LAJMET NGA BOTA

  • Çertifikata e Gjelbërt Dixhitale, pasaportë për të udhëtuar brenda B.E.-së

    17 Mars, 2021

    Brussels AirportOrgani ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka propozuar futjen në përdorim të pasaportave të koronavirusit që do t’u lejonin 450 milionë banorëve të udhëtonin lirisht deri në verë brenda bllokut prej 27 vendesh anëtare. Plani, i cili do të diskutohet javën e ardhshme gjatë samitit të udhëheqësve të BE-së, parashikon krijimin e çertifikatave të vaksinimit me qëllim lehtësimin e ...

  • Moderna teston vaksinën tek fëmijët

    17 Mars, 2021

    ModernaKompania farmaceutike amerikane Moderna ka filluar testimin e vaksinës së saj me dy doza tek fëmijët, për të përcaktuar nëse vaksinimet duhet të përfshijnë edhe personat e moshës nën 18 vjeç.

    Kompania do të vaksinojë rreth 6,750 fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada midis moshave nga gjashtë muaj deri në 12 vjeç. Dozat do të jepen me 28 ditë ...

  • Rregullatori evropian: Përfitimet nga vaksina e AstraZeneca-s janë më të mëdha se rreziqet

    16 Mars, 2021

    Astra ZAutoritetet në shumë vende po përballën me dilema të forta ndërsa numri i rasteve me koronavirus po rritet. Ata po përpiqen t’i japin përgjigje pikëpyetjeve nëse duhet të nxisin imunizimin me vaksinën e AstraZeneca-s, që dihet se shpëton jetë, apo të pezullojnë përdorimin e saj për shkak të njoftimeve se shkakton mpiksje gjakut tek disa persona. Pikëpyetje që ...

  • Zbulimi i SHBA: Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet amerikane

    16 Mars, 2021

    Office of the Director of National Intelligence, in McLean, VirginiaZyrtarët amerikanë të zbulimit thanë të martën se qeveria ruse u përpoq të ndikonte në fushatën presidenciale të 2020-s në SHBA me “aludime mashtruese ose të pabazuara” kundër kandidatit të atëhershëm Joe Biden përmes disa aleatëve të ish-Presidentit Trump dhe të administratës së tij.

    Ky vlerësim jepet në një raport prej ...

  • Edhe Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca

    15 Mars, 2021

    Astra ZMinistria e Shëndetësisë po ndjek rekomandimin e Institutit Paul Ehrlich se janë të nevojshme ekzaminime të mëtejshme, pasi njoftimeve për trombozë të lidhura me vaksinimin.

    Edhe Gjermania ju bashkua vendeve që vendosën të pezullojnë vaksinimin me vaksinat e firmës AstraZeneca. Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Shëndetësisë tha në Berlin se ky hap u parapri nga një rekomandim i ...

  • Forcohen masat e izolimit në shumë vende evropiane

    15 Mars, 2021

    Kufizime më të forta që synojnë frenimin e infeksioneve të koronavirusit u vendosën në pjesën më të madhe të Italisë dhe disa zona të Polonisë të hënën, ndërsa në Francë, Parisi rrezikon të përballet me një bllokim në fundjavë pasi shtrimi në spitale me pacientët COVID-19 është pranë pragut maksimal.

    Sipas një vendimi të marrë nga qeveria italiane në fund të javës së kaluar, 80% e fëmijëve nga cikli i ulët ...

  • Përse Ajnshtajni nxjerr gjuhën?

    14 Mars, 2021

    AAKanë kaluar 70 vjet që kur është shkrepur fotografia më e famshme të gjitha kohërave. Në qendër të ngjarjes: reporterët insistues dhe Albert Ajnshtajni, që festonte ditëlindjen.

    Është 14 marsi i vitit 1951 dhe Albert Ajnshtajni ka ditëlindjen, mbush 72 vjeç. Fizikanti i famshëm, i cili ka lindur në Ulm të Gjermanisë, jeton prej shumë vitesh në SHBA  dhe punon ...

  • OBSH miraton për përdorim vaksinën Johnson & Johnson

    13 Mars, 2021

    OBSHOrganizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi të premten vaksinën Johnson & Johnson për përdorim emergjent ndaj COVID-19, dhe shprehu mbështetjen e fortë për vaksinën AstraZeneca, ndërsa disa vende vazhdojnë të pezullojnë përdorimin e saj.

    Zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris e përshkroi vaksinën e AstraZeneca-s në një konferencë virtuale të organizuar në Gjenevë si “të shkëlqyer” dhe shtoi se “duhet të ...

  • Ç’duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

    12 Mars, 2021

    AstraZenecaVaksina e AstraZeneca u vlerësua për efektin, koston e avantazhet për t‘u ruajtur lehtë. Por po shfaqen dyshime lidhur me efikasitetin e saj. Disa vende kanë shqetësime serioze, madje kanë ndalur përkohësisht vaksinimin.

    Pse Danimarka dhe Norvegjia kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca?

    Ministria daneze e Shëndetësisë njoftoi të enjten (11.03) se do të ndërpresë për momentin përdorimin e vaksinës ...

  • NASA publikon tingujt e parë të regjistruar në Mars

    12 Mars, 2021

    Nga udhëtimi i parë i sondës Perseverance mbi sipërfaqen e MarsitAgjencia amerikane e hapësirës NASA ka publikuar një regjistrim audio të erërave marsiane dhe tingullin e një lazeri drejtuar një shkëmbi. Ato u regjistruan nga sonda Perseverance, ndërsa filloi për herë të parë të përdorë instrumentat e saj shkencorë të sofistikuar.

    Regjistrimet, të publikuara nga NASA të mërkurën, u bënë nga instrumenti SuperCam i sondës, i ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"