LAJMET NGA BOTA

  • Merkel mbron marrëveshjen me Uashingtonin mbi gazsjellësin rus

    23 Korrik, 2021

    Kancelarja gjermane Angela Merkel i doli mbrojti të enjten një marrëveshjeje së arritur me Uashingtonin për të lejuar përfundimin pa sanksione amerikane të gazjellësit “Nord Stream 2”, një projekt që synon transportimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani.

    Ajo e quajti marrëveshjen njoftuar të mërkurën “të mirë për Kievin”, edhe pse projekti “Nord Stream 2”, prej 11 miliardë dollarësh, 98 për qind e të ...

  • Kina nuk do një inspektim të dytë nga OBSH-ja

    23 Korrik, 2021

    China | WHO Experten in WuhanOrganizata Botërore e Shëndetësisë dëshiron të kontrollojë në fazën e dytë të ekzaminimeve mbi origjinën e koronës edhe laboratorët kinezë. Pekini reagon me zemërim dhe akuza ndaj OBSH-së.

    Zëvendësministri Kinez i Shëndetësisë Zeng Yixin tha në një konferencë shtypi se ishte “jashtëzakonisht i befasuar” nga kjo kërkesë. Ai e akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ...

  • Kancelarja Merkel, mbrojtja e klimës dhe katastrofat

    23 Korrik, 2021

    Deutschland Hochwasser Bundeskanzlerin Angela Merkel in Bad Münstereifel“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancelaren gjermane Angela Merkel, edhe këto ditë pas reshjeve pothuaj apokaliptike. A është ajo vërtet e tillë? Dhe nëse po, që kur?

    Më 30 nëntor 2005, Angela Merkel, që sapo ishte zgjedhur kancelare dha deklaratën e parë qeveritare para parlamentit. Në ...

  • SHBA: Marrëveshja me Gjermaninë për gazsjellësin, në mbështetje të Ukrainës

    22 Korrik, 2021

    Gjatë punës për shtrirjen e tubacionit të gazsjellësit rus Nord Stream 2Gjatë punës për shtrirjen e tubacionit të gazsjellësit rus Nord Stream 2

    Gjermania është angazhuar si pjesë e një marrëveshjeje me Uashingtonin të ndërmarrë veprime në nivel kombëtar dhe për të ushtruar presion, madje edhe sanksione në nivelin evropian, nëse Rusia përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera.

    Shtetet e ...

  • SHBA dhe Gjermania, marrëveshje për qëndrimin ndaj Nord Stream 2

    22 Korrik, 2021

    Gjermania është angazhuar si pjesë e një marrëveshjeje me Uashingtonin të ndërmarrë veprime të nivelit kombëtar dhe për të bërë presion, përfshirë sanksione në nivelin evropian, nëse Rusia përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera, tha të mërkurën një zyrtar i lartë Departamentit të Shtetit.

    Shtetet e Bashkuara nuk hynë në detaje lidhur me marrëveshjen për gazsjellësin Nord Stream 2 lidhur me ...

  • Kujdes: Jo vetëm armiku por edhe miku përgjon

    22 Korrik, 2021

    Kali i trojes elektronikeSoftueri Pegasus i firmës izraelite NSO është një nga mjetet më të fuqishme të përgjimit në botë. Programi mund të instalohet fshehurazi në telefonin celular, pa dijeninë e personit të prekur.

    Zgjodhëm emrin „Pegasus”, sepse softueri është një kalë Troje, madje një kalë Troje me krahë, që fluturon direkt në telefonin celular, qe shprehur njëherë në një ...

  • Forca e ujit – Si krijohet energjia shkatërrimtare e ujit?

    21 Korrik, 2021

    Olympiasportler I Hans Kaupmannsennecke von Hochwasser betroffenUji është në gjendje të bëjë shkatërrime katastrofale. Kjo nuk vihet në diskutim. Por si krijohet nga uji, ky element kaq paqësor, një forcë e tillë e paparë që vë përpara çdo gjë që i pret rrugën?

    Duket sikur shtëpitë të jenë ngritur me kartona dhe makinat që ndodhen nën masat ngjyrë kafe ...

  • Departamenti i Shtetit paralajmëron amerikanët të mos udhëtojnë në Britani

    21 Korrik, 2021

    Departamenti amerikan i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Britani për shkak të rasteve në rritje tme COVID-19 në vend.

    Departamenti i Shtetit e rriti të hënën në nivelin më të lartë paralajmërimin për udhëtimet në Britani, pas një veprimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më parë gjatë ditës.

    Të dy agjencitë thanë se ...

  • CDC: Varianti Delta përbën 83 për qind të rasteve me COVID-19 në SHBA

    21 Korrik, 2021

    Zyrtarët e Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara thonë se varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet dhe përbën tani rreth 83% të rasteve me COVID-19 në vend.

    Kjo është një rritje dramatike nga java e 3 korrikut, kur varianti përbënte rreth 50% të rasteve të koronavirusit.

    “Mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e varianteve të COVID-19 është parandalimi i përhapjes së sëmundjes dhe vaksinimi ...

  • Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale, “po vret njerëzit”

    16 Korrik, 2021

    Presidenti amerikan, Joe Biden.Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të premten se rrjetet sociale si Facebook, janë duke “vrarë njerëzit”.

    Ai i ka bërë këto komente pasi Shtëpia e Bardhë, ka vazhduar të kritikojë këtë kompani, që po lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave për koronavirus.

    “Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"