LAJMET NGA BOTA
Viktima e parë në SHBA nga virusi Zika
3 May, 2016 Gjatë fundjavës u njoftua vdekja e parë në SHBA nga virusi Zika ndërkohë që ligjvënësit janë larguar për një pushim një javor. Asnjë nga dhomat e Kongresit nuk ka miratuar ende fonde për të luftuar virusin Zika, pavarësisht paralajmërimeve në rritje nga zyrtarët e shëndetësisë.
Vdekja e një të moshuari në Puerto Rico shënoi fillimin ogurzi të virusit ...
Përdorimi i kamerave inteligjente
3 May, 2016 Shumë shtëpi sot janë të pajisura me kamera sigurie dhe sensorë për të njoftuar pronarët nëse dikush është duke lëvizur në pronën e tyre, një anëtar i familjes, postieri, apo ndonjë hajdut. Një kompani franceze ka krijuar një kamera inteligjente për shtëpitë që dallon fytyrat e personave dhe alarmon pronarët, nëse një i panjohur hynë në shtëpinë e ...
Integrimi i sistemeve elektrike
3 May, 2016 Më shumë se një shekull pasi bota filloi të përdorte rrymën alternative, si sistemin kryesor të shpërndarjes së energjisë elektrike, rryma e vazhduar po kthehet në përdorim. Në sajë të teknologjisë moderne, të dy sistemet tani mund të integrohen pa probleme, duke u sjellur kursime të konsiderueshme kompanive të energjisë elektrike, si dhe konsumatorëve të tyre. Korrespondenti i ...
Rënia e kompanisë Apple
3 May, 2016 Firmës më fitimprurëse në botë i ra vlera pas raportimit të shitjeve më të ulëta të celularit iPhone pas gati 13 vjetësh. Drejtori i kompanisë Apple, Tim Cook, fajëson gjendjen jo të mirë të ekonomisë kineze, por analistët radhisin një sërë faktorësh të tjerë, si mbingopjen e tregut të celularëve dhe mungesën e produkteve të reja. Për ...
Gjermania do t’u presë ndihmat sociale qytetarëve nga BE
29 April, 2016 Deri ku do të shkojë islamizimi i Turqisë?
28 April, 2016 Pas propozimit të kryetarit të Parlamentit turk, që të bëhet ndryshimi i Kushtetutës dhe të futet feja në të, është hapur një debat i gjerë në Turqi. Kjo i ka thelluar përçarjet në këtë vend.
“Në ndarjen e shtetit nga feja ndikojnë ...
Volkswagen, pasojat e manipulimit teknik
28 April, 2016 Prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen bëri të njohur se dëmi që i është shkaktuar kompanisë nga manipulimi për të fshehur sasinë e gazeve që çlirojnë makinat e saj me naftë, ishte 18, 2 miliardë dollarë vetëm për vitin 2015. Por dëmi total mund të jetë edhe më i lartë.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Matthias Mueller, kërkoi përsëri falje për skandalin, ...
Trump, fjalim për politikën e jashtme
27 April, 2016 Donald Trump, kandidati kryesor republikan për President bëri të mërkurën thirrje për ndryshime rrënjësore në politikën e jashtme amerikane duke vendosur interesat amerikane mbi çdo gjë, me pretendimin se aktualisht kjo politikë “është një katastrofë e plotë dhe e përgjithshme”.
Në një fjalim prej 38 minutash në një hotel në Uashington, zoti Trump, sulmoi politikën e jashtme të Presidentit ...
Zgjedhjet paraprake në SHBA: Trump fiton të 5 shtetet, Clinton në 4
27 April, 2016 Republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton janë më afër që të sigurojnë kandidaturat e tyre pas zgjedhjeve paraprake të së martës
Kandidati republikan Donald Trump, ka fituar në të 5 shtetet ku u zhvilluan zgjedhjet paraprake të së martës. Fitorja e çon atë një hap më pranë emërimit nga partia si kandidat i saj për ...
Gjermania ngre ushtrinë kibernetike
27 April, 2016 13.500 pjesëtarë të Bundeswehrit do të luftojnë në të ardhmen në internet. Pikërëndesa do të jetë në mbrojtjen e sulmeve kibernetike. Në temën e ndërmarrjes së sulmeve, ministrja e Mbrojtjes mbajti qëndrim defensiv.
Ushtria gjermane, Bundeswehri po armatoset kundër sulmeve që vijnë nga interneti. Ministrja e Mbrojtjes, ...