LAJMET NGA BOTA

  • Presidenti Trump pezullon fluturimet nga Evropa për në SHBA

    12 Mars, 2020

    TrumpPresidenti Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

    Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë.

    “Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren,” tha presidenti. ...

  • Klinikat në Gjermani përgatiten për më shumë raste me Corona

    12 Mars, 2020

    testdrive NurtingNë Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen me virusin Corona. Edhe një ministër federal është në karantinë. Instituti Robert Koch kërkon nga bashkitë dhe spitalet që të aktivizojnë planet e krizës.

    Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së ...

  • OBSH e deklaron koronavirusin një pandemi

    12 Mars, 2020

    coronaZyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se përhapja e koronavirusit në mbi 100 vende, kualifikohet tani si një pandemi, një klasifikim që OBSH-ja e kishte shmangur deri tani.

    Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreui OBSH-së, tha në një konferencë për shtyp se ky klasifikim nuk përdoret pa u menduar mirë. Por ai shtoi se:

    COVID-19: Çfarë dihet për sëmundjen, simptomat, rrezikun, masat paraprake 12 Mars, 2020

    CDCCOVID-19 është koronavirusi i ri i zbuluar, i panjohur më parë. Virusi i ri nuk është i njëjtë me koronavirusët që qarkullojnë zakonisht tek njerëzit dhe shkaktojnë sëmundje të lehtë.

    Pacientët me COVID-19 duhet të mjekohen ndryshe nga pacientët me diagnozë të zakonshme të koronavirusit. Më 11 shkurt të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi emrin zyrtar për virusin ...

  • Të gjithë mund të ndihmojnë kundër përhapjes së virusit Corona

    10 Mars, 2020

    ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens SpahnNë Gjermani njoftohet vdekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Mos shkoni në klube, pakësoni udhëtimet dhe ecni me biçikletë në vend të autobusit bën thirrje ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

    Në Gjermani njoftohet vdekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Qarku Heinsberg dhe qyteti i Essenit në landin e ...

  • Konkursi “Qyteti i së Ardhmes”

    9 Mars, 2020

    qyteti i se ardhmesNë konkursin “Qyteti i së Ardhmes”, më shumë se 45 mijë nxënës të shkollave të mesme nga mbarë Shtetet e Bashkuara dhe nga jashtë vendit morën pjesë në një konkurs për të dalë me një koncept për një qytet me furnizim të qëndrueshëm me ujë të pastër. Ekipet bënë prezantimet e tyre në Uashington, D.C., ...

  • Erdogani ndalon kalimet e migrantëve përmes Egjeut

    8 Mars, 2020

    refugjatetA është kjo një lëvizje politike shahu në përpjekjet me BE-në apo fshihet diçka më shumë pas kësaj? Pas hapjes së kufirit në drejtim të BE-së, presidenti turk vendos tani një barrierë në një pozicion tjetër.

    Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka urdhëruar truprojën bregdetare të mos lejojnë më refugjatë e migrantë me anije për të kaluar përmes detit ...

  • Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus

    6 Mars, 2020

    KoronaMinistria serbe Shëndetësisë, konfirmoi të premten rastin e parë me koronavirus.

    Ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, tha se bëhet fjalë për një 43 vjeçar nga Subotica, një qytet në veri të krahinës së Vojvodinës, i cili kishte vizituar së fundmi disa herë Budapestin.

    Ai tha se pacienti është vënë në karantinë në një spital të Suboticës meqë pas kontrolleve dhe ...

  • Virusi korona si “mjellma e zezë” për tregjet e financave

    6 Mars, 2020

    Berza“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për situata të paparashikuara me pasoja të rënda. Ekonomistët ndërkohë diskutojnë, se sa të rënda mund të jenë pasojat e epidemisë së virusit korona.

    Kur në fund të janarit Gilles Guibout e pyetën, nëse mund të jetë virusi korona një “mjellmë e zezë”, ai u përgjigj: “Po, ndoshta për firmat, ...

  • A duhet maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi?

    6 Mars, 2020

    MaskaNë kronikat televizive nga vendet ku është përhapur koronavirusi mund të shohësh mjaft njerëz që mbajnë maska kirurgjikale në fytyrë. Por ekspertët e shëndetësisë thonë se maskat nuk janë mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit dhe se ekzistojnë mënyra të tjera më të efektshme për të ruajtur veten dhe të tjerët nga infektimi.

    Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, njerëzit po ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"