrisë, e cila paralajmëroi sërish.

    Në kuadrin e Marshimit për Bjellorusinë e Re, turmat përshkuan rrugët drejt qendrës së qytetit, ndërsa protestat hynë në ditën e 15-të në ...

  • Pas kuvendit të demokratëve, vëmendja tek republikanët

    22 Gusht, 2020

    pdIsh Nënpresidenti Joe Biden pranoi zyrtarisht të enjten mbrëma emërimin e partisë demokrate si kandidat presidencial duke përmbyllur një kuvend virtual katër-ditorë – i pari i këtij lloji për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një ngjarje të gërshetuar me fjalime të regjistruara dhe të drejtpërdrejta, demokratët theksuan unitetin mes tyre dhe synimin thelbësor për të mposhtur Presidentin Donald Trump në ...

  • SHBA, gjysma e vdekjeve me COVID janë persona me ngjyrë

    22 Gusht, 2020

    covid 19Agjencia Associated Press njoftoi të premten se gjysma e vdekjeve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara janë njerëz me ngjyrë – afrikano-amerikanë, hispanikë, indigjenë dhe aziatikë.

    Një analizë e bërë nga Associated Press dhe Projekti Marshall, një organizatë jofitimprurëse e lajmeve që mbulon sistemin e drejtësisë penale, zbulon se ndërsa njerëzit me ngjyrë përbëjnë më pak se 40% të popullsisë amerikane, ...

  • Tensione të forta me Greqinë, Turqia jep njoftimin se ka gjetur gaz në Detin e Zi

    21 Gusht, 2020

    turqiaPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e konsideroi këtë si një lajm të mirë të cilin do ta publikojë të premten duke thënë se një “periudhë e re” po fillon për Turqinë, por Erdogan nuk dha detaje rreth gjetjes së burimeve të gazit. Sipas Reuters autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"