LAJMET NGA BOTA

  • Rrëfimi i astronautit që mban rekordin për kohën e qëndrimit në hapësirë

    27 Tetor, 2020

    astronaut

    2 nëntori shënon 20 vjetorin e dërgimit të njerëzve të parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Scott Kelly, astronauti që mban rekordin e qëndrimit nëstacion me 340 ditë resht, rrëfen përvojën e tij.

    Scott Kelly, një astronaut amerikan dhe kapiten i marinës amerikane, tashmë në pension, ka regjistruar më shumë se 15 mijë orë fluturimi në 40 mjete ajrore dhe ...

  • NASA zbulon ujë në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës

    27 Tetor, 2020

    HenaAgjencia amerikane e Hapësirës, NASA, njoftoi të hënën se ka konfirmuar ekzistencën e ujit në zonat e ndriçuara të Hënës, duke sinjalizuar se uji mund të jetë i pranishëm më gjerësisht se ç’mendohej më parë.

    NASA tha se zbulimi u konfirmua nga Obzervatori Stratosferik për Astronominë me Rreze Infra të Kuqe i njohur me inicialet SOFIA, një laborator fluturues i ...

  • Covid-19: Kufizime më të ashpra hyjnë në fuqi në disa vende evropiane

    26 Tetor, 2020

    rusiNë Evropë, në Amerikë dhe në Azi janë përforcuar masat për kufizimin e pasojave të pandemisë. Numri i personaliteteve publike të infektuara është rritur.

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier çeli Samitin Botëror të Shëndetit të dielën në mbrëmje nga Berlini. Samiti, i cili zgjat deri të martën, po mbahet në internet për shkak të rritjes së shkallës së infektimeve në Gjermani. ...

  • Sfidat e kancerit të gjirit në një kohë pandemie

    26 Tetor, 2020

    kanceri i gjiritTetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjiritpor këtë vit shumica e institucioneve  kujdesit shëndetësor janë  përqendruara tek pandemia e koronavirusitKorrespondentja e Zërit  Amerikës Anita Powell bisedoi 

  • AstraZeneca, vaksina nxit reagim të fortë të imunitetit tek të moshuarit

    26 Tetor, 2020

    AstraZanecaVaksina për Covid-19 që po krijohet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca ka arritur të prodhojë një përgjigje të fortë imune tek njerëzit e moshuar, grupi në rrezik më të lartë nga koronavirusi, tha të hënën gazeta “Financial Times”. Gazeta citon rezultatet paraprake të provave klinike me këtë vaksinë të mundshme.

    Vaksina shkakton reagimin e antitrupave mbrojtës dhe qelizave T tek më të moshuarit, tha gazeta “Financial Times”, duke cituar dy njerëz që kanë dijeni për rezultatet. Ky zhvillim ka inkurajuar studiuesit që janë në ...

  • Paqartësi për vaksinën e Coronës

    26 Tetor, 2020

    vaksinaVaksinë për Coronën që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e uli euforinë. Edhe nëse ka një vaksinë në fillim të vitit 2021, vaksinimi do të zgjasë me vite.

    Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër virusit Corona që këtë vit! Këtë e njoftoi së fundmi gazeta gjermane „Bild”. ...

  • Steinmeier mbi pandeminë: Jo një politikë „secili për vete”

    25 Tetor, 2020

    Frank-Walter SteinmeierPresidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i është drejtuar me një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të bashkëpunuar në luftë kundër pandemisë Corona.

    „Nëse pas pandemisë nuk duam të jetojmë në një botë, në të cilën zë më shumë vend parimi „secili është kundër tjetrit dhe secili për vete”, atëherë kemi nevojë për racionalizmin e mençur të shoqërive dhe qeverive tona. Steinmeier ...

  • Trump-Biden dhe beteja për shtetet e lëkundura

    25 Tetor, 2020

    trump bidenKur kanë mbetur edhe nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Presidenti republikan Donald Trump, sfiduesi i tij demokrat Joe Biden si dhe dy kandidatët për nënpresident, Pence dhe Harris, po përpiqen të inkurajojnë mbështetësit e tyre e të ndikojnë tek votuesit e pavendosur.

    Zoti Trump zhvilloi tubime në shtete të vogla në verilindje të vendit si Nju Hempshër ...

  • Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

    25 Tetor, 2020

    ErdokanKy ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për armiqësi ndaj islamit dhe se duhet të kontrollojë gjendjen mendore.

    Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi ...

  • SHBA kritikon ashpër Turqinë, paralajmëron për “pasoja serioze”

    24 Tetor, 2020

    PentagonTensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë duket se po rriten, pas shkëmbimit të replikave mes dy vendeve aleate për blerjen nga Ankaraja të sistemit mbrojtës ajror të Rusisë, S-400.

    Mosmarrëveshja më e fundit u shfaq të premten, pasi Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi njoftimet e mëparshme se Turqia ka filluar testimin e sistemit të prodhuar nga Rusia, duke ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"