LAJMET NGA BOTA

  • Qeveritë evropiane përgatisin plane për përhapjen e mundshme të koronavirusit

    26 Shkurt, 2020

    KoronaQeveritë evropiane po përgatisin planet për të përballuar një epidemi të mundshme të koronavirusit, megjithëse numri i rasteve është ende i vogël krahasuar me Azinë.

    Zyrtarët në disa vende e pranojnë se presin që virusi i ri, që ka infektuar të paktën 80 mijë vetë dhe shkaktuar vdekjen e 3 mijëve në gjithë botën, të përhapet dhe thonë se ...

  • Vendet e Quintit kundërshtojnë Dodikun

    26 Shkurt, 2020

    DodikMe kërkesë të DW, Ministria e Jashtme gjermane jep një deklaratë të përbashkët të vendeve të Quintit për gjendjen në Bosnjë-Hercegovinë. SHBA, Britania e Madhe, Italia, Franca, Gjermania kërkojnë stabilitet në këtë vend.

    “Qeveria gjermane e mbështet një Bosnjë-Hercegovinë stabile dhe funksionale, ku respektohen parimet e shtetit juridik dhe integriteti territorial”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme, të lëshuar në ...

  • Virusi Korona – si të mbrohem?

    26 Shkurt, 2020

    MaskaArsye për panik lidhur me virusin Korona nuk ka, por çdokush duhet të sillet me përgjegjësi, në mënyrën si vepron publikisht e si të mbrojë veten nga virusi.

    Virusi i ri Corona, me emrin SARS-CoV-2 është një sfidë globale që kërkon nga çdo person përgjegjshmëri: Çdo qytetar, por edhe sipërmarrjet, institucionet, organizatat mund të marrin masa, për t’u mbrojtur nga ...

  • SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje të koronavirusit

    25 Shkurt, 2020

    Nancy MessonnierZyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

    “Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ...

  • Virusi Korona nuk ndalet

    25 Shkurt, 2020

    MilanoVazhdon përhapja e virusit Korona. Krahas Italisë që njoftoi 283 raste infektimi, edhe Austria e Kroacia njoftuan rastet e para të infeksioneve. Në Romë mblidhen ministrat e Shëndetësisë të vendeve fqinje me Italinë.

    Lajmet për përhapjen e shpejtë të virusit Korona ndryshojnë me orë. Së fundmi bëhet e ditur, se edhe zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit është i infektuar me ...

  • Ndikimi i koronavirusit në ekonominë globale

    25 Shkurt, 2020

    OMDPërhapja në rritje e koronavirusit ka tronditur tregjet e aksioneve. Autoritetet në Kinë dhe vendet e tjera të prekura rëndë nga virusi kanë vendosur bllokada që kanë paralizuar prodhimin dhe kanë ndërprerë turizmin apo sektorë të tjerë të rëndësishëm. Zëri i Amerikës shqyrton rreziqet për ekonominë globale nëse koronavirusi bëhet një pandemi, pasi disa ekspertë të shëndetit druhen ...

  • Itali, zyrtarët: 132 raste me koronavirus

    23 Shkurt, 2020

    Itali KoronavirusNumri i personave të prekur në Itali nga koronavirusi u rrit të dielën. Me dhjetëra raste janë raportuar në Lombardi, një rajon në veri të Italisë që përfshin atë që njihet si kryeqyteti financiar i vendit, Milano.

    Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend me koronavirus ka arritur në 132, bëri të ditur shefi i Mbrojtjes Civile ...

  • Bernie Sanders fiton Nevadën

    23 Shkurt, 2020

    Bernie SandersBernie Sanders fitoi të shtunën zgjedhjet brenda partisë në garën për zyrtarizimin e kandidatit demokrat që do të garojë kundër presidentit Trump në zgjedhjet e nëntorit.

    Me fitoren në Nevada zoti Sanders ka forcuar pozitat e tij si kryesues i ...

  • Itali, raportohen raste me koronavirus

    22 Shkurt, 2020

    Koronavirus italiNjë shpërthim i koronavirusit në veri të Italisë u përkeqësua të premten.

    Zyrtarët njoftuan për 14 raste infektimi në rajonin e pasur të Lombardisë, ndërsa dy raste u raportuan në rajonin e Venetos aty pranë.

    Fillimisht, autoritetet zbuluan se gjashtë persona ishin prakur nga virusi, rastet e para të njohura në Itali. Disa orë më pas, zyrtarët thanë se ...

  • Si i stimulon interneti terroristët e ekstremit të djathtë

    22 Shkurt, 2020

    TerrorNë studimet për ekstremizmin e djathtë dukuria e dorasit që vepron i vetëm është relativisht pak e studiuar. Për këtë tip terroristi interneti luan një rol vendimtar.

    E papërpunuar dhe plot racizëm është ideologjia, që përhapte në internet Tobias R. përpara kryerjes së sulmit terrorist në Hanau. Në të ashtuquajturin manifesti i tij dhe videot në internet qarkullojnë teori komploti, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"