LAJMET NGA BOTA

  • CDC: COVID-i, shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në SHBA për vitin 2020

    1 Prill, 2021

    covid-19Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan të mërkurën se COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend me gati 16%, krahasuar me vitin e kaluar.

    Gjatë një konference për shtyp të ekipit të Shtëpisë së Bardhë që menaxhon reagimin kundër ...

  • Berlin: Sërish ndërprerje pjesërisht e vaksinimeve me AstraZeneca

    30 Mars, 2021

    AstraZenecaBerlin: Sërish ndërprerje pjesërisht e vaksinimeve me AstraZeneca.

    Spitalet e Berlinit vendosën përsëri të ndërpresin pjesërisht vaksinimet me vaksinat e kompanisë AstraZeneca.

    Klinikat shtetërore nuk do të vaksinojnë me këtë lloj vaksine gratë nën moshën 55 vjeç, shkruan gazeta e Berlinit “Tagesspiegel”, sepse vazhdon të ketë raste tromboze.

    Vaksina është ende nën vëzhgimin dhe testimin e autoriteteve.

    dw dpa

  • OBSH: Ekipi që ishte në Kinë për origjinën e virusit hasi probleme për të marrë të dhëna

    30 Mars, 2021

    OBSHNjë ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ishte në Kinë për të hetuar mbi origjinën e koronavirusit, tha se kishte hasur probleme për të marrë të dhëna, sipas kreut të agjencisë, i cili komentoi të martën pas publikimit të raportit.

    Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për studime të mëtejshme sepse vlerësimi, tha ai, deri ...

  • OBSH dhe BE propozojnë arritjen e një traktati ndërkombëtar për pandemitë

    30 Mars, 2021

    covaxNga fillimi i pandemisë në mbarë botën janë identifikuar mbi 127 milionë e 775 mijë raste me COVID-19 ndërsa mbi 2 milionë e 794 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit. Pandemia që ka goditur botën për më shumë se një vit, paralizoi pothuajse çdo industri. Që në të ardhmen bota të jetë më e përgatitur për situate të ...

  • Origjina e koronavirusit sipas një studimi të OBSH-së dhe Kinës

    29 Mars, 2021

    Peter Ben Embarek OBSHSipas agjencisë Associated Press, një studimi i përbashkët i pa botuar ende, mes OBSH-së dhe Kinës mbi origjinën e COVID-19 arrin në përfundimin se “transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njeriu, përmes një kafshe tjetër, është skenari më i mundshëm” i përhapjes së virusit.

    Skenari që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe të ...

  • Blinken: Rusia do të vuajë “kosto dhe pasoja” për veprimet e saj anti-amerikane

    28 Mars, 2021

    Antony BlinkenSekretari i Shtetit Antony Blinken tha se do të ketë “kosto dhe pasoja” për Rusinë, për siç thuhet aktivitetet e saj malinje ndaj Shteteve të Bashkuara.

    Shefi i diplomacisë amerikane i bëri komentet në një intervistë me rrjetin televiziv CNN që u transmetua të dielën.

    “Ne do të ndërmarrim masat e nevojshme për të mbrojtur interesat tona,” në momentin kur ...

  • AstraZeneca nxjerr informacione të reja për efektivitetin e vaksinës

    25 Mars, 2021

    AstraZenecaDrama e vazhdueshme rreth vaksinës AstraZeneca për COVID-19, mori një kthesë tjetër të mërkurën vonë, kur kompania nxorri informacione të reja në lidhje me efektivitetin e saj.

    Të dhënat mbi provat klinike me më shumë se 30,000 pjesëmarrës në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se regjimi me dy doza është 76% efektiv në parandalimin e koronavirusit simptomatik.

    Shifrat e fundit ndryshonin pak ...

  • Merkel: “Gabimi është vetëm gabimi im”

    24 Mars, 2021

    MerkelPas kritikave të ashpra që shkaktoi në Gjermani vendimi për lockdownin gjatë ditëve të Pashkëve, kancelarja Merkel e tërhoqi atë. Ishte qëllim i mirë, por nuk u mendua mirë, tha ajo dhe u kërkoi gjermanëve të falur.

    Me një deklaratë para mediave kancelarja Merkel tërhoqi të mërkurë (24.03) vendimin që parashikonte një superlockdown në ditët e Pashkëve. Vendimi për qetësinë e ...

  • Blinken: Sanksionet kundër gazsjellësit Nord Stream 2, mundësi reale

    24 Mars, 2021

    Antony BlinkenSekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të mërkurën se i kishte thënë homologut të tij gjerman se sanksionet kundër tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2 ishin një mundësi reale dhe se në kundërshtimin amerikan për ndërtimin e gazsjellësit nuk kishte “asnjë paqartësi”.

    Deri tani Berlini ka shpresuar se administrata e re e Presidentit Joe Biden do të mbajë ...

  • Gjermania ashpërson sërish masat – Zgjaten kufizimet deri më 18 prill

    23 Mars, 2021

    MerkelPër shkak të rritjes së numrit të infektimeve, Gjermania rikthen masat kufizuese dhe nuk lejon lirimin e tyre as në kohën e pashkëve. Në një kohë që shumë vetë kishin shpresuar për pushime të shkurtra.

    Lockdowni që po zgjat që nga nëntori në Gjermani, do të zgjatet deri në 18 prill, po ashtu po tërhiqen edhe ato pak lirime që ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"