LAJMET NGA BOTA

  • Shtypi gjerman për sulmin në Kosovë: “Terrori në Kosovë”

    2 Dhjetor, 2024

    shtypi gjermna “Kosova akuzon Serbinë për akt terrorist”, “Arrestimet pas shpërthimit”, “Terrori në Kosovë”. Këto janë titujt e lajmeve në shtypin gjerman për situatën pas shpërthimit në veri të Kosovës.

     

    Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan: “Pas sulmit me bombë në kanalin në veri të Kosovës, prej nga vjen uji i rëndësishëm për funksionimin e dy termocentraleve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë si përgjegjëse për ...

  • DASH: Do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit e sulmit në veri të Kosovës

    1 Dhjetor, 2024

    iber lepencDepartamenti amerikan i Shtetit tha të dielën se mbështet përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit për sulmin e së premtes, që dëmtoi kanalin furnizues me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës.

     

    “Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë ...

  • Biserko për sulmin në veri: Fakti që Perëndimi mbështeti me shpejtësi qeverinë e Kosovës, shumë domethënës

    1 Dhjetor, 2024

    BiserkoSonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka analizuar ngjarjet e fundit në Kosovë, duke i vendosur ato në një kontekst më të gjerë gjeopolitik.

     

    Ajo lidh zhvillimet në rajon me ndryshimet e mundshme në politikën e jashtme amerikane pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

    Sipas Biserkos, fitorja e Trumpit mund të ...

  • Rumani: Fantazma e mazhorancës së ekstremit të djathtë

    1 Dhjetor, 2024

    Putins DollPas shokut në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale Rumania përballet me zgjedhjet parlamentare. Shumë druajnë nga një sukses i ekstremistëve të djathtë. Edhe për Europën ky do të ishte një skenar katastrofe.

     

    Mijëra të rinj, që demonstrojnë mbrëmjeve në rrugët e qyteteve të mëdha të Rumanisë kundër ekstremizmit dhe pro Europës.  Mesazhet në rrjetet sociale të personaliteteve nga fusha të ndryshme ...

  • Si funksionon lufta hibride e Rusisë?

    29 Nentor, 2024

    Sulme KibernetikeQë nga pushtimi rus i Ukrainës, shërbimet sekrete perëndimore e kanë akuzuar gjithnjë e më shumë Moskën për luftë hibride. Fenomeni nuk është i ri, metodat po bëhen më të sofistikuara.

     

    Një aeroplan posteqë  i përket koncernit gjerman të paketave postare, DHL rrëzohet në Lituani, dy kabllo komunikimi u dëmtuan në Detin Baltik. Në Rumani,  një ekstremist pro-rus i krahut të djathtë ...

  • Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

    27 Nentor, 2024

    AIQeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator të ri për t’iu kundërvënë sulmeve të tilla nga vende armiqësore, përfshirë Rusinë.

    Megjithatë, disa ekspertë nuk pajtohen me këtë duke thënë se ekzistojnë shumë boshllëqe që hakerët ...

  • A do të luftojnë së shpejti ushtarë nga Jemeni në Ukrainë?

    27 Nentor, 2024

    JemenitSipas gazetës “Financial Times” Rusia do të angazhojë edhe ushtarë nga Jemeni në luftën në Ukrainë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk mendon se rreziku i një “lufte globale” është “serioz dhe real”.

     

    Në luftën e saj agresore kundër Ukrainës, Rusia po përdor jo vetëm dronë luftarakë nga Kina dhe Irani, por edhe raketa balistike nga Pheniani. Rusia ka angazhuar edhe ushtarë ...

  • Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Hezbollah në Liban

    27 Nentor, 2024

    armepushimiNjë armëpushim midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah me seli në Liban hyri në fuqi të mërkurën herët në mëngjes, duke çuar në ndalimin e luftimeve që udhëheqësit amerikanë dhe francezë thanë se mund të hapin rrugën për një armëpushim edhe në Rripin e Gazës.

     

    Ndërsa armëpushimi hyri në fuqi, një valë makinash po shkonin drejt Libanit jugor, ku disa ...

  • NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

    26 Nentor, 2024

    NatoVendet anëtare të NATO-s konfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën të martën gjatë bisedimeve me zyrtarët e Kievit. Takimi u mbajt në përgjigje të sulmit rus me një raketë balistike eksperimentale, me rreze të mesme veprimi, javën e kaluar.
    Ambasadorët që përfaqësojnë 32 vendet anëtare të NATO-s u informuan nga zyrtarë të lartë ukrainas pasi Kievi thirri një takim ...

  • Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin

    26 Nentor, 2024

    TrapDonald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Ai kërkon nga Europa investime më të mëdha për ushtrinë. Veçanërisht për Gjermaninë mund të nisin kohë të vështira në aspektin e politikës së sigurisë.

     

    Qendrimi i paparashikueshëm i Donald Trump-it u krijon shqetësime të mëdha politikanëve gjermanë. A do të shprehë ai sërish kritika të ashpra ndaj Gjermanisë, ashtu si ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"