LAJMET NGA BOTA

  • BE-ja autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për të gjithë të rriturit

    30 Janar, 2021

    AstraZenecaRregullatorët autorizuan të premten përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin tek të rriturit në të gjithë Bashkimin Evropian, mes kritikave se blloku nuk po lëviz aq shpejt sa duhet për të vaksinuar popullatën e tij.

    Komisioni i ekspertëve të Agjencisë Evropiane të Barnave rekomandoi njëzëri që vaksina të përdoret tek moshat 18 vjeç e lart, megjithëse këtë javë ...

  • OBSH, hetime në Wuhan për të zbuluar origjinën e koronavirusit

    29 Janar, 2021

    who-wuhanNjë ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi sot (e premte) në Kinë një mision hetimor për të zbuluar origjinën e koronavirusit.

    Një nga ndalesat e para të hetuesve ishte një spital në qytetin e Wuhan-it, ku u kuruan disa nga pacientët e parë me COVID-19.

    Ekipi i OBSH-së pritet gjithashtu të vizitojë një treg prodhimesh deti po në Wuhan, ku ...

  • Vaksina e J&J, 72 për qind efektive në SHBA, por më pak në rajone të tjera

    29 Janar, 2021

    Kompania farmaceutike Johnson & Johnson bëri të ditur të premten se vaksina e saj, e cila merret me një dozë të vetme, ishte 72 për qind efektive në parandalimin e COVID-19-s në Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër vaksina kishte dëshmuar një normë më të ulët mbrojtjeje globalisht, 66 për qind, gjatë kryerjes së provës përfundimtare në tre kontinente, kundër disa varianteve të virusit.

    Në provën me rreth 44,000 vullnetarë, niveli ...

  • Gjermania vendos kufizime për dhënien e vaksinave të AstraZenecas

    28 Janar, 2021

    AstraZenecaKomiteti për vaksina në Gjermani ka thënë se me vaksinën kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, duhet të vaksinohen vetëm personat nën moshën 65-vjeçare.

    Komiteti ka cituar “të dhëna të pamjaftueshme” për efektivitetin e vaksinave për personat mbi moshën 65-vjeçare.

    Rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë thënë se studimet për efikasitet të vaksinës së kompanisë AstraZeneca janë kryer te një numër i vogël ...

  • Anketë: Shtohet besimi tek vaksina kundër COVID-it

    28 Janar, 2021

    vaksinaHezitimi fillestar në popullatë për të bërë apo jo vaksinën kundër COVID-it, po kthehet me shpejtësi në një rendje pas vaksinave të disponueshme. Në këtë përfundim arrin një anketë e re nga firma Ipsos MORI, e cila analizon prirjet në treg the popullatë. Rezultatet u publikuan në hapje të Forumit Ekonomik Global të Davosit që këtë radhë po zhvillohet ...

  • Gjyqi ndaj ish Presidentit Trump avancon pavarësisht rezistencës së fortë të senatorëve republikanë

    27 Janar, 2021

    SenatShumica e republikanëve në Senatin amerikan votuan të martën kundër zhvillimit tëtë akuzave ndaj ish-Presidentit Donald Trump për nxitje të rebelimit, që lidhet me sulmet e 6 janarit në Kapitol, duke sinjalizuar se ai ka të ngjarë të ketë vota të mjaftueshme për të siguruar pafajësinë.

    Votimi ishte 55-45 në favor hapjes së gjyqit, por vetëm pesë republikanë u bashkuan ...

  • Fiaskoja e vaksinimit në Europë

    26 Janar, 2021

    BioNTech PfizerQendrat e vaksinimit janë gati, por nuk kanë vaksina. Pfizer e ka reduktuar prodhimin, kurse AstraZeneca doli me deklaratën e furnizimit të BE me 60% më pak vaksina se ishte planifikuar. BE është e zemëruar.

    BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europian ...

  • Arrin në SHBA mutacioni i koronavirusit të zbuluar në Brazil

    26 Janar, 2021

    covid-19-coronavirus mutationTestet laboratorike nga Departamenti i Shëndetësisë së Minesotës kanë konfirmuar rastin e parë të njohur të variantit të koronavirusit të gjetur fillimisht në Brazil, tha kjo agjenci mbrëmjen e së hënës.

