LAJMET NGA BOTA

  • Sa i sëmurë është presidenti Trump?

    5 Tetor, 2020

    trump 1Dy flamujtë pas shpinës së presidentit Trump duhet të simbolizojnë: Unë jam shumë mirë dhe i aftë për të ushtruar postin që kam. Por sa i sëmurë është vërtet Trumpi?

    Donald Trump, është pacienti më i rëndësishëm për momentin në Walter Reed Medical Center në Uashington dhe me siguri që nuk ishte i lumtur me raportimet e mediave amerikane ...

  • Microsoft planifikon të investojë 850 milionë euro në Greqi

    5 Tetor, 2020

    AkropolisNjë nga investimet më të mëdha të huaja në Greqi: koncerni Microsoft do të investojë atje së shpejti rreth 850 milionë euro. Për qeverinë greke që lufton me papunësinë në vend – një dhuratë e shumëpritur.

    Koncerni amerikan Microsoft do të investojë rreth 850 milion euro në Greqi.

    Është planifikuar hapja e tri qendrave të të dhënave në zonën e  Athinës, ...

  • Presidenti Trump bën shëtitje me makinë jashtë spitalit, përshëndet mbështetësit

    5 Tetor, 2020

    trumpPasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku thoshte se po “merrte raporte të shkëlqyera” nga mjekët, Presidenti Trump premtoi një befasi të vogël për mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohej për COVID-19.

    Ai pastaj u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed brenda një automobili të blinduar i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, ...

  • SHBA, disa shtete raportojnë rritje rekord të rasteve me COVID

    5 Tetor, 2020

    Safety FirstDiagnostikimi i Presidentit Trump me COVID-19 shërben si kujtesë për nivelet e përhapjes së së koronavirusit.

    Kur presidenti e dha lajmin të premten herët se ishte testuar pozitivisht, ai ishte vetëm njëri nga rreth 40,000 amerikanët që mësuan po atë ditë se ishin infektuar. Disa nga këshilltarët dhe aleatët e tij të lartë gjithashtu janë testuar pozitivisht ditët e ...

  • Nju Jork, masa për parandalimin e virusit

    5 Tetor, 2020

    New YorkKryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio tha të dielën se për të parandaluar përhapjen e koronavirusit do të mbyllë duke filluar nga e mërkura bizneset jo-thelbësore si dhe shkollat në nëntë lagje të identifikuara si burime infeksioni me COVID-19. Muaj më parë ky qytet ka qënë epiqendër e pandemisë në Shtetet e Bashkuara.

    Duke kërkuar miratimin ...

  • Presidenti Trump: shpresoj të kthehem së shpejti

    4 Tetor, 2020

    trumpPresidenti Donald Trump postoi të shtunën një video nga spitali ku thotë se ka filluar të ndjehet më mirë dhe shpreson të “kthehet së shpejti”.

    Në regjistrimin video prej katër minutash, Presidenti thotë se “nuk ndihej aq mirë” kur u shtrua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed të premten pasi doli se ishe infektuar me koronavirus. Por ai tha ...

  • A mund të infektohemi dy herë nga COVID-19?

    4 Tetor, 2020

    koronavirusEkspertët thonë se infektimi sërish nga koronavirusi duket një e mundur, por nuk dihet se sa shpesh mund të ndodhë një gjë e tillë.

    Kohët e fundit studiuesit në Hong Kong publikuan prova mbi një person që u prek nga koronavirusi për herë të dytë, disa muaj pas infektimit për herë të parë të tij.

    Gjetjet nuk janë botuar në ndonjë ...

  • Gjermania e ribashkuar – e përgatitur për të ardhmen

    3 Tetor, 2020

    dita e ribashkimitRibashkimi 30 vjet më parë krijoi një Gjermani të fuqishme, nga e cila përfiton Evropa. Tregimi lindor për ribashkimin sivjet ka përballë tregimin perëndimor, shkruan Auron Dodi.

    “Është e enjte, 4 tetor, ora dy. Ju flet Deutschlandfunk me lajmet: Dyshtetësia gjermane mori fund. Në mesnatë hyri në fuqi aderimi i Republikës Demokratike Gjermane në Republikën Federale të Gjermanisë. ...

  • Presidenti Trump shtrohet në spitalin ushtarak “Walter Reed” pas diagnozës me COVID-19

    3 Tetor, 2020

    trumpPresidenti Trump është shtruar në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane Walter Reed pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit, njofton Shtëpia e Bardhë.

    Para nisjes, presidenti regjistroi një mesazh të shkurtër që e postoi në llogarinë e tij në Twitter ku falenderon dashamirësit e tij dhe shprehet se mendon “që jam shumë mirë. Por po shkoj në Spitalin Walter Reed ...

  • Vjeshta e Coronës – Sa e përgatitur është Gjermania?

    2 Tetor, 2020

    vjeshtaVera iku, virusi mbeti. E tani me vjeshtën po rriten edhe infektimet. Ndërprerja e zinxhirëve të infektimit është një nga faktorët kryesorë në luftë kundër pandemisë. Sa e përgatitur është Gjermania?

    Në verë shumë gjëra ishin më të thjeshta. Me miqtë mund të takoheshe në park apo të uleshe jashtë në restorant. Tani me vjeshtën fillon periudha kur dyert mbyllen. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"