LAJMET NGA BOTA

  • Vuçiq: Nën presion votuam për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

    8 Prill, 2022

    VucicSerbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u vendos që të votohet pro rezolutës, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    OKB-ja vendosi të enjten, më 7 prill, të pezullojë Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut për shkak të raportimeve ...

  • OKB përjashton Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

    8 Prill, 2022

    okbAsambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pezulloi të enjten Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në përgjigje të njoftimeve për “shkelje të rënda dhe sistematike dhe abuzime të të drejtave të njeriut” nga pushtimi i trupave ruse në Ukrainë.

    Projekt-rezoluta e propozuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, u miratua me 93 vota pro, ndërsa ...

  • Zbulimi gjerman: Përgjimet tregojnë forcat ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve

    8 Prill, 2022

    ukrainaZyrtarët gjermanë të zbulimit thonë se kanë përgjuar komunikime radiodifonike gjatë të cilave sipas tyre dëgjohen pjesëtarë të trupave ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve pa dallim në Ukrainë. Një zhvillim i tillë hedh poshtë pretendimet e Moskës se aktet e mizorive janë kryen vetëm pasi ushtria e saj u largua nga periferitë e zonave të pushtuara pranë ...

  • Z + Z = 卍

    7 Prill, 2022

    Mitrovica serbetZ + Z = 卍

  • SHBA godet Rusinë me sanksione për krime lufte, Evropa ndjek të njëjtin hap

    7 Prill, 2022

    BidenShtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën sanksione që kanë vëndosur në shënjestër dy vajzat e mëdha të Presidentit rus Vladimir Putin dhe njoftuan se po ashpërsojnë masat kundër bankave ruse lidhur me ato që Uashingtoni i cilëson si krime lufte në Ukrainë.

     

    Masat e ndërmarra ndaj Sberbank dhe Alfa Bank, nënkuptojnë një bllokim të parave që kalojnë nëpërmjet sistemin financiar ...

  • BE drejt sanksioneve të reja ndaj Rusisë

    5 Prill, 2022

    Butsha1Pas mizorive në qytetin e Ukrainës Butsha, Perëndimi po përgatit sanksione të reja kundër Rusisë. Qeveria gjermane dëbon 40 diplomatë rusë.

    Bashkimi Europian do të “përgatisë me urgjencë sanksione të reja kundër Rusisë”, thotë i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Ai megjithatë nuk bëri të qartë së çfarë sanksionesh janë duke u përgatitur dhe se kur ...

  • BE takim urgjent për sanksione të reja ndaj Rusisë

    5 Prill, 2022

    ukrainaBashkimi Evropian bëri të ditur të hënën se do të shqyrtojë mundpsinë e një raundi të ri sanksionesh ndaj Rusisë, pas njoftimeve për akte mizorie të kryera në qytetet ukrainase të pushtuara nga forcat ruse.

    Në një deklaratë të Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell thuhej se blloku do ta trajtojë këtë çështje me urgjencë.

    Zoti Borrell ...

  • Brukselin apo Moskën? Vendos, zoti Vuçiç!

    5 Prill, 2022

    VucicPresidenti i ri i Serbisë është presidenti i vjetër. Rëndësi ka tani ajo që do të bëjë Aleksander Vuçiçi, i cili do ta fusë vendin e tij në BE dhe megjithatë qëndron besnik i fortë ndaj Moskës, mendon Volker Wagener.

     

    A kishte pritur njeri gjë tjetër? Në realitet jo. Aleksander Vuçiçi, gjigandi me fytyrë fëmije, është fituesi i zgjedhjeve. Pavarësisht ...

  • Blinken akuzon Rusinë për akte mizorie në Ukrainë

    4 Prill, 2022

    ukraina tanketSekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi ashpër Rusinë të dielën, duke e akuzuar atë për akte mizorie në Ukrainë, ndërsa bota pa pamjen e parë të trupave të ukrainasve të vdekur, të hedhur në rrugët e Buças, një qytet vetëm pak kilometra larg Kievit. Trupat u gjetën pasi forcat ruse u larguan nga zona.

    Nuk mund të mos ...

  • Lambrecht: BE duhet të diskutojë mbi ndalimin e importit të gazit natyror nga Rusia

    4 Prill, 2022

    LambrechtMinistrja gjermane e mbrojtjes tha të dielën se Bashkimi Evropian duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit natyror rus pasi zyrtarët ukrainas dhe evropianë akuzuan forcat ruse për kryerje të mizorive pranë Kievit.

    “Duhet të ketë një përgjigje. Krime të tilla nuk duhet të mbeten pa reagime”, tha ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht në një intervistë për kanalin televiziv ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"