    Njoftimi erdhi ndërsa Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër për zgjatjen e ndalimit të udhëtimit nga disa shtete. Në bazë të këtij urdhëri, pothuajse të gjithë jo-amerikanëve që ...

  • A dëshiron AstraZeneca ta lërë duarbosh BE?

    25 Janar, 2021

    AstraZenecaMosmarrëveshja rreth vaksinës AstraZeneca në BE po përfshin qarqe gjithnjë e më të gjera. Çfarë fuqie ka Brukseli ndaj kompanisë farmaceutike? Dhe çfarë përmbajnë kontratat me AstraZeneca?

    Të premten e kaluar, lajmi arriti te BE: AstraZeneca do të furnizojë BE në tremujorin e parë me shumë më pak vaksina nga sa kishte premtuar – rreth 60 përqind më pak. Në ...

  • SHBA; Dhoma e Përfaqësuesve dorëzon akuzën ndaj ish-presidentit Trump në Senat

    25 Janar, 2021

    Dhoma e perfaqsuesve te SHBADhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara paraqet të hënën zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi gjatë fjalimit para përkrahësve të tij në 6 janat, përpara sulmit në Kapitol.

    Nëntë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të shërbejnë si prokurorë, do të kalojnë të hënën në mbrëmje përmes ndërtesës ku qindra mbështetës të zotit Trump u përplasën me policinë, duke lënë pesë të vdekur, për të dorëzuar akuzën në Senat, ku do të zhvillohet gjyqi ndaj ish-presidentit.

    Një ritual i ngjashëm u krye për gjyqin e parë ndaj zotit Trump janarin e kaluar.

    Ai është i vetmi president i Shteteve të Bashkuara i akuzuar dy herë për t’u shkarkuar nga detyra dhe i pari që do të përballet me gjyqin, pas largimit nga detyra. Nëse Senati e shpall fajtor, kjo mund të rezultojë në një votë për t’i ndaluar atij mbajtjen e një posti zyrtar në të ardhmen.

    Udhëheqësit e Senatit, që është i ndarë 50-50 mes dy partive, po ku demokratët sigurojnë shumicën falë votës së nënpresidentes Kamala Harris, kanë rënë dakord të mos fillojnë gjyqin deri më 9 shkurt. Kjo i jep ish-presidentit Trump më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe i jep mundësi Senatit të përqendrohet në konfirmimet e anëtarëve të Kabinetit.

    Pas një fushate dy-mujore pretendimesh pa prova se kishte fituar në zgjedhje, zoti Trump më 6 janar u bëri thirrje përkrahësve të tij të “luftonin” për të përmbysur rezultatin. Më pas një turmë shkoi në Kapitol, duke detyruar ligjvënësit të ndërprisnin senacën, të fshiheshin në mjedise të sigurta dhe të shtynin për disa orë çertifikimin e fitores së zotit Biden.

    Dhjetë anëtarë republikanët të Dhomës së Përfaqësuesve u bashkuan me Demokratët në votimin për ta akuzuar zotin Trump. Demokratët e Senatit do të kenë nevojë për mbështetjen e 17 Republikanëve për ta dënuar atë, një objektiv i vështirë për t’u realizuar, duke pasur parasysh popullaritetin e vazhdueshëm të zotit Trump me votuesit republikanë.

    Sipas një sondazhi të agjencisë Reuters / Ipsos të premten 51% e amerikanëve mendojnë se Senati duhet ta shpallë fajtor ish-presidentin Trump. Kjo ndarje përputhet me përkatësinë partiake të të anketuarve, nga të cilët më pak se dy ndër 10 republikanë që bien dakord me këtë pohim.

    Republikanë të shumtë, përfshirë udhëheqësin e tyre në Senat, Mitch McConnell, e kanë dënuar dhunën dhe e kanë kritikuar zotin Trump për nxitjen e saj.

    voa

Qendra Informative Shqiptare "Liria"