LAJMET NGA BOTA

  • Kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden?

    31 Tetor, 2020

    usaNdërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden duket se ka një epërsi të ngushtë përballë Presidentit Trump, tregojnë anketat në shkallë kombëtare. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim zhvillimeve më të fundit nga fushatat e të dy kandidatëve, ndërsa miliona amerikanë kanë votuar tashmë.

    Sipas të dhënave ...

  • Gjermani: Rreziku i humbjes së kontrollit mbi Covid-19

    30 Tetor, 2020

    MerkelGjermania ka qenë model deri tani për menaxhimin e pandemisë. Çfarë nuk funksionon si më parë në këtë valë të dytë të Covid-19, pyet Auron Dodi.

    Kemi një mbyllje më të lehtë të Gjermanisë se në valën e parë të pandemisë në pranverë. Kancelarja Angela Merkel tha dje (29.09.) në Bundestag se synimi i masave është “kufizimi sistematik i kontakteve”. ...

  • Ku ndryshon politika e jashtme e zotit Trump nga ajo e zotit Biden?

    30 Tetor, 2020

    trump bidenSi kandidatë të dy partive politike rivale, Presidenti Donald Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden kanë pikëpamje të ndryshme sesi Shtetet e Bashkuara duhet të ndërveprojnë me pjesën tjetër të botës.

    Në një plan të përgjithshëm, ndarja mund të shihet në doktrinën “Amerika e Para” të Presidentit Trump dhe nga ana tjetër, të përqafimit që zoti Biden i ka bërë ...

  • Dymbëdhjetë të vdekur, qindra të plagosur nga tërmeti në Egje

    30 Tetor, 2020

    termetiDymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si pasojë e një tërmeti që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, tha të premten autoriteti i menaxhimit të katastrofave të vendit.

    Tërmeti i fortë u ndje në Greqi dhe Turqi.

    Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur. Guvernatori i Izmirit tha se 70 njerëz ishin shpëtuar ...

  • Grupi i Punës i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron për përhapje “të vazhdueshme” të COVID-19

    30 Tetor, 2020

    grupi i punesGrupi i Punës i Shtëpisë  Bardhë për koronavirusin po paralajmëron për një 

  • Maas: Nuk duhet t’i mbyllim sytë ndaj rrjedhjes së trurit nga Ballkani Perëndimor

    29 Tetor, 2020

    MaasGjithnjë e më shumë të rinj nga Ballkani Perëndimor po zgjedhin të emigrojnë. Një konferencë në Berlin po kërkon zgjidhje.

    71 përqind e të rinjve në Ballkanin Perëndimor po mendohet të mërgojë, sipas Barometrit të Balkanit, që publikoi në qershor 2020 Këshilli i Kooperimit Rajonal. Për Gjermaninë, si presidente e radhës se Këshillit të BE, kjo ishte një arsye për ...

  • Gjermania në nëntor nën izolim prej valës së dytë të Covid-19

    29 Tetor, 2020

    MerkelGjermania vendos zbatimin e të ashtuquajturit izolim “të butë” kombëtar.  Kancelarja Merkel tha se jemi para një situate dramatike dhe dimri do të jetë i vështirë, por edhe ai do të përfundojë.

    Masat që do të nisin së zbatuari në nëntor janë më pak të ashpra se ato të pranverës, dhe përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave, kinemave apo teatorve, ...

  • Sulm vdekjeprurës më thikë në Nice të Francës

    29 Tetor, 2020

    Notre DameAutoritetet franceze thanë se tre veta u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm më thikë në qytetin bregdetar të Nicës.

    Sulmuesi u arrestua pas sulmit në bazilikën Notre Dame dhe u dërgua në spital meqë u plagos gjatë arrestimit.

    Prokurorët po e trajtojnë ngjarjen si sulm terrorist.

    Prefekti i Nicës, Christian Estrosi, tha se i dyshuari brohoriti ...

  • Perëndimi rrezikon ta humbë Turqinë, paralajmërojnë zyrtarë amerikanë

    29 Tetor, 2020

    transporterShtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Turqinë të mos ndërmarrë hapa të tjerë për të aktivizuar systemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, duke theksuar se do të ketë pasoja. Këto kërcënime ka gjasa ta shtyjnë më shumë Ankaranë drejt Moskës.

    Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, të cilat janë ftohur vitet e fundit, pësuan një goditje të re këtë javë kur Presidenti ...

  • Sa mbrojtje mund të ofrojnë maskat?

    29 Tetor, 2020

    maskaStudiuesit japonezë kanë konfirmuar se maskat mund të ofrojnë mbrojtje nga grimcat e ajrit që përmbajnë koronavirus, por efektiviteti i tyre ndryshon shumë. Virologët në Universitetin e Tokios thonë se rezultatet e tyre bazohen në eksperimente reale me koronavirus.

    Në këtë laborator janë dy manekinë përballë njëri-tjetrit, njëri prej tyre është i pajisur me një pompë që injekton virusin.

    Studiuesi përdor ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"