LAJMET NGA BOTA

  • Izraeli ofron dozën e tretë të vaksinës për të rriturit në rrezik

    12 Korrik, 2021

    Tel Aviv, IzraelIzraeli tha të dielën se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, për të rriturit me sistem të dobët imunitar.

    Përhapja e shpejtë e variantit Delta të koronavirusit ka rritur rastet në Izrael gjatë muajit të kaluar, nga numra njëshifrorë në rreth 450 në ditë.

    Ministri i Shëndetësisë i Izraelit, Nitzan Horowitz, tha se të rriturit me sistem ...

  • OKB dhe BE përkujtojnë viktimat e Srebrenicës

    12 Korrik, 2021

    Bosnien Gräberfeld bei SrebrenicaKombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kujtuan masakrën e Srebrenicës 26 vjet më parë.

    BE dhe Kombet e Bashkuara kanë kujtuar masakrën e Srebrenicës 26 vjet më parë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Guterres shkroi në Twitter: “Ne nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin e Srebrenicës”.

    “Mohimi i gjenocidit dhe krimeve të luftës, ose lavdërimi i kriminelëve të luftës, janë ...

  • Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

    12 Korrik, 2021

    Mijëra njerëz u mblodhën në Bosnjë për të përkujtuar masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, gjenocidin e vetëm të njohur ndërkombëtarisht në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të varrosur 19 viktima që sapo janë identifikuar.

    Ekzekutimi në korrik të vitit 1995 i më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë, po përkujtohet në një seri ngjarjesh të dielën, pasuar ...

  • Miliarderi Richard Branson bën udhëtimin e parë në hapësirë

    12 Korrik, 2021

    Miliarderi Richard Branson ndërmori të dielën aventurën e tij më të guximshme – një fluturim në hapësirë brenda anijes së hapësirës së kompanisë së tij.

    Në praninë e një turme prej më shumë se 500 personash që shikonin, një avion me të cilën ishte e bashkangjitur raketa e zotit Branson, u nis për fazën e parë të fluturimit. Në bord ishin zoti Branson dhe pesë ...

  • I dehur në timon? Sensorët nuk do të lejojnë nisjen e makinës

    12 Korrik, 2021

    Një shpikje e rëndësishme në parametrat e sigurisë për makinat synon të shpëtojë pothuajse 10 mijë jetët që humben që çdo vit në Shtetet e Bashkuara për shkak të ngarjes së makinës në gjendje të dehur. Për më tepër njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh.

    Shumica e njerëzve nuk mendohen shumë kur ulen në timon. Thjesht ndezin makinën dhe fillojnë udhëtimin.

    Por, kjo nuk ...

  • Studiuesit po mësojnë se si koronavirusi manipulon sistemin imunitar

    12 Korrik, 2021

    Imazhi mikroskopik i SARS-CoV-2Që nga viti 2019 kur filloi pandemia e koronavirusit, kemi mësuar më shumë rreth virusit, se kush rrezikohet më shumë, se si duhen trajtuar pacientët e COVID-it dhe se si funksionon virusi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, studiuesit po mësojnë gjithashtu se si virusi manipulon sistemin imunitar të trupit dhe se si i shmang mekanizmat e tij ...

  • Shqetësime për vaksinën ruse Sputnik V

    12 Korrik, 2021

    Në mbarë botën po bëhen përpjekje për të vaksinuar sa më shumë njerëz për të arritur imunitetin e turmës kundër koronavirusit. Zyrtarët thonë se po analizojnë efektshmërinë e vaksinave, por sipas ekspertëve, Rusia nuk ka ofruar deri tani informacionin e nevojshëm mbi vaksinën e saj, Sputnik V. ​

    “Këto rezultate kaq të mira është vështirë të besohen!” thotë studiuesi Konstantin Andreev.

    Në maj një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë ...

  • OBSH: Bota në një pikë të rrezikshme të pandemisë së COVID-19s

    8 Korrik, 2021

    Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve të mërkurën se bota ndodhet në një pikë të rrezikshme të pandemisë, në një kohë kur variante tejet ngjitëse të COVID-19-s po përhapen me shpejtësi për shkak të një qasjeje të pabarabartë ndaj vaksinimit.

    Nga selia e agjencisë në Gjenevë, zoti Tedros tha se disa vende me nivele të larta vaksinimi po bëjnë ...

  • Gjermania liron sërish masat kufizuese për udhëtimet

    7 Korrik, 2021

    PolizeiNëse një vend klasifikohet si një zonë e variantit të virusit, udhëtimi nga atje në Gjermani është pothuajse i pamundur. Gjermania ka ndryshuar prapë listën e vendeve për udhëtime.

    Qeveria federale ka vendosur të pezullojë një pjesë të madhe të kufizimeve, të vendosura më parë ndaj Portugalisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe Rusisë, Indisë dhe Nepalit, ...

  • Presidenti Biden paralajmëron të pavaksinuarit se po rrezikojnë komunitetet

    7 Korrik, 2021

    Presidenti amerikan Joe Biden flet për përgjigjen e administratës ndaj koronavirusit dhe për programin e vaksinimit (6 korrik 2021)Ndërsa 10 shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Presidenti Joe Biden paralajmëroi të martën se “miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe, për shkak të kësaj, komunitetet e tyre janë në rrezik”.

    Në thirrjen e tij më të fundit televizive ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"