Al-Kaida në Jemen merr përgjegjësinë për sulmin tek Charlie Hebdo

Dega e al-Kaidës në Jemen mori zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, duke thënë se ishtë një “akt hakmarrjeje” në emër të Profetit Muhamed.Charlie Hebdo boton rregullisht artikuj kundër fesë dhe disa herë ka botuar karikatura të Profetit Muhamed, një veprim që shumë myslimanë e konsiderojnë sakrilegj. Sot revista nxorri numrin e parë që nga sulmi i vitit të kaluar me një kopertinë ku shfaqej Profeti Muhamed i përlotur dhe me diciturën “Jua kam falur të gjitha”. Kopjet e këtij numri po shiten me shpejtësi në gjithë Francën.

Në një video të nxjerrë në internet sot, një person që e identifikoi vetet si Nasr al-Ansi, një nga udhëheqësit kryesorë në Gadishullin Arabik tha se grupi i tij kishte planifikuar dhe financuar sulmin ndaj Charlie Hebdo që shkaktoi vdekjen e 12 personave.

Policia franceze i vrau të premten autorët e sulmit, Said and Cherif Kouachi, në të njëjtën ditë kur një tjetër ekstremist islamik Amedy Coulibaly, vrau katër viktima hebraike në një supermarket në lindje të Parisit para se të vritej nga policia. Coulibaly kishte vrarë një police një ditë më parë.

Udhëheqësi i al-Kaidës në Jemen tha se Coulibaly nuk ishte pjesë e grupit dhe veprimet e tij ishin një koincidencë.

Ndërkohë, ko35ni francez Dieudonne u arrestua sot për mbrojtje të terrorizmit, pasi kishte nxjerrë një deklaratë në 35n sociale që dukej se mbështeste autorët e sulmeve të javës së kaluar. Dieudonne është bërë i njohur edhe më parë për deklaratat e tij. Rasti më i njohur është përdorimi i një gjesti me krah që disa e konsiderojnë anti-semitik sepse ngjan me përshëndetjen naziste.

Në Turqi, policia po ruan zyrat e gazetës laike Cumhuriyet, pasi ajo kishte përfshirë një supplement me katër faqe me disa nga karikaturat dhe editorialët e numrit të ri të revistës Charlie Hebdo. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>