LAJMET NGA BOTA

  • Shenjat e dobësisë, vdekje për autokratët

    21 Gusht, 2020

    protesta bjellorusiAutokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më frikë. Një gjest fare i thjeshtë si për shembull një fishkëllimë tallëse mund të jetë sinjali i këtij ndryshimi dramatik. Javën e kaluar, kjo u pa në rastin e të ashtuquajturit “diktator i fundit” i Evropës, kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko u prit me zhurma kundërshtimi nga punëtorët në një fabrikë ...

  • Teknologjia premton një binjak dixhital

    21 Gusht, 2020

    robotNëse keni ëndërruar ndonjëherë të keni një klon dixhital të bëjë punën tuaj, një firmë e teknologjisë në San Francisko mund të jetë në gjendje tu ndihmojë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble shpjegon se misioni i Fondacionit të Inteligjencës Artificiale është që të na ndihmojë secilin prej nesh, të krijojmë kopje tonë dixhitale. “Përshëndetje. Unë jam një version dixhital ...

  • Raporti i Senatit me hollësi të reja mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit 2016

    19 Gusht, 2020

    Putin TrumpNjë proces dypartiak hetimor mbi përpjekjet e Rusisë pët të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 arrin në përfundimin se Moska përdori me sukses një rrjet operativësh si dhe masash për të futur në grackë anëtarë të fushatës Trump, duke i lënë disa prej tyre të hapur ndaj manipulimeve.

    Raporti arrin në përfundimin se kreu i fushatës Trump, Paul Manafort përbënte ...

  • BE dëshiron të shmangë përshkallëzimin në Mesdheun lindor

    17 Gusht, 2020

    anije luftarakeBE përpiqet ta ndalojë përshkallëzimin mes Greqisë, Turqisë e Qipros në Mesdheun lindor.

    Një nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtë të BE të premten pasdite, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte përshkallëzimi në Mesdheun lindor.

    Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e shpimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas BE, Turqia po ...

  • Teknologjia e re e prodhimit të vaksinës për COVID-19

    17 Gusht, 2020

    teknologjiNjë laborator në Londër është duke përdorur teknologji të sofistikuar, duke përfshirë një robot, për studimin e vaksinës. Roboti kryen teste për të zbuluar antitrupa në gjakun e pjesëmarrësve në provat klinike.

    Një ekip shkencëtarësh i Universitetit Imperial të Londrës para disa muajve filloi prodhimin e një prototipi të vaksinës kundër koronavirusit. Tani vaksina po provohet në një shkallë më ...

  • Franca dërgon kontingjent detar në mbështetje të Greqisë në ballafaqimin me Turqinë

    15 Gusht, 2020

    anije luftarakeFranca urdhëroi forcat e Mesdheut lindor t’u vijnë në ndihmë trupave greke, në një kohë kur është tensionuar ballafaqimi mes Greqisë dhe Turqisë lidhur me të drejtat për shpim-kërim në një territor të diskutueshëm.

    Presidenti francez Emannuel Macron tha se Turqia ishte ajo që kishte krijuar tensione me atë që ai e cilësoi “veprim i njëanshëm” duke dërguar një anije kërkimi ...

  • Gjermania shton paralajmërimet për udhëtime për shkak të Coronës në Evropë

    13 Gusht, 2020

    Spanja maskat obligimSpanjë: Mbajtja e maskave obliguese edhe në rrugë

    Madridi dhe territoret baske shpallen zona rreziku

    Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me Corona, Ministria e Jashtme në Berlin e ka zgjeruar listën e zonave të rrezikut për të cilat paralajmëron dhe rekomandon anulimin e udhëtimeve.

    Gjermania ka zgjeruar paralajmërimet për turistët që duan të shkojnë në Spanjë. Tri ...

  • Pompeo: Evropa Lindore të ketë kujdes nga totalitarizmi

    13 Gusht, 2020

    PompeoSekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje të mërkurën demokracive të reja të Evropës Qendrore e Lindore të mbrojnë liritë e fituara me mund, përballë kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe të tjerë. Ai vuri në dukje se disa vende, ku ai veçoi Bjellorusinë, kanë shënuar hapa prapa.

    Diplomati i lartë amerikan tha se rishfaqja e totalitarizmit nuk është një kërcënim ...

  • Vaksina ruse për COVID-19, zyrtarët amerikanë skeptikë

    13 Gusht, 2020

    covid19Dy zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë kanë shprehur skepticizëm në lidhje me pretendimin e presidentit Vladimir Putin se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë të sigurt dhe efektive në botë për koronavirusin.

    “Seriozisht dyshoj se e kanë arritur këtë,” tha eksperti i sëmundjes infektive Dr. Anthony Fauci. Por ai shtoi se shpreson që Moska me të vërtetë “ka vërtetuar përfundimisht ...

  • Cigaret elektronike rrisin rrezikun e Coronës në mënyrë të konsiderueshme

    12 Gusht, 2020

    cigare elektronikeKush pi cigare elektronike ka më shumë gjasa të sëmuret me COVID-19 sesa jo duhanpirësit.

    Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë. Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"